BERATI DHE BERATASIT

 

mbi tre shekuj me pare

 

 

SIPAS PERSHKRIMEVE ME 1670 TE UDHETARIT DHE GJEOGRAFIT TURK MUHAMMED IBNI DERVISHI

(Evlija Çelebi)

 

 

Perkthyer nga SALIH VUÇITERNI

Pergatitur per botim nga Petrit Belliu (Xhindolli)

Shtypur per Internet nga Vladimir Miho dhe kontriboi Enird Malile

© Petrit Belliu

Per kontakt e-mail: enird@hotmail.com

 

 

 

DY FJALE LEXUESVE

 

 

     Po I paraqitet lexuesit te gjere pershkrimi i Beratit dhe beratasve mbi tre shekuj me pare, bere nga gjeografi dhe udhetari turk Çelebiu, gjate nje udhetimi te tij te dyte neper vise evropiane te Perandorise Turke, perfshi vendin tone, dhe neper disa shtete te Evropes Perendimore e Veriore.

     Shkeputja dhe botimi I pjeses qe ben fjale mbi Beratin bazohet ne perkthimin e bere dikur nga Sali Vuciterni (shpirti I paste shkuar ne parajse!), botuar me 1930, nen titullin: “Shqiperia para dy shekujve”.

     U keshillova paraprakisht edhe me variantin e perkthimit te pa botuar, bere nga Vasfi Samimi me vone e qe, per mendimin tim nuk paraqet ndryshime thelbesore, por qe sidoqofte ka vlerat e veta, pa dyshim.

     Ne fakt, perpjekjen e pare serioze per te arritur ate qe po realizohet sot e kam bere qe me 1983. Qe atehere, pas leniesh menjane prej veshtiresish rrethanore, materiale eshte ripare ne drejtim shpjegues e kritik dhe ajo qe vonoi botimin e tij ka qene pikerisht deshira per ta shoqeruar me nje komentar te nevojshem, qe jepet ne fund, nen titullin “Shenime” si edhe me nje minimum pamjesh te qytetit ne kohera.

     Por per shkak te rendesise se vecante e te karakterit unikal qe ka informacioni I Çelebiut per Beratin dhe vendin tone dhe per nje perfytyrim me te mire, mu duk e dobishme edhe paraqitja e kuadrit historik ne te cilin autori ndermerr udhetimin e tij dhe pershkruan c’ka sheh e degjon.

     Duke shpresuar se po mbushet keshtu nje boshllek I neglizhuar padrejtesisht e pe shume kohe dhe se libri do te pritet me interes nga lexuesit e te gjitha moshave mendoj se duhet te ndermerren masa energjike e urgjente per gjurmimin, perkthimin dhe botimin ne nje vellim ose ne serial te te gjitha pershkrimeve dhe referencave te te huajve ne kohera per Beratin, nen titullin “Berati ne shekuj sipas te huajve” ose dicka te tille. Eshte krejt I domosdoshem madje edhe botimi I nje manuali turistik.

     Berati, perla e historise, kultures dhe arkitektures shqiptare dhe qyteti yne I dashur, e meriton dhe imponon nje sherbim te tille dhe personalisht do te isha I lumtur te bashkoja mundesite e mia modeste me ato te te tjereve ne kete drejtim.

     Nderkohe, falenderoj nga zemra sponsorizuesin, shume te nderuarin z. Jonus Refet Emini, bashk-atdhetar me banim te hershem ne Norvegji, qe mundesoi bujarisht perballimin e shpenzimeve per botimin e ketij libri, duke u deshmuar keshtu, si shume here te tjera, I pakursyer ne sherbim te kultures dhe ceshtjes kombetare.

                                                                       PETRIT BELLIU

 

 

PARATHENIE

 

 

     Pas Haxhi Kallfes, Evlia Çelebiu ishte padyshim gjeografi me I madh I perandoriese Turke.  Emri I tij I vertete ishte Muhamed Zil-li Ibni Devish, por ne kohen e tij mbiquajtjet e vetesajuara ishin ne mode dhe parapelqeheshin mjaft. Ishte njeri me kulture te gjere dhe me shenimet e tij nga udhetimet e gjata e te shumta ne treva te Azise, Afrikes dhe Evropes shkroi shume libra, teresine e te cilave e quajti “Sejehatnamesi” qe do te thote “Shih e shkruaj” ose “Pershkrime”.

     Beratin dhe disa qytete te tjere te vendit tone ai I vizitoi 327 vjet me pare, me 1670, ne kuadrin e nje udhetimi te gjate, te dyte neper trevaperendimore te Perandorise Osmane dhe neper disa shtete te Evropes Perendimore e Veriore (deri madje ne Suedi e Rusi).

     Qendroi ne Berat per nje jave, si mysafir I Sanxhakbeut, I paisur per kudo me kredenciale e detyra te posacme nga Porta e Larte.

     Megjithese me ndonje mangesi, pasaktesi e fryrje (qe diktojne nje shqyrtim te kujdesshem te te dhenave te tij) ato qe shkruan per Beratin  dhe per vendin tone jane me interes te jashtezkonshem, per aresye te vellimit dhe shumeaneshmerise se informacionit si dhe per karakterin e pazevendesueshem e unikal te tij, lidhur me gjendjen  ekonomike, shoqerore e politike te vendit ne ate kohe.

     Por ato qe shkruan Çelebiu per Beratin dhe viset e tjera shqiptare nuk mund te kuptohen mire dhe perfytyrohen pa nje minimum njohurish mbi kuadrin historik te kohes dhe vecorite perkatese.

