TË PERSEKUTUAR SI HEBREJTË,
BRENDA XHAMIVE SHQIPTARE
Olsi Jazexhi
Qershor
2003
Numrin me te fundem te revistes Klan une e lexova me 3 Qershor 2003 ndersa isha ne Kavaje. Ne xhamine antike te qytetit ku shkova per te kryer faljen time te drekes, vura re hoxhen e xhamise i cili me revisten Klan ne dore, mallkonte dhe shante si i xhindosur shpifesit-gazetare te revistes Klan. Ne numrin e tyre me te fundem ata kishin sjelle dy shkrime, njeri serbo-kristjanofile me titull “Rikthimi biblik i shqiptareve” dhe tjetri islamofobik me titull “Skllave te Profetit”. Ne shkrimin e pare gazetari Tim Judah ashtu si edhe kolegu i tij sorrist, Veton Surroi, lengonin per hallet e serbeve te Kosoves dhe prifterijve te tyre te cilet shqetesohen per te ardhmen islamo-shqiptare te saj. Ndersa shkrimi i dyte me titull “Skllave te Profetit” ishte interviste e nje rrefugjateje bangladeshase ne Suedi e cila mundohej ti mbushte mendjen lexuesve dhe intervistueses se saj se muslimanet e botes se sotme ishin disa monstra filmash tip “Elektrik Blu” dhe se Kurani ishte njefare “Kamasutre” arabe i cili nepermjet ‘Muhametit’ dhe ‘Allahut’ i mesonte ‘myslymanet’ te roberonin dhe perdhunonin femra.
Shkrimet me te cilet hoxha kavajas ishte revoltuar ishin me te vertete shqetesues.
I pari i bente kosovaret fashiste pse ata paten ndershkuar kolonialistet e tyre
pas clirimit te vendit, ndersa i dyti ishte nje orgji e vertete shpifjesh
kunder imazhit dhe realiteteve te fese islame, te ciles i perket shumica e
kombit tone. Shkrimi “Skllave te Profetit” nese do te ishte publikuar ne ndonje
vend musliman si Nigeria, Egjipti, Indonezia, Brunei apo Malajzia do te kishte
shkaktuar revolta civile dhe gazetaret e Klanit ndoshta do te kishin perfunduar
si koleget e tyre ne Nigeri perpara pak muajsh. Shkrimi “Skllave te Profetit”
ishte jashtezakonisht abuziv, shpifes dhe keqdashes. Ai i ngjante trakteve anonime
te cilat u shperndane ne menyre ilegale ne
Ngaqe isha larg nga Tirana, kesaj radhe nuk munda te shkoj drejt selise
se Komunitetit Musliman Shqiptar, per t’iu ankuar nepoteve te tij ne lidhje me
kete defamim te ri qe feja jone po merrte nga Klani serisht. Por edhe nese do
te isha ne
I revoltuar jashte mase, por ne te njejten kohe, i bindur me shume se kurre se ne vendin tone ekziston nje simbioze e zeze anti-Semite, rraciste, kristjane fondamentaliste dhe anti-Islame, vendosa qe te ripermbledh nje shkrim timin ne internet mbi persekutimin dhe defamimin kriminal qe feja ime ka marre ne vitin e fundit ne Shqiperi, dhe ta sjell ate si deshmi historike per lexuesit shqiptar.
ISLAMI
PERBALLE INKUIZICIONIT
Me daten 10 Janar 2003, drejtori i shtepise se librit dhe komunikimit
dhe nje nga yzmetqaret me te
rendesishem te sorrizmit nderkombetar ne
Shkrimi i sorristit Pirro Misha do te pasohej 3 dite me vone me nje vrasje makaber kunder muslimanerise shqiptare. Ne daten 13 Janar 2003, ne seline e Komunitetit Musliman Shqiptar do te ekzekutohej sekretari i ketij komuniteti, Salih Tivari. Sipas direktivave te leshuara 3 dite me pare nga Misha, gazetaria dhe ‘interesat’ e ndryshme qe operojne ne Shqiperi do ta faturonin kete krim mbi “islamizimin arab te shqiptareve” edhe pse per te nuk do te kishte asnje fakt. Hoxhallaret e KMSH-se dhe xhamive te Tiranes do t’u merrnin ne menyre brutale neper stacione policore. Atyre do t’iu merreshin shenjat e gishtave dhe fotografi, sikur te ishin kriminele dhe jo barinj fetar te nje populli me identitet te humbur. Vete selia e KMSH-se do te mbushej me aparatura pergjuese nga spiunazhet qe operojne ne Shqiperi. Me pas keto aparate pergjimi do te hiqeshin ne menyre brutale nga spiunazhi shteteror shqiptar nen alarmin e nje bombe te rreme, alarm i cili do ti faturohej paturpesisht stafit te hoxhallareve te KMSH-se gjithashtu.[4] Vrasja e Salih Tivarit, ashtu si edhe shume ndodhi te tjera rreth Islamit ne Shqiperi, do te pasohej me nje furtune shpifjesh kunder figures se Islamit, muslimanizmit dhe figures se klerit islam ne vend.
