Kivu sė shpejti do tė bėhet komunitar, ndėrsa “plasėn” skandali i garancive bankare false, qė ka nxjerrė nė pah gjėra tė paimagjinueshme dhe persona tė shumtė tė implikuar

AS Roma, mashtron Ajaksin


Transferta e rumunit Kivu, duket se nuk ka pėrfunduar plotėsisht. Skandali i garancive bankare false ka nxjerrė nė pah disa gjėra krejt tė paimagjinueshme, duke shtuar kėtu numrat e personave tė implikuar, investigime dhe ndėrprerje transfertash, nga njė ditė nė tjetrėn.

Garanci bankare false nė Bankėn e Luganos

Momentalisht nga katėr klubet e pėrfshira (AS Roma, Napoli, Spal Ferrara dhe Kosenca), si zakonisht kanė paguar mė tė vegjlit, ndėrsa ka mbetur pas Kosenca, e cila ėshtė shkrirė, ndėrsa ėshtė aktivizuar nėn njė emėr tjetėr nė Divizionin D, pėr amatorėt. Zbulimi mė i ri ka qenė, qė paratė kanė shėrbyer pėr rryshfete ndaj funksionarėve tė lartė, nė shkėmbim tė akordimit tė garancive bankare, tė cilat ishin tė depozituara nė njė bankė nė Lugano, tė Zvicrės. Ėshtė fjala pėr 800.000 euro.
Nė qoftė se deri tani Fabio Kapelo dhe djemtė e tij kanė vazhduar tė prisnin me padurimin zhvillimin e ngjarjeve tė mėpasshme, pėr mė shumė qė Atalanta kėrkoi zyrtarisht retrogradimin e formacionit me president Franko Sensin, lajmet mė tė mira vijnė drejt presonazhit mė tė rėndėsishėm tė markatos sė verės, rumunit, Kristi Kivu.

Batistuta, “zgjidhet lėmshi”

Administratorėt e Romės kanė filluar procedurat e mbajtjes sė Kivut nėn regjimin e urgjencės, nė statusin e komunitarit pėr rumunin Kivu. Pėr kėtė operacion ėshtė ngarkuar me pėrgjegjėsi avokati i klöubit, Antonio Konte, nė bashkėpunim me belgun, Dupont, - askush tjetėr pėrveē atij qė ka bėrė revolucionin nė futboll me sentencėn (ligjin) “Bosman”. Romanėt, po ndjekin kėtė internerar, i bėrė mė parė nga Juventus pėr ēekun, Pavel Nedved. Nė 25 gusht, Kristi Kivu pritet tė bėhet komunitari mė i ri nė futbollin italian. Shpejtėsia i ėshtė dedikuar faktit qė zyrtarisht, argjentinasi Gabriel Batistuta nuk ėshtė kuptuar me asnjė ekip, dhe nė kėtė mėnyrė ai nuk e ka “liruar” vendin e tij si ekstrakomunitar. Dhe nė qoftė se zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje do tė zgjasė mė shumė se 25 gushti, njė prej tre tė rinjėve nigerianė tė lotit, do tė sakrifikohet : Ajide, Shakpoke apo A#ada, pėr t’i bėrė vend rumunit Kivu. Nga lojtarėt rumunė, vetėm Adrian Mutu ėshtė lojtar komunitar, statut i fituar nga ai dy vjet mė parė.

AS Roma mashtron hollandezėt e Ajaksit

Duket se 15 milion eurot qė italianėt duhet t’i paguajnė hollandezėve tė Ajaksit, pėr transfertėn e rumunit Kivu, nuk ekzistojnė.
Transferta e tij nga Ajaksi nė AS Roma mund tė bjerė nė ditėt e ardhshme, pasi italianėt nuk kanė garanci pėr pagesėn e 15 milion eurove (vetėm 3 milionė i janė dhėnė) hollandezėve tė Ajaksit. Nė kėtė mėnyrė transferta e Kristi Kivut ėshtė e mbushur me gjėra tė paparashikueshme. Fillimisht u nis me njė problem tė lidhur me mosdhėnien e njė restance financiare prej 340.000 eurove nga formacioni italian tė njė lojtari anonim peruan me emėr, Gustavo Vassalo, i cili, ndonėse legalisht me klubin e Sensit, nuk arriti nė jetėn e tij tė evoluonte qoftė edhe njė minutė tė vetme nė AS Roma. Ēėshtja u zgjidh, pėr FIFA-n u dha mirėkuptimi dhe ajo i lejoi italianėve tė zyrtarizonin transfertėn e rumunit nga Ajaksi, pėr 18 milion euro, duke vendosur qė pas kėsaj transferte tė mbyllej “bisnesi” me “Sporting Cristal”, ekipin peruan nga vinte Vassalo.

Kėrcėnohet me retragradim

Prej disa javėsh ekipi i Romės jeton me frikė pėr atė ēka pritet tė ndodhė. Regjistrimi pėr nė Serinė A nuk u pranua, pasi u zbulua se garancitė bankare ishin falso trashanike. Atalanta Bergamo, u retrogradua nė Serinė B, ndėrsa kėrkoi zyrtarisht risjelljen pranė ekipit tė Fabio Kapelos. Por tashmė situata ėshtė bėrė dramatike. Roma kishte marrė “OK”-in nga ana e hollandezėve, duke iu ofruar atyre njė garanci bankare prej 15 milion euro, tė dėrguara nga banka "Capitalia". Sakaq, administrata e lartė e bankės ka kundėrshtuar ēdo lloj pėrzjerje me kėtė tranzakcion fiskal, ndėrsa kishte premtuar se do tė mbėshteste blubin e Sensit tė hynte nė Serinė A. Ekipi i Romės nga ana e saj ka bėrė tė ditur se i ka kėto tė ardhura ndonėse nė asnjė rast nuk mund t’i tregojė atyre faktet. Duke parė tėrė kėto probleme, transferta rrezikohet sė tepėrmi, dhe lojtari mund tė jetė sėrish “pronė” e hollandezėve. Nga ana tjetėr AS Roma duhet tė gjejė deri nė 30 gusht, 22,5 milion euro, 7,5 pėr regjistrim, dhe 15 milion pėr transfertėn e rumunit Kivu.

