Si u caktuan kufijte e Shqiperise

Si u caktuan kufijte e Shqiperise


Eduard Grei,ministri I jashtem I mbreterise Britnike dhe kryetar i Konferences se Ambasadoreve se Fuqive te Medha per Ballkanin takimi e perfaqesuesit Shqiptar ne Londer Mehmet Konicen.Mbi tryezen e tij qe shtrirej harta e madhe e Ballkanit dhe ministri e dinte fare mire qe Shqiperija e dobet ishte e humbura me e madhe.Kishte pak vulllnet per te biseduar me nje shqiptar edhe pse ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristrokate te vjeter qe kishin ruajtur gjithmone lidhje me orientin e larget .Me fytyre nga dritarja ,Gray nuk denjoi te kthehej kur ambasadori shqiptar hyri ne salle I kerkoi atij vetem te fliste ,duke ndenjur gjithmone me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rruge.Nje njohes I vjeter I Londres dhe mik I disa lordeve me te fuqishem ne vend ,Konica,nuk perendi asgje per kufinjte.

Me nje ze te shtuar I tregoi ministrit qe qendronte me kurriz se ne Shqiperi ishte zbular je miniere e pasur me flori dhe se Qeverija shqiptare e Ismail Qemalit kerkonte qe mbreterija Britanike te merrte koncesionin e saj .Gray u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te ukeshin sebashku ne tavoline .Nje minute me vone me po aq elegance Mehmet Konica I shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vertete ,porse ai kishte dashur te shihte se si do te ndryshonin interesat e Britanise ne nje rast te tille .Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden midis tyre,por nje gje eshte e qarte ,Gray I ka pranuar Konices se Shqiperija do te dilte me e humbura ne kete histori se kjo ishte nje ceshtje interesash.Interesa nga ato qe percaktonin politiken afatgjate te fuqive te medha dhe ballancat midis tyre.Ne fakt ata biseduan gjate dhe Mehmet Konica ,vellai I Faik Konices nuk foli me kurre per kete bisede .

Ai e permendi vite me vone me 1949,ne Firence,ndersa kishte filluar ti diktonte kujtimet e tij nje gazetari italian.Vdekja ia la kujtimin pergjysem dhe libri nuk u botua kurre. Familja e tij morri nje kopje per kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri ku edhe ndodhen edhe trashigimtaret e tij.Mehmet Knica ishte me padyshim nje nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve .Ai e ndoqi ate neper disa etapa.Qe nga viti 1913 deri me 1923 kur mese fundi nje delegacion ndekomtar I kryesuar nga nje gjeneral italian vendosi ne Shqiperine e jugut guret qe caktonin kufinjte Shqiptaro-Greke.Gjenerali quhej Telini dhe ai kurre nuk u kthye ne Itali,e vrane bandat Greke ne afersi te Delvines dhe trupi I tij ,I percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emer te Qeverise Shqiptare u dergua ne Rome me te gjitha nderimet ushtarake.Bashke me te morri fund edhe aventura e gjate e kufijve.Nje aventure e cila ka sunduar vazhdimisht gjate ketij shekulli mosmarrveshjet ne kete ane te Ballkanit.

KONFERENCA E AMBASADOREVE ,1913…

Kufinjte e Ballkanit ruajten pothuajse gjate ketij shekulli trajten qe ju dha atyre konferenca e Ambasadoreve ne 1912-1913,ne Londer.Ne te gjitha ndermarrjet per ndryshimin e kufijve Ballkanik,ajo e Londres mbetet padyshim me decizivia.Ne te vertete eshte e veshtire te flitet per konferencen e Londres pa folur me pare per kontekstin ne te cilin zvillohej ajo.Me 1912 ,Perendorija Turke thuajse I kishte humbur te gjitha zonat e saj Europiane .Me perjashtim te Shqiperise ajo ruante ende sundimin ne disa territore Greke ,mbi Selanik ,te cilat I siguronin nje lidhje tokesore me zonat e saj ne Shqiperi.Por nese ekzistenca e metejshme e Turqise ishte vetem qeshtje kohe ,ndarja e ketyre territoreve nga fuqite e reja Ballkanike :Greqija ,Bullgarija ,Serbija dhe Mali I zi,rreflektonin ne ate kohe interresat e fuqive te medha. Interesa qe beheshin edhe me te mprehta ne prag te luftes se re boterore qe pritej te shperthente .

