
|
. |
.. |
Tributi Bodlean
Çaris Uadi
Ne vitin 1981, bibloteka Bodleiane e Universitetit te Oksfordit,
vendosi ne ekspozite 50 vepra te zgjedhura per te rrefyer nje nga
tregimet me te medha ne historine e ideve: lulezimin e filozofise
dhe shkences ne boten islame te mesjetes dhe bartjen e asaj tradite
- doktrina Arabum, mesimet e arabeve dhene Evropes. "…ekspozita…
duke fokusuar vemendjen ne borxhin qe i ka Evropa mesjetare
dijetareve te botes islame, mund te hedhe drite mbi historine e
gjate dhe plot konflikte te marredhenieve midis Islamit dhe
Perendimit."
Keto vepra hapandjekin transmetimin e shkences dhe filozofise prej
botes klasike deri ne Evrope se bashku me rrugen qe gjarperoi drejt
lindjes nepermjet Bizantit ne Bagdad, dhe pastaj neper Sicili dhe
Spanje deri ne qender te Evropes, mu ne kohen kur mendjet e etura
mezi prisnin thesarin qe kishin per te ofruar shekujt e tere te
civilizimit islam.
Ku eshte qellimi i perkujtimit te ketij tregimi te transmetimit te
diturise se lashte mu sot kur tekstet shkencore konsiderohen te
vjetra para se te botohen? Jane qeniet njerezore ato qe fitojne dhe
perdorin diturine. Nje faktor i vazhdueshem per hulumtim eshte
perzierja qe ndryshon e ndjenjave dhe qellimeve qe i motivon ata qe
e kerkojne ate. Pasioni i tyre per te verteten dhe guximi per
eksplorim kerkon disipline rigoroze dhe integritet ne qellim qe nuk
lakohet nga xhelozite, josigurite dhe ambiciet qe i ka cdo njeri.
Integriteti intelektual gjithashtu kerkon zemergjeresi, mirenjohje
atyre qe e meritojne, duke e rritur keshtu kontributin e tjereve ne
vend te zvogelimit.
Ne vitin 1981 ne shenje te fillimit te shekullit te XV islamik,
Bibloteka Bodleiane e Universitetit te Oksfordit rishikoi
koleksionin e doreshkrimeve arabe - qe eshte nder me te medhenjte ne
bote - dhe vendosi nje ekspozite prej 50 veprave te zgjedhura per te
rrefyer nje nga tregimet me te medha ne historine e ideve: lulezimin
e filozofise dhe shkences ne boten islame te mesjetes dhe bartjen e
asaj tradite - doktrina Arabum, mesimet e arabeve dhene Evropes.
Se bashku me influencen e islamit qe po zgjerohet dhe rritet, dhe
ringjalljen e tradites se saj intelektuale, viti 1981- qe eshte
njeherazi viti 1401 ne kalendarin islam - ishte nje vit i qelluar
per te hapur ekspoziten bodleane. Ashtu sic tha Kolin Uejkfild,
kuratori i koleksionit dhe organizatori i ekspozites,"
"…ekspozita… duke fokusuar vemendjen ne borgjin qe ua ka
Evropa mesjetare dijetareve te botes islame, mund te hedhe drite mbi
historine e gjate dhe plot konflikte te mardhenieve midis Islamit
dhe Perendimit."
Per te ekspozuar thesaret arabe, ekspertet Bodleiane zgjodhen
Shkollen Hyjnore te Oksfordit, e ndertuar para 500 vitesh per mesime
teologjike, qe konsiderohej atehere "mbreteresha e shkencave".