     Ne shek. XVII Perandoria Turke po I thoshte lamtumire kulmit te lulezimit te saj. Shkaqet ishin te brendeshme e te jashtme. Nder te brendeshmet si me kryesore mund te konsiderohen:- lloji I sistemit ekonomik e shoqeror turk, qe nuk e nxiste prodhimin; vazhdimi intensiv I fushatave luftarake;  shtrirja mjaf te gjere ne tre kontinente, e Perandorise si edhe veshtiresite dhe shpenzimet e medha per te mbajtur nen zap vendet e pushtara e per te administruar njeperandori aq te madhe.

     Kurse si faktore te jashtemduhen patur parasysh: fuqizimi politik I Evropes Perndimore (kryesisht si pasoje e krijimit te shteteve te centralizuara feudale), fuqizimi ekonomik I tyre si pasoje e zbulimeve te medha gjeografike, e shpikjeve perparimtare te rendesishme tekniko-teknologjike ne Perendim dhe pergjithesisht Rilindja, me rrjedhimet e saj te shumta sociale-ekonomike e politike.

     Ne vitet ‘70te shekullit te XVII-te kur Çelebiu vizitoi vendin tone, regjimi aziatik  feudal-ushtarak turk brehej pra nga kontradita te shumta e te mprehta, gje qe filloi te ndjehej qe ne shekullin XVI e qe ndonese ngadale, afro tre shekuj me pas do te conte ne shkaterrimin e plote te Perandorise se tre kontinenteve.

     Shenja me parathenese e fatit te Perandorise Turke ishte thyerja e hordhive te saj para mureve te Vjenes me 1683. Por sidoqofte, procesi I dobesimit dhe degjenerimit te Perandorise, deri ne shpartallimin e plote te saj ne fillim te dekades se dyte te shekullit otne, do te kryhej ngadale dhe permes perpjekjesh fatkeqe per ta mbajtur ne kembe me cdo kusht.

     Madje, perkohesisht, lufta 30 vjecare ne Evropen qendrore dhe fitorja e Turqise ne luften me Venedikun, 1669, (me pasoje marrjen e Kretes), ngajllen optimizem e shpresa per nje gjallerm te ri te perandorise. Dhe eshte pikerisht ne kuadrin e ndricimit te ketij dielli te perkohshem shpresash qe Çelebiu nderrmerr udhetimin e tij te famshem neper Evrope.

     Sa I takon Shqiperise, gjendja e pergjithshme social-ekonomike e politike e asaj kohe paraqitet me pamje te nderlikuar: Pas rreth dy shekuj stabilizimi te regjimit afro 350 vjecar te pushtimit Turk, vendi kishte njohur pergjithesisht zhvillim ne planin ekonomik e sidomos ne qytete. Disa prej tyre si Berati, Durresi,  Shkodra, Elbasani, Prizreni, Janina etj, kishin marre fizionomi te mirefillte urbane dhe ishin bere qendra te lulezuara,  me rritje te shpejte edhe te popullsise.

     Ishte koha kur Berati zinte vendin e pare nder qytete shqiptare dhe Durresi e Vlora ishin porte kryesisht ne sherbim te tij.

      Nga ana tjeter, zija e gjate e bukes (1650 – 1670) kishte pamjen e nje krize ekonomike sidomos per zonat malore. Cetat e plackitesve te uritur ishin te shumta dhe me klimen e pasigurise qe kishin krijuar per karvanet e tregetareve frenonin jo pak tregetine e lire. Karakollet (rojet) e shumta te armatosura,  qe ishin vendosur kudo neper vendkalime te rendesishme e te rrezikshme dhe tamtamet e shpeshta te daulleve neper qytete, pazare e panaire, qe lajmeronin denimin me varje te plackitesve e keqberesve te tjere qe kapeshin hera-heres, nuk e menjanuan dot dukurine  plackitjes. Ajo ishte ceshtje e dites dhe me te pati fatin e keq te ndeshej personalisht edhe vete Çelebiu.

     Eshte pra pak a shume ky kuadri i pergjithshem historik ne te cilin autori I Sejahatnamese viziton Beratin dhe viset e tjera te vendit tone.

 

 

                                          PETRIT BELLIU

 

 

 

Berati ne kohe te hershme

 

 

NE UDHETIM DREJT BERATIT (BELIGRADIT SHQIPTAR)1

 

 

     Nga Zhitomi,  mbasi ecem edhe nje ore drejt veriut, arritem ne katundin Dobruna2, I cili ka 150 shtepi,  me vreshta te mbajtura me kujdes. Banoret e tij jane te gjithe tekrishtere. Prej ketu duket mire qyteti I Beligradit (Beratit,  PB).

 

FORTESA MADHESHTORE E BELIGRADIT SHQIPTAR3 (BERATIT)

 

     Sipas historianeve latine kete fortese heren e pare e ka themeluar …..4 e mbasandaj ka kaluar neper shume duar zaptuesesh, derisa ne date … 5 Serdari I Madh6 I Bajazit Hanit7, Ahmed Xhedik Pasha, e ka zaptuar prej dores se shqiptareve, grekeve dhe venedikasve8.

     Ende sot dinastia Otomane sundon  kater fortesa qe mbajne emrin e Beligradit: 1. Beligradi I Danubit9,  2. Beligradi I Stolnes, ne kufi te Budinit, 3. Beligradi I Ardelit dhe 4. Beligradi I Shqiperise.

     Ky I fundit edhe sot ka sistemin adminstrativ qe ka organizuar Suleiman Hani. Eshte kryeqender e prefektit te Vlores10,  te cilit I jan ecaktuar 229.000 akçe.

