 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
|
Fiset Ilire |
|
|
1. ALBANĖT |
|
|
Fis Ilir nga i cili morėn emrin e hershėm shqiptarėt. Pėrmendet pėr tė parėn herė si Albanoi nė shek. II tė erės sonė nga Ptolemeu.; Mendohet tė jetė i njėjti fis me emrin e ri tė pėrkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoloi. Nė krahinėn qendrore tė banuar pre albanėve ruhen ende toponome qė lidhen me emrin e kėtij fisi si: Arbana, fshat nė rrethin e Tiranės, kroi Alban nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė rrethit tė Krujės etj. Nė burimet historike tė shek.XI Albanėt pėrmenden nga Mihal Ataliati si dhe nga Ana Komnena si pjesmarrėse aktive e ngjarjeve. Nė mesjetė njihet dhe varianti si Arban. Ka qenė emri etnik i shqiptarėve nė mesjetė siq dėshmon fakti qė kėtė emėr e morėn me vete shqiptarėt e mėrguar nė Greqi (shek. XV-XVI) nė formėn arvanit, nė Itali (shek. XV-XVI) dhe nė Dalmaci (shek.XVIII) nė formėn arbėresh. |
|
|
2. ARBĖT-Fis Ilir nė Shqipėrinė e Mesme. Pėrmenden vetėm nė shek. VI para erės sonė, nga gjeografi Hekateu i Miletit ndėrmjet Taulantėve nė Jug dhe helidonėve nė Veri. Ka mundėsi qė emri i tyre tė lidhet me lumin Hebrus qė pėrmendet nė Veri tė Dyrrahut dhe me rrėnjėn e emrit alb- arb- qė del mė pas nė emėrtimin e banorėve tė kėsaj treve. |
|
|
3. ARDIEJTĖ (ARDIANĖT)- Fis ilir, banorė tė krahinės Ardia nė veriperėndim tė liqenit tė Shkodrės rreth gjirit tė Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Pėrmenden nė shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytėzimin e bujqėve (300 000 prospelatė) tė varur ekonomikisht nga pronarėt e tokave dhe mė pas si detarė tė aftė. Nė shek. III p.e.r. luftuan kundėr dyndjes kelte. U pėrfshinė nė mbretėrinė ilire deri mė 168 p.e.r.kur me shkatrrimin e saj nga Roma dolėn mė vete. U pushtuan nga romakėt mė 135 p.e.r. dhe u ngritėn nė kryengritje me 44- 43 e 35-33, dhe pėr kėtj Roma i shpėrnguli me forcė nga bregdeti nė brendėsi, nė vise tė ashpra. Pėrmenden nga Straboni nė shek.l e.r si pakica tė vogla. Nė historinė ilire kanė luajtur njė rol mė tė thjeshtė se sa u ėshtė dhėnė nga disa historian. |
|
|
4. ANTINTANĖT-Njė ndėr fiset e mėdha tė Ilirisė sė Jugut, banorė tė Atintanisė. Shtriheshin nė krahinat e sotme tė Mallakastrės e tė Skraparit. Nė Perėndim kishin Apolininė dhe parthinėt, nė Veri desaretėt, nė Jug lumin Aous (Vjosa) i ndante nga amanėt e epirotėt. Pėrmenden pėr herė tė parė nė burimet historike nė shek. V p.e.r. si aleatė tė molosėve. Patėn lidhje tė ngushta me Simahinė. Epirote rreth vitit 312 p.e.r. njė personalitet atintan ėshtė nderuar nga shteti epirot me dekret tė posaēėm tė skalitur mbi gur. Disa autorė antikė i quajtėn epirot, duke u nisur nga lidhjet me molosėt e mė pas me shtetin e Epirit. Mė 229 paria e Atintanėve mori anėn e Romės nė liftėn kundėr shtetit ilir tė Teutės. Sipas marrėveshjes romako-maqedone mė 205 nė Foinike Atentana iu lėshua Maqedonisė, pėrveē tokave tė bylynėve, qė mbetėn si bashkėsi (Koinon) mė vete nėn kontrollin romak. Me ndarjen administrative qė bėnė romakėt nė Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. Atianta u pėrfshi nė krahinėn e IV maqedone. Pjesa Perėndimore e Atiantisė (Mallakastra e Skrapari) ishte mė zhvilluar nga ana ekonomike-shoqėrore. Kishte njė varg qytetesh, ndėr tė cilat mė tė rėndėsishme ishin Bylisi e Nikaia. |
