POROSIA E FUNDIT E SKĖNDERBEUT



Skėnderbeu para se tė vdiste, thirri pranė vetės trimat e tij. Iu drejtua mė tė riut e i tha:
-Gjin, ti je i ri e i fuqishėm. Merri ato thupra dhe ashtu, grumbull sic janė thyeji! Djaloshi mori thuprat dhe u pėrpoq me gjithė fuqinė, por sķ theu dot. Pas tij provuan dhe dy-tre tė tjerė, por as ata nuk mundėn t“i thyenin. Ateherė Skėnderbeu iu drejtua tė birit:
-Gjon, vecoji thuprat e thyeji njė nga njė.
Gjoni i theu tė gjitha.
Sic e patė,-tha Skėnderbeu, as mė i fuqishmi nga ju s“mundi t“i thyejė thuprat sė bashku. Kurse njė nga njė i theu edhe Gjoni, qė ėshtė ende i vogėl. Prandaj porosia ime e fundit ėshtė "Qėndroni gjithmonė tė bashkuar, sepse kėshtu edhe pa mua do tė fitoni. Arberisė nuk i kanė munguar kurrė trimat.
Betohuni!".
Menjeherė tė gjithė trimat nxorėn shpatat dhe thirrėn:
Betohemi!
Luftėrat pėr liri vazhduan edhe pas vdekjes sė Skėnderbeut.




                                 

                                      
BARIU I VOGĖL DHE SKĖNDERBEU



Kruja kishte ditė qė ishte rrethuar. Skėnderbeu po vėshtronte nga mali. Nė kėte kohė rojet i sollėn njė djalė tė vogė.
-E gjetėm kėtu afėr, po vinte te ne, - i tha njė nga rojat. Skėnderbeu e pa me vėrejtje. Djali mund tė ishte dymbėdhjetė vjec.
-Si mund tė vish deri kėtu?-e pyeti Skėnderbeu.
-Vij nga Laci (Laqi). Turqit na dogjėn fshatin dhe morėn gjithė bagetinė,-tha djali.
Skėnderbeu i pėrkėdheli flokėt.
-Si tė quajnė? i tha.
-Tanush,-u pėrgjegj djali.
-Mirė, Tanush i vogėl. Tani shko tė clodhesh.
-Po unė dua tė luftoj kundėr turqve!-tha Tanushi.
-Clodhu, se edhe ti do tė kesh rast tė luftosh,-i dha zemėr Skėnderbeu.
Tanushi pėrshėndeti dhe u largua i gėzuar.
Ra nata.
Skėnderbeu mblodhi komandantėt nė shatoren e tij e u tha:
-Sonte do t“i sulmojmė tė gjithė turqit menjeherė. Dikush duhet tė shkojė pėr tė lajmėruar malėsorėt nė anėn tjetėr.
Te hyrja e shatores dicka lėvizi. Ishte Tanushi i vogėl. Ai i doli pėrpara Skėnderbeut e i tha i vendosur: Shkoj unė t“i lajmėroj. I njoh tė gjitha shtigjet. Askush nuk do tė mė diktojė.
Skėnderbeu vuri buzėn nė gaz e tundi kokėn nė shenjė mospranimi. Por Tanushi nguli kėmbė sa e cuditi Skėnderbenė.
-Mirė, o trim, nisu!-tha Skėnderbeu, por bashkė me tė dėrgoi dhe njė luftėtar tjetėr.
Ata u nisėn dhe filluan tė zvarriteshin nėpėr shtigje ku kalonin vetėm dhitė, zbritėn tatėpjetė nė njė luginė tė vogėl. Aty vunė re dy ushtarė turq, qė rrinin rrėzė njė guri. Ata dėgjuan zhurmė dhe kthyen kokėn, por nuk panė njeri.
-Do tė jetė ndonjė lepur,-tha njėri nga ushtarėt dhe mori shenjė e gjuajti te vendi ku u dėgjua zhurma. Shigjeta e gervishi nė krah Tanushin, por ai nuk lėvizi. Ata pritėn pak, pastaj u larguan. Ateherė Tanushi bashkė me luftėtarin vazhduan rrugėn me nxitim. Kaluan pa rrezik edhe njė rojė tjetėr dhe arritėn nė vendin e duhur.
Atė natė turqit u goditėn nė befasi nga tė dyja anėt. Armiku u shpartallua krejtėsisht.
Pas betejės, Skėnderbeu e thirri Tanushin dhe i tha:
-Merre kėtė hark dhe kėtė shigjetė si dhuratė, o trim. Ti luftove njėjlloj si ne.





















                                                                                                                               
Nė fillim...