FATKEQĖSITĖ,
SHKAQET, PSE NDODHIN DHE SI TĖ SHPĖTOJMĖ PREJ TYRE
Me emrin e Allahut
tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit
Ky
mesazh tė drejtohet ty o njeri, ēfarėdo qofsh ti, i
pasur apo i varfėr, ministėr apo punėtor, mbret apo
shėrbėtor, artist apo politikan. E rėndėsishme ėshtė
qė ti ke nevojė tė domosdoshme pėr tė. Lexoje dhe
do tė bindesh. E nėse naiviteti yt tė pengon tė
kuptosh, mos ia moho kėtė tė drejtė dikujt tjetėr.
Prandaj, ju lutemi qė tia jepni kėtė fletushkė
atij.
Pse
ndodhin tėrmetet? Pse ndodhin pėrmbytjet? Pse
ndodhin epidemitė, uria, luftėrat? Pse, pse? Pyetje
kėto qė mundojnė shumė njerėz, e mjaft tė tjerė
qėndrojnė indiferentė ndaj tyre, ndėrsa tė paktė
janė ata qė e dinė pėrgjigjen.
A thua
ku ta kėrkojmė pėrgjigjen e pyetjeve tona?! Le ta vėmė
pak mendjen tonė nė punė. Cili ėshtė ai qė
sundon tokėn? Cili ėshtė ai qė i zbret tė mirat e
tė kėqijat, jetėn dhe vdekjen, thatėsitė dhe
shiun, fatkeqėsinė dhe begatinė...?! E nėse e
njohim Atė, pra tani le tė shohim se ēthotė Ai,
Sovrani i Gjithėsisė pėr kėtė gjė: "Pėr
shkak tė veprave (tė kėqija) tė njerėzve
janė shfaqur nė tokė e nė det tė zeza, skamje,
shkatėrrime, katastrofa etj., e pėr ta pėrjetuar
ata njė pjesė tė asaj (tė keqe) qė tė tėrhiqen
(nga tė kėqijat)." (Kuran, 30:41) Po
ashtu Ai thotė: "Kėtė (masė ndėshkuese)
e bėri ngase Allahu nuk ishte ndryshues i njė
begatie tė cilėn ia ka dhuruar njė populli derisa
ai tė ndryshojė nė vetvete..." (Enfalė,
53).
Nga kėto
ajete tė Kuranit tė Shenjtė, kuptojmė atė se
vetė njerėzit me veprat e tyre janė pėrgjegjės pėr
begatinė apo fatkeqėsinė e njė vendi. E ndėrsa
Zoti ėshtė Ai i cili u jep shpėrblimin atyre pėr kėto
vepra me begati e mirėsi, nėse ata u binden ligjeve
tė Tij dhe me vuajtje e fatkeqėsi nėse njerėzit
nuk veprojnė nė patim me ligjet e Tij. Po cili ėshtė
vallė morali i kėtyre vuajtjeve qė Allahu i zbret
mbi njerėzit, a nuk ėshtė Ai Mėshirues dhe Falės
i madh?!
Ska
dyshim se Allahu ėshtė Krijuesi dhe i do e i mėshiron
krijesat e Tij mė shumė se kushdo tjetėr, porse nė
tė njėjtėn kohė Ai ėshtė edhe i drejtė dhe nuk
mund tė rrijė pa e ndėshkuar tė keqen herėt apo
vonė, sikurse edhe thotė: "Ēfarėdo e keqe
qė mund tju godasė ajo ėshtė pasojė e veprave
tuaja, e pėr shumė tė tjera Ai ju fal." (Shura,
30). Ndėrsa, pėrsa i pėrket urtėsisė dhe menēurisė
sė Tij, ajo mund tė pėrmblidhet nė kėto pika:
-
Nėpėrmjet
fatkeqėsisė Zoti ndėshkon tė keqen.
-
Po
nėpėrmjet saj u jep mėsim njerėzve dhe i bėn
ata mė tė pėrgjegjshėm pėr veprat e tyre, qė
tė mos rikthehen pėrsėri nė to.