Shkolla Hyjnore nje shembull i shkelqyeshem i mjeshterise se
zbukurimit me te fundit te epokes gotike me gjithe bibloteken -
ndertuar nga Duka Humfri nga Gloucester, vellai i Mbretit Henri i V,
qe ishin si pjese e shperthimit te ndertimtarise qe ndodhi pas
gjithe atyre viteve te konfliktit me Francen dhe perpjekjes civile
qe njihet si Lufta e Rozave; kjo periode prodhoi gotiken
perpendikulare qe eshte unike per Angline dhe struktura te tilla si
"Kolegji i Te gjithe Shpirterave qe Kane Nderruar Jete,"
nje permendore ndertuar per te gjithe ata qe kishin rene ne Luften
Qindvjecare, dhe jo shume larg nga ajo Kulla e Kembanes e Kolegjit
te Magdalenes.
Sot bibloteka ruan disa nga dokumentet dhe doreshkrimet me te medha
nder kupolen e gurte te Shkolles Hyjnore: botimin e pare origjinal
te Shekspirit, nje nga kopjet origjinale te Magna Carta dhe
doreshkrimet e poezive dhe letrave te Shelli Brouningut dhe te
Bajronit.
Ne vitin 1981, bibloteka gjithashtu ekspozoi 50 vepra qe hapandjekin
transmetimin e shkences dhe filozofise prej botes klasike deri ne
Evrope se bashku me rrugen qe gjarperoi drejt lindjes nepermjet
Bizantit ne Bagdad, dhe pastaj neper Sicili dhe Spanje deri ne
qender te Evropes, mu ne kohen kur mendjet e etura mezi thesarin qe
kishin per te ofruar shekujt e tere te civilizimit islam.
Doreshkrimet evokojne dy periudhat kryesore te aktivitetit intensiv
intelektual": Bagdadin ne ditet e hershme te kalifatit Abasid -
qe korrespondon me shekullin e nente dhe te dhjete te epokes
kristiane - dhe pershpejtimi mendor ne Evropen e shekullit te XII
dhe XIII.
Qe te dy periudhat pane punen e palodhshme te perkthyesve: se pari
te atyre qe sollen korpusin e diturise klasike tek arabet dhe, 300
vjete me vone te atyre qe e barten ate ne Evropen perendimore te
pasuruar nga puna e dijetareve muslimane. Ky tregim ishte ne fokusin
e kesaj ekspozite.
Te marrim Aristotelin per shembull. Vetem nje pjese e vepres se tij
ka qene e njohur ne Evrope ne epoken post-klasike, pasi qe
invazionet barbare shkaktuan humbjen e nje mase te madhe te kultures
se mehershme. Mirepo shumica e veprave te tij ishin te perkthyera ne
arabisht, dhe ishin studiuar e komentuar disa here ne Bagdad dhe ne
qendrat tjera.
Filozofet evropiane i rizbuluan ato vepra nepermjet ketyre komenteve.
Ibn Sina (Avicena) dhe Ibn Rushd (Averroes) ishin emra te famshem ne
filozofine mesjetare se bashku me pararendesin e tyre al-Farabin (Alfarabius)
per te cilin thuhet te kete ligjeruar mbi Fiziken e Aristotelit 40
here dhe mbi Retoriken 80 here.
Ne ekspoziten Bodleiane, lemite e tradites shkencore qe arriten ne
Evrope ishin te shfaqura ne seksione te ndryshme: medicine, biologji,
alkemi dhe magji; astronomi dhe astrologji; matematike dhe optike.
Vecanerisht ishte e pasur ne fushen e medicines, matematikes, dhe
ate te eksperimenteve te hershme ne alkemi - te cilat cuan ne
zhvillimin e kimise moderne - sepse perderisa Parisi shkelqente ne
filozofi ne shekullin XIII, Oksfordi ishtye perpara ne shkence.
Roxher Bekon, per shembull i cili njihet si fillestar ne zhvillimin
e shkences eksperimentale, ishte paraqitur ne ekspozite me vepren e
tij Opus Tertius; pjesa e trete e e nje vepre enciklopedike citon te
gjithe filozofet e lartpermendur, sikurse edhe astronomi el-Zarkali
dhe Ibn el-Haitham, veprat e te cilit ne optike kane pasur ndikim te
madh ne shkenctaret e hershem evropiane - veprat e te cileve ishin
poashtu te shfaqura ne ekspozite.
