Jeta e varrit
E'udhu
bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Falënderimi i
takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe
prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.
Kërkojmë
mbështetje tek All-llahu nga të këqiat e
shpirtit dhe veprave tona. Atë që udhëzon
All-llahu, s'ka kush e humb dhe atë që
humb, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka
zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj
se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i
Tij.
Të
dashur vëllezër muslimanë!
Njeriu jeton
në këtë botë dhe gjatë veprimtarisë së
tij jetësore kryen vepra të mira apo të
këqia dhe vjen momenti kur ai vdes.
All-llahu në Kur'an thotë: "Çdo
krijesë do ta shijojë vdekjen..." (El-Enbija:
35). Por kjo vdekje nuk është fundi i
jetës, por mbyllja e një periudhe që
është periudhë sprove për të, argument
për këtë është fjala e All-llahut në
Kur'an: "Është Ai që krijoi
vdekjen dhe jetën për t'ju sprovuar se cili
prej jush është më vepërmiri. Ai është
Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi."
(El-Mulk: 2) dhe fillimi i një periudhe
tjetër e vërtetuar nga fjalët e All-llahut
në Kur'an dhe hadithet e Lajmëtarit .
Jetën pas vdekjes mund ta ndajmë në dy
periudha:
1. Jeta e
varrit.
2. Ahireti.
Në këtë
fletushkë do të përpiqemi të tregojmë
diçka nga jeta e varrit, e cila fillon pas
vdekjes së njeriut dhe mbaron me ringjalljen
e tij në ditën e Gjykimit. Se ç'farë i
ndodhë njeriut gjatë kësaj periudhe e ka
sqaruar mjaftë i Dërguari në shumë
hadithe, njëri prej të cilëve është
hadithi i mëposhtëm:
Transmeton
Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. që ka
thënë:
"Dolëm
me të Dërguarin u me xhenazen e një
burri prej ensarëve (medinasve). Pasi e
varrosëm, u ul i Dërguari i All-llahut në
drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij,
sikur mbi kokat tona të qëndronte një zog
(u ulëm qetë). Në dorë i Dërguari u
kishte një shkop, me të cilin gërvishtte
tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell
dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e
tij tri herë, dhe tha: "Kërkoni
ndihmën e All-llahut nga ndëshkimi i
varrit." Pastaj tha: "Kur njeriu
besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga
kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin
atij melaike nga qielli me fytyra të bardha
si dielli, me vehte kanë qefinë nga
qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga
ato të xhennetit. Ata i ulen atij me një
gjërësi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku
i vdekjes, i cili ulet tek koka e tij dhe
thotë: "O shpirt i mirë, dil për në
mëshirën All-llahut dhe kënaqësinë e
Tij". Pastaj shpirti del me një
lehtësi të tillë, siç del pika e ujit nga
gryka e shtëmbës, dhe meleku i vdekjes e
merr atë. Këtë shpirt e përshëndesin të
gjithë melaiket e qiellit dhe të tokës, i
hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej
këtyre grupeve të melaikeve që rrijnë në
këto dyer, i luten Zotit që ta ngrejë
këtë shpirt edhemë lart. Në momentin kur
meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e
mëshirës ia rrëmbejnë atij këtë shpirt
sa hap e mbyll sytë, dhe nuk e lëshojnë
atë de-risa e vendosin në atë qefin dhe
në ato erëra dhe del nga kjo një erë
