Kthehu Mbrapa

Roke Zhunior, frikė nga Tare

Roke Zhunior, mbrojtėsi brazilian i Milanit, i trembet lojės ajrore tė Breshias, sidomos qendėrsulmuesit shqiptar Igli Tare. Milani do tė presė nė "San Siro" Breshian, nė ndeshjen e parė tė fazės sė dytė tė Serisė A. Takimi i fazės sė parė u mbyll nė barazim 2-2, ku sulmuesi shqiptar ishte autor i dy golave pėr skuadrėn e tij. Breshia kryesoi 2-0 pas dy golave tė Tares, por nuk mundi tė merrte mė tepėr se njė pikė. Megjithatė, shqiptari shkaktoi surprizėn e madhe, me dy gola me kokė, tė parin pas njė dyluftimi me Kostakurtėn dhe tė dytin pas njė kėmnbėnguljeje dhe vėmendjeje tė madhe nė ndjekjen e aksionit, duke lėnė tė befasuar portierin Abiati. Roke Zhunior kujton gjithēka, duke u shprehur se Tare i shpalos cilėsitė e tij mė tė mira nė lojėn nė ajėr, pa harruar faktin se Breshia vjen nga kualifikimi historik nė gjysmėfinalet e Kupės sė Italisė, duke eliminuar Romėn.

"Do tė ndeshemi me njė Breshia qė eliminoi kampionėt e Italisė nga Kupa dhe prandaj ėshtė shumė e motivuar. Pėr ne, mbrojtėsit, do tė jetė ndeshje mjaft e vėshtirė, sepse Breshia ka dy sulmues shumė tė fortė fizkisht. Toni ėshtė i zoti nė mbrojtjen e topit, ndėrsa Tare shpalos cilėsitė e tij mė tė mira nė lojėn me kokė",- thotė Roke Zhunior. Ndėrkohė, nė Kupėn e Italisė, Breshia do tė luajė gjysmėfinalen e parė nė Parmė, mė 23 janar. Ndeshja e kthimit do tė jetė nė stadiumin "Rigamonti", mė 7 shkurt. Nė rast kualifikimi nė finale, pėr Breshian ėshtė pothuajse e sigurt pjesėmarrja nė Kupėn UEFA nė sezonin e ardhshėm, edhe nėse nuk e fiton trofeun, pėr shkak se kundėrshtari i mundshėm nė finale do tė dalė nga Milani, Juventusi ose Lacio, tė cilat mund tė prenotojnė qė tė gjitha njė vend nė Ligėn e Kampioneve.

Nga Sporti Shqiptar

1