      Ka 28 zeamete11 dhe 489 timare12. Ka allajbeun13  dhe  dhe ceribashin14. Ne kohe lufte Berati nxjerr 4000 ushtare te zgjedhur sipas ligjit. Ushtaret e Beratit jane shume trima.

     Ka gjithashtu nje Shehuil-Islam15, nje nakibuleshraf16, kadiun17, me 300 akce18 rroge dhe 120 katunde, nga te cilet, sipas te drejtes, kadiu nxjerr 6 qese te ardhura vjetore, kurse pashai 30 qese.

     Autoritetet e tjere te Beratit jane:  qehajai I spahinjeve19, komandanti I jenicereve,  dizdari I forteses20,  me …. Ushtare21 te saj, vojvoda22 I qytetit, kryetari I bandes muzikore, qehajai I forteses23, kryearkitekti (agai I ndertimeve) dhe kryetaksildari (agai I haracit).

     Sanxhaku24 I Vlores ka 9 nahije25, qe jane: Berati, si qender; Myzeqeja (ne veri te Beratit), me 30 fshatra; Tomorrica ne lindje; Skrapari, ne jug;  bashkengjitur me kete, Permeti; Pogoni, ne  jug te Permetit; (ne perendim te Pogonit gjendet nahija e Gjirokastres, e cila varet nga sanxhaku I Delvines); ne veri te Gjirokastres gjendet Tepelena dhe ne jug26 te saj gjendet Vlora. Keto 9 nahije jane shume pjellore. Disa raja nga popullsia e ketij Sanxhaku jane tradhetare27.

 

 

 

FORMA E FORTESES

 

     Fortesa e Beratit eshte ndertuar mbi nje shkemb te eger,  me perzgjatje jug-veri, me nje mur madheshtor, qe sot eshte I shembur aty-ketu. Perimetrii pergjithshem I forteses eshte 2600 hapa te medha; ka kater porta shume te forta e teqendrueshme. Porta e madhe qe gjendet ne veri  e nepermjet se ciles zbritet ne treg pas afro 1000 hapash, ka tri dyer qe jane 100 hapa larg njera tjetres28.  Dy nga keto dyer shohin nga veriu, kurse njera, e brendeshmja, eshte bere prej guresh te medhenj, sa trupi I nje elefanti. Ketyre gureve u gjendet shembulli vetem ne Khalil al Rrahman afer Kudsi Sherifit ne Jerusalem29, ose ne fortesen e Benderit qe gjendet ne breg te lumit Tuta-Turla.

     Njera porte, ne rreze te Manastirit te mocem30, sheh ne perendim dhe del ne rrugen e xhamise se re, qe ka ndertuar Hysen Pasha, ne lagjen Murat Çelebi. Nje porte tjeter eshte ne lindje dhe del ne lagje, por jo ne rruge kryesore. Neper te nuk ka shume levizje.

 

 

 

FORMA E AKROPOLIT31

 

 

       Eshte nje keshtjelle guri, bashkengjitur me murin perendimor  te forteses se madhe. Ka 800 hapa perimeter dhe dy porta, njera prej te cilave ne lindje dhe komunikon me brendine e forteses se madhe dhe tjetra ne perendim (nepermjet murit te jashtem kryesor(PB) dhe qe nxjerr ne lagjen Murat Çelebi).

     Te shtate portat e forteses se Beratit jane prej dru lisi e jo prej hekuri sepse te gjitha jane te fshehura pas kullash e nuk bien ne sy te armikut. Biles dy prej ketyre dyerve te drunjta  jane rrezuar e shtrire pertoke jane lene ashtu sepse kerkush nuk ka fort frike nga armiku32.

     Ne Akropol gjenden 40-50 shtepi te mbuluara metjegulla dhe nje xhami (e Sulltan Bajazitit). Ka pak municione dhe 6 topa. Ka disa hambare te hershem, nje cisterne uji dhe nje shtepi per komandantin e kalase.

 

 

 

PERSHKRIMI I KESHTJELLES33 SE MADHE TE BERATIT

 

 

     Ka gjithesej 200 shtepi te vjetra te mbuluara me tjegulla. Shumica e banoreve jane te krishtere34. Shtepite kane oborre dhe bace te lena pasdore35. Ka nje xhami, ajo e Sulltan Bajazitit. Eshte ndertuar sipas stilit te hershem, eshte nje ndertese e vjeter, mbuluar me tjegulla, me nje minare te larte prej guri dhe qe vizitohet nga pak besimtare.

     Ketu gjenden 8 kisha, nder te cilat njera eshte me e madhe dhe e stolisur me bukur36. Rruget jane prej kalldremi natyror. Gjithandej neper kala ka shtepi, shume prej te cilave bashkengjtur mureve rrethues te kalase. Hendeqe apo ledhe pengues ose mbrojtes nuk ka, sepse vete terreni eshte I tille qe me formen e tij te thepisur perben rrethe e rrotull, e sidomos ne pjesen jugore, nje mbrojteje natyrore qe quhet “Rrasa Çekbeni” (Çekbeni – fjale turke qe do te thote “terhiqme mua”). Kjo ane eshte nje humnere e thepisur dhe e rrepte, prej nga nuk guxon kush te shohe teposht.

     Ne kete rrase te ashper qe lartesohet thike ne kupe te qiellit kane ndertuar folete e tyre shume zogj grabitqare, te tille si petriti, skifteri, korbi etj.