|
|
5. DALMATĖT (DELMATĖT) |
|
|
Mjė ndėr fiset e mėdha e tė njohura ilire, banorė tė pjesės Verilindore tė Ilirisė. Qė nga periudha mė e lashtė e deri nė shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin nė brendėsi, prapa vargamalit dinarik nė pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoēit, nė Bosnjėn e sotme Perėndimore. Pasi krijuan federatėn e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve tė Adriatikut. Por nuk arritėn tė bėheshin fuqi detare dhe nuk i vunė nėn zotėrim ishujt e beregdetit tė Dalamcisė. Qytezat e tyre tė fortifikuara nė pllajat e brendshme i pėrkasin periudhės sė parė tė hekurit. Kryeqendra e tyre u bė Delmini. Delmatėt ishin njėri ndėr fiset ilire qė i bėnin qėndresė pushtimit romak dhe kanė zhvilluar njė varg luftėrash tė pėrgjakshme e kryengritjesh kundėr romakėve nė vitet 156- 155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre mė e madhe kundėr pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen Ilire tė viteve 6-9 e.r Dalmatėt ishin tė pėrmendur pėr blegtorinė dhe kishin tė zhvilluar zejtarinė tė lidhur me tė. Viset e tyre ishin tė pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin pėr punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtėn deri vonė te Dalmatėt, me kėtė shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha, u merrnin fiseve tė nėnshtruara drithė e bagėti si haraē dhe tokėn e ndanin njėherė nė 8 vjetė. |
|
|
6. DARDANĖT |
|
|
Fis i madh ilir, banorė tė njė treve tė gjerė qė shtrihej nė Veri tė lumit Angri e Magri ( Ibri e Morava e jugut tė sotėm) duke pėrfshirė edhe Naisin, nė Jug deri te rrjedhja e sipėrme e lumit Aks (Vardari) nė kufi me paionėt. Nė lindje dardanėt kufizoheshin me trakėt dhe nė perėndim arritnin deri te mali Skard (Sharri) dhe lumi Drilon (Drini). Zemrėn e trojeve tė tyre e pėrbėnte Kosova e sotme. Nga nėnfiset kryesore tė dardanėve njihen galabrėt e thunatet. Zbulimet arkeologjike nė viset e Dardanisė dėshmojnė se kėta kishin arritur zhvillim ekonomik e shoqėrorė relativisht tė lartė qė nė kohėn e hekurit. Tė kėsaj kohe janė qendėrbanimet e para tė fortifikuara dhe marėdhėniet me Greqinė e me qytetet e mėdha tė bregdetiti tė Adriatikut Jugor. Nė shek. III p.e.r. nė Dardani u zhvillua jeta qytetare. Qytetet me rėndėsi dhe qendėr e madhe xehetare ishte Damastioni, qė ka prerė edhe monedha. Nė burimet e shkruara antike dardanėt pėrmenden relativisht vonė, sidomos lidhur me luftėrat kundėr maqedonasve. Si fis i fortė e luftėtarė, dardanėt pėrballuan pėr afėr dy shekuj pėrpjekjet e shtetit maqedon pėr t'i zgjeruar kufijtė drejt Veriut nė kurriz tė Dardanisė. Nė shek. III p.e.r. dardanėt kishin krijuar mbretėrinė e tyre me dinastinė e Longarit dhe ishin bėrė njė fuqi politike e rėndėsishme e Ballkanit. Nė shek. II p.e.r. dardanėt bėnė njė qėndresė dhe luftė tė gjatė kundėr pushtuesve romakė. Pas pushtimit tė Dardanisė romakėt ndoqėn njė plitikė shtypse tė egėr dhe shfrytėzuan intenzivisht xehet. Me kėtė lidhet vendosje e njė kolonie romake nė Shkup dhe ngritja e