
|
. |
.. |
Shkenca
ne
Andaluzi
Nga
Paul
Lunde
Kultura
islame
ishte nje
kulture librash teper e larte. Ne shekullin e 9te,
biblioteka e manastirit te Shen Gallit ishte me e madhja ne Evrope.
Kjo biblioteke permbante 36 volume. Ne te njejten kohe, biblioteka e
Kordoves kishte 500,000 libra. Duhej dicka me teper se sa thjesht
letra per te krijuar nje kulture intelektuale dhe shkencore si ajo e
Spanjes Islamike. Islami, me tolerancen e tij dhe inkurajimin e
mesimeve si fetare ashtu edhe sekulare, krijoi mjedisin e nevojshem
per shkembimin e ideve. Eshte llogaritur qe ne kohet tona gjenden
250,000 doreshkrime arabe ne bibliotekat Perendimore dhe Lindore,
duke perfshire ketu edhe koleksionet private. Bibliotekat ekzistonin
edhe ne shekullin e 10te dhe permbanin pothuajse 500,000
libra. Miliona libra jane zhdukur, duke zhdukur keshtu edhe arritjet
e shume dijetareve dhe shkencetareve te medhenj, librat e te cileve
ne qofte se do te kishin mbijetuar mund te kishin ndryshuar rrjedhen
e historise. Edhe sot e kesaj dite vetem nje pjese e vogel teksteve
shkencore arabe jane studiuar, dhe do te duhen vite per te krijuar
nje ide me te sakte rreth kontibutit qe i kane dhene historise se
ideve, shkencetaret muslimane.
Kristianet e Spanjes mesjetare kishin nje
legjende ne te cilen thuhej se Rodriku, mbreti i fundit i vizigoteve,
ishte pergjegjes per lenien e pushtimit arab ndaj gadishullit Iberik,
sepse ne kundershtim me
fjalen e dhene, ai hapi portat e pallatit mahnites per te cilin ai
ishte betuar qe te mos perzihej.
Per sa i perket Perendimit, ishte pushtimi arab
ai qe hapi nje pallat te magjepsur. Duke ndjekur renien e
Perandorise Romake, vandalet, hunset dhe vizigotet kishin plackitur
dhe djegur pergjate rruges se tyre per ne gadishullin Iberik, duke
vendosur keshtu nje mbreteri jeteshkurter e cila zgjati per aq kohe
sa preja e luftes u fut ne vend. Pastaj, pa u lajmeruar, ne vitin
711, erdhen arabet, te cilet u vendosen, rane ne dashuri me token
dhe krijuan civilizimin e pare qe Evropa njihte qe nga kohet kur
legjionet romake ishin dorezuar ndaj luftimeve te pabarabarta kunder
hordhive barbare.
Spanja ne fillim u zhvillua nen udheheqjen e
Umajjadeve, te cilet vendosen nje dinasti aty pasi kishin humbur
kalifatin ne lindje kunder Abasiteve. Ne fillim, kultura e oborrit
Umajjad ne Kordove ishte plotesisht e imituar. Moda, si ne letersi
ashtu edhe ne veshje, ishte imitim i modes se kryeqytetit te ri te
Abasiteve, Bagdatit. Dijetare nga tokat me te zhvilluara te lindjes
gjithmone priteshin me shume ngrohtesi ne oborrin e Kordoves, ne te
cilin koleget e tyre do t’i degjonin me lakmi rreth lajmeve te
reja qe diskutoheshin ne kryeqytet, cfare vishnin njerezit, cfare
kengesh kendoheshin, dhe mbi te gjitha cfare librash lexoheshin.
Kultura
islame ishte nje kulture librash teper e larte. Hyrja e letres nga Kina ne vitin
751 dha nje shtytje per mesimin e ideve te reja qe bota nuk i kishte
njohur kurre me pare. Librat ishin me ne dispozicion se sa kishin
qene edhe vete ne Rome dhe shume me te lire se sa ishin ne
Perendimin Latin, ku vazhdohej te shkruheshin ne pergamene te
shtrenjte. Ne shekullin e 12te nje njeri shiti 120
hektare toke ne menyre qe te blente vetem nje Liber Orash. Ne
shekullin e 9te biblioteka e manastirit te Shen Gallit
ishte me e madhja ne Evrope. Ajo permbante 36 volume. Ne te njejten
kohe, biblioteka e Kordoves kishte 500,000. Prapambetja kulturore
midis Lindjes dhe Perendimit ne Mesjete mund t’i atribuohet
pjeserisht faktit qe arabet kishin letren, kurse perendimi latin jo.