Mund te verehet se shumica e doreshkrimeve te shfaqura datojne nga
shekulli XIII dhe XIV - si shembuj te teksteve shkollore te
perdorura ne mesim dhe hulumtim ne universitetet e asaj kohe. Ato
ishin te strehuara ne biblotekat e kolegjeve sikur ne Kolegjin e
Mertonit - I cili ka nxjerrur nje seri matematicientesh te
shkelqyeshem ne epoken e pre-renesanses - ose ne bibloteken e pare
te universitetit, nje ndertese e vogel e kapur me Kishen e
Universitetit.
Qendra kryesore per perkthime latine nga arabishtja ishte Toledo, e
ripushtuar nga arabet ne vitin1085 dhe per 200 vite qender ne te
cilen latinishtja, greqishtja dhe arabishtja ishin ne perdorim.
Qender tjeter ishte Sicilia, ku mbretet normane kishin mbledhur
oborrtare poliglote te shkelqyeshem. Sicilia ishte perfaqesuar ne
ekspozite me nje perkthim doreshkrimi te Perandorit Frederiku i II,
I cili jo vetem qe inkurajoi te mesuarit e cdo gjeje, por kishte
edhe nje kopsht zoologjik, shkruante per shqiponjat dhe ishte I
interesuar me pasion ne shtazet. Doreshkrimi permban nje kapitull
mbi zoologjine mare nga nje enciklopedi arabe, veper famoze e Ibn
Sinas, el-Shifa - nga e cila ishin paraqitur edhe pjese tjera ne
ekspozite dhe qe kane te bejne me fiziken dhe ekzistencen e shpirtit.
Perkthyesit e
Diturise Shkencore ne Mesjete
Seksioni zoologjik i kesaj enciklopedie ishte perkthyer nga Majkell
Skot, nje bashkekohes i Roxher Bekonit. Skot, studimet e te cilit ne
astronomi i dhane nje reputacion famekeq, mendohet te kete qene nga
Skocia, dhe te kete udhetuar ne jug ne kerkim te njohurive te reja.
Sic e donte zakoni, ekuivalenti i kandidatit te atehershem per
doktoraturen e sotme, duhej te kalonte ne kembe rrugen per ne Spanje
e bile deri ne Sicili per ti degjuar "filozofet me te urte ne
bote," dhe per tu kthyer duke sjellur vepra te fresketa, te
cilat shkenctaret e kohes - Bekoni dhe te tjeret - do t`i
inkorporonin ne mesimet dhe hulumtimet e tyre. Skot ka punuar si
perkthyes ne Toledo per disa vjete, dhe pasjtaj kishte shkuar ne
Sicili ku ishte emeruar Astrolog i Oborrit te Frederikut te II. Pa
dyshim ai kishte marrur me vete edhe perkthimin e mehershem te
shkrimeve te Aristotelit mbi kafshet per arsye se interesi ne
kafshet do ta favorizonte ate tek perandori.
Botanika dhe agrikultura pasojne zoologjine dhe, antropologet
padyshim i dhane interes special vepres se Ibn Vahshijjas, el Filal
el Nabatijja, nje shkrese per bujqesine e cila jipte nje seri
faktesh per traditat, religjionin magjine si dhe informacione
botanike dhe agrikulturore. Nje veper tjeter vitale, themelore ne
studimin e farmakologjise eshte edhe De Materia Medica nga
Diskorides, shkrimtar grek i shekullit te pare e cila kishte cuar te
shkenca ne te cilen muslimanet shkelqyen: medicina.
