Kthehu Mbrapa

ATHINE  - "Shpresoj qė negociatat pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-asociimit me Bashkimin Evropian tė fillojnė nė muajin prill, por kjo do tė varet nga ecuria e zhvillimeve politike nė vend". Kėshtu tha ministri shqiptar i Integrimit Evropian Paskal Milo, nė njė intervistė dhėnė Radio BBC, tė cilės i referohet agjencia maqedonase e lajmeve MIA. Milo ndodhet nė Athinė ku nėnshkroi njė Protokol bashkėpunimi pėr asistencė ndaj pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-asocimit me BE-nė. (BalkanWeb)

TIRANE - Njė 19-vjeēare nga qyteti i Tiranės humbi jetėn dje nė mbrėmje, pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i shtėpisė sė saj. Ajo quhej Adriana Hoxha, dhe ishte banuese nė rrugėn "Stavri Themeli" nė kryeqytet. Hoxha ra nga ballkoni i shtėpisė sė saj qė ndodhet nė katin e katėrt tė njė pallati. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, 19 vjeēarja Hoxha u dėrgua menjėherė nė spital, por nuk mundi tė mbijetojė pėr shkak tė frakturave tė rėnda qė kishte pėsuar nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Grupi hetimor i mbėrritur nė vendngjarje tha paraprakisht se rrėzimi i viktimės nga ballkoni ka qenė aksidental, megjithatė "hetimet ende vazhdojnė". (BalkanWeb)

TIRANE  - "Pjesėtarėt e koalicionit Bashkimi pėr Fitore e kanė pėrgatitur platformėn, qė do tė paraqitet nė takimin e Brukselit nė 24 janar. Partitė e 'BF' po pėrpiqen pėr tė gjetur zgjidhjet e duhura ashtu siē kanė rekomanduar pėrfaqėsuese tė OSBE-sė dhe tė ODHIR-it". Kėshtu u shpreh sot zėdhėnsi i Bashkimit pėr Fitore, Edi Paloka, nė njė konferencė pėr shtyp. Mė datėn 24 janar pėrfaqėsues tė koalicionit tė BF-sė dhe tė PS-sė do tė nisen pėr nė Bruksel, ku do tė paraqesin platfomat pėrkatėse.  (BalkanWeb)

1