Vrulli i shteteve te reja me orientim kryesisht pro rus ,ishte ndaluar vetem nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te perandorise Gjermane qe nuk ishte dakord me me nje zgjerim te metejshem te Sllaveve ne Ballkan dhe pikerisht ketij objektivi austro-hungares ja dedikon ezistencen shtei i ri shqipetar ,i cili pritej te shpallte panvarsine ne 1912 .Vendosmeria e Austro-Hungarise dhe aleateve te saj krijoi kushtet per nje panvarsi te mundeshme Shqiptare . Nuk eshte aspak e rastit qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlores mori fillimisht bekimin dhe ndihmen e Qeverise Romune dhe me pas te asaj te Vjenes .Takimi i tij me Ministrin e jashtem Bertohol ,qe akti i fundit qe sanksioni panvarsine e Shqiperise . Por ndersa Ismail Qemali levizte me veshtiresi drej Durresit ,fuqite balkanike i shpallen lufte Turqise .

Ne me pak nje muaj trupat e tyre korren nje fitore te ndjeshme dhe i larguan forcat e Sulltanit nga ballkani verior .Ato pushtuan pothuaj te gjithe terrtoret Shqiptare ,duke lene nje trekedesh Vlore-Lushnje-Berat nen juridicionin e shtetit te ri Shqiptar .Me hartat e reja dhe me fuqite ushtarake edhe me pretendimet e tyre historke dhe ekonomike ,fuqite e balkanit zbarkuan ne Londer ne 1912 ,ku qe mbledh Konferenca e Ambasadoreve te fuqive te medha per caktimn e kufijve te balkanit .

Delgacioni Shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer .Ismail Qemali Isa Boletini. Luigj Gurakuqi dhe te tjere arriten te kalojne blokaden detare Greke vetem fale kembenguljes se Dukes se Orelanit ,i cili i mori ne jahtin e tij.me tu vendosur ne Hotel York ,Mehmet Konica ambasadori Shqiptar ne Londer i informoi per konferencen dhe zhvillimet e saj .

Ai i tregoi se gjithe vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoin te pergatisnin projektin shqiptar brenda .Me 15 Janar 1915 mbi tryezen e Eduart Greit. Kryetarit te Konferences qen vendosur pese projektet mbi kufijte ne ballkan Dy projekte baze , ai Rus dhe ai Austro-Hungarez dhe tre ndihmes .Projekti Shqiptar , Serbo-Malazez dhe projekti grek.

Konferences se ambasadoreve ju deshen me shume se tete muaj diskutime per te vendosur per projektet dhe per te bere rregullimet e nevojshme .Veshtiresia qendronte se projektet baze qendronin shume larg njeri tjetrit dhe kompromisi ishte mjaft i veshtire. Ambsadori rus paraqiti nje harte te madhe ushtarake ,ne te cilen kufijte e Shqiperise percaktoheshin ne nje hapsire midis lumenjve Mat dhe Vjose,duke i lene nje dalje ne det ne Shengjin ose ne Durres Serbeve.

Shkodra dhe rrethi i saj i jipeshin Malit te Zi,Dibra dhe nje pjese e Shqiperise se Jugut ,perfshi Pogradecin dhe Ohrin ,Serbise,ndersa Korca ,Gjirokastra,Delvina Greqise.Mbi te gjitha ,projekti parashikonte qe Shqiperija te mos ishte nje vend i pavarur por nje province aotonome nen kujdesin e Turqise.

Projekti Austro-hungares ishte krejt i ndryshem .Ai linte jashte Shqiperise vetem tokat qe i kishin kaluar Malit te Zi ne kongresin e Berlinit ne 1878,por perfshinte brenda kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosoves ,Ohrin ,rrethinat e Shkupit,Manastirin, Janinen,Camerine derin ne Preveze.Projekti I Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve ne ato vende qe banoheshin nga kombesi te ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e nje shtrierje te sllaveve drejt Adriatikut.Ky projekt vec Gjermanise u mbeshtet edhe nga Italia.

Projektet ndihmese qe shqyrtuan qene derivate te prjekteve baze.Serbet pretendonin gjithe tokat qe mbanin nderkohe te pushtuara perfshi edhe Durresin .Ato argumentonin se ne keto vende qene ngritur kisha te vjetra Serbe dhe se banoret myslimane te tyre qene turq te shqiptarizuar .Mali i Zi pretendonte Shkodren dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike per ekzistencen e mbreterise se vogel Ballkanike .Sipas projektit te tyre , Shqiperija mund te shtrihej nga Vlora deri ne Tirane duke lene jashte Durresin dhe gjithe vijen detare deri atje .

