. ..   

 

Bota Islame dhe rilindja perendimore 


Gjate kohes kur ndarja "perendim-orient" e shekujve te fundit e klasifikon boten islame si te ndare dhe "lindore", kjo bote eshte teper e lidhur me Perendimin. Ne pergjithesi, megjithate, "perendimore-evropianet" kane veshtiresi ne marrjen parasysh te mundesise qe ata jane ne nje menyre apo tjeter seriozisht borxhlinj botes arabe (islame), ose qe arabet ishin nga kryesoret e krijimit te Evropes mesjetare ( Maria Menocal, roli arab ne historine e letersise mesjetare; 1987; fq 13). Dy perjashime te kohes se sotme jane: Kalr Sagan, astronomi me cmimin Nobel ( Universiteti i Princeton) dhe Xhon Esposito, drejtor i qendres per mirekuptimin musliman-krisitan (Universiteti Georgetown). Te dy kane folur rreth trashegimise cifute-kristianeve dhe asaj islamike. Esposito ka folur rreth kesaj trashegimie gjate koheve te sotme dhe gjithashtu ka shtuar "Asnje nuk me tregoi per kete" dhe qe atij "gjithmone i kishin mesuar lidhjet midis judaizmit dhe kristianizmit" (CNN 12/15/95).

Kjo teze mund te vertetohet thjesht duke prezantuar disa citate prej disa dijetareve te koheve te shkuara dhe atyre te diteve te sotme (lexuesit e interesuar mund te kerkojne neper referenca per detaje te metejshme):

1. "asnje student i kulures se Evropes perendimore nuk mund te rindertoje per veten e tij vlerat inetelektuale te kohes se mesjetes vetem neqoftese posedon nje lamirshmeri dijenie rreth islamit qe eshte ne sfond.") Pirs Butler, "Fifteenth Century of Arabic Authors in Latin Translations, in the McDonald Presentation Volume; freeport, N.Y., 1933; p.63)
2. "arabet lane pershtypjet e tyre intelektuale mbi Evropen, dhe kjo duhet te rrefehet edhe prej kristianeve; ata e kane shkruar kete ne qiej, si cdokush mund te shohe kush lexon emrat e yjeve ne nje glob hyjnor." (John W.Draper, Hisotry of the Intellectual Development of Evrope. Harper & Row; Vol.2, 1876 & 1904; p,42)
3. "meqenese Evropa po vepronte kunder islamit kjo zvogeloi influencen e Sarakeneve (muslimaneve) dhe ekzagjeroi vartesine e tij nga trashegimia greke dhe ajo romake. Keshtu qe sot nje detyre e rendesishme per ne eshte te korigjojme kete theksim fallso dhe njohim plotesisht detyrimin tone ndaj arabeve dhe Botes Islame" (W.Montgomery Watt, Islamic Surveys; The Influene of Islam on Medieval Evrope; Edinburgh, England; 1972; p.84).
4. "nje nga cilesite e njeriut te civilizuar eshte njohja e se kaluares (duke perfshire) te kaluaren e te tjereve me te cilet kultura e dikujt eshte perseritur; ose e kaluara e cdo grupi qe ka kontribuar ne zhvillimin e njeriut. Arabet i permbushin thellesisht te dyja keto kategori. Por ne Perendim arabet nuk jane shume te njohur. Viktima te injorances dhe te keqinformimit ne te njejten kohe, ata dhe kultura e tyre shume here jane njollosur prej se largu. ( John Hayes, The Genius of Arab Civilisation: Source of Renaissance; MIT Press, 1983; p.2)
5. "shpesh here shkenca ne Arabi eshte konsideruar si asgje me teper se sa nje veprim pronesie. Kjo zone eshte pare si nje hambar me permasa gjigande per rezultate shkencore te zbuluara me perpara, duke i ruajtur keto rezultate deri ne kohen kur mund te kaloheshin per perdorim ne Perendim. Por sigurisht kjo eshte nje parodi e te vertetes. Arabet kane trasheguar shkencen greke - dhe pak nga shkenca indiane dhe kineze ne te njejten kohe - dhe me vone i'a kaluan kete kulture Perendimit. Por kjo eshte shume me pak nga ajo cfare arabet kane ndihmuar" (Colin Ronan, Science: Its History and Development Among World's Cultures; New York; 1982; p.203)
6. nje shkrimtar i shquar i mesit te shekullit te 20, George Sarton (Universiteti i Harvardit), spikat gjurmet e zhvillimit intelektual Perendimor ne traditen arabe, e cila ishte "rrjedha e shquar, dhe qendroi deri ne shekullin e 14-te nje nga rrjedhat me te medha te mendimit mesjetar". Me tej "arabet qendronin ne shpatullat e parardhesve te tyre greke, ashtu si amerikanet qendrojne ne shpatullat e parardhesve te tyre Evropiane. Nuk ka asgje gabim ne kete gje." Sartoni vazhdon duke kritikuar ata te cilet " me shkathtesi do te thone: arabet thjesht perkthyen veprat greke, ata ishin imitues shume te mire...". Kjo absolutisht nuk eshte e vertete, por eshte nje pjese shume e vogel e se vertetes, qe kur lejohet te qendroje e vetme eshte shume me e rende se sa nje genjeshter"(George Sarton, A Guide to the History of Science; Mass.; 1952; pp 27-28).


Disa nga dijetaret evropiane te mesjetes te influencuar direkt apo indirekt nga shkrimet e dijetareve muslimane

Kjo eshte nje liste e pambarueshme por me poshte jane dhene vetem disa emra te shquar:

Adelardi i Bath, Peter Abelard, Robert Grossetteste, Albertus Magnus, Shen Tomas Akuinas, Shen Bonaventura, Duns Skotus, Roxher Bakon, Marsilius i Paduas, Rikardi i Middletonit, Nikolas Oresme, Joannes Buridanus, Sigeri i Brabantit, Henri i Gant, Uilliami i Occham, Dante Aligeri, Blaise Paskali dhe shume e shume te tjere.

Anglezi me fame i fillimit te shekullit te 12-te, Adelardi i Bath, shpesh here e ka njohur borxhin e tij ndaj arabeve - "i stervitur (ashtu sic thote edhe vete) nga shkencetare arabe... mesuesit e mi arabe me kane mesuar qe te udhehiqem vetem prej arsyes, kurse juve u kane mesuar te ndiqni kapistrin e imazhit te zaptuar te autoriteteve te lashta (psh autoritetin e kishes)" ( Tina Stifel, The Intellectual Revolution in Twelfth Century Evrope; St.Martin's Press, N.Y., 1989; pp 71, 80).

 

Index | - | Informacion | - | Dijetare | - | Shkence | - | Civilizim | - | Religjion | - | Te tjera | - | Kontakt | - | Lidhje

Copyright © Civilizimi Islam 2000