Citate
nga
Historiane te famshem te Shkences
Shkrimtaret
perendimore shpesh here perdorin fjalet arabe ose muhamedane per te
pershkruar muslimanet dhe fjalen ‘civilizimi arab’ per te pershrkuar
‘Civilizimin Islam’. Ne disa raste te tjera, fjalet Saracenis dhe
maure perdoren gjithashtu per muslimanet ( arabe dhe jo-arabe) nga pjese
te ndryshme te Evropes, Afrikes, Arabise dhe Azise. Sipas nje tradite te
Profetit Muhamed (s) cdokush gjuha e pare e te cilit ishte arabishtja
ishte nje arab pa marre parasysh origjinen e tij etnike, vendlindjen, dhe
nenshtetesine. Arabishtja ishte mjeti i komunikimit ne te gjithe boten
muslimane deri para disa shekujsh. Gjate 800 – 1500 e.r. te gjitha
veprat shkencore shkruheshin ne arabisht. Ishte vetem pas kolonizimit te
tokave muslimane qe kjo praktike u be shume me pak predominuese dhe ne
shume raste edhe u eliminua fare.
Xhorxh
Sarton
rreth shkencetareve muslimane ne librin “Hyrje ne Historine e
Shkences”
“Do te jete e mjaftueshme ketu te permendim
disa emra te famshem: Xhabir ibn Haijan, el-Kindi, el-Khuarizmi, el-Razi,
el-Fargani, Thabit ibn Kurra, el-Batani, Hunejn ibn Ishak, el-Farabi,
Ibrahim ibn Sinan, el-Mesudi, el-Tabari, Ebul Uafa,
‘Ali ibn Abas, Abul Kasim,
Ibn el-Xhezar, el-Biruni, Ibn Sina, Ibn Junus, El-Kashi, Ibn el-Haitham,
‘Ali Ibn ‘Isa el-Gazali, el-Zarkab, Omar Kajami. Nje liste madheshtore
emrash e cila nuk do te ishte shume e veshtire te shtohej. Ne qofte se
ndokush ju thote juve qe kohet e Mesjetes ishin te varfera shkencerisht,
mjafton t’i citoni keto emra atij, emra te cilet lulezuan brenda nje
kohe te shkurter, 750 deri ne 1100 e.r.
Xhon
Uilljam Draper ne “Zhvillimi Intelektual ne Evrope”
“Duhet te tregoj me keqardhje menyren sistematike me te cilen letersia evropiane ka
vazhduar te nxjerre jashte veshtrimit detyrimet tona ndaj muhamedaneve.
Sigurisht qe keto detyrime nuk mund te fshihen me. Padrejtesia e gjetur ne
zemerimin fetar dhe ne mendjemadhesine nacionaliste nuk mund te vazhdoje
perjetesisht. Arabet kane lene pershtypjet e tyre intelektuale mbi
Evropen. Ata i kane shkruar ato ne qiell dhe cdokush qe lexon emrat e
yjeve mund t’i lexoje ato.
Robert
Brifolt ne “Formimi i Njerezimit”
“Ishte nen ndikimin e arabeve dhe
ringjalljes se kultures prej maureve dhe jo ne shekullin e 15-te, qe nje
ringjallje e vertete ndodhi. Spanja dhe jo Italia ishte djepi i rilindjes
se Evropes, e cila pas zhytjes se vazhdueshme poshte e me poshte ne
barbarizem, kishte arritur thellesite me te erreta te injorances dhe
degjenerimit ne kohen kur qytetet e botes Sarakenike, Bagdati, Kajro,
Kordova, dhe Toledo, ishin qendrat e
civilizimit dhe veprimtarive intelektuale. Qe nga kohet kur ndikimi i
kultures se tyre filloi te ndihet, filloi edhe tronditja e jetes se re.