Ne historine e medicines, nje numer tekstesh nga burimet arabe u
bene tekste standarde te reprodukuara njehere ne doreshkrim pastaj
ne shtypshkronje. Veprat nga eterit e medicines greke, Hipokrati dhe
Galeni per shembull, ishin te njohura dhe te perkthyera ne arabisht
nga arabet gjate shekullit te tete dhe nente. Nder kalifin al-Ma'mun,
i biri i Harun al-Rashidit, u themelua nje qender perkthimi ne
Bagdad e njohur si Beit el-Hikma, Shtepia e Urtesise, ku Hunain ibn
Ishak thuhet te kete perkthyer 100 vepra te Galenit, Hipokratit dhe
mjekeve tjere.
Me vone Hyrje ne Medicine, vepra autoritative e Hunainit u perkthye
ne latinisht - dhe mbeti e popullarizuar si doracak udhezimesh per
600 vjet. Rivali i tij i vetem ishte Gerardi nga Kremona, perkthyesi
me i madh i shkolles se Toledos. Kur ai vdiq, studentet e tij bene
nje liste prej 71 veprash te perkthyera nga ai. Kjo liste nuk ishte
perfundimtare. Nje nga kontributet e tija me te medha ishte nje
version i Ibn Sines, Kanuni I Medicines, i cili eshte perdorur ne
Evrope dhe ne boten islame prej shekullit XI deri ne shekullin XVII
dhe, vetem gjate shekullit XV dhe XVI, ishte botuar se paku 35 here
ne Evrope.
Emrat e Librave
Shkencore Islame te Perkthyera ne Latinisht dhe Gjuhet Evropiane
Nje perkthim tjeter i Gerardit ishte nje liber kirurgjie nga el-Zahravi,
i cili kishte praktikuar mjeksine ne Andaluzi (Spanje) ne shekullin
e XI. Botimet e ndryshme latine te vepres se tij perfshijne nje te
botuar ne Oksford ne 1778. Diagramet e instrumenteve kirurgjike te
gjetura ne doreshkrimet arabe jane te kopjuara ne perkthim.
Perkrah ketyre teksteve kryesore, ishte paraqitur nje me i vogel,
nje doracak per udhetaret me keshilla mjeksore nga nje mjek i
Afrikes Veriore i cile kishte vdekur rreth vitit 1004. Ky doracak
ishte i popullarizuar ne boten islame, dhe u be poaq i popullarizuar
ne Evrope kur nje nga perkthyesit mjekesor, Konstantinus Afrikanus e
beri nje version latin - qe e pat quajtur veper te veten.
Nje emer tjeter qe s'duhet harruar eshte Maimonides, dijetar cifut,
filozof dhe mjek qe la Kordoven per te shkuar ne Egjipt dhe
praktikoi mjeksine ne Kairo ne kohen e Salahudinit (Saladin). Nje
nga veprat e etij te numerta ishte nje regjiment shendetsor i
pergaditur per te birin e Salahudinit, i cili trashegoi te atin si
sundues i Egjiptit. Gjithashtu eshte paraqitur vepra e Maimonides
Udhezim per te Humburin, e bere sipas zakonit ne arabisht por me
shkronja hebreje.
Duke kaluar ne astronomi dhe matematike, ekspozita tregoi borxhin e
astronomeve evropiane ndaj homologeve te tyre lindore per themelet
mbi te cilat do te ndertohej cdo avancim i mevonshem shkencor. Ishte
perfshire edhe el-Khavarizmi, matematikani i cili kishte punuar ne
Bagdad dhe kishte disa nga tabelat me te hershme te bera nga arabet.
Te rishikuara ne Kordove, keto tabela ishin perkthyer nga Adelardi
nga Bathi, versioni latin i te cilit ishte perdorur prej shume
astronomeve te hershem evropiane.
Ne nje liber tjeter, i paraqitur gjithashtu ne ekspozite, i njejti
el-Khavarizmi, njofton Evropen me algjebren. Por kontributi i tij
kryesor ishte sjellja e sistemit numeral nga India neper Bagdad, i
cili filloi te zevendesoje sistemin e ngathte numeral latin ne
shekullin e XIII.
