
|
. |
.. |
Abu Maruan Abd Al-Malik Ibn Zuhr
(Avenzoar)
(1091 - 1161 e.r)
Nga Dr. A. Zahur
Ibn Zuhr, i njohur ne Perendim me emrin Avenzoar, ishte nje nga
fizikantet, specialistet klinik dhe parazitologjistet me te medhenj te
mesjetes. Disa historiane te shkencave e kane deklaruar ate si nje nga me te medhenjte ndermjet fizikanteve muslimane qe nga kohet e
Al-Razi (Rhazes) te Bagdatit. Dise nga bashkekohoret e tij e kane quajtur ate si fizikantin me te madh qe nga kohet e
Galenit. |

|
Abu Marvan Abd al-Malik Ibn Zuhr lindi ne Sevilje te Spanjes ne vitin 1091 e.r. Ai u diplomua ne Universitetin e Mjekesise ne Kordove. Pas nje qendrimi te shkurter ne Bagdat dhe Kairo, ai u kthye ne Spanje dhe punoi per Almoravidet si fizikant. Me vone, Ibn Zuhr punoi si fizikant dhe minister ne te njejten kohe, per "Abd al-Mu'min", udheheqesi i pare Muahid. ai vdiq ne vitin 1161 e.r.
Ibn Zuhr e kufizoi punen e tij vetem rreth mjekesise, ne kundershtim me praktiken e shkencetareve te tjere muslimane te cilet punonin ne fusha te ndryshme. Megjithate, duke u fokusuar ne nje fushe te vetme ai dha shume ndihmesa origjinale dhe me kohe zgjatje te madhe. Ai theksoi vrojtimin dhe eksperimentin ne veprat e tij. Ne librin "Historia e Mjekesise" Dr.Neuberger shkruan:" Ibn Zuhr ishte me pervoje ne artin e ndarjes ne pjese te trupave te vdekur dhe njihte anatomine ne detaje. Metodat e tij ishin te nje cilesie te larte".
Ibn Zuhr ishte i pari qe provoi ilace te ndryshme ne trupat e kafsheve perpara se ti provonte ato tek njerezit. Gjithashtu, ai ishte i pari qe pershkroi semundjen e zgjebes ne detaje, dhe per kete arsye ai njihet si parazitologjisti i pare. Ai gjithashi ishte i pari qe dha nje pershkrim te hollesishem te operacionit te trakeotomise dhe praktikoi ushqimin direkt nepermjet ezofagut ne ato raste kur ushqimi normal nuk ishte i mundshem. Si specialist klinik, ai dha pershkrime klinike rreth patiteve te brendshme, iflamacionin e veshit te mesem dhe kancereve medistinale.
Ibn Zuhr shkruajti shume libra per specialistet mjekesore dhe per njerezit e thjeshte. Disa nga librat e tij u perkthyen ne latinisht dhe hebraisht dhe ishin me kerkese te madhe ne Evrope deri ne fund te shekullit te 18-te. Vetem tre nga librat e tij mbijetuan. Ibn Zuhr ka shkruajtur Kitab al-Taisir fi al-Mudauat ua al-Tadbir (Libri i Thjeshtezimit te Kurimit dhe Dietave) me kerkese te Ibn Rushdiut. Ky liber ben fjale per gjendjen patologjike dhe kurimin. Libri i dyte Kitab al-Iktisad fi Islah Al-Anfus ua al-Axhsad (Libri I Kursit te Mesem te Reformave te Shpirtit dhe Trupit) permbledh semundje te ndryshme, kurimit dhe higjenes. Gjithashtu flet rreth rolit te psikologjise gjate kurimit. Libri i trete Kitab al-Aghziya (Libri I Produkteve Ushqimore) ben fjale per shume ilace dhe rendesine e ushqimit. Influenca e Ibn Zuhr ne zhvillmin e shkencave mjekesore ka vazhduar te ndihet per disa shekuj ne te gjithe boten.
|