 

 

 

LEGJENDA E RRASES “ÇEKBENI”

 

 

     Mbas pushtimit te Beratit, armiqte e mallkuar ngriten krye dhe rrethuan fortesen37. Te rrethuarit nuk paten shteg prej nga mund te lajmeronin sulltanin per kete kryengritje . me ne fund nje trim nga te rrethuaret u var I lidhur me litar poshte neper kete rrase dhe zbriti ne lumin Osum e prej ketej shkoi me te shpejte ne Adrianipoje38, ku I dha informat asulltanit mbi sa kishte ndodhur dhe ky, pasi I dha shperblime e dhurata, e nisi per tu thene te rretuarve se se shpejti do te nisej vete padishahu per ti neneshtruar ata rrebele.

     Trimi guximtar, mbas tre dite udhetimi, mbrriti te rrasa dhe bertiti: “Çekbeni” (terhiqme mua). Te rrethuaret e dalluan  zerin e shokut te tyre dhe e terhoqen perpjete me litar, duke e futur brenda ne keshtjelle. Lajmetari, pasi u pershendet me shoket e tij, u komunikoi urdhrin mbreteror: “Thuaju luftetareve te mij se brenda 10 diteve do te arrije bashke me 10000 vete. Le te qendrojne me energji fetare dhe te mos e dorzojne fortesen!”.

     Nga ky urdher I sovranit u inkurajuan  te rrethuarit e demoralizuar dhe e mbrojten fortesen deri sa arriti ndihma, e cila neneshtroi dhe kaloi ne sater kryengritesit. Mbas ketij suksesi sovrani ua shperbleu me durata luftetareve, e sidomos “çekebenit”, te cilit I dha nje zeamet,  duke I falur nje katund me vete, ku u themelua fisi I “Çekbenive”39.

     Qe nga ajo dite rrases ne fjale I mbeti emri “rrasa e Çekbenise”, qe eshte nje rrase e bardhe dhe e ndritshme. Mbi kete faqe ka disa kulla dhe kisha40 e qoshke defrimesh.

 

 

 

FORMA E KESHTJELLES SE POSHTME41

 

 

     Ne keto rrasa, ne breg te lumit, ka nje sere muresh te forte te keshtjelles. Qe nga porta e forteses ne krye te Ures se madhe e deri te porta e tregut te kazanxhinjeve, eshte nje treg prej 800 hapash I gjate pergjate lumit. Ne kete krah te keshtjelles ka 70 a 80 shtepi te mbuluara me tjegulla, te ndertuara lehte e mbajtura mire. Vec ketyre, ne ane te rruges se madhe gjenden rreth 80 dyqane te mbedhenj.  Tjeter rruge kryesore nuk ka, sepse nga njera ane eshte rrasa Çekbenij, kurse ne anen tjeter rrjedh lumi Osum. Mjeshtri ndertues ka sajuar nje pale shkalle, te cilat nisin nga kalaja e poshteme dhe ngjiten deri te ajo e siperme. Keto shkalle, ne ane te 80 shkeljeve, zbresin poshte, ne Kullen e Ujit42, qe gjendet ne lume, prane portes se Tregut te Kazanxhinjve. Shkallet e kulles se Ujit I kane themelet ne uje dhe ngjiten siper ne formen e  shkalleve te nje minareje (dmth ne forme spirale, PB).

     Prej rrases Çekbeni e deri te Kulla e Ujit43 eshte ndertuar nje rruge shkalle-shkalle, prej guresh te latuar, me 1600 shkelje. Te rrethuaret mund te marrin uje ne kete kulle pa I pare armiku. Edhe rruget e tregut te Kazanxhinjve jane te fshehta e nuk shihen nga armiku44.

     Dyqanet e keshtjelles se  poshteme jane te kazanxhinjeve edhe mutafxhinjeve, dmth te zejtareve qe punojne  bakrin dhe leshin.

     Pertej portes se Kazanxhinjeve gjendet tregu I madh I Uzkurliut45 … Kjo lagje quhet Varoshi46 I Uskurliut.qe nga kazanxhinjte e deri te leshpunuesit eshte nje rruge e gjere dhe kryesore, rrethe 2000 hapa e gjate. Ne te majte e ne te djathte te saj ka tregetare te cdo lloji. Shumica e dyqaneve ketu jane vakefe, qe I ka lene I biri I Uskurliut dhe qe arrijne ne 700 cope. Bezisten47 nuk ka, por ketu mund te gjsh cfaredo lloji pelhure te cmueshme, perfshi edhe ato qe permbajne fije argjendi e ari, si dhe stofra e sidomos shajaqe.

 

 

 

VAROSHI I MADH I QYTETIT

 

 

     Ngaqe eshte Varoshi I madh nuk gjendet brenda mureve te kalase. Ai shtrihet jashte mureve te saj, ne jug48 dhe ne lindje te saj, prane lumit Osum. Ne te ka shume vreshta, lulishte e bostanore te rrethuara. Ka 500049 shtepi te mbuluara me tjegulla dykatshe, te bukura te stolistura si qoshkat e parajses. Trualli I ketij varoshi eshte pjellor dhe shrtihet ne shtate kodra e shtate lugina50.

 

 

 

LAGJET DHE PALLATET KRYESORE

 

 

     Varoshi ka me se 100 pallate madheshtore, te paisura me pellgje uji e shatervane. Klima ketu eshte e kendeshme dhe ajri I paster.