17 Gusht 2003 (Botuar nw Sporti Shqiptar)


Pjesėmarrėsi i 220 “Grand Prix”-eve, si dhe piloti mė jetėgjatė i Formula 1, Gerhard Berger, tregon aventurat e tij “nė breg” tė Danubit

“Kam qenė njė pas afėr vdekjes”



Nga Edmond PRIFTI

Ish piloti i Formula 1 austriaku Gerhard Berger pas disa javėsh nėn shoqėrinė e mikut tė tij dhe njėkohėsisht bisnesmenit rumun, Ion Ciriak, bėri tė ditur aventurat e tij nė moshėn kur ai drejtonte monospotet e F1.
Megjithėse ėshtė mė i prokupuar pėr familjen, vajzat e tij, Heidi, Sara, dhe bisnesin e tij privat, pas dorėheqjes nga funksioni si drejtor i “BMW Motorsport”, Berger mendon tė ndahet pėrfundimisht nga "Gara e Madhe". I relaksuar ai ka pranuar tė flasė sa pėr jetėn e tij personale, po aq edhe pėr pasionin e tij pėr automobilizmin.


Intervista

Punoni nė Rumani?
Berger- Firma e transporteve e familjes time ka njė filial tė vetin nė Rumani.

Keni ardhur me avion apo me makinė? Ngisni i qetė nė autostradė, apo paguani gjoba pėr tejkalim shpejtėsie?
Berger- Ngas shumė i qetė. Edhe jam plakur, por njėherėsh me moshėn, edhe qetėsohesh. Por...kam ardhur me avion.

Keni thėnė qė, me fillimin e karrierės sė pilotit tė Formula 1 ndėrsa je ende i ri, as nuk e kupton qė arrin nė 300 km nė orė. Mė vonė e ndjen rrezikun dhe pėrmbajtjen.
Berger- E vė re rrezikun vetėm atėherė kur arrin me makinėn nė mur. Nė qoftė se ke mė shumė aksidente nė aktiv, dihet me siguri se ēfarė do tė thotė tė ecėsh me 300 km/orė, dhe sa e rrezikshme ėshtė ajo.

E keni ndjerė kėtė gjė, kur partneri juaj, Airton Sena, ka bėrė aksidentin qė i kushtoi jetėn?
Berger- Kam humbur shumė kolegė pėrgjatė karrierės time, pjesė e kėtij sporti. Edhe unė kam qenė disa herė afėr vdekjes, ndonėse kam pasur fat.

Kush janė premisat pėr t’u bėrė pilot i Formula 1? Di qė ju keni bėrė provat e para nė shtėpinė e prindėrve tuaj apo jo!?
Berger- Nė atė kohė, nė qoftė se kishe talent mund tė filloje edhe nė njė moshė mė tė thyer, dhe nė kėto rrethana kishe shansin tė arrije i pari. Ndėrsa sot, punėt shkojnė ndryshe. Djemtė janė tė mėsuar si shoferė qė nė moshėn e hershme, 5-6 vjeēare. Janė profesionistė qė nė moshėn 14 vjeēare dhe kanė bėrė tashmė starte pėr mė shumė se 100 herė, ndėrsa ata tė cilėt nuk e kanė arritur ende kėtė gjė, nuk do tė kenė shansin tė arrijnė nė majė tė klasifikimeve tė F1.

Besoni se ndonjė nga vajzat tuaja do t’ju ndjekė?
Berger- Kanė ekzistuar edhe femra pilote. Nuk besoj se femrat duhet tė ngatėrrohen me meshkujt nė sporte. Ekziston tenis pėr meshkuj dhe pėr femra, por nuk ekziston Formula 1, mashkullore dhe femėrore. Nuk besoj se ėshtė e drejtė qė femrat tė lejohen tė konkurojnė me meshkujt, tė cilėt kanė njė konstrukt tjetėr fizik, kanė mė shumė forcė!. Femrat kanė mė shumė desfavore nė kėtė sport.

Ndoshta kanė dhe njė tjetėr ndjejnė rreziku...
Berger- Jo me patjetėr! Mė shumė, konstruksioni fizik ėshtė ai qė bėn diferencėn nga meshkujt.

Sa e rėndėsishme ėshtė familja pėr njė pilot tė Formula 1?
Berger- Prioritetet ndryshojnė nė jetė. Kur isha i ri, prioriteti numėr 1, ishin garat e Formula 1, ndėrsa mė vonė familja ime filloi tė bėhej mė shumė e rėndėsishme. Qė kur jam drejtor sportiv nė BMW, ndjej shumė probleme nga mungesa ime nė shtėpi. Sot, pėr shembull gėzohem qė i kam pranė dhe kam kohė pėr to. Kanė njė moshė shumė tė bukur (Heidi 6 vjeēare dhe Sara 8 vjeē), dhe mė bėjnė tė qesh shpesh herė. Nuk do tė doja tė humbisja kėtė periudhė tė tyren.

Nė shtator mbaron kontrata juaj me BMW-nė. Kjo, nė qoftė se nuk do tė rimendoheni sėrish...
Berger- Jo. Kam marrė tashmė njė pėrgjigje pėrfundimtare. Jam menduar mirė dhe kam luftuar vehten time, sepse jeta ime kanė qenė motorėt. Njė mision siē kam patur nė BMW, pėr dirigjimin e firmės sė sporteve motorike, ka qenė njė periudhė ėndrrash. Prioriteti im tashmė ėshtė familja, dhe bisneset nė tė cilėt jam “implikuar”.

Jetoni nė Monte Karlo dhe “fluturoni” ēdo mėngjes nė Mynih, nė zyrėn tuaj, ndėrsa pasdite, sėrish pėr nė shtėpi?
Berger- Po, kam zyrėn nė Monte Karlo. Pėr takime mė tė mėdha shkoj nė Mynih. Dy ditė jam nė Mynih, dhe dy ditė nė Monte Karlo, - mė pas nė pistė me njerėzit e BMW-sė.

"Ferri jeshil" i Hokenheimit...

Keni investuar shumė shpresa dhe shumė besim, nė pilotin kolumbian Juan Pablo Montoja. Besoni ende tek ai?
Berger- Kemi dy pilotė- Montoja dhe Ralf Shumaker – jashtėzakonisht tė fortė. Montoja ėshtė i pakrahasueshėm, i talentuar, simpatik, njė pilot i cili zgjon emocione, shumė i shpejtė, ka shumė adhurues dhe ėshtė njė as i manevrimeve pėr parakalim. Njė pilot, tek i cili besoj nė vazhdimėsi.

Ēfarė pėlqeni mė shumė tek njė pilot?
Berger- Seriozitetin, talentin dhe provat profesionale

Kush ėshtė pista mė e rrezikshme e Formula 1?
Berger- Hokenheim. Niki Lauda e ka quajtur "ferri jeshil", sepse ka bėrė shumė viktima (edicioni i 2003 nė pistėn e Hokenheimit, i zhvilluar dy tė diela mė parė, e fituar nga Juan Pablo Montoja, pas startit u krijua njė aksident, si pasojė e tė cilit lanė garėn Ralf Shumaker, Barrikelo dhe Raikonen).

