Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)
1813. Nga Jezid b. Sherik b. Tarik transmetohet se ka thënë: "E kam parë në minber Aliun r.a. duke mbajtur hutbe dhe e kam dëgjuar duke thënë: "Jo, për All-llahun, ne nuk kemi libër tjetër të cilin e lexojmë, pos Librin e All-llahut. Ndërsa kjo që është në këtë sahife (shkresë), dhe e shpalosi, kur në të eshtrat e deves dhe magji tjera të ndryshme. Lidhur me këto i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Medineja është e ndaluar prej Ajrit deri te Thevri (vende në Medine). Kush futë një risi në Medine ose e sjell një risimtar, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve. Ditën e gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as farzin as nafilen (as të obliguarat as vullnetaret); siguria e muslimanëve ndaj të pafeve është një, e cila i përfshinë të gjithë. Kush ia kthen shpinën muslimanit, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve. Ditën e gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as punën as drejtësinë (as të obliguarat, as vullnetaret)".1814. Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Për njeriun, i cili me vetëdije pranon paternitetin e njeriut tjetër jashtë babait të tij, i mbetet vetëm mosbesimi; kush pohon di‡ që në të vërtetë nuk është e tija, ai nuk është nga ne, dhe le të përgatitet për qëndrim në zjarr". "Kush e thërret një njeri për të pafe (kafir) apo i thotë se është armik i All-llahut, kurse nuk është kështu, nuk i mbetet tjetër përpos të befasohet (pos t'i kthehet atij që e ka thënë)".
1818. Nga Rib'ij b. Hirashi transmetohet se ka thënë: Kam shkuar me Ebu Mes'ud el-Ensariun deri te Hudhejfete b. Jemani r. anhum, e Ebu Mes'udi i tha atij: "Më fol mua ‡'ke dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. për Dexhallin?" (Hudhejfete) ka thënë: "Vërtet Dexhalli do të dalë dhe vërtet me të do të ketë një ujë dhe një zjarr. Sa i përket atij që njerëzit i konsideron ujë, është zjarri i cili digjet; sa i përket atij që njerëzit i konsideron zjarr, është uji i ftohtë i pijshëm. Kush nga ju e pret (atë kohë), le të përcaktohet për atë që njerëzit i konsideron për zjarr, sepse ai do të jetë ujë i ëmbël, i ftohtë, i pijshëm". Ibni Mes'udi ka thënë: "Edhe unë e kam dëgjuar këtë".
1823. Nga Imran b. Husajn r. anhuma transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: "Ndërmjet krijimit të Ademit s.a.v.s. dhe ditës së shkatërrimit të kësaj bote nuk ka fatkeqësi më të madhe se Dexhxhalli".
1828. Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka përmendur Dexhxhallin para njerëzve dhe ka thënë: "Vërtet All-llahu nuk është i verbër. Kujdes, Mesih-ud-Dexhxhalli (antikrishti) është i verbër në syrin e djathtë. Syri i tij është sikur kokrra e rrushit e ngrirë si copë akulli (e verbër)".
1832. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: "Medinen njerëzit do ta lënë në të mirë, pasi ate nuk do ta atakojnë as rrethojnë përve‡ shpezëve dhe egërsirave. Të fundit të cilët do të tubohen në Medine do të jenë dy bari nga Muzejna, të cilët do të dëshirojnë të hyjnë në Medine. Ata do të bërtasin në kafshët e tyre duke iu grahur, dhe do të sulmohen nga egërsirat, dhe kur të arrijnë deri te Thenijjet-ul-veda do të bien në fytyrat e tyre (do të vdesin)".
1843. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Besimtari nuk do të lejojë të kafshohet nga një vrimë dy herë".
1846. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thënë: "Derisa Pejgamberi s.a.v.s. ishte i ulur në një ndeje me njerëzit, erdhi një beduin dhe i ka thënë: "Kur do të jetë ‡asti i fundit (es-sä'at)?" I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. vazhdoi të flasë dhe nuk ia vuri veshin pyetjes. Disa njerëz thanë: "E ka dëgjuar ‡'ka thënë, por e ka qortuar ‡'ka thënë ai". Disa njerëz tjerë thanë: "As nuk e ka dëgjuar". E kur e mbaroi fjalimin e tij ka thënë: "Ku është ai që pyeti për ‡astin e fundit?" Beduini ka thënë: "Ja ku jam o i Dërguari i All-llahut!" Ai ka thënë: "Kur të keqpërdoret emaneti, prite ‡astin e fundit!" Beduini vazhdoi: "Si keqpërdoret emaneti?" Ka thënë: "Kur ‡ështjet me rëndësi t'u besohen atyre që nuk janë kompetentë, pritne ‡astin e fundit".