     Pallatet me te famshem te ketij varoshi jane:

 

1.      Pallati I Hysen Pashes

2.      Pallati I Osman Pashes (I vellai I Çatall – bash Pashes), qe eshte vali I vendit, te cilit I dorezova dekretin e sulltanit si dhe urdherin e Kryekomandantit, Ali Pashes, qe u lexuan ne sallon. Sapo u lexuan urdherat eprore, kasnecet dhane kushtrimin ne popull qe te behej mobilizimi ushtarak per mbrojtjen e Manjes. Pas ketij veprimi Osman Pasha dha urdher tu pritej koka kusareve progonatas51 qe na kishin prere rrugen per te na plackitur dhe qe I zume rober ne luften qe beme me ta.

Si shperblim per kusaret e zene me vune ne koke nje kurore nderi, me

veshen nje xhybe nderi, mu dha nje qese plot me groshe, nje kale e nje qojle (skllav, shebetor, PB) dhe sherbetoreve te mij u dhane nga nje flori e nganje cope stofi. Pastaj qendruam nje jave  ne kete pallat dhe u argetuam shume.

3.      Pallati I trashegimtareve te Mehmet Efendiut.

4.      Pallati I Kryekomandantit.

5.      Pallati I Uzkurliut, etj.

 

Varoshi I madh I Beratit ka 30 lagje, me kryesoret e te cilave jane:

 

1.      Murat Çelebi; 2. Uzkurli52; 3. Hunqar53; 4. Vakef; 5. Baba Kadi; 6. Pashmakci; 7. Xhamia e Bardhe; 8. Pazar I vjeter; 9. Jazelli; 10. Gjon Gjorm54; etj 55

 

Dhjete lagje banohen nga tekrishteret dhe nje lagje nga cifutet. Lagje armenesh, jevgjish e evropianesh nuk ka.

 

Ne berat vine e shkojne shume te krishtere latine56 per te bere tregeti.

 

 

 

XHAMITE E BERATIT

 

Berati ka 30 faltore muslimanesh, nder te cilat ajo qe vizitohet me shume eshte xhamia e Bajazitit te Shenjte57, ne qender te qytetit. Ajo eshte 60 gjurme kembesh e gjate dhe 50 gjurme e gjere. Ka nje mianare te larte e te bukur dhe tri porta, dy anesore dhe nje ballore (paresore). Para ka njekoridor (hajat) te madh sa vete xhamia. Oborrin e ka te ngushte. Eshte nje xhami e hereshme, ndertuar sipas stilit te vjeter dhe e mbuluar me tjegulla. Perpara ka teqen e Sheh Efendiut58 qe eshte nje teqe halvetish, me dy kate, teteqosheshe.

 

     Xhamia e Uzkurliut -  ka nje kube kryesore te mbuluar me plumb dhe nje minare te bukur qe I gjendet shoqe vetem ne xhamine e Melik Gaziut, ne qytetin Nikhisar te Sivasit. Hajati I kesaj xhamie eshte mbuluar me shtate kube te mbuluara me plumb, qe mbeshteten mbi shtate shtylla prej mermeri te bardhe e te ndritshem. Edhe medreseja, mejtepi (shkolla fillore), teqeja dhe institucionet bamirese qe gjenden perreth saj jane gjithashtu te mbuluara me plumb.

 

     Xhamija e Gazi Murat Pashes – eshte nje faltore e thjeshte dhe e hijeshme.

 

     Xhamija e Hunqarit – qe gjendet siper ne kala e qe quhet ndryshe edhe Fetije Xhami59.

     Xhamija e Çelebi Hysen Pashes (nipi I Kara Murat Pashes), ne lagjen Murat Celebi. Eshte nje xhami e re dhe e bukur dhe data e krijimit te saj eshte shkruar ne nje pllake mbi porten e saj, ne formen e nje vjerrshe, shkronjat e fjaleve te se ciles po te kthehen ne shifra sipas sistemit Ebxhet, e pastaj te mblidhen arrijne shumen 1081, qe eshte viti I themelimit te xhamise. Vjerrsha ka keto fjale:

Evlija penç, ismi aazam, çikupder, tarihi hajjun, veja Kavijun, ve ja metinun, qe kur perkthehet fjale per fjale ka kuptimin:

“Perjashto Evlijan dhe ne pese emrat madherues gjendet viti 108160

“I gjalle, I plot pushtetshem, o perkrahes, o I fuqishem e o I patundur!”

kjo xhami ka nje minare te bukur dhe elegante, gjashte kateshe. Kubeja e saj e rrumbullakte edhe e mbuluar me tjegulla te kuqe I jep nje hijeshi te vecante kesaj xhamie te bukur.

Xhamija e Mushkes gjendet afer gjykates. Mesxhidet61 e tjera jane: Mesxhidi I lagjes Vakef, tre mesxhide ne lagjen Murat Celebi,  mesxhidi I lagjes Baba Kadi, mesxhidi I lagjes Pasmakci, ai I lagjes se Bardhe (Gorices se sotme, PB), mesxhidi I Jazellise dhe tete mesxhide te tjere.

 

SHKOLLAT E BERATIT

Berati ka gjithesej pese medrese62, nderte cilat me kryesore jane: medreseja e Sulltan Bajazit Velitu dhe ajo e Uzkurliut. Vec ketyre, ne xhdo xhami ka myderrize nderi, qe japin mesime falas ne cdo shkence apo dijeni kuranore. Ne kete qytet ka edhe shkolla fillore (mejtepe), ku abetarja permban mesime fetare ne gjuhen arabe. Prej tyre me kryesoret jane: Shkolla e Bajazit Hanit, ajo e Uzkurliut, shkolla e Teqese, ajo e Sheh Azizit etj.

