Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)
853. Ebu Jusuf Abdull-llah ibni Selam, r.a. thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "O njerėz, pėrhapeni selamin (thirrni nė paqe), jepni ushqim, mbani lidhjet familjare, faluni kur njerėzit flenė, do tė hyni nė Xhennet me selam".854. Tufejl ibni Ubejje bin Ka'b tregon se ai shkonte te Abdull-llah ibni Umeri dhe herėt nė mėngjes shkonin me tė nė treg, dhe thotė: "Kudo qė shkonim nėpėr treg, Abdull-llahu e pėrshėndette secilin me radhė, njerėzit e rėndomtė, tregtarėt, tė varfėrit, nuk kalonte pranė askujt pa e pėrshėndetur". Tufejli pastaj vazhdon: "Njėherė shkova te Abdull-llah ibni Umeri r.a. dhe ai mė ftoi qė tė shkoj me tė nė treg e unė i thashė: ka po kėrkon nė treg, kur nuk do tė shesish e as nuk do tė blesh asgjė, nuk do tė vėsh nė licitacion asgjė e as nuk do tė rrish me askend nė treg. Rri me ne kėtu tė bisedojmė". Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma mė tha: "O Ebu Batn (Tufejli ishte barkmadh), ne shkojmė pėr shkak tė selamit, pėrshėndesim kėdo qė e takojmė".
855. Imran ibni Husajn r.anhuma thotė: "Erdhi njė njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: "Es-selamu alejkum". Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu; pastaj njeriu u ul, e Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Dhjetė". Pastaj erdhi njė njeri tjetėr dhe tha: "Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi". Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Njėzet". Mė vonė erdhi edhe njė njeri tjetėr dhe tha: "Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu". Pejgamberi s.a.v.s. pranoi selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Tridhjetė".
856. Aisheja r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ky ėshtė Xhibrili, tė pėrshėndet me selam". Unė atėherė i thashė: "Ve alejhis-selamu ve rahmetullahi ve berekatuhu".
858. Mikdadi r.a. nė njė hadith tė tij tė gjatė thotė: "Nė ia onim Pejgamberit s.a.v.s. pjesėn e tij tė qumėshtit dhe njė natė shkova vonė, i dhashė selam qė tė mos e shqetėsoj atė qė ėshtė duke fjetur dhe tė dėgjojė ai qė ėshtė i zgjuar. Pas kėsaj erdhi Pejgamberi s.a.v.s. dhe e pėrshėndeti me selam ashtu si kishte vepruar Mikdadi".
862. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kalorėsi pėrshėndet kėmbėsorin, kėmbėsori atė qė ėshtė ulur, grupi i vogėl e pėrshėndet grupin e madh".
864. Ebu Hurejre r.a. nė hadithin rreth personit i cili nuk e falte mirė namazin, tregon se ka ardhur dhe e ka falur namazin e pastaj ka ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i ka dhėnė selam. Pejgamberi s.a.v.s. e pranoi selamin e pastaj tha: "Kthehu dhe falu pėrsėri, sepse nuk je falur!" Personi i cili nuk falej mirė shkoi dhe e pėrsėriti namazin, pastaj pėrsėri erdhi dhe i dha selam Pejgamberit s.a.v.s. Nė kėtė mėnyrė veproi tri herė.
865. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur ndonjėri prej jush e takon vėllain e vet, ta pėrshėndesė me selam, nėse ata i ndan ndonjė dru, ose ndonjė mur dhe pėrsėri takohen, le ta pėrshėndesė atė".
866. Enesi r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. mė ka thėnė: "O djalosh, kur tė hysh nė familje tėnde, pėrshėndete qė tė ketė begati pėr ty dhe pėr familjen tėnde".
868. Sehl bin Sa'di r.a. thotė: "Nė mesin tonė ishte njė grua - sipas njė rivajeti ishte e vjetėr - e cila i merrte gjėrat ushqimore dhe i ziente nė njė vorbė, i bluante kokrrat e elbit dhe kur ne e falnim namazin e xhumasė shkonim dhe e pėrshėndetnim atė dhe ajo na jepte nga ushqimi".