misku - më e mira erë që gjëndet në
sipërfaqen e tokës. Kështu melaiket e
mëshirës ngrihen me këtë shpirt lart në
qiell. Rrugës këta takojnë grupe melaikesh
të cilët thonë: "Ç'është ky shpirt
i mirë?" U përgjigjen: është filani
i biri i filanit, duke e përmendur me emrat
më të bukur me të cilët e kanë thirrur
në dunja. Kështu shkojnë derisa të
arrijnë në qiellin e dunjasë. Këtu
kërkojnë që t'u hapet ky qiell, dhe ai
hapet. Melaiket që rrijnë në këtë qiell
e shoqërojnë shpirtin deri në qiellin që
vjen më pas dhe kështu deri sa të arrijnë
në qiellin e shtatë. Thotë All-llahu U:
"Shkruajeni librin e robit tim në
Ilijjin (libër në të cilin shkruhen veprat
e mira) pastaj i thuhet: "Kthejeni në
tokë, se Unë ua kam premtuar atë, se nga
ajo (toka) i krijova dhe tek ajo i kthej dhe
prej saj do t'i ngrej përsëri në ahiret
(ditën e Gjykimit)". Pastaj shpirti i
kthehet në tokë. Pasi shpirti është
kthyer në trupin e tij ai ndjen zhurmën e
hapave të atyre që ikin. Në këtë çast
të vdekurit i vijnë dy melaike me pamje të
ashpër dhe i ulen afër duke e pyetur:
"Kush është zoti yt?" -ai
përgjigjet: "Zoti im është
All-llahu". Pastaj thonë: "Cila
është feja jote?" -thotë: "Feja
ime është Islami". Pastaj pyesin:
"Cili ishte ai burrë që ju dërgua
juve?" - thotë: "Ai është i
Dërguari i Zotit u" Melaiket e
pyesin përsëri: "Cila ka qënë puna
jote?" -thotë: "Lexova librin e
All-llahut dhe e besova atë". Këto tre
janë e fundit sprovë që i paraqitet
besimtarit, siç thotë All-llahu në Kur'an:
"I përforcon All-llahu ata të cilët
besuan, me një fjalë të palëkundëshme
në jetën e kësaj bote". Prandaj ai
thotë: "Zoti im është All-llahu, feja
ime është Islami dhe i Dërguari im është
Muhammedi u". Thëret një
thirrës në qiell: "Tha të vërtetën
robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve
të xhennetit dhe visheni atë me veshje të
xhennetit dhe hapni atij derën tek
xhenneti". I vjen atij nga era e tij dhe
mirësitë e tij, gjithashtu i zgjerohet
varri me një hapësirë sa sheh syri. Në
këtë moment i vjen atij një burrë me
pamje të hijshme me rroba të bukura dhe me
erë të mirë dhe thotë: "Gëzohu me
atë që të gëzon ty, përgëzohu me
kënaqësinë e Zotit dhe xhennete në të
cilat ka mirësi të përhershme", kjo
është dita e cila të është premtuar.
Pastaj shpirti i tij thotë: "Edhe ty
të përgëzoftë All-llahu me të mira, po
kush je ti?" -"Unë jam puna jote e
mirë. Për Zotin, vërtet ti ishe i shpejtë
në mirësi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i
ngadalshëm në mëkate. Prandaj All-llahu
të shpërbleftë me të mira". Pastaj i
hapet atij një derë nga zjarri dhe i
thuhet: "Ky do të ishte vendi yt po të
ishe prej mëkatarëve, e zëvëndësoi Zoti
këtë vënd me këtë dhe i paraqitet
xhenneti. Ndërsa sheh se ç'ka atje, thotë:
"Zoti im, shpejtoje kijametin me qëllim
që të shkoj tek të afërmit e mi dhe
pasuria ime". I thuhet atij: "Rri i
qetë!".
Ndërsa
mosbesimtarit, kur është në momentin e
ndarjes nga kjo botë dhe afrimit për në
ahiret, i zbresin atij melaiket nga qielli,
me pamje të ashpër, me fytyra rë zeza. Në
duar ata mbajnë pëlhura prej zjarri dhe i
ulen atij në një distancë sa sheh syri.
Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet
tek koka dhe i thotë: "O shpirt i keq,
dil për tek zemërimi i All-llahut".
