HADITH 1
Nga emiri i besimtareve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:
"E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sal-lem, duke thene:
'Veprat jane sipas qellimit dhe çdokujt i takon ajo qe e ka per qellim. Prandaj, kush shperngulet (ben hixhret) per shkak te All-llahut dhe te derguarit te Tij, shperngulja (hixhreti ) e tij eshte per All-llahun dhe te derguarin e Tij. Ndersa, shperngulja e kujt eshte te fitoje disa te mira te kesaj bote ose te martohet me ndonje femer, i atilli nuk do te fitoje tjeter perveç çka ka pasur per qellim '."
(Kete e trasmetojne dy imame muhaddithe: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugire ibn Berdize el Buhari dhe Ebul Husejn Muslim ib el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kusherij el-Nesjaburi ne dy sahihet e tyre, te cilat konsiderohen dy permbledhje me te sakta te shkruara te haditheve.)
HADITH 2
Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjthashtu trasmetohet se ka thene:
"Nje dite ishim duke ndenjur te i Derguari I All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur u duk nje njeri me rroba shume te bardha dhe floke shume te zeza. Ne te nuk hetohej shenja e udhetimit dhe askush prej nesh nuk e njohem. U ul prane te Derguarit, sal-lall-llah alejhi ue sel-lem, duke i mbeshtetur gjunjet e vet mbi gjunjet e tij, i vendosi duart e veta ne kofshen e tij dhe tha:
'O Muhammed, me trego ç'eshte Islami?' I Derguari, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene: ' Islami eshte qe te deshmosh qe nuk ka Zot tjeter perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguari i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta argjerosh Ramadanin, ta vizitosh Ka'ben nese ke mundesi ta besh kete!' Ai tha: 'Te verteten e the!' Ne u çuditem: po e pyet dhe po ia verteton. Ai tha: 'Me trego ç'eshte imani?' ( Pejgamberi )tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, te Derguarit e Tij, Diten e fundit dhe te besosh ne te caktuarit e Tij te te mires dhe te keqes.' Tha:'Te verteten e the.' Tha : 'Me trego ç'eshte ihsani?'( Pejgamberi ) tha: 'Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Ate, sepse edhe pse ti nuk e sheh Ate, Ai vertet te sheh ty.' Tha: 'Me trego ç'eshte Çasti (i fundit, dita e shkaterrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Per kete i pyeturi nuk di me shume nga ai i cili pyet.' 'Me trego mbi shenjat e tij?' Tha: 'Kur roberesh t'i lindi vetes zonjushe, kur te shihen barinjte kembezbathur, te zhveshur e te mjere se si garojne nendertimin e godinave te mbedha.' Pastaj shkoi, kurse une mbeta i habitur. Pastaj ( I Derguari ) tha: 'O Umer, a e njeh ate qe me pyeti?' Thashe: 'All-llahu dhe i Derguari i Tij me se miri e di.' Tha: 'Vertet ky qe Xhibrili, erdhi t'ua mesoje fene tuaj '."
( Muslimi )
HADITH 3
Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma, Trasmetohet se ka thene: "E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thene:
' Islami ngrihet mbi pese ( shtylla ): ne te deshmuarit se nuk ka zot tjeter, perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguar i Zotit, ne kryerjen e namazit, ne dhenien e zekatit, ne te vizituarit e Ka'bes dhe ne argjerimin e Ramadanit '."
( Buhariu dhe Muslimi )
HADITH 4
Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes'udi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: "Me ka treguar i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kurse ai eshte ai i cili e fliste te verteten dhe te cilit i besohet:
' Vertet çdo njeri nga ju formohet ne brendesinee nenes se tij katerdhjete dite si pike ( nutfetun ), pastaj behet e varur ( alekatun ) ngjashem me kete periode,pastaj, behet cope mishi ngjashem me kete periode, pastaj i dergohet meleku dhe e frymezon ne te shpirtin ( ruh ), dhe ketij meleku i urdherohen dy gjera: ta shkruaje nafken ( rizkun ) ( e femijes ), exhelin ( sa do te jetoje ), veprat dhe ( ne pikepamje te jetes ) a eshte i fatshem apo i pafatshem. Pasha All-llahun, perveç te cilit nuk ka zot tjeter, disa nga ju do te punojne pune si njerez te xhennetit deri atehere kur ndermjet tij dhe xhennetit te jete nje kute hapesire dhe do te arrije dhe le pas ajo qe eshte shkruar, dhe do te vazhdoje te punoje vepra te njerzve te zjarrit deri dhe do te hyje ne te. E disa nga ju do te punojne pune te njerzve te zjarrit deri atehere kur ndermjet tij dhe zjarrit te jete nje kut hapesire, dhe do te arrije dhe le pas ajo qe eshte shkruar, dhe do te punoje pune te njerzve te xhennetit dhe do te hyje ne te '."
( Buhariu dhe Muslimi )
HADITH 5
Nga nena e besimdrejteve Ummi Abdullah Aisha, radijall-llahu anha, trsasmetohet se ka thene: " I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:
'Kush vepron per kete çeshtjen tone ate qe nuk eshte nga ajo, ajo eshte e refuzuar'."
( Buahriu dhe Muslimi )
Sipas transmetimit te Muslimit:
'Kush vepron diç qe nuk eshte ne pajtim me çeshtjen tone, ajo (veper ) eshte e refuzuar'."