shko ne faqen kryesore Voto te lutem per kte site.

 

Ismail Kadare

'Dimri'  'E hidhur vjeshte e ketij vit'
'Dite vjeshte'  'Edhe kur kujtesa'  'Ikja e Moisi Golemit'
'Kercenim'  'Koha e pamjaftueshme'  'Kristal'
'Laookonti'  'Mall'  'Malli i Shqiperise'  'Ne leksion'
'Ne parkun qe mbuluan fletet'  'Pa ty'  'Ti dhe Hena'
'Une pashe lulet e para'  'Vallja shqiptare'  'Varri'

Dimri


Dhe vjeshta i shkoi "fletet e saj"
i vertit era,i perpjek
dimri si perandor kinez
ngjyren e verdhe kudo e ndjek.
Dhe keto re qe tani vijne
ndryshe nga rete e gjertanishme
te shkreta jane pa vetetima
porsi djerina te merzitshme.
Vecse nen to qyteti zien
me drita,zhurma dhe trafik
dhe floket e tymta te uzinave
mbi supe i bien madherisht.
Ja horizonti i bardhe i dimrit
perballe peisazhit qe leviz
harxhon te fundmen vetetime
si reporteri te fundit blic.
[top]

E hidhur vjeshte e ketij viti

Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981
E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.
Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.
Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.
Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme
U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat "Republike"
Ju shtypen si ne Monarki.
Por koha kurre s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.
S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.
Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.
[top]


Dite vjeshte

Autobuzet urbane nga periferite
drejt qendres mbi xhama bien brymen
vjeshta si luaneshe krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.
Te vitrinat,tek xhamat e kafeve
kalimtare te shumte ka
ne reflekset e flokeve te tua
nje nuance e kuqeremte ra.
prane diteve te tua te bardhe
kalova sot rastesisht
ti u trembe...une ujk nuk jam
po as dele nuk jam natyrisht.
Po ti eja andej te shkojme
pa i perfillur fjalet e botes
ku nga avulli xhamat e kafeneve
ngjajne si pamje qe s'jane ne fokus
Ne autobuzet urbane eja
te kalojme periferive mebryme
te shohim se si vjeshta krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.
[top]


Edhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnates
Vetem ne stacionet kryesore do te ndaloje,
Une ty s'do te harroj.

Do te kujtoj
Mbremjen e heshtur, te pafund te syve te tu,
Denesen e mbytur, rrezuar mbi supin tim
Si nje debore e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgje e jashtezakonshme,
Vec ndonje nate
Gishtat e dikujt do te mpleksen ne floket e tu
Me te largetit gishtat e mi, me kilometra te gjate...
[top]


Ikja e Moisi Golemit

Kjo ruga perdridhet
si gjarper i zi
per ku po vrapon
gjeneral Moisi?
Pelerinen era
ta ngre me tallaz
gjeneral Moisi
pluhur shume le pas.
Kali perpin udhet
muzgu bie ngadal
pse te dridhet freri
dores gjeneral?
Leshrat gjithe pluhur
te godasin syte
mbi boshllek te tyre
balli i ftohte i yt.
Nata zbret mbi udhet
larg zjare cobenjsh
gjeneral Moisi
perse shpaten zhvesh?
Udha eshte e gjate
tutje teri nxin
i ndergjegjes troku
prapa oshetin.
Larg dy-tre shkendija
patkoi shkrepetit
ndan udhes se madhe
ndergjegja jep shpirt
Moisi ndergjegjes
valle si i re?
Ajo ngrihet,bie
mbytur gjak perdhe.
Nata eshte e shkrete
troku naten mbush
vec ndergjegjes sate
prapa s'te ndjek kush
Ne kalldreme shekujsh
troku yt i zi
Moisi i Golemeve
Gjeneral Moj-Zi.
[top]


Kercenim

Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.

Erdh' pas tij i nenti, i dhjeti rredhazi.
Sa ngadale ne epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
[top]

Koha e pamjaftueshme

S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.
[top]


Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka.