Duhej dicka me teper se sa thjesht letra qe te
krijohej nje kulture shkencore dhe intelektuale si ajo e
Spanjes Islamike. Islami, me tolerancen e tij dhe inkurajimin
e mesimeve fetare ashtu edhe sekulare, krijoi mjedisin e nevojshem
per nje shkembim idesh. Oborri i Kordoves, ashtu si ai i Bagdatit,
ishte i hapur per muslimanet, cifutet dhe kristianet ne te njeten
kohe, dhe nje peshkop i dalluar u ankua se kristianet e rinj po
jepeshin shume me teper pas studimit te gjuhes arabe se sa asaj
latine. Kjo tregon qe gjuha arabe, ne nje kohe fare te shkurter,
ishte bere gjuha internacionale e shkences, ashtu sic eshte
anglishtja ne ditet tona.
Kultura Islamike ne Spanje filloi te lulezonte
seriozisht gjate mbreterise se Abd el-Rahmanit te 2te te
Kordoves. Ne nje shoqeri oborritare shijet e udheheqesit ndiqeshin
edhe nga shoqeria, dhe Abd el-Rahmani ishte i pasionuar si ne
shkencat sekulare ashtu edhe ne ato fetare dhe ishte i vendosur
t’i tregonte botes qe oborri i tij nuk kishte ndryshim me ate te
oborrit te kalifit ne Bagdat. Per kete arsye ai punesoi dijetare
duke u dhene atyre shtytje per te kapercyer mospatjen e deshires per
te jetuar ne toka qe shume nga ata qe jetonin ne Lindje i
konsideronin si provinca. Si rezultat shume dijetare, filozofe,
historiane, muzikante emigruan ne Andaluzi dhe vendosen bazat e
tradites intelektuale dhe sistemin e edukimit te cilat e bene
Spanjen me te vertete nje vend te shquar per 400 vjetet e ardhshem.
Nje rezultat tjeter ishte qe nje infrastrukture
e bibliotekave, si shteterore ashtu edhe private, xhamive, spitaleve,
dhe qendrave kerkimore u rrit me shpejtesi dhe dijetare te famshem
ne Lindje duke degjuar per keto miresi u grumbulluan ne Perendim. Me
vone ata terhoqen edhe studentet e tyre; ne boten Islame ishte shume
normale qe nje student te udhetonte me mijera milje per te studjuar
me nje profesor te famshem.
Nje nga dijetaret me te hershem ishte Abaz ibn
Firnas i cili vdiq ne vitin 888 e.r. dhe ne qofte se do te kishte
jetuar ne Firence do te kishte qene “Njeriu i Rilindjes”. Ai
erdhi ne Kordove te mesonte muzike (atehere nje dege e teorise
matematikore) por duke mos qene nje njeri qe e kufizonte veten duke
studjuar vetem nje fushe studimesh, ai u interesua edhe ne
mekanizmat e fluturimit. Ai ndertoi nje pale krahe prej pendesh te
vendosura ne nje kornize prej druri, dhe u perpoq te fluturonte,
duke parashikuar Leonardo Da Vincin qe prej 600 vjetesh.
Fatmiresisht Abasi mbijetoi, dhe i çkurajuar iu
kthye ndertimit te nje planetariumi ne te cilin planetet leviznin.
Kjo gjithashtu stimuloi edhe fenomene te tilla si gjemimet dhe
rrufete dhe ishte pa dyshim nje sukses i vertete. Me vone Abasi iu
kthye problemeve matematikore te perfshira ne rregullsine e faqeve
te shumta te disa kristaleve dhe zhvilloi nje formule per prodhimin
e kristaleve artificiale.
Duhet te permendet qe nje dituri e arritjeve te
njerezve si Abasi ka arritur deri ne ditet tona krejt rastesisht.
Eshte llogaritur qe sot gjenden 250,000 doreshkrime arabe ne
bibliotekat Perendimore dhe Lindore, duke perfshire ketu edhe
koleksionet private. Ne shekullin e 10te bibliotekat
ekzistonin akoma dhe permbanin pothuajse 500,000 libra. Miliona
libra jane zhdukur dhe bashke me ta jane zhdukur edhe shume arritje
te dijetareve te medhenj, librat e te cileve ne qofte se do te
kishin mbijetuar mund te kishin ndryshuar rrjedhen e historise. Ne
vitin 1500 me shume se sa nje milion libra duke perfshire edhe vepra
unike te kultures Maure u dogjen ne Granade. Dihet qe vetem nje
pjese shume e vogel e teksteve shkencore arabe jane studjuar dhe do
te duhet te kalojne vite qe te formohet nje ide me e sakte e
kontributit qe shkencetaret muslimane i kane dhene historise se
ideve.
