Faqja kryesore

Besimi
Cfare besojme ne?
Bibla
Jezusi Krishti
Jezusi dhe Bibla
Plani i shpetimit
Triniteti
Pergjigje dhe argumente
(Nga J. McDowell .pdf)


Argetim
Grupet kristiane ne web

Materiale leximi
Lexoje Biblen online
Shkarkoje Biblen
download 3.2MB (.chm)
4 ligjet shpirterore


Libri i vizitave
Lini shenimin tuaj
Lexoni shenimet e lena


Nje pjese e materialeve jane marre nga libri "Pyetje dhe argumente", shkruar nga Josh McDowell.Ju mund ta shkarkoni kete liber ne kompjuterin tuaj duke klikuar ketu me butonin e djathte te mouse-it dhe duke zgjedhur opcionin "save target as...".


Jezuz Krishti


Si e dini se Jezusi ka ekzistuar ? Akoma sot ka shume njerez qe pretendojne se Jezusi nuk ka ekzistuar kurre ndonjehere dhe se ai ishte vetem nje person mitik.

Bertrand Russell-i [ Bertrand Russell (1872-1970), filozof anglez ateist, matematikan dhe shkrimtar,] thote: Mund te them se ndokush nuk eshte i interesuar per problemin historik. Historikisht eshte krejt e dyshimte nese Krishti ekzistoi, por edhe nese jetoi, ne nuk dime asgje per te. Prandaj une nuk kam perse te jem i interesuar per problemin historik, i cili eshte dhe nje problem shume i veshtire. Une interesohem per Krishtin ashtu sic ai na shfaqet ne Ungjill (Why I am not a Christian, f. 11, shenimi 8)

Sigurisht se ata qe bejne te tilla akuza nuk jane historiane, por, ne menyre krejt te habitshme, injorues te fakteve.Dhiata e Re permban njezet e shtate dokumente te vecanta qe u shkruan ne shekullin e pare pas Krishtit. Keto shkrime permbajne historine e jetes se Jezusit dhe fillimin e Kishes se krishtere qe rreth vitit 4 para Krishtit deri ne dekaden e viteve nentedhjete pas Krishtit.

Faktet u regjistruan nga deshmitaret qe dhane deshmi te drejtperdrejta per ate qe ata kishin pare e degjuar. Ate qe ishte nga fillimi, ate qe degjuam, ate qe pame me syte tane, ate qe veshtruam dhe qe duart tona preken lidhur ne Fjalen e jetes. (1 Gjoni 1:1) Per me teper, ekzistenca e Jezusit eshte regjistruar nga historiani cifut Flavi Josef, qe lindi ne vitin 37 pas Krishtit. Rreth asaj kohe kishte nje njeri te quajtur Jezusi: ishte nje burre i mencur, nese na lejohej ta quanim njeri, sepse ai ishte autor i veprave te cuditshme, mesues per te tille burra qe e pranojne te verteten me kenaqesi. Ai terhoqi rreth vetes kaq shume cifute dhe pagane.

Mos ishte Mesia ai? Edhe kur Pilati, me keshillen e njerezve kryesore midis nesh, e denoi me kryqezim, ata qe e deshen ne fillim nuk e braktisen, sepse ai iu shfaq atyre i gjalle diten e trete, ashtu sikurse profetet hyjnore e paten parathene bashke me dhjete mije gjera te tjera te cuditshme per te; edhe soji i te krishtereve, te quajtur keshtu prej tij, nuk u shua deri ne diten e sotme. (Antikitetet, XVIII, III). Sidoqe ky pasazh ishte kundershtuar per shkak te referimit te Jezusit si Krisht dhe si i ngjallur nga vdekja, fakti i ekzistences se tij nuk vihet ne dyshim.
Kornel Taciti (112 pas Krishtit) nje historian romak, duke shkruar per mbreterimin e Neronit, permend Jezu Krishtin dhe ekzistencen e te krishtereve ne Rome (Analet, XV, 44). Taciti, te Historite e tij i referohet krishterimit, kur aludon per djegien e tempullit te Jeruzalemit ne vitin 70 pas Krishtit. Kjo ishte ruajtur nga Sulpici Sever (Kronikat 30:6) Por ka edhe referime te tjera per Jezusin dhe pasuesit e tij, si ato te bera nga historiant romak Seutoni (v. 120 pas Krishtit) te Jeta e Klaudit (V. 112 pas Krishtit) ne Letrat e Tij, X, 96.

Deshmia e krishtere dhe jo te krishtere eshte me se e mjaftueshme per ta lene menjane idene se Jezusi nuk ekzistoi kurre. Ne driten e deshmive, eshte e pakuptimte te mbrosh nje ide te tille. Ne dime me shume per jeten e Jezusit se sa thuajse per cdo figure tjeter te botes se lashte. Lindja, jeta dhe vdekja e tij na jane zbuluar me shume me teper hollesi se shumica e figurave te vjetra, ekzistenca e te cilave pranohet pa u diskutuar nga historianet.

Pas shqyrtimit te deshmive per jeten e Krishtit nga burimet bashke- kohore, vec Dhiates se Re, Rodrik Dankerli arriti ne perfundimin se ne asnje prej ketyre deshmive rreth ekzistences se Krishtit nuk gjendet as edhe me i vogli aludim apo mendim se ai nuk paskesh qene nje person i vertete dhe historik. Natyrisht eshte arsyetuar e une mendoj me shume vertetesi se teorite e fillimeve mitike te krishterimit jane hipoteza spekulative moderne te motivuara nga paragjykimi i paarsyeshem dhe mospelqimi. Kurre ndonjehere dikujt nuk do t i shkonte ne mendje thote Merezhovskij te pyeste nese kishte jetuar Jezusi, nese me pare, mendja e tij te mos ishte erresuar nga deshira qe ai te mos kishte jetuar . (Roderik Dunkerli; Beyond the Gospels f. 29 30).

Pretendonte Jezusi te ishte Zot? Nese ishte, perse duhet ta besoj?

(Vazhdon me tej. Kliko ketu per ta lexuar pjesen tjeter.)


Faqja 1 , 2.




Te ndryshme

Shtypi shqiptar ne web
Fjalor ne 57 gjuhe !
Dergo SMS falas
Parashikimi i motit ne Tirane (CNN)

Adresa kristiane

Crosswalk
Crossdaily
Our daily bread
Greatcom
Html Bible
TVU live
Zpoc ( mp3 kristiane falas)
Instituti Jeta e Re