DR. MUSTAFA SIBAI  
FILOZOFIA E AGJËRIMIT  
DHE RREGULLAT E TIJ  
Shkup  
1414/1994

 

 
HYRJE 

 

I falënderohemi Zotit, Atij i mbështetemi dhe prej Tij kërkojmë mbrojtje nga dëmet e epsheve tona dhe nga veprat e këqija. Atë që e udhëzoi Zoti nuk humbë e atë që e humbë s'ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se s'ka zot tjetër pos All-llahut xh. sh. dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij!  
Muaji i Ramazanit është një nga periudhat më të rëndësishme prej periudhave të mirësisë sepse në të pastrohen shpirtrat, afrohen zemrat ndaj Krijuesit të tyre, hapen dyert e parajsës, shtohet mirëbërja, i zbriti Kur'ani Famëlartë Muhammedit a.s., pejgamber si udhëzues për njerëzit, dallues mes të mirës e të keqes, udhërrëfyes kah mirësia dhe dallues i rrugëve të humbjes e të keqes... Zoti e bëri Kur'anin kushtetutë të përhershme deri në Ditën e gjykimit dhe ai që e përcjell atë shpëton ndërsa ai që i refuzon udhëzimet, dritën, lejimet dhe ndalesat e tij humbë jo vetëm në këtë botë por edhe në botën tjetër.  
Zoti e obligoi agjërimin e Ramazanit, ia përshkroi vetes së Madhëruar, shpërblen agjëruesin, realizon premtimin dhe bujaria e Tij s'krahasohet me asgjë.  
Që të pranohet vepra e mirë, njeriu duhet ta kuptojë çanësimin, parimet dhe rregullat, gjegjësisht nëse dëshiron të praktikojë mënyrën e drejtë sipas rregullave që i caktoi All-llahu xh.sh. për robin e Tij me dëshirë të plotë e të lirë. Kjo gjë kushtëzohet me njohjen e ajeteve të shpallura dhe haditheve të Muhammedit a.s.  
Dijetarët tanë prej të kaluarës së hershme e deri më tash janë orvatur t'i sqarojnë rregullat e agjërimit dhe obligimet tjera duke i paraqitur anët e shumta pazitive të tyre, Zoti i shpërbleftë të gjithë. Njëri prej  dijetarëve të fundit është edhe Shejh Mustafa Siba'i (Zoti e mëshiroftë) i cili shkroi një numër të madh artikujsh në të cilët ka diskutuar rreth rregullave të agjërimit, ka komentuar disa ajete e hadithe të agjërimit, ka ligjëruar rreth udhëzimeve të Muhammedit a.s., dy festave të bajrameve, sadakatul fitrit (kontribut i obligu-e-shëm), zekatit, israsë, miraxhit etj.  
Këta artikuj janë përmbledhur në këtë libër dhe kanë të bëjnë me këshillime e fikh edhe atë sipas metodës së tij të njohur (Zoti e shpërbleftë dhe e mëshiroftë).  
Tash na u bë e mundur (me ndihmën e Zotit të Madhëruar) që t'ua ofrojmë lexuesve tanë këtë botim duke iu lutur All-llahut xh.sh. ta pranojë këtë mund e ta shpërblejë autorin, të na i falë mëkatet tona e të tij dhe ky popull të ketë dobi nga trashëgimia e të parëve tanë si dhe të na rikthehet fama dhe autoriteti i humbur.  
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! 

 
BOTUESI 


  A thua vallë do të qëndronin në atë betejë të madhe, qoftë edhe disa ditë sikur të ishin të formuar me shpirtrat e pabesimtarëve që tallen me agjërimin e muslimanëve apo me shpirtrat e të dështuarve që jetojnë nëpër bare e kafene të mbushura me alkool e që s'mund t'i përballojnë urisë dhe etjes disaorëshe?   
Jo vëllezër, sepse Islami i ka mësuar me anë të agjërimit në kohën e paqes si të agjërojnë në ditët e luftës... Në luftë nuk e fiton i dobëti të fortin, pakica shumicën, i paarmatosuri të armatosurin përpos nëse është i kalitur me moralin e agjëruesve...   

Me këtë koncept preciz të lirisë dhe robërimit e presim Ramazanin si muaj të "lirisë" kurse agjërimin si shkollë ku diplomojnë të lirët me plotkuptimin shkencor të fjalës.   
Në Ramazan ka uri, etje, kufizim dhe ndalim, por edhe shëndet dhe lirim nga robërimi; në të ka revolucion kundër robërimit të ushqimit e pierjes, shprehisë e jetës monotone...   
Revolucioni kundër robërisë është atributi i parë i të lirëve.  

 

 faqja 1 nga 4