Dyzet
Hadithe Kudsij
HADITHI 1.
"Mėshira Ime e tejkalon
hidhėrimin Tim!"
HADITHI 2.
"Djali i Ademit mė mohoi
dhe nuk kishte tė drejtė ta bėjė kėtė gjė.
Dhe ai mė mallkoi duke mos pasur tė drejtė ta bėjė
kėtė gjė.
Mė mohoi kur tha: All-llahu nuk do tė mė krijojė
ashtu siē mė krijoi herėn e parė (dmth nuk do tė
mė ringjallė pas vdekjes), ndėrsa krijimi
fillestar i tij nuk ėshtė mė i lehtė se
ringjallja e tij.
Mė mallkoi kur tha: All-llahu ka djalė, kurse Unė
jam Njė, Strehim i Pėrherėshėm, nuk kam lindur (dikė),
e as qė jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua
nuk mė pėrngjan!"
HADITHI 3.
"Kėtė mėngjes njė
nga robėrit e Mi u bė besimtar, ndėrsa njė nga
robėrit e Mi u bė mosbesimtar. Ai qė tha: "Ky
shi ėshtė nga mėshira dhe fuqia e All-llahut"
u bė besimtar nė Mua, ndėrsa mohues i (adhurimit
tė) yjeve; Ndėrsa ai qė tha: "Na zbriti shi
prej kėtij ose atij ylli" mė mohoi Mua, ndėrsa
u bė besimtar i yjeve."
HADITHI 4.
"Djemtė e Ademit shajnė
kohėn, ndėrsa Unė jam koha, nė dorėn Time ėshtė
nata dhe dita."
HADITHI 5.
"Unė jam aq i pasur, saqė
nuk kam nevojė pėr tė pasur aleat (shok, ortak).
Prandaj kush e kryen njė vepėr pėr hir tė dikujt
tjetėr ashtu siē e kryen pėr Mua, nuk do t'ia
pranoj atė vepėr, e as shokun (tė adhuruarin) e
tij!"
HADITHI 6.
Prej njerėzve tė parė ndaj tė
cilėve do tė shpallet dėnimi nė Ditėn e
Gjykimit do tė jetė dėshmori (shehidi, martiri).
Ai do tė sillet dhe All-llahu do t'ia bėjė tė
njohura tė mirat qė i ka bėrė dhe do t'ia pranojė
ato. (All-llahu i Madhėruar) do t'i thotė:
"Ēfarė bėre me kėto?" Ai do t'i pėrgjigjet:
"Luftova pėr hir Tėnd deri sa rash dėshmor."
(All-llahu) do t'i thotė:
"Gėnjen! Luftove qė tė tjerėt tė thonė:
Ėshtė guximtar!"
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhėrohet (engjėjve
tė rreptė) qė ta tėrheqin zvarrė me fytyrė pėrtoke
derisa tė hidhet nė zjarr.
Njeriu tjetėr do tė jetė
dijetari, i cili ka studjuar dijeninė, e ka mėsuar
dhe gjithashtu e ka lexuar Kur'anin. Ai do tė
sillet dhe All-llahu do t'ia bėjė tė njohura tė
mirat qė i ka bėrė, dhe ato do t'ia pranojė.
(All-llahu i Madhėruar) do tė thotė:
"Ēfarė bėre me kėto?" Ai do tė thotė:
"Studjova diturinė dhe e mėsova, e gjithashtu
edhe e lexova Kur'anin pėr hir Tėnd."
All-llahu do t'i thotė:
"Gėnjen! Studjove diturinė vetėm qė tė
tjerėt tė thonė: Ky ėshtė njeri i ditur. Lexove
Kur'anin qė tė thonė pėr ty: E lexon Kur'anin."
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj
do t'u urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė ta tėrheqin
zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė
zjarr.
Njeriu i tretė do tė jetė pasaniku, tė cilin
All-llahu e kishte bėrė tė pasur duke ia dhėnė
tė gjitha llojet e pasurisė. Ai do tė sillet dhe
All-llahu do ta njoftojė me veprat qė i ka bėrė.
I Madhėruari do t'i thotė:
"Ēfarė bėre me kėto?" Ai do tė pėrgjigjet:
"Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinė time pėr
hir Tėnd." All-llahu do t'i thotė:
"Gėnjen! E ke shpenzuar
pasurinė vetėm qė tė thonė pėr ty se je dorėdhėnė!"
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhėrohet (engjėjve
tė rreptė) qė tė tėrhiqet zvarrė me fytyrė pėrtoke
derisa tė hidhet nė zjarr."
HADITHI 7.
Zoti kėnaqet me bariun, i cili
thėrret ezanin pėr namaz dhe falet nė majė tė
bjeshkės. Pastaj All-llahu thotė:
"Shiheni robin Tim i cili thėrret ezanin dhe e
kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unė ia kam falė
kėtij robi mėkatet e tij dhe e kam pranuar nė
Xhennet."