“Ishte nen paraardhesit e tyre ne Shkollen e
Oksfordit (trashegimtare te muslimaneve te Spanjes) qe Roxher Bejkon mesoi
gjuhen arabe dhe shkencat arabe. As Roxher Bejkon dhe as adashe te
mevonshem nuk mund te lavderoheshin si ata qe prezantuan metodat
eksperimentale. Roxher Bejkon nuk ishte asgje me teper se sa nje nga
apostujt e shkences dhe metodes muslimane ndaj Evropes kristiane; dhe ai
asnjehere nuk deklaroi qe njohja e arabishtes dhe shkencave arabe ishte
per beshkekohesit e tij rruga e vetme drejt shkences se vertete. Diskutime
rreth asaj se kush ishte inisiatori i metodave eksperimentale jane pjese e
keqinterpretimeve te medha te origjines se civilizimit evropian. Metoda
eksperimentale e arabeve ishte
qe nga kohet e Bejkonit gjeresisht te perhapura dhe te kultivuara me shume
zell neper te gjithe Evropen.
“Shkenca eshte kontributi me i rendesishem i
civilizimit arab ndaj botes moderne; por frytet e saj u mblodhen
me vone. Vetem shume kohe me vone pasi kultura maure ishte zhytur
ne erresire, gjigandi i cili i kishte dhene jete kesaj kulture filloi te
ngrihej. Nuk ishte vetem shkenca ajo qe i risolli jeten Evropes. Shume
influencime te tjera prej Civilizimit Islam i komunikuan shkendijat e tyre
te para jetes se Evropes.
“Megjithese nuk ka asnje aspekt ne zhvillimin
evropian ne te cilin ndikimi i kultures islamike te mos jete i pranishem,
ne asnje vend tjeter nuk eshte kaq e qarte se sa ne gjenezen e asaj fuqie
e cila perben forcen e dallueshme te botes moderne dhe forcen
e fitores se saj, shkencat natyrore
dhe shpirti shkencor.
“Borxhi i shkences tone ndaj asaj te arabeve
nuk konsiston ne zbulimet e medha dhe teorive revolucionare. Shkenca i
detyrohet shume me teper kultures arabe, i detyrohet vete ekzistences se
saj. Astronomia dhe matematika e grekeve ishin nje import i huaj qe
asnjehere nuk u aklimatizuan ne kulturen greke. Greket sistematizuan,
gjeneralizuan, dhe teorizuan, por rruget e vrojtimeve, mbledhja e diturive
pozitive, obzervimet e perzgjatura dhe te detajuara dhe kerkimet shkencore
ishin te gjitha se bashku te panjohura per temperamentin grek. Vetem ne
Aleksandrine Helenike mund te gjendej ndonje afrim i veprave shkencore i
bere ne boten e lashte dhe klasike. Ajo qe ne quajme shkence lindi ne
Evrope si nje rezultat i nje shpirti te ri kerkimor, metodave te reja
eksperimentale, obzervimeve, matjeve, zhvillimit te matematikes, ne nje
forme te panjohur nga greket. Ky shpirt dhe keto metoda u prezantuan ne
boten evropiane nga arabet.
“Ka shume mundesi qe pa arabet, civilizimi
modern evropian nuk do te kishte lindur ndonjehere; eshte abolutisht e
vertete qe pa ata, ky civilizim nuk do te kishte marre keto karakteristika
te cilat i dhane mundesine te kalonte te gjitha fazat e meparshme te
evolucionit.”
Arnold
dhe Guillaume ne “Trashegimia e Islamit” mbi Shkencen dhe
Mjekesine Islame
“Duke
pare mbrapa ne mund te themi
se shkenca dhe mjekesia islame pasqyruan driten e diellit helenik, kur
dita e tij kishte mbaruar, dhe ato ndricuan si nje hene, duke i dhene
drite nates me te erret te Evropes Mesjetare; disa yje te shndritshme
i
dhane
driten e tyre dhe kjo hene dhe keto yje u veniten nen lindjen e nje dite te re – Rilindjes.
Meqenese ato kishin pjesen e tyre ne drejtimin dhe prezantimin e kesaj
levizjeje te madhe, mund te thuhet qe ata jane akoma me ne.”
Xhorxh
Sarton ne “Hyrje ne Historine e Shkences”
Gjate sundimit te halifit El-Mamun (813 – 33 e.r.) menyra e re e te mesuarit
arriti kulmin e saj. Monarket krijuan ne Bagdat nje shkolle te rregullt
per perkthime. Kjo shkolle ishte pajisur me nje biblioteke, dhe nje nga
perkthyesit atje ishte Hunejn ibn Ishak
(809-77), nje
filozof
dhe
fizikant me
fame te
madhe. Nga nje biografi e shkurter e tij e botuar kohet e fundit mesojme
qe ai perktheu te
gjithe vellimet e veprave Galenike.