Te riemeruar si "numrat arabe" u perhapen nga tregtaret e
porteve mesdhetare ne cdo sfere jetesore.
Emrat e Latinizuar
me Origjine Arabe
Gjeometria ishte gjithashtu e perfaqesuar ne ekspozite - me nje nga
veprat e medha klasike: Konikat e Apoloniusit nga Perga. Perbehej
nga shtate vepra, tri nga te cilat kane mbijetuar vetem ne perkthime
arabe. Astronomi nga Oksfordi Edmund Hallej - i famshem per
obzervimet e tij te kometes qe njihet me emrin e tij - ka perdorur
doreshkrimin arab te Bodleit per te pergaditur nje edicion komplet
te asaj vepre te botuar ne 1710.
Disa astronome tjere nga Oksfordi moren gjithashtu nga burimet
islame ne shekullin e XVII - si per shembull tabelat e yjeve te bera
ne observatorin madheshtor te Samarkandit, I ndertuar ne shekullin e
XV nga Ulug Beu, nip i Tamerlanit. Keto tabela astronomike dhe
kronologjike ishn vazhdimesi e punes se shkenctareve te mehershem.
Ato u bene te njohura ne Evrope ne shekullin e XVII dhe Profesori
Savilian i astronomise XHon Grivs, i kishte marrur dhe perdorur
doreshkrimet e paraqitura ne ekspozite per te pergaditur tabelat per
botim bashke me perkthimin latin: qe ishte vazhdim i praktikes se
shekullit te XII pese shekuj me vone.
Se fundmi dy doreshkrime merren me krijimin e instrumenteve
shkencore - nje fushe tjeter qe i ka shume borxh burimeve islame.
Nje nga astromet e hershem te kete shkruar ne arabisht - gjithashtu
astrolog ne oborrin e kalifit el-Mensur i cili themeloi dinastine
abbasite - ishte Masha'allah (Messahalla), shkrimet e te cilit jane
te njohura vetem ne perkthimet hebraishte dhe latine. Masha'allah
eshte bazuar ne burimet indiane dhe perse si dhe ato arabe dhe
klasike. Perkthimi latin i vepres se tij De Compositione Astrolabii
tregonte se si konstruktohet mjeti themelor per observimin dhe
matjen e kohes: astrolabi. Me vone Coser ka marrur nga Masha'alla
per te bere vepren e tij Shkrese mbi Astrolabin, qe eshte nje pjese
impresionuese prozatike, qe i shpjegon nje femije 10 vjecar
perdorimin e keti instrumenti shkencor. Shkrimet e Koserit perplot
referenca nga burimet arabe, qofte ne forme tregimesh ose mesimesh,
tregojne se sa thelle kishin depertuar keto elemente ne mendimin e
pergjithshem te kohes se tij - 100 vjete pasi qe perkthyesit kishin
perfunduar shumicen e punes se tyre.
Ne nje seleksion te tille te kufizuar te thesarit Bodlean, s'do mend
se duhet te kete mangesi te rendesishme. Nje ishte nje pikture e
shkelqyeshme e Roxher Bekonit duke studiuar, nje tjeter nje liber
hartash nba arabi sicilian al-Idrisi, gjeografi me i madh i mesjetes,
dhe e treta perkthimi i pare i Kur'anit ne latinisht, filluar ne
vitin 1142 ne Toledo nga nje dijetar anglez.
Me gjithe te metat, ky perkthim perfaqeson perpjekjen e pare
krishtere per te marre nje qendrim objektiv ndaj tekstit kuranor.
Kater shekuj me vone ne kulmin e histerise se nxitur nga invazioni
otoman i Austrise dhe Hungarise, i njejti perkthim eshte shtypur me
guxim ne Bassel nga teologu zvicerian Bibliander- dhe Bodleiani ka
nje doreshkrim te mrekullueshem te shekulli te XIII te perkthimit
origjinal, si dhe kopjet e dy botimeve ne Basel.