-
Nga
e keqja njerėzit njohin vlerėn e sė mirės, nėpėrmjet
sėmundjes vlerėn e shėndetit, e kėshtu ata
mund tė jenė mė tė pėrgatitur ndaj jetės pėr
tė ecur mė pėrpara.
Siē
shihet, Zoti vepron me krijesat e Tij si mjeku me
pacientin. Vėrtet ilaēi mund tė jetė i hidhur e tė
mos na pėlqejė, por nė fund tė fundit ai shėron.
Le tė
pėrqėndrohemi tani dhe tė pėrmendim disa nga ato
vepra ndaj tė cilave Krijuesi jonė nuk ėshtė i kėnaqur.
E
para e cila pėrbėn edhe mėkatin mė tė madh ėshtė
mosbesimi, qė ėshtė edhe shkaku kryesor i
fatkeqėsisė.
MOSBESIMI
Nė tė
pėrfshihen politeizmi, idhujtaria etj., pra ti bėsh
Allahut shok apo bashkėpunėtorė nė zotėrimin e
punėve tė Gjithėsisė, apo tė thuash se Ai ka bijė
e bija, tė besosh se dikush tjetėr veē Atij mund tė
bėjė keq ose mirė pa pėrcaktimin e Tij, tė besosh
se ka njerėz qė e dinė tė fshehtėn veē Tij,
ti lutesh e tė adhurosh dikė tjetėr qoftė edhe
si ndėrmjetės etj. Thotė Allahu pėr kėtė gjė: "Ai
i cili i shoqėron Allahut (shok, bashkėpunėtorė nė
adhurim etj), atij ia ka ndaluar xhennetin (hyrjen nė
parajsė) dhe shpėrblimi i tij ėshtė zjarri".
(Maide: 79). Ky madje ėshtė edhe mėkati i pafalshėm
pėr kėdo qė e mbyll jetėn e tij me kėto besime tė
kota: "Allahu nuk fal ti bėhet shok Atij (nė
adhurim e sundim) dhe fal veē kėsaj atė qė
do". (Nisa: 48). Kėtu pėrfshihen edhe tė
gjitha besimet e kota e tė pabaza, pėr tė cilat
Zoti nuk ka zbritur argument: "E kush kėrkon
fe tjetėr veē Islamit, atij nuk ka pėr tiu
pranuar dhe nė botėn tjetėr do tė jetė prej tė
humburve". (Ali Imran: 75). Dhe thotė ajeti
tjetėr: "... dhe ata qė besojnė nė tė kotėn
dhe mohojnė Allahun, ata janė tė humburit".
(Ankebut: 52). Ndėr tė tjera mund tė fusim kėtu
ateizmin apo laicizmin, si mjaft tė pėrhapur nė kėtė
kohė "... por ata qė nuk besuan, e pėr
shkak tė asaj qė bėnė (mosbesimit), do ti godasė
vazhdimisht fatkeqėsia e kohės ose do ta rrethojė (ajo
fatkeqėsia) vendin e tyre, derisa tė
vijė
urdhri i Allahut (pėr ndėshkimin e njėpasnjėshėm).
Allahu nuk e thyen premtimin" (Rad: 31). Por,
pėr shkak tė kėtij mėkati tė madh, Allahu ka dėnuar
mjaft popuj tė hershėm: "A nuk e panė ata
sa gjenerata para tyre i shkatėrruam (nė gjurmėt e
qytetėrimeve tė vjetra) e qė ne u patėm mundėsuar
atyre (komoditet) nė tokė, ēfarė juve nuk ua mundėsuam,
u patėm lėshuar nga qielli shi me bollėk dhe u patėm
bėrė qė tė rrjedhin lumenj ndėr ta. E pėr shkak
tė mėkateve tė tyre i shkatėrruam dhe pas tyre
sollėm (breza) tė tjerė". (Enam: 6). "Allahu
sjell si shembull njė fshat (vendbanim) qė ishte i
sigurt dhe i qetė, tė cilit i vinte furnizimi nga tė
gjitha anėt me bollėk, kurse ata (banorėt) i pėrbuzėn
tė mirat e Allahut. Atėherė Ai, pėr shkak tė
sjelljes sė tyre ua veshi petkun e urisė dhe tė
frikės". (Nahl: 12). "E sikur banorėt
e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin
ruajtur (nga mėkatet), ne do tu hapnim begati nga
qielli e toka, por ata pėrgėnjeshtruan, prandaj i dėnuam
me shkatėrrim pėr atė qė e merituan". (Arafė:
96).