Nje nga fushat e kultivuara me me zell ne Spanje
ishte ajo e shkencave natyrore. Megjithese dijetaret e Andaluzise
nuk dhane ndonje ndihmese aq thelbesore sa koleget e tyre ne Lindje,
ajo qe ata bene pati me teper efekt ne zhvillimin e mevonshem te
shkences dhe teknologjise sepse ishte nepermjet Spanjes dhe
dijetareve te Andaluzise qe keto ide arriten ne Perendim. Asnje
shkolle perkthyesish e krahasuar me Shtepine e Diturise te el-Mamun
nuk ekzistonte ne Spanje, dhe dijetaret andaluziane duket se nuk
kane qene te interesuar ne shkencat natyrore derisa perkthimet e
Shtepise se Diturise u rane ne dore.
Interesi per matematiken, astronomine, dhe
mjekesine ishin gjithmone te gjalla per vete faktin se keto shkenca
ishin te perdorshme – matematika per qellime tregtie, llogaritjes
se ligjeve te komplikuara te Islamit rreth trashegimise dhe nje baze
per matjen e distancave. Astronomia ishte e dobishme per percaktimin
e kohes se namazeve dhe rregullimit te kalendarit. Prezantimi i
ideve te reja Aristoteliane, edhe pse te maskuara prej arabeve
ngriten nje fare dyshimi ne Perendimin konservativ, dhe ishte vetem
disa kohe me pare qe opinioni publik do te pranonte qe llogjika
Aristoteliane nuk ishte ne konflikt me Shpalljen.
Nje pjese e dyshimit me te cilin shiheshin disa
prej ideve qe rridhnin prej dijetareve te oborrit abasit ishte si
pasoje e nje dallimi te pamjaftueshem midis shkencave dhe pseudo-shkencave.
Ky ishte nje dallim te cilin muslimanet e bene shume me heret se sa
dijetaret perendimore te cilet, edhe gjate periudhes se Rilindjes,
kishin prirje per te ngaterruar astronomine me astrologjine, kimine
me alkimine. Ibn Hazm, nje dijetar andaluzian i shekullit te 11te
ishte shume i perfolur ne kete pike. Njerezit qe mbronin
efikasitetin e talismaneve, magjise, alkimise, dhe astrologjise ai i
quante genjeshtare te paturpshem. Ky afrim i arsyeshem ndihmoi shume
ne berjen e Islamit te shquar ne shkencat natyrore.
Studimi i matematikes dhe astronomise kaloi dore
pas dore. Libri i famshem i El-Huarizmit i titulluar “ Llogaritja
e Integrimit dhe Ekuacionit” arriti ne Andaluzi shume heret, dhe u
be themeluesi i nje spekullimi te mevonshem. Ne kete liber, El-Huarizmi
trajtoi ekuacionet algjebrike, shumezimin dhe pjesetimin, matjen e
siperfaqeve, dhe pyetje te tjera. El-Huarizmi ishte i pari qe
prezantoi perdorimin e asaj qe ai e quajti “Indiane” por qe ne
sot e quajme sistemi numerik “Arab”. Metoda e sakte e
transmetimit te ketij sistemi numerik nuk njihet, por simbolet e
perdorura per te perfaqesuar numrat kane vetem nje ndryshim te vogel
ne Islamin Lindor dhe Perendimor, dhe format e numrave tane e kane
prejardhjen prej atyre qe jane perdorur ne Andaluzi. Vepra e El-Huarizmit,
e cila tani ekziston vetem ne nje perkthim latinisht te shekullit te
12te, bashke me nje perkthim te Elementeve te Euklidit, u
bene dy themelet e zhvillimeve te mevonshme matematikore ne Andaluzi.
Matematicieni dhe astronomi i pare i Andaluzise
ishte Maslama el-Maxhriti i shekullit te 10te. Ai ishte
pasardhes i shkencetareve te medhenj si Ibn Ebi`Ubeida i Valencias,
i cili ne shekullin e 9te ishte i pari ne astronomi - dhe
emigranti nga Bagdati, Ibn Teimija, i cili ishte nje fizikant dhe
astronom i njohur. Ai shkruajti nje sere veprash rreth matematikes
dhe astronomise, studjoi dhe perpunoi me kujdes perkthimin ne
arabisht te Almagestit te Ptolemit. Ai gjithashtu zmadhoi dhe
korrigjoi tabelat astronomike te vete el-Huarizmit. Ai perpiloi
tabelat e shnderrimit ne te cilat datat e kalendarit persian ishin
te lidhura me ate te hixhras. Keshtu per here te pare ngjarjet e se
kalures se Persise mund te percaktoheshin me saktesi.