Projekti Grek ishte me i sofistikuar.Vec argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike.Sipas planit te tyre Thesalija, Janina,Camerija duhej ti bashkangjiteshin Greqise si toka te qyteterimit te vjeter Grek.Por delgacioni shtonte se brenda Greqise duhet te perfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra ,pasi llogjikisht keto zona ishin te lidhura ekonomikisht me Janinen dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre .

Po keshtu ,keto mund te sherbenin edhe si mburoja te du zonave te para ne rast te nje sulmi nga shqiptaret .I njejti pretendim edhe ne jug-lindje,ku kerkohej Korca,si vijim llogjik i fellerines.Projekti I fundit ishte ai shqiptar i pergatitur me ngut nga delegacioni ,por qe kerkonte te hidhte poshte argumentet e fqinjeve.Ideja e tij ishte ndarja e kufijve ne baze te kombesive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografik dhe ekonomik .

Delegacioni Shqiptar hidhte poshte pretendimet se te krishteret e jugut ishin greke dhe shtonte se po te zbatohej varianti Rus Shqiperija mbatej e cunguar dhe pa asnje burim ekonomik .Vendimi u mor me 25 janar ,Shkodra,Durresi ,Tirana dhe nje pjese e Dibres dhe Miredita ju morren Serbeve dhe Malazezeve,por atyre ju la krahina e Kosoves deri ne Gjakove ,nje pjese e madhe e Dibres sebashku me qytetin me te njejtin emer,Ohri,Struga ,Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjesht nga shqiptare ose ku shqiptaret ishin maxhorance dominuese. 

Greket u detyruan te heqin dore nga pretendimet dhe tokat e pushtuara ne Korce, Gjirokaster ,Delvine ,Himare ,Llogara ,Permet por arriten qytetet shqiptare te Janines, Follorines si dhe krahinen shqiptare te Camerise .

Zona e diskutueshme mbeti vetem Pindi fatin e te cilit do ta vendoste ne vend komisioni nderkombetar per ndarjen e kufijve .U caktuan dy komisione qe do te benin caktimin fizik te kufijve ne vend ,nje ne veri i kryesuar mga gjenerali rus Potapov dhe nje ne jug i kryesuar nga nje ushtark i larte Austro-Hungarez,ose ne rast te kundert Italian.

Komisionet do te fillonin pune me njehere dhe pjeset e pushtuara duhet te viheshin ne juridiksioni e tyre.Konferenca vendosi qe Shqiperija te ishte principate dhe princi i saj te ishte gjermani Vilhelm Vit .Per organizimin e ushtrise dhe policise do te dergohej nje force nderkombetare e drjetuar nga oficere Hollandeze.

Vendimi u prit me dhimbje nga delegacioni shqiptar ,gje qe u reflektua kudo.Vete Gray priti ne nje takim Isa Boletinin ,qe shtypi ditor i Londres e kishte konsideruar si Robin Hudi shqiptar dhe i kishte kushtuar mjaft komente .Me pamje te rende Isa Boletini deklaroi ministrit qe kerkoi te bente shaka duke i thene se do te nderhynte qe vendelindja e tij te perfshihej ne Shqiperi,se kishte ardhur per te gjithe Shqiperine dhe jo per qytetin e tij.

Problemet nuk qene vtem keto,mjaft persona me pushtet ne Shqiperi u ngriten kunder vendimit te konferences se ambasadoreve duke pretenduar se tokat shqiptare qene Greke ose Serbe.Bajraktaret e Miredites nuk pranuan te bashkohen me Shqiperine duke pretenduar se jane me mire me Serbet.

Ne jug ,familjet Cakrani filloi nje kryengrietje kunder qeverise se Vlores duke pretenduar se jane Greke.Fuqia e tyre u shkaterrua nga forcat e Sali Vranishtit dhe beu i Cakranit u kap rob dhe u pushkatua.Komsioni nderkombetar i kufijve nuk i mbaroi dot caktimet e kufijve te Shqiperise.Trazirat e brendshme u pasuan nga lufta e pare boterore dhe piramidat e kufijve Shqiptare u vendos te caktohen me vone.