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.
[top]


Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit, ne Madrid , ne Nju-Jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj nga qe s'flas dot

Si te flas? 
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s'nderron ai kurre. 
Art i skulptures 
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese 
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kan? thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve, letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte. 
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht, 
nga muzeu ne muzera, 
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet... Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare, 
kur u be qetesi. 

Troje e braktisur. 
Germadhe.Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. Greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni, 
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte,nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere... 
po mjaft, u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj do te behet shkak.
[top]


Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e cuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Me qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane vec".

Ne c'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.
[top]


Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve

Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.

Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.

Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.

Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.

Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.

[
top]


Ne leksion

Shi ne rruge bie pa pushim
C'po mendon atje ti shpirti im?
Ne ate kend, e vetme, c'te mundon?
S'mban shenime, vija vizaton.
Tetembedhjete vjece nuk eshte shpejt
qe menduar xhamat t'i veresh
duhemi por zemra sec te ndjell
Syte e bukur trembur pse mi hedh?
Koha iken klasen do kujtosh
do te gdhihet befas nje mengjes
syte rreth do hedhesh te shikosh
se si derdhet shiu ne mes resh
Por ne banken prane s'do ta gjesh
djalin qe e desh dhe te desh.
[top]


Ne parkun qe mbuluan fletet

Ne parkun q'e mbuluan fletet
Te dy ne ecim qetesisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim te verdhe natyrisht.

Dhe ndoshta si nje enderr e zbehte
Ju fanit nje muzg i vone
Ky park q'e kan' mbuluar fletet
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondet me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tend as dinosauret
Shekuj me pare s'e shtypen dot.

Qe ti te vije kaq e bukur
Me keta floke, me kete hap
Toka te egren klime e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si te ndodhte ndryshe
Te ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh te zhdukeshin perbindshat
Qe te kjo bote te vije ti...
[top]


Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.

Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
[top]


Ti dhe Hena

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu
Rete shtuhen me vrap pa reshtur
Hena duket aty-ketu
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
[top]


Une pashe lulet e para

Une pashe lulet e para
qe celen kudo permbi dhe
Pashe zogjte e pare shtegtare
q'u kthyen serishmi tek ne
Ne brigje, ne kopshte, ne ara
gjithcka eshte e pare, gjithcka
Ndermend dashuria e pare
ato kur i pashe me ra.
Do vyshken te gjitha te parat
dhe prap do kthehen ato
pervec dashurise se pare
as vyshket, as kthehet ajo.
[top]

Vallja shqiptare

Tri here opinga rrahu dheun
sikur kerkoi leje prej tij
pastaj shamia palet ndehu
me qetesi dhe madheshti
Keshtu mes qiellit dhe tokes
vallja u lind,vallja u shpall
kemba sinjale i jep tokes
dhe dora qiellit i jep lajm
Dhe vallja rrokulliset tutje
mbi kohra hedhur si hobe
prilli persiper i hedh lule
dhjetori boren shkund atje.
Valle shqiptare,shenja ne ere
ylbere tirqesh tej-tehu
kush ju kerceu ju njehere
dhe kembet rob mbene tek ju.
Kush ra midis vorbulles suaj
dhe s'u pershit dhe s'u perflak
ju bubullima me opinga
qe neper shekuj brodhet varg.
[top]


Varri

Jashte ngrene, piramiden e turpit
Me ulerima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret une i mbylla trishtueshem,
Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.

Shkretetire grimcash, parullash.
Sahare plenumesh. Te kercet
Ne dhembe kuarci i frazave,
Te vdekura qysh nga viti '40.

Jashte ngrene piramiden e turpit
Te murtajes, te hoxhes se zi.
Ndersa une prane oxhakut te studios
i vetem mbi varrin e tij.

I thelle ky varr duhet te jete
Qe piramiden ta gelltise krejt,
Qe prej gropes se tij te mos dale
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e germo dite e nate
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihes do ta nderroja
Prej kohesh emrin poet.
[top]

1