. ..   

 

Profeti Muhamed ne doreshkrimet Persiane

Dr. Z. Hak

 

Kur’ani 35:24

Vertet Ne te derguam ty (Muhamed) me ate qe eshte e vertete, lajmgezues e qortues:

Dhe nuk kishte asnje nga popujt qe nuk pati te derguar ne mesin e tyre.

 

Kur’ani 16:36

Ne derguam ne cdo popull te derguar qe t’u thone “Adhuroni vetem Allahun dhe largojuni djajve (adhurimit te tyre).
Por pati nga ata qe Allahu e udhezoi dhe pati nga ata qe ishin te gjykuar ne humbje.
Pra udhetoni neper boke dhe shihni se si ishte fundi i genjeshtareve.

 

Kur’ani 2:256

Nuk ka dhune ne fe.
Eshte sqaruar e verteta nga e kota.

Dhe kush nuk i beson te pavertetat, e i beson Allahut, ai eshte kapur per lidhjen me te forte, e cila nuk ka keputje. Allahu eshte Degjues i Dijshem.

                                            ________________

Epistuli i Sasan-it I predikon ngjarjet e ardhshme ne nje kohe kur Zoroastrianet te kene braktisur praktiken e tyre fetare. Me poshte eshte dhene perkthimi i Epistulit te Sasanit.

“Kur Persianet te kryejne keto vepra, nje njeri nga arabet do te linde, ndjekesit e te cilit do ta zhdukin mbreterine dhe fene e Persianeve.
Dhe njerezit (Persianet) arrogante do te nenshtrohen.
Ne vend te tempullit te zjarrit dhe shtepise se idhuje ato do ti drejtohen Shtepise se Abrahamit pa idhuj ne te.

Dhe ata (muslimanet) do te jene meshire per boterat.

Dhe ata do te marrin vendet e adhurimit te zjarrit, Madain dhe rrethinat e tij, Tusin dhe Balkun, dhe vende te tjera  te shenjta (per zoroastrianet).
Dhe lideri i tyre (profeti Muhamed) do te jete nje orator fjalet dhe mesazhi i te cilit do te jene te qarta dhe do te jehojne ne largesi”.
Teksti i ketij Episodi ishte marrenga Dasatir i cili u publikua nga Mulla Feroza gjate sundimit te Shah Nasirudin Kacar ne Persi. Mulla Feroza jetoi ne Bombei (Indi) dhe njihej si studiues i gjuhes se Pahlavit, Zendit, Persishtes dhe Arabishtes. Per vertetesine e ketij perkthimi ai u konsultua me disa prifterinj te njohur zoroastriane. Teksti origjinal eshte shkruar ne Pahlavi.

(teksti origjinal ne Anglisht dhe Farsi) 

Ne Dasatir dhe Zend Avesta, libri tjeter i shenjte i zoroastrianeve, gjenden shume profeci. Fjala “Astvat-ereta” ne profecite e tyre do te thote “i lavderuari”  si version i fjales Muhamed ne arabisht. Disa profeci jane gjetur ne Farvadin Jasht XIII:17 dhe XXVIII:129, Zamjad Jasht : 95 dhe Atash Njajish :9.

 

 

Index | - | Informacion | - | Dijetare | - | Shkence | - | Civilizim | - | Religjion | - | Te tjera | - | Kontakt | - | Lidhje

Copyright © Civilizimi Islam 2000