IMORALITETI
Kėtu pėrmblidhen
tė gjitha veprimet e liga si prostitucioni,
homoseksualizmi dhe tė gjitha rrugėt qė shpiejnė
drejt tyre. Allahu xh.sh. pėr to thotė: "E
mos iu afroni imoralitetit sepse vėrtet ai ėshtė
vepėr e shėmtuar dhe njė rrugė shumė e keqe".(Isra:
32). Thotė pėr tė I dėrguari Muhammed (a.s): "Nuk
ėshtė shfaqur nė ndonjė popull imoraliteti e tė
mos shfaqen nė tė sėmundje qė skanė qenė mė
parė", si p.sh. SIDA Po ashtu ai thotė: "O
ju muslimanė, ruajuni imoralitetit sepse nga ia vijnė
gjashtė tė kėqija, tri nė kėtė botė dhe tri nė
botėn tjetėr. Nė kėtė botė, tė ikė me tė
(me imoralitetin) fytyra (nderi, morali), tė
shkurtohet jeta dhe tė ndjek nga pas varfėria, e ndėrsa
nė botėn tjetėr zemėrimi i Allahut tė Madhėruar,
llogaria e keqe dhe ndėshkimi me zjarr" dhe
pėrsėri I Dėrguari (a.s) thotė: "Nuk ka mėkat
mė tė madh pas politeizmit se sa ajo pikė uji qė
vendos burri nė vendin qė nuk ėshtė i lejuar pėr
tė" d.m.th marrėdhėniet seksuale
jashtė martese.
HOMOSEKSUALIZMI
Thotė
rreth saj Muhammedi a.s.: Ajo sė cilės i
frikėsohem mė tepėr ėshtė puna e popullit
tė Lutit (homoseksualizmi), dhe i mallkoi ata qė
e bėjnė atė duke thėnė: E ka mallkuar Allahu
atė qė vepron si populli i Lutit... e ka pėrsėritur
kėtė tre herė." Ky popull njihet nė
histori me emrin Sodoma. Ja se ēthotė Zoti pėr
ta nė Kuran: "A shkoni pas meshkujve tė kėsaj
bote? E gratė tuaja i lini anash, tė cilat Zoti i
krijoi pėr ju! Por ju jeni njė popull qė kalon ēdo
kufi". (Shuara, 165-166). Dhe pėr kėtė
arsye u ndėshkuan. "Kur erdhi urdhri ynė dhe
mbi ta hodhėm gurė pa pushim, ne i pėrmbysėm tė
gjithė ata duke kthyer ēdo gjė nga lart poshtė."
(Hud, 81). Gjithashtu Islami ndalon edhe rrugėt qė
shpiejnė drejt imoralitetit, duke i konsideruar ato tė
ndaluara pasi janė shkak pėr rėnien nė tė. Thotė
Resulull-llahu a.s.: "Katėr (lloje njerėzish)
gdhihen nė zemėrimin e Allahut dhe ngrysen nė zemėrimin
e Tij. I thanė: Kush janė ata, o I dėrguar i
Allahut? tha: "Burrat qė ngjajnė si
gratė dhe gratė qė ngjajnė si burrat, ai qė i
afrohet kafshės (siē ka njerėz qė e veprojnė
atė sot) dhe ai i cili i afrohet mashkullit,
pra homoseksuali" si dhe "E ka mallkuar
Allahu gruan qė vishet si burrat dhe burrin qė
vishet si gratė", pra, tė gjitha paraqitjet
e jashtme me tė cilat femra i ngjan mashkullit dhe
mashkulli femrės.