vendbanimeve tė vjetra dardane tė trevave xeherore nė rendin e municipit, si Ulpiana, Municipium DD etj. Dardanėt ruajtėn gjuhėn e shumė elemente tė kulturės materiale e shpirtėrore edhe nė shek. II-IV pas e.r. Ata i qėndruan asimilimit tė perandorisė romake dhe iu pergjigjėn me armė shfrytėzimit dhe shtypjes. Njihen nė histori kryengritėsit dardanė, tė quajtur Latronėt e Dardanisė. Nė anikitetin e vonė dhe nė mesjetėne hershme Dardanėt vazhduan tė ruajnė gjuhėn e kulturėn e tyre dhe morėn pjesė bashkė me ilirėt e tjerė nė formimin e popullit shqiptarė. |
|
|
7. DASARETĖT |
|
|
Njė nga fiset e mėdha tė Ilirisė Jugore, banorė tė krahinės Dasaretia, qė pėrfshinte pjesėn perėndimore tė liqenit Ohrit, fushėn e Korcės, krahinėn e Kolonjės, Gorėn, Oparin, Mokrėn, Devollin dhe Beratin. Nė shek. IV p.e.r. emri dasaret del nė kėtė truall nė vend tė enkelejve. Bėjnė pjesė nė mbretėrinė Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti mė i fortė i kėsaj krahine, Pelioni, pėrmenden nė kohėn e kryengritjes sė mbretit ilir,Klitit kundėr Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nė kohėn e luftėrave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretėt kaluan herė nė varėsin maqedone e herė atė tė mbretėrisė ilire deri sa ranė pėrfundimisht, nė vitin 168 p.e.r. nėn sundimin romak. Nė vitin 148 p.e.r. Dasaretia u pėrfshi nė provincėn romake tė Maqedonisė, si njė bashkėsi (koinon) mė vete, me qendėr qytetin Lyhnid (Ohri). Nė kohėn e Dioklecianit, shek. III tė e.r. u pėrfshi nėn provincėn e Epirit tė ri. Qytetet tjera tė dasaretėve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende tė palokalizuara). |
|
|
8. ENKELEJTĖ-Fis ilir, banorė tė trevės sė liqenit Lihnid (i Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i tė cilit ende nuk ėshtė pėrcaktuar, duhet tė lidhet me kėtė fis. Burimet historike i quajnė njėkohėsisht enkelejtėt edhe si banorė pran gjirit tė Rizonit (nė grykėn e Kotorit). Pėrmenden nė shek. VI-V p.e.r. lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonisė qė vijnė kėtu nga Teba, dhe grabitja e tempullit tė Delfit nė shek. VI p.e.r. Nuk pėrmenden mė nė shek. IV p.e.r., kur nė vendin e tyre nė ngjarjet e kohės e zėnė dasaretėt. Nė historiografi u ėshtė dhėnė njė rol mė i madh ngase dėshmohet prej tė dhėnave historike. Enkelejtėt shquheshin si peshkatarė e konzervues tė zotė tė peshkut. |
|
|
9. EORDEJTĖ -Fis ilir, banorė tė krahinės Eordea, nė rrjedhėn e sipėrme tė Devolloit dhe nė trevėn e liqenit tė Kosturit. Pėrmenden shpesh nė kohėn e luftėrave romako-maqedone. Mė 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatruan nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe mė 171 p.e.r. u pėrshkuan nga ushtria maqedone ;e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u pėrfshi nė krahinėn IV maqedone. Nėpėr tė kalon rruga ;Egnatia. Qytetet kryesore ishin: Eordea Kele. |
|
|