CV

Gerhard BERGER
Datėlindja: 27 august 1959
Vendlindja: Woergl
Ėshtė i martuar dhe ka tre vajza. Ka qenė miku mė i ngushtė i pilotit, Airton Sena.

Palmares:
- Ka marrė pjesė nė 220 “Grand Prix”-e (1984-1997)
- Ka qenė piloti mė jetėgjatė nė historinė e garave tė Formula 1
- Ka fituar gara pėr ekipin “Benetton” (nė 1986 dhe 1997), pėr “Ferrarin” (nė 1987, 1988, 1989 dhe 1994) dhe pėr “McLaren Honda” (1991 dhe 1992)


Korrik 2003 (Sporti Shqiptar)

SPECIALE

Flokėt dhe baluket e gjata: Nuk ėshtė mė Bekhami i parė as nė futboll

Nga hero, nė ironi tė fatit



Nga Edmond PRIFTI

Njė nga elementėt njohės qė Dejvid Bekham tėrheqėn vėmendjen e tė tjerėve, janė edhe flokėt e tij. Mesfushori anglez ka gjetur njė stil tė veēantė, i cili ėshtė vetėm i tij, personal, i dallueshėm, qoftė me flokė tė shkurtėr, qoftė me flokė tė gjatė. Prej njė kohe ai ka filluar tė mbajė madje edhe baluke, dhe meqėnėse i duhet t’i “nėnshtrojė”, ai ka mbajtur edhe njė shall pėrreth kokės.

Bekham gjatė njė jave
Deri ditėn e martė, kur ekipi i Realit ndodhej nė kantonamentin e Kinės, Bekham e kishte harruar shallin nė dhomat e zhveshjes. Tė “revoltuara” kaēurrelat e lojtarit morrėn “arratinė” nė kohėn e stėrvitjes, ē’ka i bėri gazetarėt e pranishėm tė gazetės “The Sun” tė hidhnin njė lumė ironish. "Dita mė e keqe e flokėve", theksoi artikulli i kotidianit anglez “The Sun”.

Heroi i nėpėrkėmbur
Korrespondenti i kėtyre tė fundit e pėrshkroi episodin e parė: "Dejvid ka filluar tė vrapojė. Flokėt e tij nuk e dėgjojnė. Fluturojnė. Valviten. Nė tė majtė, nė tė djathtė, gjithandej. I mbulojnė fytyrėn. Beks ndalon. Duket sikur qan: Krehja e tij e famshme ėshtė prishur!. O zot, o zot, ēfarė drame!”. Mė pas vazhdojnė ironinė: "Bekham merr masa. Pėrpiqet t’i sheshojė flokėt e shpupurisur, e padėgjueshme. Pėrpjekjet janė tė kota. Era nuk e lė. I ndan ato sėrish. Lufta ėshtė e pamėshirshme, por lojtari nuk ndalet. Njė tjetėr tentativė. Edhe njė tjetėr...". "Le tė vijė Viki!". Gazetari qė e ndiqte nuk mund t’i bėnte ballė numrit tė shumtė tė pjesėmarrėsve pėr t’a shkruajtur artikullin vetė. Qė tė ishte preciz ai apeloi tek njė tifoz kinez nga tribuna, shumė i vėmendshėm nė lėvizjet e idhullit tė tij. Tifozi saktėsoi se: "Nuk kam humbur asnjė nga aksionete Bekhamit. Pėr disa minuta rrjesht, ai ndaloi plot tetė herė dhe gjėtė kėsaj kohe u pėrpoq tė rregullonte flokėt, tė cilat kishin marrė arratinė. Nuk arriti t’i nėnshtronte asnjėherė...!".
Gazetari shtoi mė tej se: "Ndoshta kėsaj rradhe do t’i duhet tė thėrrasė gruan ne tij, Viktoria pėr t’i dhėnė ndihmė”. Fatėkeqėisht, Viki, e cila i thėrret Bekhamit "Golden Balls" ("Topat e artė", - aluzion, i cili i pėrket organeve gjenitale) ishte larguar nga kantonamenti drejt Nju Jorkut. Kjo gjė i kishte rėnduar atij ndjenjat. Nė finalen e pregatitjes Bekham ndihej i mundur. Ai njohu mė pas gjtė njė interviste se kishte pasur probleme tė vėrteta me flokėt. Gjithashtu sqaroi se, "nga flokėt e mi, rendimenti im nuk qe nė maksimum”.

Nga njė model tek tjetri
Nga koha qė kur Dejvid ėshtė bėrė i famshėm, ai ėshtė ekspozuar nė disa lloje qethjesh dhe natyrisht krehjesh. Ka pasur baluke, ėshtė qethur zero, mė pas nė stil nazist, duke kaluar deri tek “krasta famoze” e pėrdorur nga Robert De Niro nė filmin "Taxi Driver". Kur Dejvid u largua sė bashku me kombėtaren angleze drejt Afrikės sė Jugut ai abordoi stilin "afro" (afrikan), duke i bėrė flokėt nė gėrsheta tė vogla “tė pafundme”. Tashmė, nė Kinė, ai ka preferuar variantin e dy gėrshetave.

Figura e tij nė prezervativė
I bėrė njė idhull nė Azi, Dejvid Bekham, ka marrė tashmė ofertėn mė tė ēuditshme. Njė firmė kondomėsh nė Kinė i ka premtuar 20 milion dollarė yllit anglez, pėr tė pranuar qė figura e tij tė jetė e stamposur nė tipin e fundit tė prezervativėve, gati pėr prodhim. Krerėt e lartė tė Realit e kanė kundėrshtuar propozimin, duke e konsideruar atė si “tė trashė”, ndėrsa zėdhėnėsi i shtypit i kėtij klubi bėri tė ditur se: "ne nuk bėjmė tregti me prodhime erotike".