869. Ummi Hani dhe motra e saj bintu Ebi Talib r.a. thonė: "Shkova te Pejgamberi s.a.v.s. ditėn e lirimit tė Mekkes kur ai ishte duke u larė, ndėrsa Fatimeja e mbulonte me njė mbulesė e unė e pėrshėndeta, e pastaj e pėrmendi hadithin e mėparshėm"
870. Esma bintu Jezid r.a. thotė: "Kaloi pranė nesh Pejgamberi s.a.v.s. pranė grave dhe na pėrshėndeti nė mesin e grave".
872. Enesi r.a. tregon se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Kur ehli kitabėt (besimtarėt e librave tė shenjtė) ju pėrshėndesin, thuani: "Ve alejkum" (Edhe mbi ju)".
874. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur ndonjėri prej jush vjen nė ndonjė tubim tė pėrshėndesė me selam dhe kur dėshiron tė largohet, tė pėrshėndesė prapė me selam. Nuk ėshtė i pari mė i vlefshėm se i fundit".
875. Ebu Musa El-Esh'ariu r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "Kėrkesa apo leja pėr tė hyrė pėrsėritet tri herė, nėse tė pranon mirė, e nėse jo, atėherė kthehu". (Muttefekun alejhi) 876. Sehl ibnu Sa'd r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "Kėrkimi i lejes pėr tė hyrė dikund ėshtė bėrė pėr shkak tė ekspozimit".
877. Nga Rib'ijj ibni Hirash tregohet se njė njeri nga fisi i Beni Amirėve ka kėrkuar leje prej Pejgamberit s.a.v.s. qė tė hyjė nė shtėpinė e tij dhe i ka thėnė: "A mund tė hyj?" Pejgamberi s.a.v.s. i ka thėnė shėrbėtorit tė vet: "Dil dhe mėsoje si kėrkohet leja pėr tė hyrė dhe thuaji atij tė thotė: 'Es-selamu alejkum, a ėshtė e lirė?' Pejgamberi s.a.v.s. atėherė i dha leje dhe njeriu hyri".
878. Kilde ibni Hanbel r.a. tregon: "Shkova te Pejgamberi s.a.v.s. dhe hyra te ai pa e pėrshėndetur dhe Pejgamberi s.a.v.s. mė tha: "Kthehu dhe thuaj: 'Es-selamu alejkum, a ėshtė e lirė hyrja?'"
880. Ebu Dherri r.a. thotė: "Njė natė dola dhe e vėrejta Pejgamberin s.a.v.s. duke shėtitur vetėm. Unė shkoja nėn hijen e hėnės dhe kur Pejgamberi s.a.v.s. mė vėrejti e mė tha: "Kush ėshtė?", unė u pėrgjigja: "Ebu Dherri".
884. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nėse ndonjėri prej jush tesh, le tė thotė: 'Falėnderimi i qoftė All-llahut', ndėrsa shoku i tij apo vėllai: 'All-llahu tė mėshiroftė'. Kur t'i thotė vėllai apo shoku i vet: 'All-llahu tė pastė mėshiruar', atėherė personi qė teshė le tė thotė: 'Zoti ju udhėzoftė dhe mendjen tuaj e ndrioftė'".
885. Ebu Musa tregon se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Nėse dikush prej jush teshė dhe thotė: 'El-hamdulil-lah' (falėnderimi i qoftė All-llahut), pėrshėndeteni me fjalėt e njohura, por nėse nuk thotė: 'El-hamdulil-lah', atėherė mos kėrkoni shėndet pėr tė, mos i thoni: 'Jerhamukell-llahu'!"
886. Enesi r.a. tregon: "Dy njerėz kanė teshė te Pejgamberi s.a.v.s. dhe pėr njėrin prej tyre Pejgamberi s.a.v.s. kėrkoi shėndet dhe tha: 'Jerhamukell-llahu!' (tė mėshiroftė All-llahu), e pėr tjetrin jo. I dyti, pėr tė cilin Pejgamberi s.a.v.s. nuk kėrkoi shėndet, tha: "Kur ky teshi kėrkuat shėndet pėr tė, ndėrsa kur tesha unė, kėtė nuk e bėte". Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Ky e falėnderoi All-llahun, ndėrsa ti nuk veprove ashtu".