HADITHI 8.
"E kam ndarė namazin ndėrmjet
Meje dhe robit Tim nė dy gjysma, dhe ai (robi) do
ta fitojė atė pėr tė cilėn ėshtė lutur."
Kur robi thotė:
"El hamdu lil-lahi rabbil alemin"; All-llahu
U thotė:
"Robi Im mė lavdėroi."
Kur robi thotė:
"Er-rahmanir-rahim"; All-llahu U thotė:
"Robi Im mė lartėsoi."
Kur robi thotė:
"Maliki jeumid-din"; All-llahu thotė:
"Robi Im mė nderoi."
Kur robi thotė:
"Ijjake na'budu we ijjake nesta'in"; Ai
thotė:
"Kjo ėshtė ndėrmjet Meje
dhe robit Tim dhe robit i takon ajo tė cilėn e kėrkon."
Kur robi thotė:
"Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en
amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin";
Ai thotė:
"Kjo ėshtė pėr robin Tim, dhe ai do ta ketė
atė qė e ka kėrkuar."
HADITHI 9.
Gjėja e parė pėr tė cilėn do
tė japė llogari robi (i All-llahut) nė Ditėn e
Ringjalljes ėshtė namazi. Nėse i ka kryer namazet
sipas rregullave, atėherė do tė jetė i shpėtuar
dhe i mirėpritur. Nėse namazet do tė jenė tė
paplota (tė mangėta), do tė pėrjashtohet nga mirėsia
dhe do tė jetė i humbur. Nėse do tė ketė diēka
tė paplotėsuar nga fardet (obligimet e domosdoshme),
All-llahu U do t'u thotė (melekėve):
"Shihni se a ka kryer robi Im ndonjė namaz
vullnetar, me tė cilin do t'ia kisha plotėsuar
fardin."
Pastaj edhe veprat tjera do tė
gjykohen nė tė njėjtėn mėnyrė.
HADITHI 10.
"Agjėrimi ėshtė Imi dhe
Unė jam ai qė jep shpėrblimin pėr tė. Agjėruesi
i lė ngashėrimet seksuale, ushqimin dhe pirjen pėr
hir Tim. Agjėrimi ėshtė mburojė, e ai qė agjėron
ka dy gėzime: kur han iftarin dhe kur takohet me
Zotin e vet. Ndryshimi i erės sė gojės sė agjėruesit
ėshtė mė i mirė nė syrin e All-llahut sesa era
e miskut."
HADITHI 11.
"O biri i Ademit shpenzo, e
Unė do tė shpenzoj pėr ty!"
HADITHI 12.
Ėshtė thirrur njė njeri nė
llogari prej atyre qė kanė jetuar para jush. Te ai
nuk u gjet asgjė e mirė, pėrveē se ai pėrzihej
me njerėzit dhe ua lehtėsonte hallet, e gjithashtu,
pasi qė kishte qenė i pasur, i urdhėronte shėrbetorėt
e tij qė t'ia vazhdojnė borxhin atij qė gjendej nė
rrethana tė vėshtira ekonomike.
Pastaj (i Dėrguari i All-llahut u) tha se All-llahu
ka thėnė:
"Ne jemi mė tė ēmuar se ti nė kėtė. Lėshojeni
tė shkojė!"
HADITHI 13.
Isha te i Dėrguari i All-llahut
u kur erdhėn te ai dy burra: njėri ankohej nga
vobekėsia, e tjetri nga vjedhėsit. I Dėrguari i
All-llahut u tha:
"Sa u pėrket vjedhėsve, do tė kalojė njė
kohė e shkurtėr, ndėrsa karvani do tė jetė nė
gjendje tė dalė jashtė Mekkės pa roje (dmth nuk
do tė ketė mė vjedhės). Ndėrsa sa i pėrket
vobekėsisė, Ēasti (Dita e Gjykimit) nuk do tė
vijė para se ta marrė ndonjėri prej jush pasurinė
e vet dhe tė shėtitet pėr t'ia dhėnė dikujt,
por nuk do tė gjejė askend qė do t'ia kishte
pranuar.
Pastaj dikush nga ju do tė
paraqitet para All-llahut duke mos pasur as perde, e
as pėrkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj All-llahu do
t'i thotė:
"A nuk tė dhash pasuri?" Do tė pėrgjigjet:
"Po." All-llahu do tė thotė:
"A nuk tė dėrgova Lajmėtar?" do tė
thotė:
"Po." Pastaj (i pyeturi) do tė shikojė nė
tė djathtė, por nuk do tė shohė asgjė pos
zjarrit, dhe do tė shohė edhe nė tė majtė, por
nuk do tė shohė asgjė pos zjarrit.