“Pervec perkthimit te veprave greke,
perkthyesit bene manuale njeri nga te cilet eshte tipik i periudhes se
mesimeve arabe. Keto jane ripermbledhje te te gjithe mjekesise, te cilat
diskutojne semundjet e trupit, duke filluar sistematikisht me koken dhe
duke vazhduar deri poshte tek kembet.
“Ideali musliman nuk ishte bukuria e jashtme, por Zoti ne Begatine
e Tij; qe do te thote Zoti me te gjitha shpalljet e Tij, yjet dhe
qiejt, token dhe gjithe natyren. Keshtu qe ideali musliman ishte i pafund.
Por duke u marre me pafundshmerine ashtu sic perceptohet
nga muslimanet, ne nuk
mund te kufizojme veten tone vetem me hapesiren, por duhet te konsiderojme
edhe kohen.
“Hapi i pare matematikor qe nga konceptimi
grek i nje
universi statik deri
tek konceptimi islam i nje universi dinamik u ndermor nga el-KKhuarizmi
(780-850), themeluesi i algjebres moderne. Ai zhvilloi karakterin e paster
te numrave si madhesite e kufizuara duke demonstruar mundesite e tyre si
elemente te manipulimeve dhe hetimeve te infinite te pronave dhe lidhjeve.
“Ne matematiken greke, numrat mund te
zgjeroheshin vetem me ane te proceseve laboratorike te shtimit dhe
shumezimit. Simbolet algjebrike te numrave te el-Khuarizmit permbajne
mundesite e infinitit. Keshtu qe ne mund te themi qe avancimi nga
aritmetika tek algjebra eshte nje hap nga te qenurit tek te berit nga
universi grek tek universi i gjalle i Islamit. Rendesia e algjebres se
Khuarizmit u njoh nga Perendimi ne shekullin e 12te – kur
Zherardi i Kremones perktheu tezat e tij ne latinisht. Deri ne shekullin e
16te ky version u perdor ne universitet evropiane si libri
matematikor kryesor. Por influenca e Khuarizmit arriti shume me larg se sa
universitetet. Kete influence e gjejme ne veprat matematikore te Leonardo
Fibinacit si ajo e Pizes, Mjeshtri Jakob i Firences, deri tek Leonardo da
Vinci.
“Nepermjet hetimeve te tyre mjekesore ata jo
vetem zgjeruan horizontin e mjekesise, por zmadhuan edhe konceptet
humanitare ne pergjithesi. Keshtu qe nuk ka mundesi qe kerkimet e tyre
mund ti conin ata ne perfundime qe ishin te paarritshme nga mjeshterit
greke. Ne qofte se shihet si simbolike qe arritjet me spektakolare te
gjysmes se shekullit te 20te si ndarja e atomit dhe bomba
atomike, gjithashtu nuk do te dukej e e rastit qe perpjekjet e muslimaneve
te hershem ne mjekesi mund te
conin ne nje zbulim qe ishte pothuajse po aq revolucionar dhe me i
vlefshem.
“Nje filozofi e perqendrimit rreth vetvetes,
qofte edhe e maskuar ne cdo lloj menyre, do te ishte e pakuptimshme dhe e
qortueshme per mendjen e muslimaneve. Kjo mendje ishte e paafte te shihte
njeriun, si ne shendet ashtu edhe ne semundje si te vecuar prej Zotit,
prej te afermve, dhe prej botes perreth tij. Ishte ndoshta e paevitueshme
qe muslimanet te zbulonin qe semundja nuk ka nevoje te lindi brenda
pacientit por mund te merret nga jashte, me fjale te tjera,
ata duhet te kene qene te paret qe kane vendosur qarte ekzistencen
e semundjeve ngjitese.
“Nje nga perfaqesuesit me te famshem te
universalitetit musliman dhe nje figure e shquar ne mesimet islame ishte
Ibn Sina, i njohur ne Perendim me emrin Avicena (981-1037). Per 1,000 vjet
ai ka ruajtur famen e tij origjinale si nje nga mendimtaret dhe dijetaret
me te medhenj ne histori. Vepra e tij mjekesore me e rendesishme eshte Kanuni
dhe nje permbledhje rreth ilaceve te zemres. Vepra e pare eshte nje
enciklopedi e pafundme e mjekesise. Permban disa nga mendimet me te
ndritura qe i perkasin dallimit te mediastinitisit nga pneumonia; natyra
ngjitese e fthisis; perhapjes se semundjeve me ane te ujit dhe tokes;
pershkrime te kujdesshme rreth semundjeve te lekures, semundjeve seksuale
dhe shqetesimeve nervore.