887. Ebu Hurejre r.a. tregon se kur Pejgamberi s.a.v.s. teshte, e vente dorėn e vet apo ndonjė shami nė gojėn e vet dhe sa mundej e ulte zėrin e tė teshmes sė vet. Transmetuesit nuk i kujtohet se Ebu Hurejre thoshte: "e zvogėlonte apo e mbulonte zėrin e tė teshurit".
888. Ebu Musa r.a. thotė: "ifutėt kur vinin te Pejgamberi s.a.v.s. teshnin dhe dėshironin qė Pejgamberi s.a.v.s. t'u thoshte: "Jerhamukumull-llahu!" (All-llahu ju mėshiroftė!). Por, Pejgamberi s.a.v.s. u thoshte: "All-llahu ju udhėzoftė dhe ua ndrioftė mendjen tuaj!"
892. Berra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Dy muslimanė tė cilėt takohen dhe nė mes veti pėrshėndeten, All-llahu xh.sh. do t'ua falė mėkatet e tyre para se ata tė ndahen".
893. Enesi r.a. tregon se njė njeri ka thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, njėri prej nesh e takon vėllain apo mikun e vet, a ka nevojė (nė shenjė nderimi) tė pėrulet?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Jo!" "A mund ta marrė pėr dore dhe ta pėrshėndes me dorė?" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Po!"
894. Safvan bin Assal r.a. tregon: "Njė ifut i thotė shokut tė vet: Eja me mua te ky Pejgamber, dhe shkuam ke i Dėrguari i All-llahut dhe e pyetėm pėr shpjegimin e ajeteve (nėntė mrekullive tė mėdha tė All-llahut), ndėrsa transmetuesi pasi e ka pėrmendur hadithin pėr ato ajete, thotė: "Nė fund tė dy e puthėn dorėn dhe kėmbėn e Pejgamberit s.a.v.s. dhe thanė: dėshmojmė se ti je i Dėrguari i All-llahut".
895. Ibni Umeri r.anhuma duke treguar njė ndodhi thotė: "Ne iu afruam Pejgamberit s.a.v.s. dhe ia puthėm dorėn".
898. Ebu Hurejre tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e ka puthur Hasanin, tė birin e Aliut r.a., e atėherė Akre bin Habisi i tha: "Unė i kam dhjetė fėmijė dhe asnjėherė asnjėrin prej tyre nuk e kam puthur". Atėherė Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Ai qė nuk ka mėshirė pėr tė tjerėt, nuk do tė mėshirohet". (Ai qė nuk ka mėshirė ndaj tė tjerėve edhe tė tjerėt nuk do tė jenė tė mėshirshėm ndaj tij)".
899. Berra ibni Azib r.anhuma thotė se Pejgamberi s.a.v.s. na ka urdhėruar: "Ta vizitojmė tė sėmurin, ta pėrcjellim xhenazen, tė kėrkojmė shėndet pėr atė qė tesh (nėse thotė 'El-hamdulil-lah'), ta respektojmė betimin, t'i dalim nė ndihmė tė shtypurit, t'i pėrgjigjemi ftesės dhe tė pėrhapim paqen (selamin)".
900. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "Muslimani ndaj muslimanit ka kėto pesė obligime: pranimin e selamit, vizitėn e tė sėmurit, pėrcjelljen e xhenazes, pėrgjigjen e ftesės si dhe kėrkimin e shėndetit pėr ata qė teshin".