10. EPIRI-Krahinė dhe njė nga shtetet e Ilirisė sė Jugut, qė shtrihej nga malet e Vetėtimės (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosės nė Veri, deri nė gjirin e Ambrakisė nė Jug, dhe nga malet e Pindit nė Lindje, deri nė brigjet e detit Jon nė Perėndim. Emėrimi Epir pėr kėtė krahinė (nė greqishte do tė thotė stere, tokė), ka qenė pėrdorur nė fillim nga autorėt grekė si njė emėr i pėrgjithshėm qė pėrcaktonte pozitėn kontinentale tė saj pėrballė Greqisė ishullore. vetėm nga fundi i shek. VI p.e.r. ai mori edhe kuptimin tė pėrcaktuar politik. Epiri banohej nga shumė fise, ndėr tė cilėt mė kryesorė ishin ;tesprotėt, kaonėt dhe molosėt. Me gjith disa veēori tė jetės kulturore e politike, kėto fise ishin etnikisht tė njė trungu me ilirėt, me tė cilėt i lidhte gjatė gjithė periudhave tė historisė sė tyre, njė fond i gjerė i pėrbashkėt traditash, qė ndryshonin nga ato tė Greqisė antike. Nė tė tretėn e fundit tė shek. V p.e.r. fiset epirote kishin arritur tė organizoheshin nė bashkime federative tė njohura me emrin koine bashkėsi) tė cilat kishin sisteme tė ndryshme politike. Koinoni i molosėve sundohej nga mbretėr tė dinastisė sė Aikidėve, ndėrsa kaonėt dhe tesprotėt qeveriseshin nga dy magistart tė lartė, tė cilėt zgjidheshin ēdo vit nga rrethe aristokratike. Kėto bashkėsi nė histori njihen si formacione politike mė vete nė kohėn e luftės sė Peloponezit (432-404 p.e.r.), kur ushtritė e kaonėve, tesprotėve dhe molosėve, nė krye me sundimtarėt e tyre morėn pjesė mė 429 p.e.r. nė ekspeditėn kundėr qytetit Strato tė Akranonisė, nė anėn e Spartės. Qė nga ajo kohė molosėt tė sunduar nga Tarypa e pasardhėsit e tij filluan tė fitojnė epėrsi mbi fiset e tjera dhe e vunė Epirin nė rrugėn e bashkimit tė tij ushtarak e politik. U krijua njė organizim shtetėrorė mė i gjerė, i njohur me emrin Lidhja e Molosėve, qė pėrfshinte edhe popullsi tjera epirote, nėn hegjemoninė e fisit qėi jepte emrin bashkėsisė. Kjo pėrbėnė etapėn e parė nė procesin e krijimit tė shtetit federativ tė Epirit. Pas mesit tė shek. IV. p.e.r. Lidhja e Molosėve hyri nė sferėn e ndikimit maqedon, megjithatė sundimatarėt e saj e vazhduan politikėn e bashkimit tė vendit. Zgjerimi i mėtejshėm i lidhjes, sidomos pas pėrfshirjes nė gjirin e saj tė koinonit tė rėndėsishėm tė tesprotėve, qė u krye nė kohėn e sundimit Aleksandrit Molos (342-331 p.e.r.), ēoi nė krijimin e njė forme tė re shtetėrore me karakter gjithnjė federativ, por me pėrmbajtje tė re kushtetuese, e quajtur Aleanca e Epirotėve, nė tė cilėn gjithė pjesmarrėsit kishin tė drejta tė barabarta. Ajo pėrbėnte etapėn e dytė nė procesin e bashkimit politik tė Epirit. Etapa e tretė u realizua nė kohėn e sundimit tė mbretit tė dėgjuar epirot, Pirros (307-272 p.e.r.). Pirroja arriti tė sundonte pėr njė kohė jo vetėm mbi Epirin, por edhe mbi njė pjesė tė madhe tė Maqedonisė dhe tė Lindjes, si dhe mbi krahinat greke tė Ambakrisė, Amfilokisė dhe Akarnanisė nė Jug etj. Gjat sundimit tė Pirros, shteti i Epirit u bė njė nga fuqitė e rėndėsishme ushtarako-politike tė kohės, qė luajti rol tė shėnuar nė zhvillimin e ngjarjeve nė Maqedoni, Greqi e Itali. Pas Pirros shteti monarkik epirot filloi tė humbasė fuqinė e mėparshme derisa nė kohėn e pėrfaqsuesės sė fundit;tė dinastisė sė Aikidėve, Deidamesė, nė vitet 30 tė shek. III p.e.r. u kthye nė njė bashkim shtetėrorė republikan me emrin Lidhja Epirote. Gjat kėsaj kohe (232-168 p.e.r.) Epiri kaloi sistuata tė vėshtira, tė shkaktuara nga mpleksja e interesave tė mėdha tė kohės shtetit