Ne berat jane edhe tri teqe, ku besimtaret ne ekstaze lartesojne emrin e te madhit Zot. Nder to, ajo e Hazreti Sheh Efendiut63 gjendet afer xhamise Hunqar dhe eshte e vetmja ne kete zone. Ajo ka dyzete dhoma, ku banojne dervishet e pergjeruar ne rruge te perendise. Vec kesaj jane edhe teqeja e Uzkurliut dhe ajo e …. 64.

 

BANJOT DHE ÇESMAT

Gjenden  dy banjo publike te nxehta: njera, ajo e Uzkurliut, gjendet prane xhamise me te njetin emer dhe tjetra ne Tabakhane (dmth tek tregu I lekurepunuesve, PB). Vec ketyre jane edhe 170 banjo private ne pallatet e parise.

Berati ka shume burime (cezma), nder te cilat me me emer jane: Kroi I Mimar Kasemit65, para banjos se Uzkurliut, nje tjeter krua I Mimar Kasemit, qe gjendet ne krye te tregut te Saraceve, dhe vec ketyre jane edhe 19 cesma te Uzkurliut.

 

TREGU I MADH I BERATIT

 

Tregu I madh ka kater qendra kryesore: Tregu I Opingareve, Tregu I Mestexhinjve (kepucareve), Tergu I Tabakeve dhe Tregu I Kazanxhinjeve. Prane lumit eshte Tregu I Ri, I ndertuar nga Hysen Pasha, me 100 dyqane modern, ku behen te gjitha llojet e tregetise.

     Qendra e ketij tregu eshte nje shesh I madh, me lloj lloj druresh, qe bejne hije te fresket, nen te cilet gjenden sofate, ku punojne zejtaret vendas e ku njerez te arsimuar mblidhen dhe shkembejne mendime.

 

 

NDERTESAT E CUDITESHME TE BERATIT

 

     Brenda ne treg gjendet nje veper e cuditshme, e papare, qe eshte kulla e larte e sahatit, e paisur me nje kembane te madhe, te ardhur nga Ardeli (Transilvani, PB). Brenda ne kembane mund terrine dhjete vete. Ne mesdite dhjete here dhe tingellima dhe ushtima I degjohen nje dite larg. Madheshtia e ketij sahati nuk mund te besohet pa u pare me sy.

     Ne kete ane te bregut gjenden edhe gjashte kafene moderne, kryesisht prej druri te punuar bukur. Disa syresh gjenden mu buze lumit dhe I kane shtyllat ne uje dhe disa zoterinj bejne banjo, disa gjuajne peshk dhe shume te tjere bisedojne e diskutojne per probleme fetare, shkencore, politike dheper poezine. Poetet, oratoret dhe shkrimtaret e ketij vend jane njerez me kulture te larte e me studime te plota. Per doktrine fetare nuk cajne koke66,  por ne sjellje jane shume te kujdeshem. Jane njerez te gjuar dhe delikat ne sjellje.

     Tek Tregu I Tabakhanes prane lumit, eshtenje gji plot freski e pasterti nen hijet e erreta te rrepave dhe drureve te shumte.

     Tregu I Kazanxhinjeve, me tik taket monotone e harmonike te cekiceve te enepunuesve, ka nje sere dyqanesh te renditur bukur dhe mirembajtur.

     Tregu I Kazazeve (qendistareve dhe rrobaqepesve) eshte gjithashtu nje treg I paster dhe I rreshtura bukur dhe ne te punojne shegerte te rinje e te pashem. Ketu ujrat pershkojne te gjithe pazarin dhe sigurohet nje pasterti e tille sa qe njeriut ja ka enda qe te ulet prane rruges e te sodise me admirim fytyrat aq te bukura te djemeve qe punojne ne keto dyqane, me lekure te bardhe si e bijeve te mbreterve, qe nuk I rreh kurre dielli.

     Para dyqaneve te ketij tregu, ne tedyja anet e rruges, gjenden sofa derrasash ku ulen e bisedojne dijetare, miq dhe persona te dashuruar, partnere67, qe vijne te takojne djemte rrobaqepes e qendistare e te bisedoje gjate me ta, pa kurfarre turpi e droje,  sepse si prinderit ashtu edhe padronet e tyre e kane per nder qe te simpatizohen djemte ose shegertet e tyre.

 

 

HANET68, BUJTORET DHE IMARETET E BERATIT

 

     Berati ka pese hane, per te siguruar prehjen e udhetareve dhe gjashte bujtore per beqare te huaj  qe vizitojne qytetin ose merren me ndonje veprimtari. Vec ketyre, ne qytet gjenden edhe tri imarete (restorante ku hanin e gostiteshin gratis te varferit, PB) e qe jane: Imareti I Bajazit Hanit, I Uzkurliut dhe ai I Aziz Efendiut.

 

LUMENJTE E BERATIT

 

Lumenjte e Beratit, qe perdoren per te vaitur fushat, jane Osumi dhe Devolli. Osumi buron nga Malet e Skraparit dhe nga Mali I Tomorrit te larte dhe mbasi kalon neper Berat hyn neper fushen e Moraves dhe afer cifligut tebijve te Kara Osman Pashes69, bashkohet me lumin e Elbanit (Devollit)  dhe te dy bashke, ne trajten e nje lumi tegjere kalojne fushen e Myzeqese dhe derdhen ne detin e Gjirit te Venedikut, afer keshtjelles se Bashtoves70. Lumi I Osumit ne Myzeqe, vere e dimer kalohet me lunder71.