901. Ebu Hurejre r.a. tregon se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Vėrtet All-llahu i madhėruar do tė thotė ditėn e kijametit: "O njeri, isha i sėmurė dhe nuk mė vizitove!" Njeriu atėherė do tė pėrgjigjet: "O Zoti im, si do tė vizitoj Ty, kur Ti je Zot i gjithė botėve?" All-llahu do tė thotė: "A nuk e ke ditur se robi im ishte i sėmurė dhe nuk e ke vizituar? A nuk e di se sikur ta kishe vizituar me siguri do tė mė kishe gjetur Mua te ai. O njeri, kam kėrkuar prej teje ushqim, por nuk mė ke dhėnė". Njeriu do tė pėrgjigjet: "O Zoti im, si do tė jap unė Ty ushqim, kur Ti je Zot i gjithė botėve?" All-llahu do tė thotė: "A nuk e ke ditur qė robi im ka kėrkuar prej teje ushqim e ti nuk i ke dhėnė? A nuk e ke ditur se sikur t'i kishe dhėnė ushqim do tė mė kishe gjetur Mua te ai. O njeri, Unė kam kėrkuar prej teje tė mė japėsh ujė, por ti nuk mė ke dhėnė tė pijė!" Njeriu do tė thotė: "O Zoti im, si do tė jap unė Ty ujė, kur Ti je Zot i gjithė botėve?" All-llahu do tė thotė: "Ka kėrkuar robi im ujė prej teje e ti nuk i ke dhėnė. Sikur t'i kishe dhėnė ujė atij, do tė mė kishe gjetur Mua te ai!"
902. Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vizitoni tė sėmurit, ushqeni tė uriturit dhe lironi tė zėnurit rob".
903. Thevban r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Muslimani kur e viziton vėllain e vet musliman, vazhdimisht ėshtė nė hurfen e Xhennetit derisa tė kthehet". Tė pranishmit e pyetėn ka ėshtė hurfa e Xhennetit? Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Ata janė portokajt e kėputur, pemėt e Xhennetit".
904. Aliu r.a. tregon se e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Ai musliman i cili e viziton muslimanin nė mėngjes, shtatėdhjetė mijė meleq do tė luten pėr tė deri nė mbrėmje, e nėse e viziton pas akshamit dhe nė kohėn e jacisė, atėherė do tė luten pėr tė shtatėdhjetė mijė meleq deri nė agim. Shpėrblimi i tij do tė jetė njė pemė e veantė, portokaj tė vjelur".
905. Enesi r.a. thotė: "Njė djalė i ri ifut shėrbente te i Dėrguari i All-llahut dhe njė ditė u sėmur. Pejgamberi s.a.v.s. erdhi ta vizitojė, u ul afėr kokės sė tij dhe i tha: "Pranoje Islamin!" Djaloshi e shikoi babain e vet, i cili ishte prezent. I ati i tha: "Dėgjoje Ebul Kasemin!" Djaloshi e pranoi Islamin. Pejgamberi s.a.v.s. atėherė doli duke thėnė: "Falėnderimi i qoftė All-llahut, i cili e shpėtoi nga zjarri i Xhehennemit".
906. Aisheja r.anha tregon se kur ndokush i ankohej Pejgamberit s.a.v.s. pėr ndonjė gjė, sėmundje apo plagė, Pejgamberi s.a.v.s. e prekte nė atė vend me gishtin e tij tregues (transmetuesi Sufjan ibni Ujejne e vuri gishtin e tij nė tokė pastaj e ngriti, duke dashur tė tregojė se si ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.) e pastaj tha: "Bismil-lahi, turbetu erdina, birikati ba'dina, jushfi bihi sekimuna, bidhni rabbina".
910. Ebu Abdull-llah Uthman ibni Ebil Asi r.a. tregon se i ėshtė ankuar Pejgamberit s.a.v.s. pėr njė sėmundje nė trupin e vet. I Dėrguari i All-llahut i tha: "Vėne dorėn tėnde nė vendin nė tė cilin ke dhembje dhe thuaj: "Bismil-lahi (tri herė) dhe shtatė herė thuaj: Kėrkoj mbrojtje nga i Gjithėfuqishmi prej sherrit tė asaj qė ndiej dhe prej atij qė i ruhen".
912. Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrė te njė beduin pėr ta vizituar dhe duke e vizituar tė sėmurin thoshte: "Nuk ka rrezik, pastrim (ti je ai qė pastrohet prej mėkateve) me dashjen e All-llahut".