“Kemi arsye te besojme qe kur gjate
kryqezatave Evropa filloi te ngrinte spitalet e saj te para, ata ishin
frumezuar nga arabet e Lindjes se Aferme. Spitali i pare ne Paris u
themelua nga Luigji IV pas kthimit te tij nga kryqezata e vitit 1254-1260.
“Ne veprat e tij (Xhabir, Geber) gjejme disa
veshtrime rreth metodave te kerkimeve kimike, nje teori rreth formimit
gjeologjik te metaleve (gjashte metalet ndryshojne per arsye te permasave
te ndryshme te sulfurit dhe merkurit qe permbajne); pergatitjes te
substancave te ndryshme.
Veprat e Ibn Hajthamit zbulojne zhvillimet e tij
ne aftesine e eksperimenteve. Tabelat e
tij te kendeve te pjerresise dhe perthyerjes se drites duke kaluar
nga nje mjet tek nje tjeter tregojne se sa afer i ishte afruar ai zbulimit
te ligjit te qendrueshmerise se raportit te sinusit, qe me vone iu atribua
Snelit. Ai llogariti saktesisht per muzgun si pasoje e perthyerjes
atmosferike, duke vleresuar renien e trysnise atmosferike te diellit te
ishte 19 grade poshte horizontit, tek fillimi i ketij fenomeni mengjeseve
ose tek perfundimi i tij mbremjeve.
“Nje pjese e madhe e njohurive shkencore dhe
atyre historike ndodhen ne volumin e 30-te, Fushat e Arta dhe Minierat e
Gureve te Cmuar prej nje nga historianet me te shquar, El-Masidut. Nje
veper gjeografike me e sakte eshte fjalori “Muxham el-Buldan’ nga
El-Hamami (1179- 1229). Kjo eshte nje enciklopedi e vertete, qe duke
shkuar pertej kufijve te gjeografise perfshin edhe shume dituri shkencore.
“Ata studiuan, mblodhen dhe pershkruan bime qe
mund te kishin disa qellime te dobishme, si ne agrikulture ashtu edhe ne
mjekesi. Keto prirje te shkelqyera, te pabarazuara ne kristianizem, u
vazhduan gjate gjysmes se pare te shekullit te 13-te nga nje grup prej
kater botanistesh. Njeri prej ketyre Ibn el-Baitar perpiloi vepren me te
pershkruar arabe rreth ketij subjekti (Botanikes), ne fakt me e
rendesishmja per te gjithe periudhen qe nga Dioskoridet deri ne shekullin
e 16-te. Ishte nje enciklopedi e vertete rreth ketij subjekti, qe
perfshinte te gjithe eksperiencen Greke dhe ate Arabe.”
“Abd el-Malik ibn Kuraib (el-Asmai; 739-831)
ishte nje arab i devotshem i cili shkruajti disa libra te vlefshem rreth
anatomise se njerezve. El-Xhaualiki i cili lulezoi ne gjysmen e pare te
shekullit te 12-te dhe Abd el-Mumin i cili lulezoi ne gjysmen e dyte te
shekullit te 13-te ne Egjypt, shkruajten traktate rreth kuajve. Zoologu me
i madh midis arabeve ishte el-Damiri (1405) i Egjiptit libri i te cilit
rreth jetes se kafsheve “Hajat el-Hajuan” eshte perkthyer ne anglisht
nga A.S.G.Xhajakar (Londer 1906, 1908).
“Pesha e autoritetit te respektuar, per
shembull ajo e Ptolemeut, rralle i frikesoi ata. Ata ishin gjithmone te
etur per te provuar nje teori, dhe ata asnjehere nuk u lodhen se
eksperimentuari. Megjithese te motivuar dhe pershkruar nga shpirti i fese
se tyre, ata asnjehere nuk do te lejonin nje dogme sic interpretohej nga
ortodokset t’u nderpriste rrugen e tyre te kerkimeve shkencore.
