Nie yll i shndritshem ne qiellin e tetrit shqiptar ne fillim te shek. 20 ishte aktori shqiptar Aleksander Moisiu.Moisiu lindi ne Durres,nga nje baba shqiptar nga Kavaja dhe nje nene arbereshe.
Mbas nje femijerie ne Durres,Trieste dhe Graz,Aleksandri 20 vjecar u vendos perfundimisht me nenen e tij dhe dy motrat ne Viene.Ishtje atje,me inkurajimin dhe mbeshtetjen e aktorit austriak Josef Kainz (1858-1910),qe karriera e Moisiut si nje aktoret e medhenj europian te skenes ne vitet e para te shek. 20 filloi.
Vitet ne vazhdim e gjeten ate ne Prage dhe pastaj ne Berlin,ku ai u be aktori i favorizuar i Max Reinhardit (1873-1943).Ai beri nje turne shfaqjesh me trupen teatrale te Reinhardit dhe 100 trupa nderkombetare te tjera ne vende te ndryshme te Europes dhe te Amerikes Jugore dhe Veriore.
Akoma i pakrahasueshem mbetet roli i Fedias ne "Kufoma e gjalle" e Leon Tolstoit,interpretuar 1400 here prej tij dhe i shikuar nga me shume se gjysem milioni spektatore ne bote.Moisiu ndoqi Ansamblin Reinhard ne Rusi ne 1911 dhe u duartrokit shume ne Shen Peterburg nga kritiku dhe dramaturgu Anatoliy Lunacharsky (1875-1933) per interpretimin e tij te Edipit.
Duke u bere nje aktor universal,repertori i tij i interpretimeve te gjithe boten e dramaturgjise europiane qe nga tragjedianet e lashte te Greqise e deri ne shkrimtaret modern te shek. 20.Ai ishte i pari ne Europe qe interpretoi karaktere nga Strindberg,Tolstoi,Cehov,Pirandelo,Hofmanstal etj.
Midis roleve te tjere per te cilet Aleksander Moisiu mbahet mend ne vecaneri jane Hamleti,Fausti,"Trupi i gjalle" i Tolstoit dhe Dubedati ne "Dilema e Doktorit" te George Bernard Shaw.
Ky aktor i kompletuar,nderkombetar dhe novator u dallua per nje stil interpretimi origjinal te paimitueshem,per nje ze unik te bukur,temperament dinamik,force te te bredshme dhe te jashtme shprehese dhe interesimin e tij ne zhvillimet sociale te njerezimit ne bote.
Megjithese ne thelb ishte aktor skene,Aleksander Moisiu u shfaq ne 10 filma nga viti 1910 deri ne vitin 1935,nga te cilet 7 filma pa ze dhe 3 me ze.
Megjithese i njohur boterisht,ai asnjehere nuk harroi vendin e tij.Ne vitin 1934,me kerkese te tij autoritetet shqiptare te asaj kohe i dhane atij pashaporten shqiptare.
Aleksander Moisiu vdiq ne 22 Mars te 1935 dhe u varros ne varrezat Morcote duke veshtruar liqenin Lugano ne Zvicer.
Per nder te tij Shkolla e Larte e Drames ne Tirane dhe Teatri Profesional ne Durres kane marre emrin "Aleksander Moisiu".
Pervjetori i 60-te i vdekjes se tij u perkujtua ne Shqiperi ne vitin 1995,me Vitin Artistik dedikuar Aleksander Moisiut,sponsorizuar nga Fondacioni Aleksander Moisiu i ndodhur ne Durres.

Personalitete te kultures boterore mbi artin e Moisiut

"Une gjeta te Moisiu aktorin e verteta  qe kerkoja"
nga Max Reinhard-Reformator i skenes gjermane

"Moisiu ishtte aktori me i fuqishem i skenes se Reinhardit"
nga Emil Faktor,kritik i teatrit gjerman

"Shprehja e shpirtit te Moisiut kur ai e vente ne sherbim te botes poetike ngjante me lojen e harkut ne violinen e Stradivarit,kur mjeshtri interpretonte Bethovenin"
nga Gerhard Humptmann,dramaturg gjerman i shquar

"Hamleti eshte shkruajtur per Moisiun dhe Moisiu eshte lindur per te interpretuar Hamletin dhe vetem Hamletin,vetem ai"
nga Max Brod,shkrimtar dhe mik i ngushte i Franc Kafkes

"Zeri,mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin dicka unike,dicka e cila nuk ishte pare me pare asnjehere ne skenen boterore te artit"
nga Franc Kafka,shkrimtar gjenial

"Pershendes Aleksander Moisiun te cilit i jam mirenjohes pergjithmone si nje nga interpretuesit me madheshtore te shume karaktereve te mi"
nga Luigi Pirandelo,shkrimtar dhe fitues i cmimit Nobel

"Njeri i Vendeve te Jugut,gjithmone njeri i Vendeve te Jugut.Me qellim qe te mos ngrinte,ai merrte me vete diellin e vendit te tij kudo qe shkonte.
Kudo qe do te jeni me te ju do te mesoni dicka te re nga thelbi i realitetit te botes"
nga Stephen Zweing,shkrimtar austriak i mirenjohur

"Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletit,Moisiu fitoi dashurine e spektatorit francez"
nga Andre Antuan,reformist i teatrit francez

"Njerezit dhe artistet e medhenj si Moisiu i perkasin botes se tere"
nga K. Stanislavsky,reformist i skenes boterore

"Te gjithe kombet jane te te njejtit mendim per sa i perket rendesise se emrit te Aleksander Moisiut"
nga Asta Nilsen,artist danez me fame boterore
Aleksander Moisiu
You need Java to see this applet.