poster nazist i luftës së II Botërore që trajtonte judët si rrezik i botës
Muslimaneria shqiptare e viteve post 1996 ka vuajtur ne menyre te panderprere nga terrori psikologjik i gogoleve islamik qe i jane mveshur asaj periodikisht. Per arsye te mirenjohura politike, grushti i shtetit qe u drejtua kunder rregjimit te Sali Berishes ne vitet 1996 – 97 u motivua pjeserisht nga elemente fondamentaliste kristjane internacionale, brenda dhe jashte Shqiperise te cilet akuzonin rregjimin berishian se po islamizonte vendin. Gazeta te tilla si Koha Jone, Zeri i Popullit, Gazeta 55, Albania, Shekulli, Korrieri, Klan, Spekter, Dita, Sot, Shqiperia Etnike etj ne vite dhe kohe te caktuara jane perfshire ne orgji te egra shpifjesh kunder Islamit shqiptar, atij boteror dhe figures se njeriut besimtar ne Shqiperi. Te ndikuara nga hegjemonia imperialiste e mediumeve perendimore, shtypi shqiptar i post komunizmit shpesh nuk ka dashur te dalloje figuren e hoxhes shqiptar nga ai i kamikazit palestinez apo muxhahidinit afgan. Figuren e minares se xhamise nga raketat skud te Sadam Huseinit. Tekbiret e namazit te Bajramit te hoxhes shqiptar, nga slloganet Baathiste te kamufluara me panislamizem ne boten arabe. Mungesa e nje shteti protektor te fuqishem sic eshte Greqia per ortodoksine apo Italia per katolicizmin, e kane cuar Islamin shqiptar qe te jete religjioni me i diskriminuar dhe i persekutuar ne arenen shqiptare te 10 viteve te fundit. Ne nje vend si Shqiperia ku kolonializmi ekonomik ka permasa katastrofale, pamvaresia morale, politike dhe fetare jane kujtime te humbura. Per keto arsye edhe Islami shqiptar eshte trajtuar si fe e njerkes nga sundimtaret e Tiranes, dhe muslimanet si rajat moderne te koheve te Pax Kristjanes.
Shembulli i muajve Janar – Mars 2003 eshte shembulli me tragjik,
tregues, sesi nje Komunitet Fetar mund te degradohet, diskriminohet, diskreditohet
dhe poshterohet nga mediumet anarshiste te Shqiperise se diteve te sotme. Pas
vrasjes se Salih Tivarit, shtypi i pakontrolluar shqiptar, i shtyre mesa duket
edhe nga vete ‘interesat’ e ndryshme qe operojne ne vend, arriti te tregoje
nivelin me te
Te diskreditosh Islamin me tituj ksenofobik dhe rracist eshte bere mode ne Shqiperi. Mosekzistenca e shtetit ligjor ne vend, por e ligjit te xhungles, i ka bere muslimanet shqiptar qe te ofendohen ne menyre brutale dhe periodike, ndersa shteti rri e ben sehir. Tituj si “El Sajed, kontratat ne emer te Allahut”[7], “Perse nuk erdhen sherbetoret e Allahut ne Tirane”[8], “Harta e Islamikeve ne Shqiperi”[9], “Fier: Kapet njeriu i Sadamit”[10], “Feja islame perplaset me shkollen”[11], “5 mije banore braktisin fene e imponuar nga pushtimi turk, kthehen ne ortodokse”[12], “Bijte e rinj te Allahut”[13], “Lufte ne emer te Allahut”[14], “Skllave te Profetit”[15] etj jane disa nga titujt me normal – ofendues dhe poshterues qe shtypi shqiptar ka adoptuar ne sjelljet e tij me islamin ne Shqiperine e viteve te fundit. Mosekzistenca e ndonje organizmi intelektual ne Shqiperi qe te luaj rrolin qe ADL (Anti Defamation League) luan per te ruajtur imazhin e çifuterise amerikane ne SHBA, apo qe Vatikani luan per kishat katolike ne bote, i ka kthyer muslimanet shqiptar ne mall pa zot, ne palestineze te Ballkanit. Ata mund te rrihen, shahen, ofendohen, akuzohen dhe defamohen ne menyre mizore nga shtypi i pashpirt shqiptar. Ata trajtohen si çifutet nen Rajhun e III.