Konferenca e e Paqes , Paris1921 

Europa e re qe doli nga lufta e pare boterore kerkonte edhe nje rishikim te ri te kufijve te saj.Balkani ishte padyshim i pari ne kontekstin e ri .Austro-Hungaria dhe Gjermania dy vendet qe kishin ndihmuar Shqiperine ne Konferencen e Londres kishin dale te humbura dhe nuk egsitonin me si perandori te fuqishme .

Ne skenen boterore kishte dale SHBA fuqia e re qe kishte qene vendimtare ne fitimin e luftes nga aleatet.Pikerisht tek kjo u mbeshteten shppresat e shqiperise per garantimin e kufijve te saj jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur nje sere pretendimesh dhe nuk ishte cudi qe kufijte e 1913 te rrudheshin edhe me shume .

Aq me teper se italia kishte pushtuar vloren dhe rrethinat e saj dhe ishte e bindur per te mos i leshuar ato .Delgaconi Amerikan kishte marre persiper mbrojtjen e Shqiperise.Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shume i qarte .Per te pasur nje tablo te plote delegacioni i kryesuar nga presidenti Wilson ngarkoi konsullin e SHBA ne Torino zotin Josef Haven te bente nje vizite ne Shqiperi. Me letren e rrekomandimit ne xhep dhe me nje mandat te Konverences se Paqes Haven zbriti ne Vlore ne 1919.

Qeveria e Tiranes kishte caktuar per ta shoqeruar Tefik Mborjen sekretar I pergjitheshem I kryeministrise dhe ish ambasador I shqiperise ne Rome.Mborja I cili kishte miqesi edhe me pare me Havenin ,kreu pune te mrekullueshme .Me te mberritur ne Vlore, Haven hodhi poshte ftesen e gjeneral Piacentit ,komandantit italian te qytetit per te qendruar tek ai .

U vendos ne shtepine e patriotit Qazim Kokoshi dhe me pas ne shtepine e poetit Ali Asllani .Ai ra ne kontakt me parine e qytetit ,e cila e bindi se nese Italia nuk terhiqej me nga Vlora problemi do te shkonte deri ne perleshje te armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate .Ne italisht dhe ne anglisht ,ata i ofruan atij nje tablo te panjohur por mjaft denjitoze te vendit te tyre .Ai u befasua sidomos kur nje delgacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht se ato do te luftonin bashke me burrat nese behej fjala per te cliruar Vloren .

Konsulli qe u nis nga vlora ne Tepelene ,ku me te mberritur filloi nje demostrate e madhe pro SHBA,te cilen ushtria italiane qe mbante qytetin nuk mund ta ndalonte .Haven thote se ai nuk kishte pare aq shume flamuj te Shba te valeviteshihn me aq intuziazem.Nga tepelena kaloi ne Gjirokaster ,ku kryetari i Bashkise Javer Hurshiti bashke me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon i bene nje pritje madheshtore .Ai ishte ne shtepine e kryetarit te bashkise kur e lajmeruan se jashte ishte mbledhur i gjithe populli I qytetit per ta pershendetur.Nje delegacion I perbere nga ish emigrante ne SHBA erdhi per ta per ta pershendetur ne Anglisht dhe i dhuruan mjaft dhurata .Ai nuk kishte mbaruar akoma me ata kur nje tjeter delegacion i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kerkoi nje takim dhe deklaroi qe Gjirokastra eshte toke greke dhe se deshira e popullit te saj eshte per nje bashkim te shpejte me Athinen. Kjo dergate provokoi merine e popullit te mbledhur perpara shtepise se kryetarit te bashkise dhe konsulli u be deshmitar i nje merie kolektive qe desh te perfundoje ne vrasjen e delegateve pro greke .Ne Permet,Leskovik,dhe kolonje konsulli Amerikan u prit me nderime dhe me kerkesen qe keto qytete te mbeteshenin nen kontrollin e qeverise se tiranes .Problemi me I madh qe ne Korce ku dhespoti jakov I beri thirrje te gjithe te krishterev te demostrojne per nj bashkim me greqine .Por Haveni u vendos