El-Zarkali, i njohur ne Perendim me emrin
Arzakel, ishte nje tjeter matematicien dhe astronom i cili lindi ne
Kordove ne shekullin e 11te. Ai kombinoi njohurite
teorike me aftesite teknike, dhe shkelqeu ne ndertimin e
instrumentave precize te cilat perdoreshin ne astronomi. Ai ndertoi
nje ore uji e cila ishte e afte te percaktonte oret e dites dhe
nates duke treguar ditet e muajit henor. Ai ndihmoi ne perpilimin e
te famshmit “Tabelat Tolediane” nje perpilim shume i sakte i
datave astronomike. Libri i tij “Libri i Tabelave” i shkruar ne
formen e nje almanaku (almanak eshte fjale qe vjen nga arabishtja
dhe do te thote klime, duke treguar stacionet e henes), i cili
permban tabela qe mundesojne percaktimin e fillimit te muajve
koptike, romake, henore dhe persiane; disa tabela te tjera japin
poziten e disa planeteve te ndryshme; dhe disa te tjera mundesojne
percaktimin e eklipseve te henes dhe diellit. Ai gjithashtu perpiloi
tabela te lartesise dhe gjatesise; shume prej veprave te tij u
perkthyen si ne spanjisht ashtu edhe ne latinisht.
Nje tjeter dijetar i atyre koherave ishte el-Bitruxhi
(dijetaret latine te asaj e kohe e therrisnin Alpetragius), i cili
zhvilloi nje teori te levizjes se yjeve dhe shkruajti librin
“Libri i Formave” ne te cilin kjo teori shpjegohet me ne detaje.
Influenca e ketyre veprave astronomike ishte e
pamase. Sot per shembull, emertimet e sistemeve te yjeve mbajne
emrat e dhene prej astronomeve muslimane - Akrab( nga ‘Akrab’
“akrep”; Altair (nga el-ta’ir, “pilot”); Deneb (nga dhanb,
“bisht”); Ferkard (nga farkad, “vic”); dhe fjale si zenit,
nadir dhe azimuth, te gjitha ne perdorim edhe sot e kesaj dite,
deshmojne per veprat e dijetareve te Andaluzise.
Por shkenca muslimane me e shkelqyer ishte
studimi i mjekesise. Interesimi rreth kesaj shkence mund te gjendet
qe ne kohet me te hershme. Profeti Muhamed (s) ka thene qe çdo
semundje e ka nje kure, dhe ishte i vetedijshem qe disa semundje
ishin ngjitese.
Kontributi i madh i arabeve ishte ne vendosjen e
studimit te mjekesise si nje shkence baze, dhe eliminimin e
supersticioneve dhe praktikave popullore te demshme. Mjekesia
konsiderohej si nje thirrje e teknologjise, dhe nje shkence qe
kerkonte shume studim dhe praktike. Kode te perpunuara me kujdes u
folmuluan per te rregulluar sjelljen profesionale te doktoreve. Nuk
ishte e mjaftueshme te zoteroje mjeshterine ne menyre qe te
praktikoje mjekesine. Disa cilesi morale ishin te urdheruara. Ibn
Hazm ka thene qe nje doktor duhet te jete i sjellshem, i kuptueshem,
miqesor, i mire, i afte te duroje ofendime dhe kritika; ai duhet
t’i mbaje floket e tij shkurt, kjo vlen edhe per thonjte: duhet te
veshe rroba te pastra, rroba te bardha, dhe te sillet me dinjitet.
Perpara se sa doktoret te fillonin praktikimin e
zanatit te tyre, ata duhej te kalonin nje provim, dhe ne qofte se
kalonin ata duhet te benin betimin hipokratik dhe ne qofte se nuk
pranonin kjo mund te conte edhe ne perjashtim.
Spitalet ishin te organizuara ne menyre te
ngjashme. Spitali i madh i ndertuar ne Kordove kishte uje te
rrjedhshem dhe WC, kishte reparte te ndryshme per kurimin e shume
semundjeve, dhe cdo repart drejtohej nga nje specialist. Spitalet
duhej te qendronin hapur 24 ore qe te merreshin edhe me rastet
urgjente dhe nuk mund te kthenin mbrapa asnje pacient.
Fizikantet muslimane i dhane nje ndihmese te
madhe njohurise se mjeksise te cilen ata e trasheguan nga greket.