Kështu del shpirti nga trupi i tij me
vështirësi të madhe sikurse del boshti me
kunja nga leshi i lagur. Ndërkohë e
mallkojnë atë të gjithë melaiket midis
qiellit dhe tokës dhe të gjithë melaiket
në qiell. I mbyllen atij të gjitha dyert
në qiell dhe melaiket që qëndrojnë në
këto dyer i luten Zotit që mos ta ngrejë
këtë shpirt të keq pranë tyre. Kur meleku
i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket që
zbritën nga qielli ia marrin atij nga duart
sa hap e mbyll sytë dhe e vendosin në atë
pëlhurën prej zjarri prej ku del një erë
shumë e keqe, më e keqja erë që gjendet
në faqen e dheut. Pastaj ngrihen me të në
qiell dhe kur kalojnë pranë çdo grupi
melaikesh ata pyesin: "Ç'është ky
shpirt i keq?" -i përgjigjen:
"është filani i biri filanit"
-dhe i përmendin emrat më të këqinj me
të cilët e kanë thirrur në dunja. Kur
arrijnë me të në qiellin e tokës dhe
kërkojnë t'u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj
tha i Dërguari i All-llahut: "Nuk u
hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnë
në xhennet aq sa hyn deveja në vrimën e
gjilpërës". Thotë All-llahu i
Lartësuar: "Shkruajeni librin e tij në
sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e këqia),
në vëndin më të ulët". Pastaj u
thuhet: "Kthejeni robin tim në tokë,
sepse unë nga ajo i krijova, tek ajo do t'i
kthej dhe prej saj do t'i nxjerr
përsëri". Pastaj hidhet shpirti derisa
të shkojë në trupin e tij, dhe ai dëgjon
hapat e shokëve kur largohen. Ndërkohë i
vijnë atij dy melaike me pamje të ashpër
të cilët i ulen pranë dhe i thonë:
"kush është Zoti yt?" -thotë:
"Ah! Ah! Nuk e di". Pyesin
përsëri: "Ç'mund të thuash për
njeriun që u dërgua tek ju?" -ai nuk
është i udhëzuar ndaj dhe s'e thotë dot
emrin e tij. Dhe i thuhet:
"Muhammedi!". - "Ah! Ah!
-Thotë: "Nuk e di. Kam ndëgjuar
njerëzit ta përmëndnin" dhe i thonë:
"Nuk e dite, prandaj s'e the".
Dëgjohet më pas një thirrje nga qielli që
thotë se gënjeu. Shtrojeni atë në shtroje
prej zjarri. Hapet pastaj një derë prej
dyerve të zjarrit kështu që atij i vjen
afsh i nxehtë dhe erë kalbësire. Varri i
ngushtohet derisa brinjët e krahërorit i
ndërfuten me njëra-tjetrën. Pastaj i
afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar,
me rroba të këqia dhe me erë të keqe dhe
i thotë: "Përgëzohu me të keqen
tënde. Kjo është dita jote e cila të
është premtuar". -Po ty, të
përgëzoftë Zoti me sherr, kush je ti?
Burri i shëmtuar thotë: "U jam puna
jote e keqe. Për Zotin ti ke qenë njeri i
ngadalshëm në bindjen dhe adhurimet ndaj
All-llahut dhe i shpejtë ne vepra të këqia
(mëkate), prandaj All-llahu të
shpërbleftë me të keqia!
Pastaj
goditet me një çekan hekuri, që sikur të
goditej me të një mal do të bëhej pluhur.
Kështu goditet me të dhe bëhet pluhur.
Pastaj All-llahu e kthen edhe një herë siç
ishte dhe goditet përsëri dhe ai nxjerr
një klithmë të fortë që e dëgjon çdo
gjë përveç njerëzve dhe xhinëve. Dhe
hapet një derë nga xhehennemi dhe i
shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotë:
"O Zot mos e bë kijametin".
Shënim
Sigurisht në
qoftë se ne hapim varrin e një personi dhe
shohim nëse është i zgjeruar apo i
ngushtuar, do të shohim se varri i tij ka po
atë madhësi që ka pasur kur e kemi
varrosur këtë njeri. Kjo çështje
(zgjerimi apo ngushtimi i varrit) është
një e fshehtë që ne nuk mund ta
përceptojmë dot qoftë edhe me mjete shumë
të sofistikuara. Ashtu siç është dija
jonë rreth shpirtit për të cilin shumë
studiues nga fusha të ndryshme të shkencës
janë përpjekur pa sukses për ta zbuluar.
Dhe vërtet në Kur'an thuhet:
"Të pyesin
për shpirtin, thuaj: Shpirti është
çështje që i takon vetëm Zotit tim.
Por juve nuk ju është dhënë nga dija
veçse pak."
(El-Isra:
85)