1847. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Ata që ju udhëheqin në namaz, nëse falin në mënyrë korrekte, atëherë është për të mirën tuaj, e nëse gabojnë, atëherë sërish është për të mirën tuaj, kurse në dëmin e tyre".
1863. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thënë: "Më ka marrë për dore i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ka thënë: "All-llahu e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në te i ka krijuar të dielën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të martën, dritën e ka krijuar të mërkurën, kurse të enjten i ka shpërndarë kafshët, e Ademin a.s. e krijoi pas ikindisë ditën e premte në fund të krijimit".
1864. Nga Ebu Sulejman Halid b. Velidi r.a. transmetohet se ka thënë: "Në dorën time janë thyer nëntë shpata ditën e betejës në Mu'ti. Në dorën time nuk ka mundur të mbesë shpatë tjetër, pos shpatës së gjerë të Jemenit".
1868. Nga Auf b. Malik b. Tufejl transmetohet se Aishes r. anha i është thënë se Abdull-llah b. Zubejri r. anhuma ka thënë për një shitje ose dhuratë, që ia pat dhënë Aisheja r. anha: "Për All-llahun, ose Aisheja r. anha do ta ndërpresë këtë ose unë sigurisht me te nuk do të flas, do ta shkëpus lidhjen me te". Kur këtë e dëgjoi Aisheja, ka thënë: "A e ka thënë këtë ai?" Të pranishmit kanë thënë: "Po!" Ajo ka thënë: "Ky është zotimi im se nuk do të flas kurrë me Ibni Zubejrin!" Ibni Zubejri i ka dërguar emisarët e vet për ndërmjetësim tek Aisheja r. anha pasi që ndërprerja u zgjat. Ajo ka thënë: "Jo, për All-llahun, nuk do ta pranoj ndërmjetësimin kurrë, as që do ta thej zotimin tim". Pasi kjo u zgjat Ibni Zubejri u foli Misver b. Mahreme dhe Abdurrahman b. Esved b. Abdi Jeguthit dhe u tha atyre dyve: "Ju betoj në All-llahun që të më ‡oni deri tek Aisheja r. anha, sepse nuk e ka pasur të lejuar të zotohet për shkëputjen totale me mua!" Shkuan atje Misveri dhe Abdurrahmani dhe kërkuan leje të hyjnë dhe thanë: "Es-selamu alejki ve rahmetullahi ve berekatuhu, a mund të hyjmë?" Aisheja ka thënë: "Hyni!" Ata kanë thënë: "Të gjithë ne?" Aisheja ka thënë: "Po, hyni të gjithë ju!" Ajo nuk e ka ditur se me ta është Ibni Zubejri; Pasi hynë, Ibni Zubejri hyri pas perdes, e përqafoi dhe filloi ta lusë dhe qajë. Misveri dhe Abdurrahmani po ashtu e lutën derisa ajo nuk foli me Ibni Zubejrin dhe nuk e pranoi atë. Ata kanë thënë se vërtet Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar këtë që ti po e vepron me refuzimin e shkëputjes. Për muslimanin nuk lejohet t'i ndërprejë lidhjet me vëllain e tij më shumë se tri netë. Pasi ata theksuan dhe përmendën, ajo i ndërpreu përmendjet e tyre dhe qau duke thënë: "Unë jam zotuar, kurse zotimi është ‡ështje e rëndë. Ata vazhdimisht insistonin derisa ajo i foli Ibni Zubejrit. Pastaj ajo liroi 40 robër për shkak të zotimit të saj. Më vonë, kur përmendej zotimi i saj, ajo qante aq shumë sa lotët e lagnin mbulesën e saj".
1878. Nga Egarr el-Muzennij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet më vie në zemrën time mendimi dhe dëshira që ‡do ditë nga njëqind herë t'i lutem All-llahut për falje".
1879. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: "Për All-llahun, unë ‡do ditë i drejtohem All-llahut për falje dhe për pendim më shumë se shtatëdhjetë herë".
1882. Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Kush vazhdimisht lutet për falje, All-llahu do t'i jap dalje nga ‡do ngushticë, do ta lirojë nga ‡do brengosje dhe do ta furnizojë nga nuk e llogarit".
1883. Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Kush thotë: All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përve‡ Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t'i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja".