Ilir, atij Maqedon dhe Romės. E gjetur nė vorbullin e kontradiktave dhe lufėrave midis kėtyre fuqive Lidhja Epirote nuk qe nė gjendje tė luaj njė rol tė dukshėm. Nė vitin 167 p.e.r. ajo ra nėn sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. Epiri u bė pjesė e provincės ;maqedone, kurse kurse nė fund tė pjesės sė katėrt te shek. II p.e.r. formonte njė provincė mė vete. Me reformėn administrative tė Dioklecianit nė fund tė shek. III emėrtimi Epiri u shtri edhe nė trevat nė Veri tė Vjosės, tė cilat formuan provincėn e Epirit tė ri; pėr t'u u dalluar nga kjo, trevat tradicionale tė Epirit u quajtėn provinca e Epirit tė vjetėr. Kėto emėrtime vazhduan tė pėrdoren gjat mesjetės nga autorėt eurodit, sipas traditės klasike, ndėrsa administrata shtetėrore bizantine njihte vetėm thėmat e Nikopojės dhe tė Durrėsit. Nė trevėn e Epirit tė Vjetėr u shtri nga fillimi i shek. XIII njė formacion i ri shtetėrorė feudal, i cili pėr kėtė shkak u quajt nga shkenca Despotat i Epirit. Nėn ndikimin e autorėve tė vjetėr dhe tė paqartėsisė sė caqeve teritoriale gjeografike, sidomos autorėt humanist tė shek. XV-XVI, midis tė cilėve edhe Marin Barleti, e pėrdorėn termin Epir, pa e dalluar nė tė Vjetėr apo nė tė Ri, pėr mbarė trevat shqiptare, qė nė tė vertetė pėrputheshin vetėm pjesėrisht me shtrirjen e Epirit. Qė nga shekulli XI, lidhur me afirmimin e shqiptarėve si faktor politik, u afirmua dhe u pėrtgjithėsua emri etnik i vjetėr Albanon e Arbanon, i trashėguar nga antikiteti ilir. Ishte ky emėr qė pasqyronte relitetin etnik, i cili u pėrgjithėsua duke pėrfshirė nė shek. XIV njė pjesė tė trevave tė banuara nga njė popullsi homogjene etnike, arbėreshėt.
|
|
|
11. JAPODĖT-Fis ilir qė banonte nė krahinat veriore tė Ilirisė, nė shpinė tė liburnėve. Nė shek. IV p.e.r. u pėrzien me keltėt, Straboni i quan fis ilir kelt. Pėr njė kohė tė gjatė nė shek. II-I p.e.r. japodėt kundėrshtuan me armė nė dorė pushtuesit romak. Nė sulmin e romakėve kundėr japodėve dhe ilirėve tė tjerė tė Veriut mė 35 tė e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta pėr mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorė tė tyre. Romakėt ia dolėn ta pushtonin qytetin vetėm kur u shkatėrrua i tėri dhe vranė nė luftė tė gjithė mbrojtėsit e tij. Gratė metulase me fėmijėt e tyre, pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve, u hodhėn nė zjarrin qė diqte qytetin. |
|
|
12. JAPYGĖT |
|
|
Fis ilir, i shpėrngulur rreth fillimit tė mijėvjeqarit tė fundit tė p.e.r. nė Italinė e Jugut. U vendosėn nė fillim nė Gadishullin e Garganos, pastaj nė Pulia (Kalabria antike) dhe u vendosėn pėrfundimisht nė jug tė saj, nė hyrjen e ngushticės sė Otrantos. Autorėt antik emrin e japygėve e kanė pėrdorur si emėrtim pėrmbledhės pėr njė varg popullsish: mesapėt, salentinėt, kalabrėt, pericezėt dhe daunėt, qė banonin nė Pulia. Shpesh emri i japygėve ėshtė ngatėrruar me mesapėt qė u vendosėn nė kėtė krahinė mė vonė si japygėt, por shpejt morėn epėrsi mbi ta. |
|
|
13. LABEATĖT |
|
|