De
Laci
O’Liri
ne
“Mendimi
Arab ne
Histori”
“Materiali grek i mare prej Arabeve nuk i’u kalua thjesht te tjereve qe erdhen pas
tyre. Ky material ka nje jete te vertete dhe nje zhvillim ne rrethinat
arabe. Ne
astronomi dhe matematike, veprat e shkencetareve greke dhe atyre indiane u
perpiluan dhe keshtu ndodhi nje perparim i madh. Arabet jo vetem qe
zgjeroj ate cfare kishin mare nga greket por kerkuan dhe korrigjuan edhe
regjistrime te vjetra.”
Karra
ce Voks ne “Trashegimia e Islamit”
“Aritmetika dhe algjebra gjithashtu lulezuan pergjate astronomise. Kjo ishte
periudha e el-Khuarizmit emri i te cilit, i kurruptuar nga shkrimtaret
latine te perendimit, na japin neve termin Algorizem (disa here i shkruar
Algoridhm).”
Silberbergu
ne “Zeitschrift Fuer Assyriologie” Strasburg
“Megjithate eshte habitshme qe e gjithe letersia antike botanike na jep neve vetem dy paralele
te librave tane (ate te ad-Dinauari, vdiq ne 895 e.r.). Si ka mundesi qe muslimanet,
gjate nje
periudhe
kaq
te
hershme te jetes
letrare, te arrinin nivelin e njerezve kaq gjeniale sic ishin Helenet,
madje edhe t’a kalonin ate. (Ad-Dinari ka shkruajtur “Botanika
Enciklopedike” ne gjashte volume te trasha. Eshte shkruar perpara se te
perkthehej ndonje veper greke ne arabisht.”
F.G.Alfalo
ne “Ribashkimi i Gjysmehenezes”
“Veprat e Khuarizmit ne
artmetike dhe algjeber u perkthyen ne latinisht me emrin Algoridhem (i
cili duhej te ishte Algorizem). Emri
i tij eshte origjina e emrit Logarithem.
Zhozef
Hell ne
“Civilizimi
Arab”
“Ne
fushen e trigonometrise, teoria e Sinusit, Kosinusit dhe tangeteve eshte e
lene trashegim brez pas brezi tek Arabet. Epokat e shndritshme te
Peurbashit, te Regiomontanusit, te Kopernikut, nuk mund te permenden pa na
sjelle ndermend punen pergatitese dhe fundamentale te matematicieneve
arabe.”
“Adoptimi
i shenjes se zeros ishte nje shkalle e rendesise se larte, qe te udhehiqte
tek e ashtuquajtura aritmetika e pozicioneve. Me ndihmen e sistemit arab
te numrave, metodat elementare te llogaritjes u perfeksionuan; doktrinat e
pronave, dhe lidhjes midis te barabartes dhe jo te barabartes dhe numrave
primare, katroreve dhe kubave, u zhvilluan; algjebra u pasurua
prej zgjidhjes te grades se trete dhe asaj te katert, me ndihmen e
gjeometrise dhe keshtu me radhe. Rreth vitit 820 e.r matematicieni
al-Khuarizmi shkruajti nje liber rreth Algjebres, dhe trajtimit te saj
elementar- e perkthyer ne latinisht- u perdor nga dijetaret Perendimore
deri ne shekullin e 16-te.”
Orientalisti
Francez Dr. Gustav Lebon
“Duhet
te sjellim ndermend qe asnje shkence, as ajo e kimise as ndonje shkence
tjeter, nuk eshte zbuluar papritmas. Arabet kishin vendosur 1,000 vjet me
pare laboratoret e tyre ne te cilat ata kryenin eksperimentet
dhe publikonin zbulimet e tyre pa te cilat Lavoisier (te cilit i
jepet merita si themelesi i kimise) nuk do kishte qene i afte te prodhonte
asgje ne kete fushe. Mund te thuhet pa patur frike per ndonje kontradikte
se duke i patur borxh kerkimeve dhe eksperimenteve te shkencetareve
muslimane, kimia moderne erdhi ne ekzistence dhe prodhoi rezultate te
medha ne formen e zbulimeve te medha, elektricitetin, telegrafin,
telefonin, radion, fotografie, kinematografine dhe keshtu me radhe.”
|