Ibn el-Nafis per shembull, zbuloi qarkullimin e vogel te gjakut
shume kohe perpara se
sa ta zbulonte Harvei.
Nje tjeter shembull eshte Ibn Xhulxhul i cili
lindi ne Kordova ne vitin 943, dhe u be nje fizikant i famshem qe ne
moshen 24 vjecare (ai filloi studimet e tij kur ishte akoma 14 vjec)
dhe perpiloi nje komentim rreth “Lenda Mjekesore” te Dioskorodit.
Ne librin e tij me titull “Kategorite e Fizikanteve”, i
shkruajtur me kerkese te nje prej princave Umajade, ai prezanton nje
histori te profesionit te mjekesise qe nga kohet e Aeskulapiusit
deri ne kohet e veta.
Gjate shekullit te 10te Andaluzia
prodhoi nje numer te madh fizikantesh. Disa prej tyre shkuan ne
Bagdat, ku studiuan vepra te mjekesise greke te perkthyera nga
dijetare te medhenj si Thabit ibn Kurra dhe Thabit ibn Sinan. Nje
prej ketyre, Ahmed ibn Haran, u ngarkua me detyren e farmacistit dhe
shperndante ilace dhe ushqim per pacientet e varfer.
Ibn Shuheid, i njohur edhe si mjek popullor,
shkruajti nje veper shume te rendesishme rreth perdorimit te ilaceve.
Ai, si shume bashkekohes te tij, rekomandonte ilacet vetem kur
pacienti nuk i pergjigjej dietes, dhe thoshte qe ne qofte se ato
duhet te perdoren, ilace te thjeshta duhet te perdoren ne te gjitha
rastet pervec atyre me serioze.
El-Zahravi, i njohur ne Perendim me emrin
Albukasis, i cili vdiq ne vitin 1013, ishte nje kirurg i famshem i
mesjetes. Ai ishte fizikant i oborrit te El-Hakamit te 2te
dhe vepra e tij e famshme “Tasrif” u perkthye ne Latinisht prej
Gerardit te Kremones dhe u be nje tekst mjekesie i rendesishem ne
universitet e Evropes gjate mesjetes. Pjesa rreth kirurgjise permban
nje sere ilustrimesh rreth instrumenteve kirurgjikale. Gjithashtu
kjo pjese pershkruan operacione dentare, kurimin e plageve dhe
frakturave.
Ibn Zuhr, i njohur me emrin Avenzoar (vdiq ne
vitin 1162), lindi ne Sevilje dhe fitoi nje reputacion te madh neper
te gjithe Afriken e Veriut dhe Spanje. Nje nga veprat e tij u
perkthye ne latinisht ne vitin 1280.
Nje
shtim i interesit ne mjekesi ishte studimi i botanikes. Botanisti me
i famshem i Andaluzise ishte Ibn Beitar, i cili shkruajti nje liber
te famshem me titullin “Permbledhje e Ushqimeve dhe Ilaceve te
Thjeshta”. Eshte nje permbledhje e rregulluar ne menyre
alfabetikore e bimeve mjekesore te te gjitha llojeve, shume prej te
cilave e kishin origjinen nga Spanja dhe Afrika e Veriut. Aty ku ka
mundesi ai jep emrat berber, arabe dhe disa here romake te bimeve,
keshtu qe per gjuhetaret kjo veper eshte me shume interes. Ne cdo
artikull, ai jep informacion rreth perdorimit te ilaceve, qellimit
dhe dozes se keshilluar.
Fizikanti i fundit i Andaluzise ishte Ibn el-Hatib,
i cili ishte nje historian i madh, poet dhe qeveritar. Midis veprave
te tjera ai shkruajti nje veper te famshme rreth teorise se
semundjeve ngjitese: “Fakti i infeksionit behet i qarte per
vrojtuesin i cili ve re se si ai qe kontakton me te infektuarin merr
semundjen, kurse ai qe nuk eshte ne kontakt shpeton, dhe se si
infektimi transmetohet nepermjet rrobave, vatheve, dhe eneve.
Ibn el-Hatib ishte perfaqesuesi i fundit i
tradites mjekesore ne Andaluzi. Pak kohe pas vdekjes se tij,
energjite e muslimaneve te Andaluzise u perpine ne perpjekjet e
gjata kunder rimarrjes kristiane.