Ne shtepine e nje misioneri amerikan te quajtur Kenedi qe e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi ate se korca eshte shqiptare dhe kete ja konfirmoi dhe komndanti i trupave franceze te qytetit .Nje konformim me te zjarrte mori dhe nga komandanti i trupave franceze ne Pogradec ,majori Mortier. Francezi i tha se e gjithe popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret ishin nje popullsi e mrekullueshme ,aq sa atij i vinte keq qe nuk ishte shqiptar.Pas nje vizite te sukseseshme ne Vuno dhe Delvine ,ku u prit nga Leonidha Frasheri ,Jozef Haven perpiloi pjesen pjesen e pare te raportit,ate per kufinjte e jugut .materiali u dergua me urgjnce ne Ambasaden Amerikane ne Rome dhe qe ketej ,brenda javes u vendos ne tavolinen e punes te Wilsonit ne Versaje. Haven e vazhdoi viziten e tij ne Durres, Tirane,Shkoder dhe Kruje ku gjeti po ate entuiziazem .Ai shoqerohej kudo nga Tefik Mbroja qe duket se luajti te rendesishem raporti perfundimtar u hartua nje muaj me pas dhe qe vendimtar ne qendrimin amerikan .Wilsoni nuk pranoi asnje korrigjim ne kurriz te kufinjve te shqiperise dhe u ngarkua Lidhja ndekombetare te percaktonte kufinjte fizike te saj .tre muaj me vone. Qeveria e Athines i praqiti Uashingtonit nje note proteste ,ku shenonte se Haveni ishte nje njeri i blere nga Shqiptaret.

PERCAKTIMI I KUFINJVE 

Komisioni i Lidhjes se kombeve qe do te percaktonte ne vend kufinjte e Shqiperise mberriti ne Tirane ne nje moment te trazuar .me 7 dhjetor 1921,pikerisht diten kur ishte bere nje grusht shteti dhe qe vendosur Qeveria e Hasan Prishtines por ata nuk morn vesh asgje .Hasan Prishtina dha doreheqjen pas 24 oresh dhe u zevendesua nga kabineti I Xhaferr Ypit. Komisioni udhetoi per ne Shkoder .Ky ishte komisioni qe do te caktonte kufinjte e veriut dhe u detyrua me nderprerje per me shume se nje vit .ai kryesohej nga nje kolonel francez dhe nje major Hollandez .

Nje vit e gjysem me pas me 1923 mberriti komisioni qe do te caktonte kufinjte e Shqiperise se jugut .Ai kryesohej nga nga Gjenerali Telini ,nje oficer i Mbreterise Italiane dhe nje major Britanik Edhe kesaj here delegacioni shoqerohej nga Bajram Fevzi ,i cili ishte ne kete kohe Shef i Shtabit te Pergjithshem dhe deputet i Kolonjes. 

Komisioni punoi per gati tete muaj dhe ai kishte udhezim qe te vendoste me inisiative vijen e kufirit ne ato fshatra qe duhej te ndaheshin me dysh.Per te mos rene pre e prtendimeve komisioni kreu nje test te thjeshte .Ata mbushnin nje grusht me monedha dhe ja hidhnin femijeve te fshatit .Femijet fillonin te shanin ne gjuhen e tyre te perditeshme , e cila ne masen me te madhe ishte shqipja .keshtu ,mjaft fshatra kufitare ju bashkuan Shqiperise. 

Me sa duket kjo provokoi merine e Grekeve qe vec ankimeve sulmuan disa here edhe komisionin dhe xhandaret qe e shoqeronin .Ne nje nga keto prita ,Gjeneral Telini u godit ne koke dhe vdiq ne vend .Vrasja e tij shkaktoi incidente te renda midis Italise dhe Greqise .Flota italiane bombardoi korfuzin .Ajo u largua prej andej vetem mbas bisedimeve ne Paris ,te cilat I jepnin dore te lire Italise ne Greqi .

Shqyrtimi i kufinjve te metejshem te Shqiperise se jugut mbeti pezull ,derisa u caktua ne bisedime Shqiptaro-Greke me 1927. Trupi i gjeneral Telinit u dergua ne Tirane ku ju bene te gjithe nderimet ushtarake.prej ketej u nis ne Itaki.Fati e solli qe ne emer te Qeverise se Tiranes ai u percoll nga Mehmet Konica ,njeriu i pare qe kishte luftuar per kufinjte e Shqiperise dhe qe tani ,po e mbyllte kapitullin e tyre duke I bere nderimet e fundit njeres prej mijera viktimave te ketij konflikti.

1

1