Pra, secili prej jush le ta mbrojė veten e tij prej
zjarrit duke bėrė mirėsi qoftė edhe me njė
gjysmė hurme, e nėse nuk e ka kėtė mundėsi, atėherė
me njė fjalė tė mirė."
HADITHI 14.
All-llahu i Madhėruar dhe i Lartėsuar
ka njė numėr tė madh tė melekėve (engjėjve), tė
cilėt kėrkojnė tubime, nė tė cilat pėrmendet
emri i All-llahut. Kur e gjejnė tubimin (mexhlisin),
ata afrohen dhe i mbulojnė me krahėt e tyre rreth
e pėr qark ata qė janė tubuar duke e mbushur kėshtu
hapėsirėn deri nė qiellin mė tė afėrt. Kur tė
tubuarit shpėrndahen, engjėjt ngrihen nė hapėsirėn
qiellore. Pastaj All-llahu U i pyet ata, edhe pse Ai
i di tė gjitha:
"Prej nga po vini?" ata thonė:
"Po vijmė nga njė tubim nė
Tokė, nė tė cilin robėrit e Tu tė lartėsonin,
tė madhėronin, tė njėsonin, tė lavdėronin dhe
kėrkonin (tė mirėn) prej Teje." Ai thotė:
"Ēfarė tė mire kėrkonin prej Meje?"
Ata thonė:
"Kėrkonin Xhennetin Tėnd." Ai thotė:
"A e kanė parė ata Xhennetin Tim?" Ata
thonė:
"Jo, o Zot." Ai thotė:
"E si do tė ishte nėse do ta shihnin
Xhennetin Tim?" Ata thonė:
"Ata kėrkojnė mbrojtjen Tėnde." Ai thotė:
"Prej kujt kėrkojnė mbrojtjen Time?" Ata
thonė:
"Prej zjarrit Tėnd, o Zot." Ai thotė:
"Po a e kanė parė zjarrin
Tim?" Ata thonė:
"Jo." Ai thotė:
"E si do tė ishte nėse do ta shihnin zjarrin
Tim?" Ata thonė:
"Ata kėrkojnė faljen Tėnde." (I Dėrguari
u) Tha: Pastaj Ai thotė:
"Unė i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta tė
mirat qė m'i kanė kėrkuar, dhe ua kam siguruar
mbrojtjen Time nga ajo qė kanė kėrkuar mbrojtje."
(I Dėrguari u) tha: Engjėjt thonė:
"O Zot, nė mesin e tyre ėshtė edhe filani,
rob - mėkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari
dhe (rastėsisht) u ul nė atė tubim." (I Dėrguari
u) tha: All-llahu u thotė:
"Gjithashtu edhe atė e kam
falur, sepse ata janė njė popull, me tė cilin ai
qė rri, nuk vuan."
HADITHI 15.
"Unė jam ashtu siē mė
parafytyron robi. Jam me tė kur mė perkujton. Nėse
mė kujton nė vehte, edhe Unė e kujtoj nė vehte;
nėse mė kujton nė tubime, Unė e kujtoj nė
tubime edhe mė tė mira, nėse mė afrohet njė pėllėmbė,
i afrohem njė krah, nėse mė afrohet njė krah, i
afrohem njė pash, dhe nėse mė afrohet me ecje, i
afrohem me shpejtėsi."
HADITHI 16.
All-llahu i ka shkruar (pėrcaktuar)
veprat e mira dhe ato tė kėqia. Pastaj ka spjeguar
se ai qė ka pasur pėr qėllim ta kryejė njė vepėr
tė mirė dhe nuk e ka kryer All-llahu do t'ia
shkruajė njė vepėr tė mirė tė plotė, e nėse
e ka kryer, atėherė All-llahu do t'ia shkruajė si
dhjetė tė mira deri nė shtatėqind tė mira, e
madje edhe mė tepėr. Nėse njeriu ka pasur pėr qėllim
njė vepėr tė keqe dhe nuk e ka kryer, All-llahu
do t'ia shkruajė njė vepėr tė mirė tė plotė,
por nėse e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajė
vetėm njė vepėr tė keqe.
HADITHI 17.
O robėrit e mi, Unė ia kam
ndaluar dhunėn Vehtes, dhe e kam ndaluar atė nė
mesin e juaj, pra mos i bėni dhunė njėri -
tjetrit!
O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė humbur pėrveē
atyre qė Unė i kam udhėzuar, pra kėrkoni udhėzimin
nga Unė dhe Unė do t'ju udhėzoj!
O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė uritur, pėrveē
atyre qė i kam ushqyer Unė, pra kėrkoni t'ju
ushqej, dhe Unė do t'ju ushqej!
O robėrit e mi, tė gjithė ju jeni tė zhveshur, pėrveē
atyre qė Unė i kam veshur, pra kėrkoni veshjen
Time dhe Unė do t'ju vesh!