Nje fushe tjeter me interes per dijetaret e
Andaluzise ishte studimi i gjeografise dhe shume prej veprave me te
mira muslimane u prodhuan ne kete fushe. Ngjarjet
ekonomike dhe politike paten nje rol ne zhvillimin e studimit
te gjeografise, por mbi te gjitha ishte kurioziteti i tyre rreth
botes dhe banoreve te saj qe motivuan dijetaret te cilet ia kushtuan
veten e tyre pershkrimit te tokes dhe banoreve te saj. Hapi i pare u
ndermor ne lindje, kur “Librat e Rrugeve”’ sic e quajten ata,
u perpiluan per perdorim nga mjeshtrat e mevonshem te kalifatit
Abasit. Shume shpejt, raporte rreth tokave te largeta, prodhimeve te
tyre dhe karakteristikat fizike te njerezve qe jetonin aty u
perpiluan per informacion te kalifit dhe ministrave te tij.
Perparimet ne astronomi dhe matematike e bene me te lehte hedhjen e
ketyre informacioneve neper harta ne forme diagramesh, dhe shume
shpejt kartografia u be nje shkence me vete.
El-Huarizmi, i cili beri kaq shume per
perparimin e shkencave matematikore, ishte nje nga gjeografet
shkencetare me te hershem. Duke e bazuar vepren e tij ne
informacionin e marre nga perkthimi ne arabisht i Ptolemit, el-Huarizmi
shkruajti nje liber me titullin “Forma e Tokes”, i cili
perfshinte harta te qiellit dhe te tokes. Ne Andaluzi, kjo veper u
vazhdua nga ibn Muhamed el-Razi i cili vdiq ne vitin 963, dhe
shkruajti nje gjeografi baze te Andaluzise per qellime administrimi.
Muhamed ibn Jusuf el-Uarrak, nje bashkekohes i el-Razit, shkruajti
nje veper te ngjashme ne te cilen pershkruante topografine e Afrikes
se Veriut. Lidhjet e medha tregtare te Andaluzise i dhane mundesi
ketij koleksioni,
nepermjet tregtareve qe ktheheshin, qe te merrte nje numer te madh
informacionesh rreth viseve te largeta si Balltiku. Ibrahim ibn
Jakubi per shembull, i cili udhetoi shume neper Evrope dhe Ballkan
gjate shekullit te 9te, duhet te kete qene nje njeri
shume trim, i cili la itinerare te udhetimeve te tij.
Dy njerez te cilet shkruajten gjate shekullit te
11te mblodhen shume prej informacioneve te grumbulluara
prej paraardhesve te tyre dhe i vendosen ne nje forme te volitshme.
Njeri prej tyre, el-Bekri, eshte vecanerisht interesant. I lindur ne
Saltes ne vitin 1041, el-Bekri ishte djali i nje governatori te
provinces se Huelvas dhe Saltes. El-Bekri vete ishte nje minister i
rendesishem ne oborrin e Seviljes, dhe ndermori nje sere misionesh
diplomatike. Ai shkruajti vepra rreth historise, botanikes, dhe
gjeografise dhe gjithashtu ai shkruajti edhe poezi dhe ese letrare.
Nje prej veprave te tij gjeografike me te rendesishme i eshte
kushtuar gadishullit te Arabise me nje interesim te vecante ne
sqarimin e emrave te vendeve. Kjo veper eshte rregulluar ne renditje
alfabetikore, dhe permban emrat e fshatrave, qyteteve, dhe
monumenteve te cilat ai i merrte nga hadithet dhe historite e
ndryshme. Vepra tjeter e tij nuk mund te mbijetonte e plote, por
dihet qe ka qene nje trajtim i enciklopedise se gjithe botes.
Ndoshta gjeografi me i famshem i te gjitha
koherave ka qene el-Idrizi. I lindur ne vitin 1100 dhe i edukuar ne
Kordove, el-Idrizi udhetoi shume duke vizituar Spanjen, Afriken e
Veriut, dhe Anatolian derisa perfundimisht ai u vendos ne Sicili ku
edhe u punesua prej Mbretit Norman, Roxheri i 2te, qe te
shkruante nje gjeografi sistematike te botes, e cila edhe ekziston
edhe sot e kesaj dite, dhe zakonisht njihet me titullin “Libri i
Roxherit”.
Ne kete liber el-Idrizi perkshruan boten ne
menyre sistematike duke ndjekur ndarjen e saj ne shtate “klima”
sipas grekeve dhe cdonjera prej tyre e ndare ne 10 pjese. Cdonjera
prej klimave eshte e hartuar - dhe hartat jane shume te perpikta per
kohen ne te cilen ato jane perpiluar. Ai jep largesite midis
qyteteve te medha, pershkruan zakonet, njerezit, prodhimet dhe
klimat e gjithe botes se njohur. Ai gjithashtu regjistron udhetimin
e nje detari marokien i cili kishte dale jashte kursit ne Atlantik,
kishte lundruar per 30 dite, dhe ishte kthyer per te treguar per nje
toke pjellore e banuar prej njerezve te eger. Amerika?