 

LAGJA E VAROSHIT TE THATE (GORICA,PB)

 

     Ne anen jugore te bregut te Osumit shtrihet nje lagje tjeter, me 200 shtepi te mbedha, te mbuluara me tjegulla e te rrethuara me qipshte. Kjo lagje banohet kryesisht nga te krishter. Prpa kesaj lagje eshte Mali I Thate dhe qe ketej ka marre emrin edh lagja. Ky eshte mal I larte dhe I mbuluar me pyje te pafund, drure medhenj, prej nga merret lenda drusore per shrimin dhe mirembajtjen e ures mbi Osum. Ndalohet rreptesisht prerja e drureve ne kete pyll nga banoret dhe ai qe guxon te beje ndryshe gjobitet rende ngagjykatesi (kadiu).

     Kur nje kriminel arrin te arratiset e te fshihet ne kete pyll shpeton nga grushti I ligjit dhe ndjekjet e gjygjit, por nuk lejohet te kthehet me ne qytet se vritet ne vend.

 

VEND-DEFRIMET

 

     Berati ka 70 vende defrimi, ku shetisin e shlodhen njerezit. Prej tyre  me kryesoret jane: Qoshket e Kalase se Siperme,  ato te Shkembit “Cekbeni” ne Kalane e Poshteme, sofatet e tabakhanese, sheshi I tregut te zi, nen hijen e drureve te larte e kuroremedhenj, Mali I Tomorrit ku gjuajne edhe shetisin trimat e rinj. Ketu ka vende te bukura dhe plot gjelberim per shetitje, qe u ngjajne atyre te qyteteve Konje e Malatine (ne Turqi, PB). Ky mal ka shume burime ujeftohte. Nen hijet e drureve te medhenj gjenden sofate dhe bankina te bera prej lende drudi ku mund te pushojne 100 vete73

     Mali I Thate gjithashtu ka vende per defrim.

     Varoshi I Thate (dmth Gorica, PB) nuk ka vende per hane dh banjo. Ketu gjenden  dy kisha per te krishtere. Disa familje kane dajlane peshkimi ne lume. Nganjehere ndodh qe Osumi permbyt shume shtepi te Varoshit teThate si dhe ato ne anen tjeter te lumit, Tabakhanen dhe nje sere qoshkesh, kafenete, dyqanet e rrobaqepesve dhe imaretet, por pa shkaktuar dem, sepse ato jane ndertesa te forta.

     Qyteti I Beratit eshte I bukur dhe I mbatur shume mire. Shtepite pamjen kryesore e kane te kthyer nga lumi.

 

URA E CUDITESHME E BERATIT

 

     Ne krye te tregut te Kazanxhinjeve gjendet mbi Osum nje ure, neper tecilen kalohet ne Lagjen Varoshi I Thate. Ajo ka nente harqe druru74 dhe dhjete kembe guri, tete prej te cilave te futura thelle ne uje dhe dy anash ne ledh.

     Siper eshte shtruar me trare te trashe dushku te prere ne Malin e Thate. Kesaj ure I ngjan vetem ajo e ndertuar nga Sulltan Sulejmai mbi lumin Drina, afer qytetit Foca te Hercegovines, 75 kilometra ne lindje te Mostarit. Por ura e Beratit, e ruajte perendia, ka nente harqe, kurse ajo vetem nje75.

 

PERSHKRIMI I MALIT KYC TE TOMORRIT

 

     Dy ore larg,  ne jug77 e Beratit gjendet Tomorri, mal shume I larte dhe madheshtor sa duket prej pese a gjashte dite larg.

     Ne kete mal ka lloj-lloj bimesh, barerash mjekesore dhe drure per qellime kimike dhe industriale.

     Ketu cdo vit vine shume te huaj, evropiane, dijetare, mjeke e specialiste, qe mbledhin neper bjeshket e ketij mali lloj-lloj bimesh mjekesore, duke ngarkuar e mbartur mijera barre ne karvane kuajsh.

     Ne kete mal ka shume burime te ftohta uji, qe rrjedhin e shperndahen ne 11 krahina perreth. Burimet qe jane ne jug derdhen kryesisht ne Liqenin e Oherit.

     Edhe kafshet dhe insektet e ketij mali jane te shumellojshme dhe te tilla mund tegjenden vetem ne malin e Bistomit , Sanxhanit,  Demavendit (mal ne Iran, PB), ne Mal te Zi, ne ate te Agrise, ne ate te Bin Gjolit (dmth ne malin e Njemije liqeneve, PB) si dhe ne malin e Elbrusit (ne Kaukaz, PB).

     Nga fusha kryesisht ne veri te Beratit e deri ne Qytetin e Elbasanit mban pese ore rruge.

 

DJEMTE DHE VAJZAT E BERATIT

 

     Berati, si vend bjeshkor, me klime te shendetshme, ajer te paster e uje te ftohte,  ka femra e meshkuj te bukur e te pashem, qe qejflinj e dashuronjes te zjarrte, por kurdohere brenda cakut te edukates e moralit.

     Djemte e ketij qyteti shetisin te armatosur.  Ata jane te gjalle e te ndjeshem, zemerohen shpejt, vene dore mbi shpate, betohen “Per shpaten!” dhe versulen me guxim ( Zoti na ruajte!). ne kete qytet nuk ka ushtri dhe vullnetare.

     Shume nga djemte e popullit te thjeshte (rajave) shkojne ne Stamboll dhe sherbejne neper banjo,  si telake te specializuar.

 

 

USHQIMET KRYESORE DHE PIJET 78 E BERATASVE

 

     Kryesisht duhen permendur: simitja e bardhe e shqiptareve, cyreku me qiqra,  byreku me mish pule, xhamuku (ose qumeshtori me qumesht buallice),  byreku I taves me djathe e veze, bakllavaja me kajmak, samsa me bajame etj.