Fis ilir qė banonte rreth liqenit tė Shkodrės. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Livi gjat luftės sė III iliro-romake. Bėnin pjesė nė mbretėrinė ilire tė Gentit.Qytetet e tyre ishin Shkodra, qė ishte edhe kryeqendra e mbretėrisė ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotėm nė Mal tė Zi). Labeatėt prenė monedha nė emėr tė bashkėsisė fisnore, sipas tipit tė monedhave tė mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij. |
|
|
14. MESAPĖT |
|
|
Fis ilir i shpėrngulur rreth fillimit tė mijėvjeēarit tė fundit p.e.r. nė Italin e jugut dhe i vendosur nė Apolia dhe Kalabrisė antike. Njoftimet e para historike tė sigurta pėr ta lidhen me luftėrat e zhvilluara prej tyre kundėr tarentasve nga fillimi i shek. V deri mė 335 p.e.r.kur pas ndėrhyrjes sė Alaksandėr Molosit qė ishte thirrur pėr ndihmė nga tarentasit, i lanė mė njėanė grindjet me kėta tė fundit pėr tė pėrballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Nė luftėn I e II samnite mesapėt u renditėn nė anėn e romakėve, ndėrsa gjat luftės sė III mė 299 p.e.r. tė shqetėsuar nga forca gjithnjė nė rritje e Romės, u ndanė nga romakėt e u hodhėn kundėr tyre. Nė luftė kundėr Romės ata, sė bashku me lukanėt, samnitėt e tarentasit, iu drejtuan pėr ndihmė Pirros dhe qenė tė parėt qė pritėn dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan nė brigjet e Italisė nė vitin 280 p.e.r. Edhe pse tė mundur mė vonė nga Roma dhe tė detyruar tė merrnin pjesė nė konfederatėn e kryesuar prej saj, mesapėtt shpeshherė ngriteshin nė kryengritje duke e kundėrshtuar me forcė procesin e romanizmit qė filloi tė thellohej sidomos nė fillim tė shek. I p.e.r. Gjuha e mesapėve ishte mesaoishtja. Ata kanė lėnė njė numėr mbishkrimesh, studimi i tė cilave ka rėndėsi pėr njohjen e ilirishtes. |
|
|
15. PAIONĖT |
|
|
Grup fisesh ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Aksiosit (Vardari) dhe degėve tė tij, duke u shtrirė nė Lidje deri te lugina e Srymonit (Struma) nė kufi me fise trake, nė Perėndim nė kufi me dardanėt, penestėt dhe dasaretėt e Ilirisė. Pėrmenden pėr tė parėn herė nga Homeri si aleatė tė trojanėve kundėr akejve. Nė fillim ė shek. V p.e.r. u pushtuan nga persėt dhe dy fise tė tyre ;me urdhėr tė Darit u shėrngulėn nė Azi. Nė gjysmėn e parė tė sheku. IV paionėt ishin krijuar mbretėrin e tyre, njė ndėr sundimtarėt e tė cilit ishte Agis. Qė nga kjo periudhė historia e paionėve ėshtė e lidhur me pėrpjekjet e vazhdueshme tė shtetit maqedon pėr t'i nėnshtruar. Kjo u arrit gjat sundimit tė Filipit II dhe sidomos tė Aleksandrit tė Madh. Megjithatė duke njohur sovranitetin e Maqedonisė, paionėt vazhdonin tė sundoheshin formalisht nga mbretėria e tyre. Vetėm pas nėnshtrimit tė plotė nga ana e Lismakut nuk bėhet mė fjalė pėr mbretėr paionė. Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga tė katėr provincat autonome ė Maqedonisė tė krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv tė perandorisė e nė kohėn e Dioklecianit, Paionia sė bashku me pelagoninė formonin njė provincė tė veēantė tė quajtur Macedonia II ose Salutaris. |
|
|
16. PARTHINĖT |
|
|