914. Ebu Seid El-Hudriu dhe Ebu Hurejre r.anhuma kanė qenė dėshmitarė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush thotė: 'La ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber' (nuk ka Zot, pėrve All-llahut, All-llahu ėshtė mė i madhi), All-llahu do ta dėshmojė se ai flet tė vėrtetėn dhe do tė thotė: 'shtė e vėrtetė se nuk ka Zot tjetėr, pėrve Meje, Unė jam mė i madhi'. Ndėrsa kur tė thotė njeriu: 'La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu' (nuk ka Zot, pėrve All-llahut, Ai ėshtė i vetmi i pashoq), atėherė All-llahu do tė thotė: 'shtė e vėrtetė se unė jam Zot i vetėm dhe nuk kam shok nė asnjė send'. Ndėrsa kur tė thotė robi: 'La ilahe il-lall-llahu, lehul mulku ve lehul hamdu' (nuk ka Zot, pėrve All-llahut, i Tij ėshtė sundimi dhe Atij i takon falėnderimi), atėherė All-llahu xh.sh. thotė: 'shtė e vėrtetė se nuk ka Zot pėrve Meje, dhe sundimi e falėnderimi ėshtė i Imi'. Ndėrsa kur tė thotė robi: 'Nuk ka Zot, pėrve All-llahut, nuk ka asnjė akt, punė dhe ndėrrim qė bėhet pėrve me fuqinė e All-llahut', atėherė All-llahu do tė thotė: 'shtė e vėrtetė se nuk ka Zot, pėrve Meje, dhe do ndryshim, do aksion dhe do fuqi ėshtė vetėm me Mua (kjo ėshtė vepėr vetėm Imja)'. Atėherė i Dėrguari i All-llahut tha: "Kush e thotė kėtė gjatė sėmundjes sė vet e pastaj vdes, nuk do ta pėrtyp (gėlltit) zjarri i Xhehennemit".
915. Ibni Abbasi r.anhuma tregon se Ali ibni Ebi Talib r.a. doli prej te Pejgamberi s.a.v.s. kur ishte shumė i sėmurė, nga e cila sėmundje edhe vdiq, dhe njerėzit i thanė: "O Ebul Hasan, si ėshtė i Dėrguari i All-llahut?" Aliu r.a. u pėrgjigj: "shtė ngritur, el-hamdu li-l-Lah, i shėndoshė".
921. Kasim ibni Muhammed tregon se Aisheja r.a. ka thėnė: "Va re'sahu!" (O pėr kokėn time!), si dhe Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Bel ene va re'sahu!" (Madje, o pėr kokėn time!), pastaj e pėrmend hadithin.
924. Ummi Selma r.anha thotė: "Hyri Pejgamberi s.a.v.s. ke Ebu Selma dhe ai kishte humbur tė pamurit. Atėherė Pejgamberi s.a.v.s. ia mbylli sytė dhe tha: "Vėrtet kur tė dalė shpirti, atėherė atė e pėrcjell edhe tė pamurit". Nė atė moment disa anėtarė tė familjes sė Ebu Selmes filluan tė bėrtasin. Pejgamberi s.a.v.s. atėherė tha: "Mos kėrkoni pėr vete pėrve hajrit, sepse melaqet bėjnė amin pėr tė gjitha ato qė ju i thuani". Pastaj tha: "O Zoti im, fale Ebu Selmen dhe ngrite gradėn e tij nė shoqėrinė e tė udhėzuarve qė kanė ndjekur rrugėn tėnde dhe fali pasardhės tė denjė, na fal neve dhe atij, o Krijues i botėve, dhe zgjeroje varrin e tij dhe ndrioje". (Transmeton Muslimi) 925. Ummi Seleme r.anha tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė jeni prezent te i sėmuri apo te i vdekuri, atėherė folni mirė, sepse melaqet bėjnė amin pėr tėrė atė qė ju flitni". Ummi Seleme r.anha tregon se kur ka vdekur Ebu Seleme, shkova te Pejgamberi s.a.v.s. e i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, Ebu Seleme vdiq1". ai mė tha: "Thuaj: O Zoti im, mė fal mua dhe Ebu Selemen dhe mė jep mua pasardhės tė mirė!". Pastaj thashė se All-llahu mė dha pas tij atė qė ishte mė i mirė se ai, Muhammedin s.a.v.s". 926. Ummi Selma r.anha thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Robit, tė cilit i ndodh ndonjė fatkeqėsi dhe thotė: "Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun". (Vėrtet ne jemi tė All-llahut dhe te Ai do tė kthehemi), o Zoti im, mė jep shpėrblim nė kėtė fatkeqėsi dhe zėvendėsoma me njė tė mirė, vėrtet atė i cili e thotė kėtė, All-llahu do ta shpėrblejė pėr fatkeqėsinė qė i ka ndodhur me njė shpėrblim tė mirė". Ummi Selma thotė: "Pasi ka shkuar nė ahiret Ebu Selma, unė jam lutur ashtu si mė ka mėsuar Pejgamberi s.a.v.s. dhe pėr kėtė All-llahu ma ka dhėnė Pejgamberin s.a.v.s".
927. Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur robit i vdes fėmija, All-llahu u thotė meleqve: 'A ia keni marrė shpirtin birit tė robit Tim?' Meleqėt thonė: 'Po!' Pastaj u thotė: 'Ia keni marrė frytin e zemrės sė tij?' Meleqėt thonė: 'Po!' Pastaj prapė All-llahu thotė: 'ka tha pėr kėtė robi im?' Meleqėt thonė: 'U falėnderua dhe kėrkoi kthim te Ti!' All-llahu xh.sh. thotė: 'Ndėrtoni robit Tim njė shtėpi nė Xhennet dhe jepjani emrin 'Bejtul hamd' (shtėpia e falėnderimit)".
929. Usame ibnu Zejdi r.anhuma thotė: "Njėra prej vajzave tė Pejgamberit s.a.v.s. dėrgoi te i Dėrguari i All-llahut qė t'i tregojė dhe ta thėrrasė se njė fėmijė - apo djalė - i saj ėshtė para vdekjes. Pejgamberi s.a.v.s. i tha tė dėrguarit tė saj: "Kthehu te ajo dhe thuaj se e All-llahut ėshtė e tėrė ajo qė e merr, e All-llahut ėshtė edhe ajo qė e jep dhe do gjė ke Ai e ka kufirin (exhelin) e caktuar dhe pėr kėtė urdhėroje atė qė tė bėjė durim dhe tė llogarisė nė dėmshpėrblim (kompensim)". (Transmetuesi e pėrmend hadithin nė tėrėsi).
930. Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e ka vizituar Sa'd ibni Ubadeten dhe se sė bashku me Pejgamberin s.a.v.s. ishin Abdurrahman ibnu Avf, Sa'd ibnu Ebi Vekkas dhe Abdull-llah ibnu Mes'ud r.anhum. Pejgamberi s.a.v.s. qau dhe kur ata e panė se si qante i Dėrguari i All-llahut qanė edhe ata e ai pastaj u tha: "A nuk dėgjoni? Vėrtet All-llahu nuk do tė dėnojė pėr shkak tė lotit tė syrit e as pėr dėshpėrimin e zemrės, por do tė dėnojė pėr shkak tė kėsaj ose do tė mėshirojė". Kur tha "pėr shkak tė kėsaj", atėherė bėri me shenjė kah gjuha".
932. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. hyri te i biri i tij Ibrahimi, i cili ishte para vdekjes dhe iu mbushėn sytė lotė dhe Abdurrahman ibnu Avfi i tha: "Edhe ti, o i Dėrguari i All-llahut?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "O ibnu Avf, kjo ėshtė mėshirė", e pastaj vazhdoi: "Vėrtet syri qan, zemra dėshpėrohet, por ne nuk do tė themi pėrve atė me tė cilėn ėshtė i kėnaqur Zoti ynė. Ne pėr shkak tė ndarjes tėnde, o Ibrahim, jemi tė pikėlluar".
[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]