KAMATA
Totė pėr
tė Allahu: "O ju tė cilėt keni besuar, mos
e hani kamatėn qė po e shumėfishoni, kini frikė
Allahun qė tė gjeni shpėtim!" (Ali Imran,
130). "Ata qė hanė kamatėn nuk ngrihen
ndryshe vetėm si ngrihet ai i ēmenduri nga tė
prekurit e djallit. Kjo, sepse ata thonė: Edhe
shitblerja ėshtė njėsoj si kamata! Allahu e ka
lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatėn..."
(el-Bekare, 275) Nė kėtė pėrfshihen si marrėsi
ashtu edhe dhėnėsi i saj. Thotė pėr tė I Dėrguari
(a.s.): "E ka mallkuar Allahu marrėsin e
fajdes dhe dhėnėsin e saj." Ndėrsa Ibn
Mesudi, njėri nga shokėt e Tė Dėrguarit (a.s.)
thotė: "Kur imoraliteti dhe fajdeja shfaqen nė
ndonjė vend, atėherė Allahu urdhėron shkatėrrimin
e tij." Nėpėrmjet fajdes paraja mblidhet vetėm
nė duart e disa njerėzve tė cilėt marrin prej saj
fitime tė pamerituara. Ajo i bėn njerėzit qė tė
jetojnė me fantazi pėr njė jetė pa punė e lodhje.
Thotė pėr tė Muhammedi (a.s.): "Nuk ėshtė
shfaqur nė ndonjė popull fajdeja e tė mos shfaqet nė
tė ēmenduria, nuk ėshtė shfaqur nė ndonjė popull
imoraliteti e tė mos shfaqet nė tė vdekja e as nė
ndonjė popull mashtrimi nė peshė e mos tua
ndalojė Allahu atyre shiun (bereqetin, begatinė)."
Madje, ngrėnia e kamatės ėshtė konsideruar nga
Zoti si luftė ndaj Tij: "... e nė qoftė se
nuk e bėni kėtė (nuk hiqni dorė nga fajdet), atėherė
binduni se jeni nė luftė me Allahun dhe Tė Dėrguarin
e Tij." (el-Bekare, 279). E kush mund tė dalė
vallė fitimtar nė luftė me Zotin?
NARKOMANIA,
BIXHOZI
"O
ju tė cilėt keni besuar, sa dyshim se vera,
bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall)
janė vepra tė ndyra nga shejtani. Pra, largohuni
prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar." (Maide,
90) Thotė I Dėrguari (a.s.) duke paralajmėruar: "Largohuni
pijes alkoolike sepse ajo ėshtė nėna e tė kėqijave."
Si mos tė jetė nėna e tė kėqijave, kur dihen mė
sė miri dėmet dhe pasojat shkatėrrimtare qė sjell
ajo nė jetėn e njeriut dhe tė shoqėrisė. Pėr kėtė
arsye ēdo pije alkoolike ėshtė e ndaluar (haram)
edhe n.q. konsumohet nė sasi tė pakta. Kur Muhammedi
(a.s.) e pyeti Ebu Musa el-Eshariun (r.a.) njėrin
nga shokėt e tij, se ēfarė pijesh pėrdoreshin nė
Jemen, ai u pėrgjigj: el-Bitu (pije alkoolike nga
mjalti) dhe el-Mizru (pije alkoolike nga elbi), e
Pejgamberi (a.s.) i tha: "Ēdo pije dehėse ėshtė
haram (e ndaluar)." Nė njė rast tjetėr,
Muhammedi (a.s.) tha: "Mė erdhi meleku
Xhibril dhe mė tha: O Muhammed, Allahu e ka
mallkuar pijen alkoolike, atė qė pėrgatit lėngun pėr
tė dhe atė pėr tė cilin pėrgatitet; shitėsin e
saj dhe atė pėr tė cilin shitet; atė qė e pi atė
dhe atė qė merr vlerėn (e shitjes) sė saj; mbajtėsin
e saj dhe atė pėr tė cilin mbahet; atė qė e
servon dhe atė qė pi prej saj." Kėtu hyjnė
edhe tė gjitha llojet e drogave si kokaina, heroina,