fotoja e Klanit ku Islami shqiptar portretizohet si rrezik
Amalgami i urrejtjes anti-gege te simbolizuar me berishizmin, dhe me pas i perforcuar nga revanshi toske – vllaho – ortodoks qe Partia Socialiste i solli Shqiperise se post 1997 jane disa nga faktoret qe kane cuar ne ndertimin e frymes islamurrejtese ne Shqiperine e diteve te sotme. Kjo fryme e cila historikisht eshte perforcuar nga spiunazhet e huaja qe kane operuar ne vend, pas 1997 ka kaluar ne ekstrem. Fryma urrejtese anti-islame mund te shihet fare qarte edhe ne figurat kryesore qe drejtojne shtetin shqiptar sot. Letra me e fundit qe Gary Kokalari i dergonte Komunitetit Islamik Shqiptar ne SHBA me 2 Qershor 2003 verteton kete. Ajo permbante me vete nje permbledhje te fjalimit te Fatos Tarifes, ambasadorit te sotem shqiptar ne SHBA, i cili ne nje fjalim te mbajtur ne 1998 ne Seminarin e Karolines mbi Studimet e Krahasuara Islame, vertetonte pathosin anti-musliman qe ai, si perfaqesues i rregjimi i tij zoteronte.[16]
Ne disa nga shkrimet defamuese anti-islame te cituara me lart lexuesi mund te lexoj cudira rreth islamit shqiptar. Ne shkrimin “Harta e Islamikeve ne Shqiperi” per shembull, te Gazetes Shqiptare te italianit Karlo Bolino me date 27 Mars 2003 lexuesi mund te lexoje nder te tjera se ne Shqiperi ekzistojne “talebane” te cilet kane vrare Salih Tivarin (sic duket me urdher nga Mulla Omari). Ndersa aparatciket e Karlo Bolinos shpikin talibane[17], Gazeta Sot prodhon pararoja republikane te Sadam Huseinit ne katundet e Lushnjes ne numrin e dates se 23 Marsit 2003.
Shtypi shqiptar i viteve te fundit pervec krijimeve fantastike tip “talebane” ka prodhuar edhe shkrime urrejtjenxitese nga fondamentalizmi kristjan qe operon haptaz ne Shqiperi dhe deklaron me krenari deshirat e tija satanike per rikonkuiste kunder shumices muslimane. Shkrime si “5 mije banore braktisin fene e imponuar nga pushtimi turk, kthehen ne ortodokse”[18] te botuar ne Koha Jone me 15, Nentor 2000, perkthimet e Oriana Fallacit nga vllahu Aurel Plasari, dhe shkrime ne gazeten katolikocentriste “Shqiperia Etnike” jane me te vertete alarmante dhe tregojne nivelin e lirise islamurrejtese qe ekziston ne shtypin shqiptar kunder fese islame.
Keto punime, ashtu si edhe ai i 23 Janarit 2006 ne Revista Klan me
titull: “Kercenimi Islam per Shqiperine”[19]
ku lexuesi gjen nje rezyme te “Diskionerit boteror te fondamentalizmit”, te
prezantuar nga Pirro Misha me pare ne gazeta Shekulli, permbajne mesazhe te
hapura urrejtjenxitese kunder fese islame. Shkrimi i Klanit nr. 232 qe
shoqerohet me nje foto te djemve te Xhamise se Dine Hoxhes ne
[1] Shekulli, 10 Janar 2003
[2] E quaj “islamizimet” pse propagandat antishqiptare kane aluduar nder shekuj, ashtu si edhe opinionisti i gazetes Shekulli Mustafa Nano perpara pak muajsh ne te peditshmen e Koco Kokedhimes, se shqiptaret nuk jane popull musliman, porse jane islamizuar nga dhuna turke. Por meqe teza e “dhunes turke” nuk punoi mire per c’islamizimin shqiptar, koheve te fundit kartat e fondamentalizmit, ekstremizmit, radikalizmit, fanatizmit, prapanizmit, injorantizmit, integralizmit, antiperendimorizmit dhe antiamerikanizmit jane hedhur ne tavoline.
[3] Al-Mustafa Kunder Ervinit, TemA, 03 Shtator 2003, fq. 6
[4]
[5] Mediat si shtylla e katert e pushtetit, jane vendosur nen kontrollin pothuaj total te shtetit ne Shqiperine e sotme. Ofensiva qe ato kryejne kunder islamit, shpesh vjen me lajme nga “burime” shteterore te cilat kur merren me islamin humbasin cdo ndjesi qe shenjteria e kesaj feje mund te kete ne vete.
[6]
[7] Shekulli, 24 Tetor 2002
[8] Dita, 3 Shkurt 2003
[9] Gazeta Shqiptare, 27 Mars 2003
[10] Sot, 23 Mars 2003
[11] Koha Jone, 14, 03, 2001
[12] Koha Jone, 15, 11, 2000 online:
http://www.kohajone.com/arshive/2000/11/15/Lajmi38.asp
[13] Klan Nr. 292, 26 Janar 2003
[14] Ibid, Nr. 291, 19 Janar 2003
[15] Ibid, Nr. 309, 1 Qershor 2003
[16] Carolina Seminar on
Comparative Islamic Studies, "
[17] Ne nje replike qe pata me gazetaret e Gazeta Shqiptare me 23 Maj 2003 kur ata ishin ne KMSH, ne lidhje me defamimin publik qe gazeta e tyre i jep fese sone periodikisht, ata e pranuan perpara meje se “gazeta e tyre perdorej nga …” dhe se faj ne kete mes kishte edhe vete KMSH-ja qe nuk ndjehej perpara shpifjeve qe ajo merrte.
[18] Koha Jone, 15, 11, 2000
[19] KLAN Nr. 292, Kercenimi Islam per Shqiperine, 26 Janar 2003, fq. 6