Informacioni qe ndodhet ne “Libri i Roxherit”
u gdhend ne nje planisfere prej argjendi e cila ishte edhe nje nga
mrekullite e asaj kohe.
Andaluzia gjithashtu prodhoi autoret e dy
librave te udhetimit me me interes qe jane shkruar ndonjehere. Te dy
keta libra ekzistojne te perkthyer ne nje anglishte shume te mire.
Libri i pare eshte shkruar nga Ibn Xhubair, sekretar i Governatorit
te Granades i cili vdiq ne vitin 1183,
pasi kreu haxhin, dhe shkruajti nje liber rreth udhetimit te
tij te quajtur “Udhetimet.” Libri eshte ne formen e nje ditari
dhe jep nje pershkrim te hollesishem te botes mesdhetare lindore
gjate kohes se kryqezatave. Eshte shkruajtur ne nje stil elegant,
dhe eshte i mbushur me komentet e nje njeriu tolerant dhe disa here
tekanjoz.
Udhetari me i famshem ne te gjithe Andaluzine
ishte Ibn Batuta - turisti me i madh i kohes se tij - dhe ndoshta i
cdo kohe tjeter. Ai udhetoi ne Afriken e Veriut, Siri, Meke, Median,
dhe Irak. Ai udhetoi edhe ne Jemen, lundroi pergjate Nilit, ne Detin
e Kuq, Azine e Vogel dhe Detin e Zi. Ai shkoi ne Krimea dhe
Kostandinopoje. Ai shkoi ne Afganistan, Indi dhe Kine. Vdiq ne
Granada ne moshen 73 vjecare.
Eshte e pamundur
te
vesh
drejtesi
mbi
te
gjithe
dijetaret
e Andaluzise te cilet ia kushtuan
veten studimit
te shkencave historike dhe gjuhesore. Te dyja ishin shkencat
shoqerore primare te kultivuara nga arabet dhe te dyja keto shkenca
u ngriten ne nje nivel me te larte te artit ne Andaluzi. Per
shembull, Ibn al-Hatibi, teoria e te cilit rreth semundjeve ngjitese
u diskutua me siper, ishte autori i historise me te perpikte te
Granades qe ka mbijetuar ne ditet tona.
Ibn el-Hatib lindi ne vitin 1313, afer Granades,
dhe vazhdoi menyren e edukimit tradicional te kohes se tij – ai
studjoi gramatike, poezi, shkenca natyrore, dhe ligjin Islamik, si
dhe Kur’anin. Babai, nje zyrtar i rendesishem,
u vra
prej
kristianeve
ne
vitin
1340. Udheheqesi i
Granades e ftoi
djalin e tij te zinte postin e sekretarit ne Departamentin e Korrespondences. Shpejt
ai u be njeriu me i besueshem i udheheqesit te Granades dhe fitoi
nje pozite me fuqi te madhe.
Pa marre parasysh karrieren e tij te zene
politike, Ibn el-Hatib gjeti kohen per te shkruar me teper se 50
libra rreth udhetimeve, mjekesise, poezise, historise, politikes dhe
teologjise.
Arritjet e tij u rivalizuan vetem prej atyre qe ishin bashkekohes te Ibn
Haldunit, historiani i pare qe kerkoi te zhvillonte dhe shpjegonte
ligjet e pergjithshme te cilat kane te bejne me ngritjen dhe renien
e civilizimeve. Historia e tij prej shtate volumesh me titullin
“Libri i Shembujve dhe Permbledhjeve nga Informacioni i Hershem
dhe ai i Mevonshem persa i perket diteve
te
Arabeve, jo-Arabeve dhe Berbereve”. Volumi i
pare, i titulluar “Hyrje,” jep nje
analize
te
thelle
dhe
te
detajuar
te
shoqerise
islamike dhe ne
fakt, te shoqerise njerezore ne pergjithesi, sepse ai gjithmone i
referohet kulturave te tjera per qellime krahasimi. Ai jep nje
analize te sofistikuar se si shoqeria njerezore eshte zhvilluar nga
nomadet deri tek qendrat e civilizuara dhe se si keto qendra u
shkaterruan
dhe iu dorezuan
pushtuesve me pak te zhvilluar. Shume prej pyetjeve shqetesuese te
ngrituar nga Ibn Halduni akoma nuk e kane marre kujdesin e duhur.