Per dijetaret muslimane, veprat e te cileve jane te shfaqura ne
ekspozite, Kur'ani eshte kulmi i dijes njerzore. Burimi i cdo
diturie eshte shpallja hyjnore - ashtu sic ishte edhe per homologet
e tyre krishtere. Besimi i kishte inspiruar te gjithe keta burra,
qofte shprehur ne moton e Oksfordit Deus illuminatio mea, qofte ne
ate psalmiste Qiejte deshmojne madheshtine e Zotit, qofte shprehur
ne Kur'an Zoti eshte drita e qiejve dhe tokes. Tradita islame per te
filluar cdo veper me falenderimin dhe madherimin e Zotit verehet
edhe ne perkthimet latine te veprave shkencore te dijetareve
muslimane. Kanuni Mjeksor i Ibn Sinas, perkthyer nga Gerardi i
Kremones ne Toledo prej arabishtes ne latinisht fillon me, "Se
pari te falenderojme Zotin… meshira e tecilit eshte shfaqur mbi te
gjithe profetet." Filozofet muslimane kane hedhur gjithashtu
drite mbi mardhenien midis besimit dhe arsyes - ceshtje qe eshte
aktuale sot aq sa ishte kur Bekon studionte komentete e Avicenes mbi
Aristotelin.
Ku eshte qellimi i perkujtimit te ketij tregimi te transmetimit te
diturise se lashte mu sot - kur tekstet shkencore konsiderohen te
vjetra para se te botohen? A eshte me vend historia e zhvillimit te
astrolobit ne kohen e kompjuterit? Pergjegja gjendet ne rregullen
fundamentale te diturise dhe te natyres njerzore. Jane qeniet
njerezore ato qe fitojne dhe perdorin diturine. Nje faktor i
vazhdueshem per hulumtim eshte perzierja qe ndryshon e ndjenjave dhe
qellimeve qe i motivon ata qe e kerkojne ate. Pasioni i tyre per te
verteten dhe guximi per eksplorim kerkon discipline rigoroze dhe
integritet ne qellim qe nuk lakohet nga xhelozite, josigurite dhe
ambiciet qe i ka cdo njeri. Integriteti intelektual gjithashtu
kerkon zemergjeresi, mirenjohje atyre qe e meritojne, duke e rritur
keshtu kontributin e tjereve ne vend te zvoglimit.
Nje mesim mund te nxirret nga rrefimi i Evropes se shekullit XII dhe
XIII dhe zhvillimit te saj ne dituri. Marredhenia midis
intelektualve mund te luaj rol te rendesishem ne kohera konfliktesh
per te pergatitur rrugen per nje te ardhme me te ndritshme. Sepse
nuk duhet harruar se periudha e perkthimeve ishte njeherazi edhe
periudha e kryqezatave.
Pikat e verteta te takimit s'do mend qe nuk ishin fushebetejat e
Palestines, por ne oborrin e Palermos dhe biblotekat e Toledos, ku
dijetaret krishtere, muslimane dhe cifute arriten nje bashkpunim qe
ishte me rendesi ne gjithe ardhmerine e mepasme te Evropes.
Qellimet vitale te ketij kontakti kryesisht jane harruar. Bekon per
shembull, ka folur kunder perpjekjes ushtarake dhe ka mirenjohur
kontributin e Islamit ne skemen e shpalljes hyjnore. Ai dhe te
tjeret kane kuptuar bazen e perbashket te besimit islam dhe te
krishtere.
Keshtu nje tribut - si mirenjohje per borxhin e harruar kaq gjate qe
ua kane dijetaret evropiane botes islame - as nuk ishte i pavend as
i pakohe; ishte nje perkujtues shume i qelluar qe mund te hape rruge
per bashkpunim ne te ardhmen, dhe qe ndriçon mundesine e
marredhenies midis dijetareve ne nje kohe te tendosur.
|