Dilema e tatuazhit
Pėrveē stilit tė qethjes dhe tė krehjes, Bekham dallohet edhe pėr tatuazhėt e shumtė nė trupin e tij. Mė i madhi ndėrmjet tyre ėshtė i vendosur nė shpatull dhe prezanton "Ėngjėllin Mbrojtės". Njėherėsh qė ky tatuazh ėshtė bėrė simbol i lojtarit, klubi i Real Madridit ka tentuar qė ta pėrdorė atė pėr qėllime tregtie, ndryshe nga oferta e kondomėve qė ishte refuzuar nga kėta tė fundit. Realizuesi i kėtij tatuazhi, Luis Molei (40 vjeē), ka kundėrshtuar kategorikisht. "Ėshtė unik i kėtij lloji, ndėrsa unė kam tė drejtėn e autorit. Nuk dua qė ky tatuazh tė pėrdoret si reklamė.  Nė qoftė se do ta lejoni paraqitjen e tij pa lejen time, do tė kryeni njė shkelje ligjore, dhe pėr kėtė unė do t’ju hedh nė gjyq...”, bėri tė ditur britaniku nė njė letėr drejtuar klubit tė Real Madritit. Molei, i cili i ka bėrė Bekhamit pesė tatuazhe, refuzoi ofertėn e 160.000 dollarėve, pėr komercializimin e imazhit respektiv, qė nė Kupėn Botėrore tė 2002.



Sherri me tė atin
Bekhamin e ndjekin nga pas edhe hallet e tjera. Prej mėse njė muaji ai nuk flet mė me tė atin e tij, Ted. Ndarja u krijua fill pasi lojtari pranoi tė kalonte tek klubi i Real Madridit. Ted Bekham e kundėrshtoi atėherė transfertėn nė fjalė, sepse dėshironte me ēdo kusht qė i biri i tij tė qėndronte me Manēester Junajtid. Por ajo qė e hidhėroi mė shumė ishte qė i biri i tij, Dejvid, nuk e ftoi tė merrte pjesė nė festėn e organizuar nga klubi i Realit me rastin e nėnshkrimit tė kontratės me klubin iberik. Qė atėherė, tė dy, nuk kanė shkėmbyer qoftė edhe njė fjalė tė vetme nė telefon, ndėrsa ka folur gjithmonė me tė ėmėn e tij, Sandra.

Konferenca premierė
Konferenca e parė e shtypit, qė kur Bekham u transferua tek Reali u mbajt tė mėrkurėn nga vetė ylli anglez. Ai bėri tė ditur se ka filluar tė mėsojė spanjisht, dhe njėkohėsisht ka filluar tė marrė leksione nga Raul dhe Roberto Karlos. "Di fjalė si..., por edhe tė tjera, tė cilat nuk mund t’i pėrmend kėtu nė kėtė konferencė. Shumicat e fjalėve nuk i kuptoj, dhe pėr kėtė arsye nuk e kuptoj se ēfarė mė thotė trajneri Karlos Kueiroz, i cili fatėkeqėsisht flet vetėm spanjisht", u shpreh Bekham. Fjalėt, tė cilat ai nuk mund t’i thonte, ishin tė sharra tė mėsuara nga “kllouni” brazilian Roberto Karlos, i cili i kishte “ndryshuar udhė” indikacioneve nė fushėn e gjelbėrt, tė dhėna nga Kueiroz. Pėrpara 500 gazetarėve tė pranishėm anglezi shtoi gjithashtu se, : "besoj se tė gjithė lojtarėt i merr malli pėr vendin e tyre. Tė gjithė mendojnė tek familja, gruaja, fėmijėt apo shokėt e tyre. Mua mė ka marrė malli jashtėzakonisht shumė!".

Raul, mė kavalier!
Pėr ēudi tė popullaritetit tė tij nuk ėshtė Bekham, lojtari i Real Madridit mė i adhuruar nga femrat kineze. Sipas njė sondazhi tė realizuar nga revista "Java familjare", Raul ėshtė i preferuari. Publikimi shpjegoi se: "Raul ėshtė princi latin, i cili i ka vjedhur zemrėn, femrave kineze. Sulmuesi spanjoll ėshtė njė hamshor nė fushė, dhe njė kavalier nė jetėn private. Ai e lė prapa Bekhamin, falė sjelljes sė tij “sekrete” dhe elegante, pėrkundrejt eksibicionizmit (nxjerrjes nė pah tė trupit) anglez". Vendin e tretė tė klasifikimit e ka zėnė portugezi, Figo.

Eksperti i korneve
Qė kėtej e tutje, Luis Figo nuk do tė jetė mė ekzekutuesi i korneve tė Realit. Ky mision i ėshtė hequr kėtij tė fundit, mesfushorit portugez, nga trajneri Karlos Kueiroz, pėr t’ju dhėnė Bekhamit. Nė rastin mė tė mirė Figo do tė krasojė kornet nga ana e majtė. Atje do tė jetė edhe pozicioni i tij mė i ri. Ai do tė tėrhiqet nė tė djathtė, - e vendosur nga Kueiroz, - pėr t’i bėrė vend Bekhamit. Tekniku Kueiroz gjeti kėtė praktikė me qėllim qė t’i mbajė nė tė njėjtėn kohė tė dy lotarėt njėkohėsisht, nė njė garniturė standarte.

Njė dhuratė e papritur!
Tė premten e kaluar, njė incident u shėnua nė stėrvitjen e rradhės sė ekipit tė Real Madritit: Megjithėse, me qindra policė kishin rrethuar stadiumin, njė adhurues kinez 16- vjeēar u fut nė terrenin sportiv me njė bluzė tė bardhė nė dorė duke thėrritur: "Raul! Raul! Raul!". Ai dėshironte me ngulm njė autograf nga ylli i Madridit, por fatkeqėsisht nuk mundi ta merrte. Trupat policore iu hodhėn sipėr, duke mos i marrė “pėr bazė” lotėt e tij, - madje, e nxorrėn jashtė nga terreni sportiv. Mė pas djaloshi 16-vjeēar u dėrgua nė rajonin mė tė afėrt tė policisė, duke u mbajtur atje 24 orė rrjesht, pėr verifikime tė mėtejshme. Megjithėse djaloshi kishte hequr shumė nė rajon, fati qe me tė...Tė mėrkurėn, kur autobuzi i futbollistėve kishte mbėrritur nė stadium, njė kinez iu drejtua tribunės, duke qarė dhe ulėritur. Tė gjithė e njohėn: ishte tifozi i flaktė, i cili mbante nė dorė njė poster tė Raulit dhe Bekhamit. Megjithėse me pak vonesė, ai e kishte marrė dėmshpėrblimin: Njė bluzė e Raulit me autograf.
[DIARY SPORT]
Numri “10” i Gallatasarait i ka sjellė lojtarėve fatin mė tė keq qė kanė patur ndonjėherė nė jetėn futbollistike. Beteja ka lindur vetėm pėr njė bluzė, tė kthyer nė simbol nga muzeu i Gallatasarait.