     Nga pijet me te preferuara eshte rehania,  qe behet duke zier mushtin e rrushit. Kjo pije eshte mjaft e kendeshme dhee forte dhe kush pi nje tas prej saj dehet e per nje jave nuk I del era amberike e saj.

     Vec rehanise beratasit perdorin dendur edhe bozen e bardhe, qe ebejne prej meli e qe largon etjen, sikurse boza prej orizi egjiptianeve.

     Berati ka shume fruta, disa prej te cilave jane me fame.

     Nder to duhet permendur kryesisht shega majhoshe, e madhe sa nje koke njeriu, ulliri, fiku e rrushi, qe hijeshojne kopshtet e vreshtat perreth. Ketu portokallet e limonat nuk behen79.

 

POPULLI  I  BERATIT

 

     Populli I Beratit merret me shume lloj veprimtarish. Ka esnafe dhe njerez te arsimuar, por kryesisht preferojne tregetine, sipas proverbit arab “El kasibu habibu’llahi”, qe do te thote “Tregetari eshte I dashuri I perendise” dhe per kete arsye levizin neper qytete e vise vilajetesh te tjera,  duke cuar e sjelle mallra.

     Populli I Beratit ndahet ne tre kategori kryesore: intelektuale, punonjes dhe esnafe (pasanik). Keta te fundit kane ne dore tregetine dhe industrine e vendit. Zejet e tyre jane: rrobaqepsia dhe qendistaria, argjendaria, punimi I opingave, kepuceve dhe I pajimeve per kafshe, punimi I eneve dhe orendive prej metali dhe perpunimi I lekureve.

     Beratasit jane popull me karakter te bute dhe te urte, me edukate dhe te drejte. Nga ky qytet kane dale shume njerez te shquar dhe te famshem, si: burra shteti, vezire, sundimtare, ministra dhe dijetare dhe filozofe80. Ndihmojne njeri-tjetrin dhe jane misionare dhe gjygjtare te drejte e te paster, dallohen per burreri. Populli I Beratit I perket njerit prej fiseve me fisnike te Shqiperise. Ka shume intelektuale dhe banoret jane kryesisht sunite, besnike te odktrines se Hanefiut. Myslymanet mesojne Kurani n me vullnet e perkushtim. Beratasit jane trima, luftetare te rrepte e sypatrembur.

 

VENDET E SHENJTA TE QYTETIT81

 

     Vendet e shenjta te qytetit, qe respektohen e vizitohen prej popullit, jane varri I Veiz Muhamed Efendiut, ai Xhim Xhim Hoxhes, I Emir Sulltanit, ne oborr te xhanise se Sulltan Bajazitit, ai I Pir Muhamed Efendiut, (prane ne jug te xhamise se Uzkurliut) dhe ai I Sheh Ali Dedese82, ne sheshin e varrezave te pergjitheshme83 , prane ures se Osumit. Pacin ndjesen e Perndise!

     Pasi mbarova keto studime, I kerkova leje Pashait, I cili me lejoi, duke me dhuruar dyqind groshe, nje sherbetor (qojle) arap, nje vajze shqiptare dhe nje pale tesha dhe nje kale, kurse shoqeruesve te mij nga nje cope stofi dhe nga dhjet groshe. Pastaj caktoi njeqind trima te armatosur per te na shoqeruar dhe vete u nis per ne luften e Manjes, kurse ne, pasi kaluam uren e Beratit u nisem per ne Vlore, duke marre rrugen per ne Sinje e qe ketej ne drejtim te Pobratit dhe te Frakulles se Myftar Beut …

 

 

Shenime

1.    Ky nentitull u formulua prej meje (P.B.). Fillohet me Zhitomin e jo me pare per te menjanuar te dhenat qe nuk lidhen drejt persedrejti me Beratin dhe kane te bejne kryesisht me zonat e tjera.

2.    Eshte fjala per Drobonikun. Pasaktesia e dhenies se emrit nga Celebiu mund te kete shkaqe te ndryshme. Por e verteta historike lidhur me emrin Drobonik eshte se dikur, ne zanafille, ai ka pas qene quajtur “Dubrovnik”, qe ne gjuhen sllave do te thote “Dushknaje” ose vend me dushk, (sikurse Kozare – vend me shume dhi; Vokopole – vend me ujq, etj.) por qe nuk do te thote aspak se eshte nje vendbanim I themeluar nga sllavet. Kerkimet qe kemi bere tregojne se eshte nje vendbanim I hershem ilir e arberor. Me kohe, ne perputhje me ligjesite e shqipes, trajta fillestare e emrit Dubrovnik, per lehtesi ne shqiptim, mori dora – dores trajten e sotme, sikurse ka ndodhur edhe me nje numur te konsiderueshem toponimesh te tjera te fondit gjuhesor amtar, greko-sllav ose sllav.

3.    Duhet thene qe ne fillim, per lexuesin e gjere, se gjate gjithe mesjetes, per afro 12 shekuj, qe nga pushtimi sllav I vendit, Berati ka qene quajtur Beligrad, emer I vene nga sllavet e qe ne shqip do te thote “Qytet I bardhe” si perkthim me sa duket I emrit te meparshem Pulheriopolis. Duke mos qene e fondit te shqipes, si shume toponime te tjera, me kohe fjala degjeneroi ne trajten e sotme, Berat, me e shkurter dhe me praktike ne perdorim.

4.