marihuana, dopingu, hashashi etj. "Tė pyesin
ty pėr verėn dhe bixhozin. Thuaj: Qė tė dyja janė
mėkat i madh e ka edhe dobi nė to (tė
pakta) pėr njerėz, porse dėmi ėshtė mė i madh
se dobia e tyre." (el-Bekare, 219).Bixhozi
dhe tė gjitha lojėrat e fatit janė tė ndaluara. Pėr
to Allahu thotė: "O ju qė besuat, ska
dyshim se vera, bixhozi... janė vepra tė ndyta nga
djalli." (Maide, 90) Ēdokush e ka parė se nėpėrmjet
kėtyre lojėrave persona tė pandershėm u marrin pa
tė drejtė tė hollat njerėzve, duke i mashtruar ata
gjoja me shijen e fitimit. Edhe kėtė Allahu e ka
ndaluar: "Dhe mos e hani pasurinė e njėri-tjetrit
nė mėnyrė tė palejuar." (el-Bekare, 188) "Shejtani
nuk dėshiron tjetėr pėrveē se nėpėrmjet verės
dhe bixhozit tė hedhė armiq ndėrmjet jush."
(Maide, 91) Ndėr tė tjera, mund tė pėrmendim
vrasjet, vjedhjet, mosrespektimin e prindėrve,
mashtrimin, korrupsionin, thashethemet... etj. Thotė
Allahu xh.sh.: "Edhe ata qė veē Allahut nuk
lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka
ndaluar Allahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė
drejtėsisė dhe qė nuk bėjnė imoralitet, ndėrsa
kush i punon kėto, ai gjen ndėshkim." (Furkan,
68)
Pra,
nuk tė mbetet gjė tjetėr o njeri, vetėm se tė
largohesh prej kėtyre mėkateve. "Nėse
largoheni prej mėkateve tė mėdha tė cilat u janė
ndaluar, Ne ua shlyejmė mėkatet e vogla dhe ju fusim
nė njė vend tė ndershėm." (en-Nisa, 31)
"Dhe kur Zoti yt njoftoi bindshėm: Nėse falėnderoni,
do tua shtojė tė mirat, e nėse pėrbuzni, ska
dyshim se dėnimi Im ėshtė i vėshtirė." (Ibrahim,
7).. Ēdo indiferentizėm ndaj kėtyre mėkateve dhe
vazhdimi nė to do tė thotė qė fatkeqėsitė e
katastrofat tė mos kenė tė mbaruar. "Por,
ata qė nuk besuan e pėr shkak tė asaj qė bėnė (gjynaheve)
do ti godasė vazhdimisht fatkeqėsi e kohės"
dhe "E ju nuk mund ti ikni dėnimit nė tokė
(fatkeqėsive, vuajtjeve) dhe pėrveē Allahut nuk
keni mbrojtės e as ndihmės." (esh-Shura,
31). E pra: "Thuaj: Ai ka fuqi tju sjellė
dėnim prej sė larti ose nga poshtė nėn kėmbėt
tuaja, apo tju ndajė nė grupe e ta luftoni njėri-tjetrin.
Shih si i sqarojmė faktet nė mėnyrė qė tė
kuptojnė." (Enam, 65). Kjo ishte pėrgjigjja
e pyetjeve, ky ėshtė ligji qė vepron mbi shoqėritė
njerėzore qė kur Zoti e vendosi njeriun nė tokė.
Ky ėshtė vendimi i Zotit tėnd: "Fjalėt e
Zotit tėnd janė plot tė vėrteta (ēka lajmėrojnė)
dhe plot tė drejta (ēka gjykojnė). Ska kush qė
ti ndryshojė fjalėt (vendimet) e Tij." (Enam,
115). Po e mbyllim kėtė mesazh me shpresė se do tė
na keni kuptuar.
"Pasha
kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė
humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan,
qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin
ti pėrmbahen sė vėrtetės e qė kėshilluan njėri-tjetrin
tė jenė tė durueshėm." (Asr).