Bluzat “trashėgimtare” sjellin fatkeqėsi


Lojtarėt, tė cilėt e kanė mbajtur bluzėn e lojtarit rumun Xhikė Haxhi me numėr 10 nė Gallatasarai, nuk kanė mundur tė ngrihen asnjėherė nė nivelin e tyre tė kėrkuar, madje e kanė braktisur grupimin e Stambollit nė mė pak se njė vit. Ekipe tė tjera nė nivelin e klubeve nė mbarė botėn po praktikojnė vendime, tė cilat lidhen me “trashigimtarėt” e bluzave, tėrheqjen apo jo nga qarkullimi.

Nga Edmond PRIFTI

Nė Gallata, lojtari mė i mirė i tė gjitha kohrave, Xhikė Haxhi (Gicć Hagi) do tė ngelet gjithmonė njė legjendė. Jo krejt rastėsisht emri i tij dhe i kunatit tė tij, Xhikė Popesku figurojnė nė listat “e tė pavdekshmėve tė klubit”. Kur u tėrhoq nga futbolli, nė verėn e vitit 2001 ka qenė me tė vėrtetė njė “lajm vdekjeje” nė Stamboll, midis dhjetra- mijė tifozėve tė “luanėve”. Nė shenjė homazhi, si lojtari mė i dashur i tė gjitha kohėrave pranė kėtij ekipi, bluza me numėr 10 u tėrhoq zyrtarisht. Pėr mė shumė, siē na bėnė tė ditur kolegėt e gazetės "Sabah", kjo bluzė ėshtė mė e rėndėsishmja e muzeut tė Gallatasarit, pas kopjes sė Kupės UEFA, e fituar njė vit mė parė.

Trajneri rikthen numrin 10!
Ndėrkohė, pėr njė sezon rrjesht nė rolin e teknikut tė kėtij ekipi ka qenė njė tjetėr rumun, Mirēea Luēesku. Sakaq, nė Gallatasarai askush “nuk guxonte” tė mbante numrin 10. Tifozėt e Gallatės, tė cilėt delaruan se asnjėherė nuk do t’a harronin idhullin e tyre filluan tė mblidhnin tė ardhura pėr t’i bėrė Haxhit njė statujė nė mes tė Stambollit. Me rikthimin e “perandorit” Fatih Terim nė bankėn teknike, Luēesku megjithėse e kishte fituar kėtė titull, tė njohur dhe tė pakontestueshėm edhe nga periudha e artė e Gallatės nė vitet 1996-2000 (katėr tituj, plus Kupa UEFA) u tėrhoq. Nga vendosja e kėtij tė fundit, Terim, numri 10 u rikthye nė qarkullim nė ekipin e Gallatės.
Ndonėse vendimi u morr, ky do tė ishte njė shans i keq pėr tė gjithė ata qė do ta mbanin bluzėn me numrin 10, deri tek braziliani Felipe dhe izraeliti Revivo... Ardhja e tyre tek “luanėt” nuk do tė ishte mė e gjatė se njė sezon. Bluza e Haxhit, dukej sikur i digjte shpatullat, fėshkėllima dhe urrejtje tė pėrsėritura nga tifozėt e zjarrtė, tė cilėt e kundėrshtonin qė idhulli i tyre tė pėrbuzej aq lehtė, me lojtarė “mercenarė”.
Aktualisht nė kėtė moment nuk janė shumė “amatorė”, tė cilėt dėshirojnė tė “trashėgojnė” bluzėn, por Fatih Terim ka menduar seriozisht qė t’ja ofrojė kėtė tė fundit, turkut emblematik Hasan Sas, ndėrsa varianti tjetėr do tė ishte pėr Yildirai Basturk, yllin turk tė Bajern Leverkusenit, - vetėm nė qoftė se ky i fundit, do tė pėlqejė tė luajė nė Turqi.

Kur bluzat “mbyllen me ēelės”
Nė historinė e futbollit vendimi pėr tėrheqjen nga qarkullimi tė njė bluze, ėshtė njė shenjė homazhi pėr atė lojtar, tė cilit i ka takuar tė mbajė atė bluzė me numrin respektiv. Zakonisht kjo ėshtė njė praktikė e ndeshur nė nivelin e klubeve. Nė kėtė kategori tė mėsipėrme janė futur emra, si: italiani Franko Baresi, tė cilit, skuadra e AC Milan e tėrhoqi nga qarkullimi bluzėn me numrin 6, pas 18 vjetėsh, tė njė pune kolosale pranė "kuq e zinjėve". Nė Rumani, sė fundmi, Dinamo e Bukureshtit ka marrė vendimin pėr tė hequr nga qarkullimi numrin 11, i mbajtur nga futbollisti Kėtėlin Hėldan (Cćtćlin Hīldan), i vdekur nga njė goditje nė zemėr dy vite mė parė. Argjentina dėshironte tė procedonte njėsoj me numrin 10, i Diego Armando Maradonės, ndėrkaq qė FIFA kundėrshtoi, dhe Ariel Ortega u bė pasuesi i bluzės. Aktualisht Federata Kamerunase e Futbollit po studion mundėsinė e tėrheqjes sė bluzės me numrin 17, tė cilėn e kishte mbajtur Marc Vivien Foe, i vdekur gjatė ndeshjes me Kolumbinė, nė Kupėn e Konfederatave.

Fat i keq edhe pėr pasuesit e Figos
Nė njė situatė pothuajse tė njėjtė me atė tė Haxhit, ėshtė krijuar edhe nė ekipin e “Sporting Lisabona”, nė Portugali. Zyrtarėt e kėtij klubi nuk kanė vendosur ende tėrheqjen nga qarkullimi tė bluzės sė Luis Figos, pasi ky i fundit ka marrė “rrugėn” drejt Barcelonės, ndėrsa bluza me numrin 7 ėshtė mbajtur nga futbollistė tė tjerė tė Real Madridit, duke sjellė vetėm fatkeqėsi nė rradhėt e atyre qė e kanė mbajtur. Hallet, momentalisht, janė vetėm ato tė shėndetit, pasi "pasuesit" e Figos janė aksidentuar mjaft rėndė.

(2003)

Nga 1 janari i vitit 2004 sportistėt do tė dėnohen ashtu si edhe shoferėt e dehur. Fjolla edhe pėr sportistėt

Vetėm njė birrė, mon cher!


Komisioni Ekzekutiv i Federatės Ndėrkombėtare vendosi se, alkooli do tė vendoset nė listėn e subsancave tė ndaluara. Pėr tė mos qenė aq shumė diktatorialė, komisioni vendosi gjithashtu se, sportistėt mund tė pijnė vetėm njė krikėll..


Nga Edmond PRIFTI

Disa ditė mė parė, nė Lisbonė tw Portugalisw, u morr njė masė “e rėndė” dhe krejt speciale. Komisioni Ekzekutiv i Federatės Ndėrkombėtare tė Gjimnastikės (FIG) vendosi se alkooli tė konsiderohet si substancė dopante.