1887. Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: "All-llahu i madhëruar ka thënë: "O i biri i Ademit, derisa ti më lutë dhe në Mua mbështetesh dhe shpreson, Unë do t'i falë ato që rrjedhin nga ti dhe nuk do të qortoj për to. O i biri i Ademit, sikur mëkatet tua të arrinin deri në qiell, kurse ti më drejtohesh me lutje për falje, Unë do të falë dhe nuk do të qortoj. O i biri i Ademit, sikur t'i të ma sjellish plot tokën me mëkate, kurse pas kësaj është takuar si besimdrejtë, e jo idhujtar i hyjnive tjera përve‡ Meje, Unë ty do ta sjell plot tokën me falje".
1888. Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "O tubim i grave, jepni sadaka dhe kërkoni falje shumë. Vërtet ju kam parë në Xhehennem të shumta". Një grua tha: "Përse ne jemi më të shumtat në Xhehennem?" Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Shumë po mallkoni dhe shumë jeni jomirënjohëse ndaj burrave (tuaj). Nuk kam parë askend më të mëngët në arsye dhe në fe prej atyre të cilëve u është dhënë arsyeja, se që jeni ju!" Ajo ka thënë: "€'është kjo mungesa e arsyes dhe e fesë?" Ai ka thënë: "(Mungesa e arsyes) është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli: sa i përket mungesës në fe, kjo konfirmohet më atë që shumë ditë kalojnë, e ju nuk faleni".
1890. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "All-llahu i madhëruar thotë: "Për robërit e Mi të devotshëm kam përgatitur atë që sytë e dikujt nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjuar, dhe në mend nuk u ka rënë. Lexoni, nëse dëshironi: "Dhe askush nuk e di se ‡farë gëzimesh të fshehta i presin". (es-Sexhde, 17)
1891. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Grupi i parë i cili do të hyjë në Xhennet do të jetë në figurë të hënës katërmbëdhjetëshe, e pastaj ata më poshtë në figurë të yllit më të shndritshëm. Ata nuk do të kenë nevojën e vogël, as të madhe, as do të ketë kundërmim, as që do të ketë tërfullim, jargosje. Krehërit e tyre do të jenë të arit, kurse djersa e tyre do të jetë misku. Tagarët e tyre janë druri i shtresuar aromatik, kurse ‡iftet e tyre janë huru-l-ln në figurën e stërbabait të tyre Ademit me gjashtëdhjetë kuti në qiell".
1893. Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Unë vërtet e di xhehennemlinë e fundit që do të del nga Xhehennemi dhe xhennetlinë e fundit që do të hyjë në të. Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zvarritur, e All-llahu, pasi të zvarritet, do t'i thotë: 'Shko hy në Xhennet!' Njeriu do të vijë deri te Xhenneti, dhe do t'i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë: 'O Krijues, unë e gjeta përplot!' All-llahu do t'i thotë këtij njeriu: 'Shko, dhe hyn në Xhennet, vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dynjaja'. Njeriu do të thotë: 'Po më qesh dhe po tallesh me mua, ti që je Sundues?' Transmetuesi thotë: "Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. që është qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët. Pat thënë: "Ja, kjo është shkalla më e ulët e xhennetlisë".
1894. Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet një besimtar në Xhennet do të ketë një ‡adër nga një e vetmja kokërr e diamantit, i cili do të jetë me vrimë aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje. Besimtari aty do ta ketë familjen e tij të cilës do t'i shkojë dhe vijë (do t'i bëjë tavaf). Familjet e tij nuk do të shihen ndërmjet veti".
1896. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet xhennetlitë do t'i shohin mbi vete banorët e Gurefit si‡ i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhennetit dhe xhennetlitë". Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e pejgamberëve, a mund t'i arrijë tjetërkush?" Ai ka thënë: "Gjithqysh! Pasha Atë në sundimin e të cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-llahun dhe të cilët janë të bindur në vërtetësinë dhe sinqeritetin e pejgamberëve të tyre".
1901. Nga Ebu Seid dhe nga Ebu Hurejrete r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Kur banorët e Xhennetit të hyjnë në Xhennet, një thirrës do të thirrë: "Vërtet ju është dhënë jeta dhe mos vdisni kurrë. Juve ju është dhënë shëndeti dhe kurrë mos u sëmuni. Juve ju është dhënë rinia dhe ju kurrë nuk do të plakeni. Juve ju është dhënë kënaqësia dhe ju kurrë nuk do të arrini në mjerim dhe të keqe!"
1904. Nga Xherir b. Abdull-llah r.a. transmetohet se ka thënë: "Kemi qenë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e ai shikoi në hënën e katërmbëdhjetë dhe tha: "Vërtet ju kështu do ta shihni Krijuesin tuaj dukshëm si‡ e shihni hënën. Nuk do të ngushtoheni dhe shtyheni ndërmjet veti që ta shihni".