Sigurisht kushdo i interesuar rreth problemeve te ngritjes dhe
renies se civilizimeve, shkaterrimit te qyteteve, lidhjes midis
shoqerive te perparuara teknologjikisht dhe atyre tradicionale duhet
te lexoje librin e Ibn Haldunit “Hyrje ne Histori”.
Nje tjeter fushe e aktivitetit intelektual andaluzian ishte filozofia, por
eshte e pamundur te
besh me teper se sa te hedhesh vetem nje veshtrim mbi kete studim te
veshtire dhe te specializuar. Qe nga shekulli i 9te dijetaret e Andaluzise
si ata te Bagdatit, duhej te merreshin me probleme teologjike qe
lindnin nga hyrja e filozofise greke ne kontekstin e Islamit. Si
mund te pajtohej arsyeja me Shpalljen? Kjo ishte pyetja kryesore.
Ibn Hazm ishte nje nga te paret qe u mor me kete problem. Ai mbeshteti disa
koncepte Aritoteliane me entuziazem dhe mohoi disa te tjera. Per
shembull, ai shkruajti nje komentim te madh dhe te detajuar mbi nje
liber te Aristotelit, qe pakuptimshmeria punon mbi logjiken. Ibn
Hazm duket se nuk ka patur shqetesime ne lidhjen e arsyes me Islamin
– ne fakt, ai jep shembuj ilustrative se si mund te perdoret ne
zgjidhjen e problemeve ligjore te sheriatit. Asgje nuk e
pershkruan aftesine e Islamit per te asimiluar ide te huaja dhe
t’i aklimatizoje ato,
me mire se sa fjalet e Ibn Hazmit ne
hyrje
te
vepres se
tij: “Le te behet e
ditur qe ai qe lexon librin tone do te gjeje qe dobia e nje vepre te
tille nuk eshte e perkufizuar me nje disipline te vetme por perfshin
Kur’anin, hadithet, dhe vendimet ligjore qe i perkasin asaj cfare
eshte e lejueshme dhe cfare nuk eshte, dhe cfare eshte e detyrueshme
dhe e ligjshme.”
Ibn Hazm e konsideronte logjiken si nje mjet te
dobishem, dhe filozofine te ishte ne harmoni ose se paku jo ne
konflikt, me Shpalljen. Ai eshte pershkruar si “Nje nga gjigandet
e historise intelektuale te Islamit,” por eshte e veshtire te
formohet nje gjykim rreth nje njeriu qe shkruajti me teper se sa 400
libra, shume prej te cileve jane zhdukur ose akoma qendrojne ne
doreshkrime.
Ibn Baxhah, te cilin dijetaret teologe te
perendimit e therrisnin Avempace, ishte nje tjeter filozof i madh i
Andaluzise. Por ishte Averos - Ibn Rushdiu - i cili fitoi
reputacionin me te madh. Ai ishte nje Aristotelian i flakte, dhe
veprat e tij kishin nje efekt te qendrueshem, ne perkthimin e tyre
latinisht, mbi zhvillimin e filozofise evropiane.
Inovacionet teknologjike islamike gjithashtu
luajten nje rol te rendesishem ne trashegimin e Andaluzise te Evropa
mesjetare. Letra ishte permendur, por kishte te tjera me nje rendesi
te madhe: mulliu, teknika te reja per punimin e metalit, berja e
qeramikes, ndertimi, endja dhe agrikultura. Njerezit e Andaluzise
kishin nje pasion per kopshtet, duke kombinuar dashurine e tyre per
te bukuren me interesin rreth bimeve mjekesore. Dy traktate te
rendesishme mbi agrikulturen – nje prej te cilave ishte pjeserisht
e perkthyer ne gjuhen romake ne mesjete u shkruan ne Andaluzi. Ibn
el-Avvam, autori i nje prej ketyre traktateve, ben nje liste prej
584 lloje bimesh dhe jep udhezime te sakta per sa i perket
kultivimit dhe perdorimit te tyre. Ai shkruan per shembull, se si te
shartohen pemet, berjen e hibrideve, ndalimin e insekteve parazitare
te bimeve dhe se si behen aromat dhe parfumet prej luleve.
Kjo fushe e arritjeve tekonologjike nuk eshte
pare akoma ne detaje, por ka patur nje influence aq te madhe ne
kulturen materiale te Evropes mesjetare sa edhe komentuesit
muslimane rreth Aristotelit kishin mbi intelektualet e Evropes
mesjetare. Keto ishin artet e civilizimit, artet qe e bene jeten me
teper nje kenaqesi se sa nje barre.
|