"Edhe sporte tė tjera ndėrkombėtare e kanė kaluar pėrdorimin e alkoolit si subsancw e ndaluara. Qitja ka qenė e para...", u shpreh njė nga pjesėmarrėsit e kėtij komisioni. Sipas tė dhėnave nė historinė e gjimnastikės botėrore kanė ekzistuar kompeticione, nė tė cilat sportistėt janė prezantuar nėn influencėn e alkoolit. Nė tė shumtėn e rasteve ata kanė ardhur nga vendet ku konsumohet alkooli si ujė; Bashkimi Sovjetik, - dhe kulmi ka qenė se ata, njė pjesė e tyre, kanė dalė nga kėto gara me medalje.
Sidoqoftw, sportistėt nuk do tė jenė kaq shumė tė persekutuar, sepse do t’i lejohet tė konsumojnė para konkursit ndonjė birrė me krikwll. Gjithashtu, nė vijim tė kėtyre masave u vendos qė “Efedrina”, tė eleminohet nga lista e substancave doping. Vendimi i marrė nga Komisioni Ekzekutiv (FIG), do tė hyjė nė fuqi nė datėn 1 janar 2004. Adoptimi i kėtyre rregullave u morr fillimisht nga Federata e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, e cila e adoptoi e para Kodin Etik, qw nė Tetor tw vitit 1996, duke precizuar faktin se, alkooli ėshtė i ndaluar, ndėrsa konsumi i saj do tė dėnohet njėsoj si pėrdorimi i drogės.

Sportistėt do fryjnė nė fjollė...

Gjimnastėt do t’i nėnshtrohen testit tė alkoolemisė nė finalen e kompeticionit, duke “u hedhur” mė pas nė short, se kush do tė jetė i pari qė do t’a provojė fjollėn. "Tė zgjedhurit" do tė jenė tė detyruar tė fryjnė nė fjolla, ose do t’i nėnshtrohen testit tė gjakut. Nė kėtė kontroll do t’i nėnshtrohen vetėm sportistėt me medalie ose finalistėt.

Alkooli, antidoti i emocioneve

Vite mė parė, nė botėn e boksit ekzistonte njė praktikė, e cila rriste agresivitetin e atyre qė hypnin nė ring. Trajnerėt i detyronin nxėnėsit e tyre qė para se tė fillonte ndeshja, tė pinin nga njė gotė pije alkoolike, pėr tė marrė kurajo!. Por me sa u duk shpejt ky refleks u abandonua pwr shkak tw ligjeve.



Flokėt e Bekhamit, subjekt tallje

Nga Edmond PRIFTI

David mund tė ngatėrrohet lehtė me njė yll rroku
Dejvid Bekham, ylli anglez i Real Madridit u vu ditėn e martė nė njė situatė tė vėshtirė para fansave tė vetw aziatikė, duke u paraqitur para tyre i pakrehur, nė stėrvitjen e kryer nė Kunming (Kinė). Incidenti u shoqėrua me komente ironike nga ana e shtypit britanik. “Edhe flokėt kanė ditėn e tyre tė keqe. Pėr shkak tė ajrit tė lagėsht, hondet e futbollistit tė famshėm u ēmendėn pwr momentin”, bėri tė ditur gazeta “The Sun”. Megjithėse flokėt e gjata i binin mbi sy, “Spajs Boi” ka bėrė njė prezantim tw shkwlqyer nė terren, - nė ndeshjen e ekipit tė parė dhe formacionit rezervė tė grupimit spanjoll. Rreth 35.000 tifozėt kinezė tė pranishėm nė tribuna duartrokitėn fatlumin Bekham, duke mos e pasur “mendjen” tek krehja e ē’orjentuar. “Krifa e Dejvidit ėshtė emancipuar!. Pas dhjetra krehjesh me forma tė ndryshme dhe lodhjes sė saj, - ajo tashmė ka kėrkuar tė drejtėn e ekzistencializmit tė lirė dhe tė pavarur”, pėrfundoi revista “Hello”.


(31 Korrik 2003)

Drejt “rrugės sė performancės” artificiale

Nėn kthetrat e dopingut

Nga Edmond PRIFTI

Lista e personave tė cilėt pėrdorin doping nė sportin botėror ka tendenca gjithmonė nė rritje. Indiferent, nė qoftė se e pėrdorėn pėr rritjen e hormoneve nė trup apo thjesht si diretik, sportistėt janė ata, tė cilėt kanė tentuar mė shumė kėtė rrugė “tė lehtė” drejt performancės.

Karl Luis shkelėn rregullat...

Rasti mė i fundit, i cili bėri madje edhe njė sėrė “dallgėsh” nė planin ndėrkombėtar tė sporteve apo media, ishte legjenda e atletizmit botėror, amerikani Karl Luis. Sipas tė dhėnave tė doktorit Ueid Eksum, (nė atė kohė kishte qenė drejtori i laboratorit tė analizave antidoping “USOC”, Komiteti Olimpik Amerikan), Luis, - sportisti i titruar me nėntė tituj nė historinė e atletikės, - “doli pozitiv para vitit 1988, ndėrsa USOC kishte fshehur provat”. Ueid Eksum, bėri tė ditur gjithashtu, se nė situata tė ngjashme kanė qenė me dhjetra sportistė amerikanė .

