Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)
468. Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. kaloi nėpėr treg, kurse njerėzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pranė njė cjapi tė ngordhur me veshė tė vegjėl, e kapi pėr veshi dhe tha: "Cili prej jush dėshiron ta marrė pėr njė dirhem?" I thanė: "Askush prej neve nuk jep pėr tė asgjė, ka mund tė bėjmė me te?" Pastaj tha: "A doni tė jetė juaji?" Thanė: "Pasha All-llahun, edhe tė ishte i gjallė, ishte me tė meta, me veshė tė vegjėl, e lere mė i ngordhur!" Atėherė tha: "Pasha All-llahun, kjo botė, vėrtet pėr All-llahun ėshtė mė e pavlefshme sesa ky (cjap) pėr ju".469. Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se ka thėnė: "Isha duke shkuar me Pejgamberin s.a.v.s. nėpėr njė tokė me gurė tė zi nė Medine derisa u drejtuam nga Uhudi, atėherė mė tha: "O Ebu Dherr". I thashė: "Si urdhėron, o i Dėrguari i All-llahut!" Tha: "Nuk gėzohem tė kem ar sa ky Uhudi e tė kalojnė tek tri ditė, e nga ai tė mbetet vetėm njė dinar pėrpos nėse kam tė paguaj borxh, ose qė me te t'u flas robėrve tė All-llahut (njerėzve) kėshtu, kėshtu dhe kėshtu tė jetė nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa". Pastaj eci (Pejgamberi) dhe mė tha: "Vėrtet, ata qė kanė shumė, nė Ditėn e gjykimit do tė kenė pak, pėrve nėse thonė (veprojnė) me pasurinė kėshtu, kėshtu dhe kėshtu ėshtė edhe nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa, por tė kėtillėt janė pak". Pastaj mė tha: "Qėndro nė atė vend, mos lėviz askund derisa tė kthehem!" Pastaj u nis nėpėr errėsirė tė natės derisa nuk dukej, atėherė dėgjova njė zė tė lartė, unė u frikėsova se mos e sulmoi dikush Pejgamberin s.a.v.s. dhe dėshiroja t'i shkoj, mirėpo m'u kujtua fjala e tij "mos lėviz askund derisa tė kthehem" andaj nuk lėviza derisa mė erdhi, atėherė i thashė: "Unė dėgjova njė zė, nga i cili u frikėsova.".. dhe ia shpjegova... ndėrsa ai mė tha: "A e ke dėgjuar?" I thashė: "Po". Tha: "Ai ishte Xhibrili, mė erdhi dhe mė tha: "Kush vdes prej ummetit tėnd duke mos i shoqėruar All-llahut asgjė, do tė hyjė nė Xhennet". I thashė: a edhe nėse ka bėrė prostitucion (zina) dhe nėse ka vjedhė? Tha: "A edhe nėse ka bėrė prostitucion dhe nėse ka vjedhė".
470. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Sikur tė kisha ar sa ėshtė Uhudi, do tė gėzohesha sikur tė mos kalojnė tri ditė e te unė tė mos mbetet asgjė, pėrve di pėr ta paguar borxhin".
473. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka thėnė: "Vėrtet, unė i kam parė shtatėdhjetė sofistė (tė varfėrit qė nuk kanė pasur shtėpia, andaj kanė banuar nė sofa tė xhamisė gjatė kohės sė Alejhis-selamit) asnjėri prej tyre nuk kishte gunė (mbulesė tė gjatė tė trupit), por vetėm ndėrresė (araf pėr mbulimin prej mesit e teposhtė) ose vetėm kėmishė tė thjeshtė tė lidhur pėr qafė. Ato, disave iu arrinin deri nėn gjunj, kurse disave deri nė zog tė kėmbėve, tė cilat e mbanin me dorė nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti)".
477. Transmetohet nga en-Nu'man ibn Beshir r.a. se ka thėnė: "Umer ibn el-Hattabi r.a. foli pėr fitimin e njerėzve nga tė mirat nė kėtė botė dhe tha: "Vėrtet e kam parė tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. gjatė tėrė ditės (me bark) tė pėrkulur (nga uria) nuk kishte as hurma tė kėqija, qė ta mbushte barkun e tij".
478. Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thėnė: "Ndėrroi jetė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., kurse nė shtėpinė (dhomėn) time nuk kishte asgjė qė mund tė hante ai qė ka mėlqi (njeri, kafshė etj.) pėrve pak elb nė raftin tim, e mora dhe hėngra prej tij mjaftė gjatė, pastaj e mata dhe ai u harxhua".
483. Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes'udi r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos u thelloni (mos u merrni shumė) nė pasuri tė patundshme, qė tė mos dashuroheni pėr kėtė botė".
489. Transmetohet nga Ka'b ibn Malik r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Dy ujq tė uritur tė cilėt bien ndėr dele nuk bėjnė mė tepėr dėm sesa lakmia e njeriut pėr pasuri dhe karrierė (autoritet) qė i bėn fesė sė tij".
492. Transmetohet nga Ibni Abbasi dhe 'Imran ibn el-Husajn r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kam shikuar nė Xhennet dhe kam parė se shumica e xhennetlinjve janė tė varfėrit (e kėsaj bote), dhe kam shikuar nė Xhehennem dhe kam parė se shumica e tyre janė gra".
498. Transmetohet nga Ebu Se'id el-Makburij, nga Ebu Hurejre r.a. se ky kaloi (njėherė) pranė disa njerėzve qė e kishin pėrpara njė dele tė pjekur dhe e thirrėn - por ai refuzoi qė tė hajė duke thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka shkuar nga kjo botė, e nuk ėshtė ngopur me bukė tė elbit".
499. Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. deri kur ka vdekur nuk ka ngrėnė asnjėherė nė tavolinė, as nuk ka ngrėnė bukė tė situr".
502. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. doli njė ditė, apo njė natė, kur edhe Ebu Bekri dhe Umeri r.a. kishin dalė. Atėherė (Pejgamberi) tha: "'ju ka shtyer tė dilni nga shtėpitė tuaja nė kėtė kohė?" Thanė: "Uria, o i Dėrguari i All-llahut!" Tha: "Edhe mua, pasha atė nė dorė tė tė cilit ėshtė shpirti im, mė ka nxjerrė (prej shtėpisė) ajo qė ju ka nxjerrė juve - ohuni!" Pastaj u ngritėn me tė dhe erdhėn te njė njeri prej Ensarėve, mirėpo ai nuk ishte nė shtėpi. Kur e pa (Pejgamberin) gruaja (e atij njeriu) tha: "Mirėsevini, urdhėroni!" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: "Ku ėshtė filani (pėr tė zotin e shtėpisė)?" Tha: "Ka shkuar tė na kėrkojė ujė pėr pije". Nė atė ast erdhi ensariu, shikoi tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. dhe dy shokėt e tij, pastaj tha: "Falėnderimi i qoftė All-llahut, sot askush nuk ka mysafirė mė tė ndershėm se unė!" Pastaj shkoi. Mė pas erdhi me njė kalavesh hurme nė tė cilėn kishte hurma tė njoma, tė terura dhe tė lėngėta (por tė pjekura) dhe ju tha: "Urdhėroni, hani! Pastaj e mori briskun, kurse i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: "Kujdes, mos e merr (mos e prej) atė qė milet dhe jep qumėsht!" Pastaj (ensariu) preu mish deleje nga i cili hėngrėn, edhe nga kalaveshi me hurma tė lloj-llojshme dhe pinė ujė. Pasi qė hėngrėn dhe pinė, i Dėrguari i i All-llahut s.a.v.s. i tha Ebu Bekrit dhe Umerit r.a.: "Pasha Atė nė dorė tė tė cilit ėshtė shpirti im, nė Ditėn e gjykimit do tė pyeteni pėr kėtė begati. Nga shtėpia ju ka nxjerrė uria, pastaj nuk jeni kthyer derisa ju ka arritur kjo begati".
504. Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh'arij r.a. se ka thėnė: "Aisheja r.a. i nxori e na i tregoi dy ndėrresa - kėmishėn dhe mbulesėn ( e pjesės sė poshtme tė trupit), tė cilat ishin shumė tė vrazhda e tė trasha dhe tha: "Nė kėto dyja, i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka ndėrruar jetė".
505. Transmetohet nga Sa'd ibn Ebi Vekkas r.a. se ka thėnė: "Unė jam i pari i arabėve qė kam gjuajtur shtizėn nė rrugė tė All-llahut. Kemi qenė nė betejė me tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. dhe nuk kemi pasur tjetėr ushqim pos fletėve tė hublės dhe semurės (dy lloje drush tė shkretėtirės) saqė ndonjėri prej nesh dilte jashtė (kur e kryente nevojėn) sikurse qė i hanė delet e i cili nuk pėrzihej (nga thatėsia)".
506. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "O All-llahu im, bėre Ti furnizimin e familjes sė Muhammedit (nė) ushqim".
509. Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thėnė: "Ndėrroi jetė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., kurse mburoja e tij ishte e depozituar te njė ifut pėr 30 sa'a elb". (Sa': masė peshė e njohur, 3,332 kg).
511. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka thėnė: "Vėrtet i kam parė shtatėdhjetė sofistė (tė varfėr tė cilėt nuk kanė pasur shtėpia andaj kanė banuar nė sofa tė xhamisė gjatė kohės sė Pejgamberit), asnjėri prej tyre nuk kishte gunė (mantel) por vetėm ndėrresė (araf pėr mbulimin prej mesit e teposhtė) ose vetėm kėmishė tė thjeshtė tė lidhur pėr qafe. Ato disave ju arrinin deri nėn gjunj, kurse disave deri nė zog tė kėmbėve, tė cilat i mbanin me dorė nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti)".
512. Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thėnė: "Shtrati i tė Dėrguarit s.a.v.s. ka qenė prej lėkurės i mbushur me palmė".
515. Transmetohet nga Ebu Umame r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "O biri i Ademit, ti nėse e shpenzon tepricėn
(e pasurisė) mė mirė ėshtė pėr ty, kurse nėse e mban ėshtė mė keq pėr ty. Askush nuk tė qorton nėse jeton nė mėnyrė modeste. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre qė je i obliguar t'i furnizosh".516. Transmetohet nga Ubejdullah ibn Mihsan el-Ensarij el-Hatmij r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush gdhihet prej jush i sigurt nė shpirtin e tij, i shėndoshė nė trupin e tij dhe ka ushqim pėr njė ditė, ėshtė sikur t'i ėshtė dhėnė krejt bota".
517. Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ka shpėtuar ai qė ėshtė bėrė musliman, ka furnizim (vetėm) aq sa i nevojitet dhe e ka bėrė All-llahu tė kėnaqur me atė qė i ka dhėnė".
518. Transmetohet nga Ebu Muhammed Fedalete ibn Ubejd el-Ensarij r.a. se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s duke thėnė: "I lumi ai qė ėshtė udhėzuar nė Islam, jetesėn e ka tė mjaftueshme dhe ėshtė i kėnaqur (me atė qė ka)".
519. Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. rregullisht i ka kaluar netėt i uritur (pa ngrėnė), edhe familja e tij nuk kanė pasur darkė, kurse buka e tyre mė sė shumti ka qenė prej elbit".
[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]