O robėrit e mi, ju bėni mėkate
natė e ditė, e Unė i shlyej tė gjitha mėkatet,
pra kėrkoni nga Unė falje dhe Unė do t'ju fal!
O robėrit e mi, ju nuk jeni nė gjendje tė mė dėmtoni
edhe sikur tė mundoheni (shumė) pėr ta bėrė njė
gjė tė tillė, por as nuk mundeni tė mė bėni
mirė edhe nėse pėrpiqeni (shumė) pėr njė gjė
tė tillė!
O robėrit e mi, sikur tė parėt tuaj dhe tė
fundit tuaj, e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė
fundit) prej xhinve tė mundohen tė jenė tė
devotshėm sikur ai qė ka zemrėn mė tė devotshme
prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robėrit e mi, sikur tė parėt
tuaj dhe tė fundit tuaj e gjithashtu edhe (tė parėt
dhe tė fundit) prej xhinve tė mundohen tė jenė tė
prishur sikur ai, qė ka zemrėn mė tė prishur,
kjo nuk do ta mungonte (pakėsonte) sundimin Tim!
O robėrit e mi, sikur tė parėt tuaj dhe tė
fundit tuaj, e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė
fundit) prej xhinve tė ngriheni nė njė vend dhe tė
mė luteni, Unė do t'i pėrgjigjem lutjes tė ēdonjėrit
prej jush, e kjo nuk do ta pakėsojė atė qė kam
Unė, as aq (ujė) sa mund tė merr gjilpėra prej
detit!
O robėrit e mi, kėto janė
veprat tuaja, tė cilat tek Unė janė tė ruajtura
dhe tė llogaritura, e pėr to Unė do t'ju shpėrblej.
Pra, ai qė gjen mirė le ta falėnderojė All-llahun,
ndėrsa ai qė gjen keq le tė mos e fajėsojė askė
pos vetveten!
HADITHI 18.
O biri i Ademit, Unė rash i sėmurė,
e ti nuk mė vizitove! Njeriu do tė thotė: O Zot,
si mundem unė tė tė vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i
botėrave? All-llahu do tė thotė: A nuk e dije se
njė ndėr robėrit e mi ra i sėmurė, e ti nuk e
vizitove? Dije pra, se nėse e vizitoje do tė mė
gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unė tė kėrkova ushqim, e ti nuk
mė ushqeve! Njeriu do tė thotė: O Zot, si mundem
tė tė ushqej unė Ty, kur Ti je Zoti i botėrave?
All-llahu do t'i thotė: A nuk e dije ti se njė ndėr
robėrit e mi tė kėrkoi ushqim, e ti nuk i dhe?
Dije pra, se nėse e ushqeje, do tė mė gjeje tek
ai!
O biri i Ademit, Unė tė kėrkova
ujė, e ti nuk mė dhe! Njeriu do tė thotė: O Zot,
si mundem unė tė tė jap ujė, kur Ti je Zoti i
botėrave? All-llahu do tė thotė: A nuk e dije ti
kur tė kėrkoi njė ndėr robėrit e mi ujė, e ti
nuk i dhe? Dije pra, se nėse do t'i jepje ujė, do
tė mė gjeje Mua tek ai!
HADITHI 19.
Krenaria ėshtė mbėshtjellėsi
Im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndėrsa madhėshtia
ėshtė petku Im (izar-pjesa e poshtme e ihramit),
pra kush dėshiron tė matet me Mua nė kėto dy gjėra,
Unė do ta hedh nė zjarr!
HADITHI 20.
Dyert e Xhennetit janė tė
hapura tė hėnave dhe tė enjteve, dhe secilit rob
tė All-llahut, i cili nuk i ka bėrė All-llahut
shok (nė adhurim) do t'i falen mėkatet, pėrveē
atij qė i ėshtė hidhėruar vėllait tė vet. Pėr
ta do tė thuhet:
Vonoheni (faljen e mėkateve) derisa tė pajtohen,
vonoheni derisa tė pajtohen, vonoheni derisa tė
pajtohen!
HADITHI 21.
"Do tė jem armik ndaj tri
lloje njerėzish nė Ditėn e Ringjalljes:
Ndaj njeriut qė e ka dhėnė fjalėn duke u betuar
nė Mua, dhe e ka thyer atė;
Ndaj njeriut qė e ka shitur njeriun e lirė dhe
fitimin e ka shpenzuar (dmth e ka robėruar njeriun
e lirė), dhe
Ndaj njeriut qė ka marrė punėtor dhe ia ka
caktuar rrogėn, ndėrsa pas kryerjes sė punės nuk
ia ka paguar punėtorit atė qė e ka merituar."
[ Shko ne faqen vijuese ]