Armiqtė e sportit

Jetojmė nė kohėn e pilulave!. E gjithė bota drogohet, me vetėdije apo jo, duke filluar nga ata tė cilėt vuajnė nga pagjumėsia dhe deri tek personat depresivė apo femrat alergjike...Kandidatėt pėr provimet e maturės dhe shoferėt e kamionave tė tonazhit tė madh, janė tė tjera qenie sociale, tė cilėt i nėnshtrohen farmakologjisė universale. Por njė tjetėr kategori njerėzish ėshtė nė linjėn e parė tė konsumatorėve tė drogės: Sportistėt, ose “tė paktėn” ata qė dėshirojnė, - duke bėrė hile, - nė “forcimin” e makinės njerėzore, muskujve, tė cilėt tejkalojnė “parajsėn artificiale”. Dopingu ka dalė si definicion nga Kėshilli i Evropės, nė bazė tė njė konference ndėrkombėtare e cila ėshtė organizuar nė Strazburg. Shkurtimisht nė tė thuhet se : "Administrimi nga njė subjekt i shėndetshėm, nga ēdo rrugė, i njė substance tė huaj nė organizėm, ose tė njė sasie anormale tė agjentėve fiziologjikė, me qėllimin pėr tė rritur nė mėnyrė artificiale dhe nelojale, performancėn e kėtij subjekti ".
Sporti dhe prodhimet dopante mbajnė pėr njė kohė tė gjatė "marrėdhėnje" me njėra-tjetrėn, tė cilat prekin rėndė shėndetin, madje edhe jetėn e atyre tė cilėt i kanė pėrdorur. Pėr kėtė fakt tė fundit ekziston madje njė “kronologji e zezė” e viktimave, tė substancave anabolizante.
Ajo filloi me ēiklistin galez, Artur Linton (i vdekur nė 1896, pas njė konsumi "tė pakontrolluar" tė kafeinės), duke vazhduar me hedhėsin e diskut, danezin, Kaj Andersen (i shtruar nė 1973 nė njė klinikė psikiatrie, e shkaktuar nga konsumi i tepruar i prodhimeve anabolizante; U vetvra duke u hedhur nga kulla e katedrales sė Kopenhagės), dhe mė tej me peshėngritėsin belg, Serge Reding (me njė superpeshė prej 130 kilogramėsh. ‘U shua’ nga jeta si pasojė e njė sėmundje kardiake e provokuar nga konsumi i substancave dopante). Sė fundmi, subsancat anabolizante shkaktuan vdekjen e ēiklistit belg, Luc de Riick, nė vitin 1991, nė kohėn e njė injeksoni tė kryer nė kabinetin e mjekut tė tij personal.
Emra tė tjerė janė nė kėtė "listė tė zezė" janė: ēiklisti Tom Simpson, atleti Birgit Dressel dhe Florence Griffith-Joyner. Rrethi vicioz i drogave ėshtė i pėrbėrė aktualisht nga tri nivele: prodhuesit, shitėsit dhe blerėsit. Nė kategoritė e para janė kriminelėt dhe vrasėsit, ndėrsa tė gjithė...janė armiqtė e sportit.


REPORTAZH

Nga pista e Formula 1, nė Britaninė e Madhe

Silverston, kontraditė nė botėn e mirėkuptimeve


Nga Edmond PRIFTI

Pėr ēdo kontinental, Anglia ėshtė shteti i kontraditave tė mėdha. Njėherėsh qė arrin nė kėtė vend, indiferent me ēfarė rruge, ajrore apo detare, ndihesh i humbur, ndonėse ndodhesh nė udhėtimin tėnd tė 10-tė, nė kryeqytetin anglez, Londėr. Ēudia e parė qė tė vė nė vėshtirėsi ėshtė qarkullimi i makinave nė anėn e majtė. Nė qoftė se do tė ndodhesh nė situatėn e marrjes sė njė makine me qira (Rent a Car), qė nė momentet e para do tė reklamosh mungesėn e timonit nė vendin e vet!. Do tė kujtohesh menjėherė se “pajisja” ndodhet nė anėn e kundėrt, dhe jo vetėm kjo, por edhe kur ti nget nga e djathta tė duket sikur tė tjerėt ecin nė kundravajtje, por je ti ai person!. Kjo ėshtė...Anglia, udhėtimi, mė pranė aventurės.

Nė kėto rrethana u morr edhe udhėtimi ynė pėr nė Silverstone aty, ku zhvillohet rregullisht Gara e Madhe e Formula 1.
Pista angleze ndodhet diku nė mes tė natyrės, nė njė vend ku ndihet nevoja e njė imagjinate tė tepruar pėr t’a gjetur pistėn F1. Jo shumė kohė mė parė leja pėr kėtė rrugė, nuk ishte shumė e pėrshtatshme, pėr shkak tė rrugės sė ngushtė dhe tė asfaltuar keqazi, qė nė njė farė mėnyre apo njė tjetėr, ne shqiptarėt kemi filluar tė krenohemi...Megjithėse sot, infrastruktura ka ndryshuar disi, ndėrsa ngelet e njėjtė gjendja e prarkingjeve, tė cilat nuk janė rregulluar aspak. Indiferent nga stinėt nė tė cilėt do tė ndodheni, shiu nė kėtė zonė ėshtė nė “rend tė ditės”. Pėr kėtė arsye ėshtė e kėshillueshme tė jeni tė veshur me ēizme kauēuku, nė qoftė se nuk doni tė pėrfundoni pjesėn tjetėr tė rrugės kėmbėzbathur.
Ėshtė krejt e pabesueshme se si Anglia, shteti i Formula 1 nuk ka prezantuar njė pistė tė denjė pėr kėtė disiplinė sportive. Ndėrkohė qė Formula 1 ka evoluar nė mėnyrė spektakolare, nė dy dekadat e fundit, pistat angleze kanė ngelur tė njėjta qė nga fillimet e kėtij sporti. Po kėshtu, edhe traseja e “British Grand Prix” nuk ėshtė menaxhuar aspak nga ana e normave tė sigurisė. Vite mė parė nė kėtė trase ndodhi njė aksident relativisht i rėndė nė botėn e F1, ku Majkėll Shumaker u dėmtua, duke pėsuar njė fakturė serioze nė kėmbėn e djathtė. Me dhjetra janė historitė nė kėtė spektėr...Megjithė kėto aksidente, askush nuk mund tė kundėrshtojė supremacinė e Britanisė sė Madhe nė “lėndėn” e Formula 1 nė veēanti, dhe tė sporteve me motor, nė pėrgjithėsi. Nė kėtė shtet ekzistojnė mė shumė se 800 klube, tė cilat organizojnė ēdo vit mė shumė se 5.000 kompeticione nė 22 disiplina tė kėtij sporti. Midis 100.000 praktikanėve, 30.000 prej tyre zotėrojnė liēencėn e pilotit. Performanca e kėtyre tė fundit mediatizohet nga 60 publikime kotidiane, fakt, i cili prezanton njė tjetėr rekord nė kėtė sport.
Ndonėse zhvillohen tėrė kėto aktivitete dhe ekzistojnė me mijra sportistė tė angazhuar, shteti anglez nuk subvencionon asnjė stėrlinė nė sportet motorike, ndėrsa ndodh e kundėrta, ku nė tėrė kėto aktivitete janė tė siguruar dhe punojnė, mbi 100.000 vetė. Pjesa mė e madhe e ekipeve tė Formula 1 kanė selinė e tyre nė Angli. Teknologjia e “modės sė fundit” (high-tech) e investuar nė industrinė e makinave kap njė shifėr prej rreth 4.6 miliardė stėrlinash. Sponsorizimet e ekipeve tė Formula 1, tė ndodhura me seli nė Angli, i sjellin kėtij shteti njė pėrfitim prej 200.000.000 stėrlinash. Sado kurioze qė duket, motorėt Mercedes, - tė cilat janė pjesė e makinave McLaren, - fabrikohen nė Britaninė e Madhe, ashtu si edhe sistemi bjellė- manivelė i makinave “Chevrolet”, – ndėrsa pjesa tjetėr prodhohet nė Indianapolis apo Kart, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Pjesa mė e madhe e firmave prodhuese tė automobilave nė kėtė shtet, kanė nė zotėrim kompartimente (tė ndara) tė veēanta, tė cilat merren me garat sportive. Rreth 70 % tė fitoreve tė Formula 1 nė 10 vitet e fundit i detyrohen makinave tė projektuara nė Angli.
E megjithėse “personazhet kyēe” tė ndodhura nė krye tė automobilizmit botėror, - respektiv Berni Ekleston dhe Maks Moslei, tė dy britanikė, - kanė kritikuar nė mėnyrė tė vazhdueshme pistėn e Silverstonit, ajo, megjithėse mbetet ende nėn stadin e zhvillimit dhe standartin aktual tė Formula 1,- do tė vazhdojė eskluzivitetin e F1, edhe pėr shumė vite tė tjera...