Fis ilir, banorė tė trevės midis Bregut tė Matės dhe lumit Aps (Semanit). Nė perėndim kufizoheshin me tokat e Dyrrahut, nė Lindje me dasaretėt tek malet Polis-Kamje. Pėrmenden qė mė 229 p.e.r. nė kėtė trevė, duke zėvendėsuar emrin e taulantėve, si njė bashkėsi, nė kuadrin e shtetit ilir. Mė 229-205 p.e.r. kalojnė nė varėsinė e Romės, tė shtetit ilir tė Skerdilaidit dhe Maqedonisė. Mė 205 ngritėn krye kundėr sundimit maqedon dhe u rikthyen nė shtetin ilir, deri mė 172 p.e.r., kur i pushtoi pėrfundimisht Roma. Mė 48 dhe 39 p.e.r. ngritėn krye kundėr sundimit romak, por u shtypėn egėrsisht. Njė parthin Asin Epikadi, organizoi njė komplot pėr rrėzimin e Oktavian Augustit nė Romė. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus). Qytetet mė tė pėrmendura ishin Partha e Brysaka. Ndėr qendrat qytetare tė parthinėve duhet tė kenė qenė ato ku janė rrėnojat e sotme nė Zgėrdhesh, Dorėz, Pėrsqep, Belsh, Berat e Babunjė. |
|
|
17. PENESTĖT |
|
|
Fis ilir, banorė tė krahinės Penestia nė luginėn e sipėrme tė Drinit tė Zi e rreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė mė 170-169 p.e.r. dhe luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė luftėn III romako-maqedone. Treva e penestėve pėrfshihej nė mbretėrinė ilire. Mė 169 p.e.r. Perseu pėr t'u lidhur me mbretėrinė ilire, hyri nė tokat e Penestėve, pushtoi qytetet e tyre dhe dėboi kėndej garnizonet romake. Nė trojet e penestėve kishte 14 qytete e kėshtjella, prej tė cilave njihen me emrin Uskana, qė ishte edhe kryeqendra e krahinės, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestėve e i qyteteve tė tyre nuk pėrmenden mė. |
|
|
18. PIRUSTĖT |
|
|
Fis ilir, banorė tė krahinės sė sotme tė Matit e tė Mirėditės. Deri mė 168 p.e.r. bėnin pjesė nė Mbretėrinė Ilire dhe pėrmenden nga Livi ndėr fiset qė mbetėn tė pavaruara pas shkatėrrimit tė saj nga romakėt. Pavarėsinė e ruajtėn edhe nė vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi tė paguanin njė dėmshpėrblim. Nė vitet 6-9 morėn pjesė nė kryengritjen e madhe ilire kundėr pushtimit romak nėn udhėheqjen e Batos sė Desidistėve dhe ishin ndėr tė fundit qė u nėnshtruan. Pėr herė tė fundit pėrmenden nė shek. II tė e.r. nga Ptolemeu. Pirustėt pėrmenden si minatorė dhe pėr punimin e metaleve, e sidomos tė bakrit. Nė njė mbishkrim tė shek. III tė e.r. pėrmendet njė fshat i pirustėve, tė shperngulur nga romakėt nė zonat minerare tė Dakisė. |
|
|
19. TAULANTĖT |
|
|
Fis ilir, banorė tė ultėsirės bregdetare nga Auloni (Vlora) deri nė Dyrrah. Pėrmenden si fqinjė tė Dyrrahut qė nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnė pėrkohėsisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Nė shek IV u paraqitėn si njė bashkėsi mė vete nė pėrbėrjen e mbretėrisė ilire, nė vitin 335 p.e.r. morėn pjesė nė luftėn e Peilonit kundėr Aleksandrit tė Maqedonisė. Pas kėsaj mbreti i tyre Glauki u vu nė krye tė mbretėrisė ilire, si themelues i njė dinastie tė re, duke pasur klitin, pėrfaqsuesin e fundit tė dinastisė sė bardhylit. Gjat luftėrave tė mbretėrisė ilire kundėr Romės emri i Taulantėve nuk pėrfillet nė burimet. Nė tokat e tyre pėrmendet njė fis tjetėr, ai i parathinėve. Pėr herė tė fundit taulantėt shfaqen nė kryengritjen kundėr perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anė tė mercenarėve got. Njė tjetėr fis me emrin taulant ka banuar nė jug tė lumit Narenat (Neretva), si fqinjė me dalmatėt dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma mė 168 dhe bėnė kryengritje mė 35. p.e.r. |
|
|
|
 |
|