30 korrik 2003


Djali i presidentit tė Libisė, Saadi el Gaddafi, drejt rrugės sė futbollit. Miliona dollarė shpenzime nė kantonamentet e ėndrrave italiane

Gaddafi, lojtari me ushtri


Nga Edmond Prifti

Makinė luksi e blinduar. Helikopter tek shkallėt. Badigardė. Zotėron rreth 11 dhoma nė hotelin mė tė shtrenjtė tė qytetit tė Peruxhias. Duket se edhe ekstravaganca e shfrenuar e Dejvid Bekhamit, ėshtė tepėr “fėminore”, para pėrballjes me djalin e diktatorit libian.


Emri i tij ėshtė Saadi. Saadi el Gaddafi. Nuk ėshtė askush tjetėr, veēse, njė prej liderave botėrorė, presidentit tė Libisė, Muammar el Gaddafi. Pas tė ardhurave tė shumta, tė pėrfituara nga futbolli libian, Saadi vendosi se dėshironte mė shumė nga kjo jetė. Arriti tė gjente njė klub italian, i cili e legjitimoi, ndonėse tepėr vonė, nė moshėn 30 vjeēare, - njė moshė tepėr e plakur pėr fillimet e njė sporti performant. Ai, i cili i kuptoi njėherėsh momentet e avantazhit nė marketing, duke sjellė njė sportist “tė vogėl”, me emėr tė madh, ishte Luēiano Gauēi, presidenti i klubit italian tė futbollit, Peruxhia. Gauēi e pranoi krahėhapur, duke i dhėnė numrin 19 dhe njė rrogė prej 300.000 euro, ndonėse, ai nuk kishte ardhur nė Itali pėr njė jetė materiale mė tė mirė. Xhesti pėr t’i dhuruar tė ardhurat e tija mujore, njė organizate bamirėse, nuk ishte veēse njė dėshmi, se eurot e dhėna nga presidenti i klubit nuk janė asgjė, - veēse disa “thėrrime” tė vogla pėr tė.

Njė libian nė Itali

Nonėse nuk di asnjė fjalė italisht, Saadi nuk po rri me duar nė xhepa, apo me veshėt e mbyllur...Ai ka vendosur tė mėsojė gjuhėn e shtetit ku do tė kalojė dy vitet e jetės. Pėr kėtė qėllim, ai ka “pėrvetėsuar” tashmė njė rektor nga Universiteti i Peruxhias. Deri atėherė, madje edhe nė stėrvitje, ai ėshtė gjithmonė i shoqėruar nga pėrkthyesi, i cili thėrret qė nga jashtė fushės nė arabisht, gjithēka qė thotė trajneri Kosmi. Saadi hyn nė fushėn e lojės me atlete speciale, tė porositura, tė punuara me argjend. E ndėrsa i ka tė gjitha kėto kushte, ai i lė tė gjitha nazet pėr nė shtėpi, ndėrsa nė ekip nuk harron se ėshtė njė futbollsit, madje tepėr i talentuar. Nė kantonamentin e fundit pati rastin t’i kishte tė gjitha kushtet qė gėzonin kolegėt e tij, duke arritur madje tė shėnojė edhe dy gola.

"Nuk ankohet...Nga paret nuk qahet!"

Njė proverb, i cili nuk ėshtė i huaj pėr tė birin e njė kryetari shteti. Saadi sė shpejti pret t’i vijė njė makinė e tipit “Lamborgini Diablo” e blinduar tėrėsisht, me porosi speciale, - njė prototip i vėrtetė. Deri atėherė,... ai ndihet i kėnaqur me njė limuzinė Mercedes, pėr tė cilėn ka punėsuar dy shoferė. Tė 11 dhomat e marra me qira tė hotelit mė tė madh tė Peruxhias, nuk krahasohen as me ato tė kėshtjellės sė tij nė Libi. Pavarsisht nga kushtet nė tė cilat jeton ai, Saadi kėrkon njė vilė tė madhe, pasi nė fund tė kėsaj jave pret t’i vijė nė qytetin e Peruxhias, gruaja sė bashku me fėmijėn e tij. Deri tani, ka refuzuar “Vilėn Menji”, - vilė, e cila ka qenė shenjestra e njė rrėmbimi tė famshėm nė vitin 1991. Por nuk janė vetėm kėto... Njė helikopter pret ēdo moment urdhėrat e tij, nga aeroporti “Sant' Egidio”. Ndonėse udhėton me makinė, helikopteri e ndjek atė gjatė gjithė kohės. Njė ushtri me badigardė e ndjek atė nga toka nė ēdo lėvizje, pasi ata janė gjithashtu edhe “banorėt” e 11 dhomave tė pėrmendura mė sipėr.

Pregatitje si nė ėndėrr

E megjithėse jeton midis “syrit tė djallit” dhe njerėzimit, paratė duket se i kanė sjellė atij edhe gjėra mjaft tė mira. Nė vitin 1999, Saadi ia lejonte vetes tė numėronte njė trajner luksi: Diego Armando Maradonėn, - duke e paguar atė me pesė milionė dollarė. Nė tė njėjtin vit, pėr pregatitjen fizike, ai thirri atletin Ben Xhonson, - kampionin olimpik tė 100 metrave tė Seulit, nė vitin 1988, i skualifikuar pėr doping.
[PAGE 1]
[TOP]
[TOP]
[TOP]
[TOP]
[TOP]
[TOP]
[TOP]
[TOP]