Nje
raport
historik
mbi
Jezusin
Sipas:
Jezusi: Nje Profet i Islamit
nga Muhamed ‘Ata ur-Rahim
Hyrje
Sa
me shume jane perpjekur njerezit per te zbuluar se kush ishte Jezusi (s)
ne te vertete, aq me teper eshte pare se sa pak dihet sot per te. Ka shume
pak dokumente per mesimet e tij dhe disa nga veprimet e tij, po megjithate
dihet shume pak per ate se si ai jetoi jeten e tij dhe se si i kishte
marredheniet e perditshme me njerezit qe e rrethonin.
Sigurisht, pamja qe japin shume njeres per
Jezusin (s)
– kush ishte dhe cfare beri – jane te manipuluara. Megjithese ka dicka
te vertete neper to, perseri eshte nje fakt i pamohueshem se te kater
ungjijte e pranuar jo vetem jane ndryshuar dhe censuruar gjate kohrave,
por edhe nuk jane deshmi te verteta. Ungjilli me i hershem eshte ai i
Markut, i shkruar rreth viteve 60 – 75 e.s. Ai ishte i biri i motres se
Shen Barnabait. Mateu ishte nje mbledhes taksash, nje zyrtar i thjeshte i
cili nuk udhetoi se bashku me Jezusin. Ungjilli i Lukes u shkrua shume me
vone, dhe ne fakt eshte marre nga i njejti burim si ai i Markut dhe i
Mateut. Luka ishte mjeku i Pavlit, dhe po ashtu Pavli asnjehere nuk e pati
takuar Jezusin (s).
Ungjilli i Gjonit vjen nga nje burim tjeter, dhe eshte shkruar akoma me
vone, rreth viteve 100 e.s. Ai nuk duhet te ngaterrohet me Gjon
dishepullin i cili ishte nje njeri tjeter. Per dy shekuj me radhe ka qene
diskutuar nxehtesisht nese ky Ungjill duhej te pranohej si nje raport i
besueshem per jeten e Jezusit (s),
dhe duhej te perfshihej ne librat e shenjte.
Zbulimi i Letrave te Mbeshtjella te Detit te Vdekur ka hedhur drite te re
mbi natyren e shoqerise ne te cilen lindi Jezusi (s).
Ungjilli i Barnabase mbulon jeten e Jezusit (s)
me gjere se te gjithe ungjijte e
tjere, dhe po ashtu Kur’ani dhe Hadithi me teper qartesojne idene se
kush ishte Jezusi (s) ne
te vertete. Ne kete menyre ne kuptojme se ai nuk ishte “biri i Zotit”
ne sensin letrar te fjales, por njesoj si Ibrahimi (s)
dhe Musai (s) para tij
dhe Muhamedi (s) mbas
tij, nje profet, i cili, njesoj si gjithe qeniet e tjera njerezore hante
ushqim dhe shkonte ne treg.
Ne po ashtu gjejme fakte se si ai u fut ne lufte
me ata njerez, interesat e te cileve binin ndesh me ato qe mesonte ai. Ata
jo vetem qe nuk pranuan mesimet e tij, por megjithese e dinin qe ajo ishte
e verteta, preferuan qe t’i injoronin keto mesime dhe te vazhdonin me
kenaqesite e kesaj jete si fuqia, pasuria dhe reputacioni ne syte e te
tjereve.
Per me teper, ne gjejme se jeta e Jezusit (s)
mbi toke eshte nje pjese e pandashme e historise cifute, dhe per te
kuptuar historine e tij eshte e nevojshme qe te hedhim nje sy dhe mbi
historine e tyre. Gjate gjithe jetes se tij ai ishte nje cifut ortodoks
dhe misioni i tij ishte qe te ripohonte dhe ringjallte mesimet origjinale
te Musait (s) te cilat
ishin ndryshuar shume gjate viteve.
Se
fundi, ne marrim vesh se nuk ishte Jezusi (s)
ai qe u kryqezua, por dikush
qe i ngjante atij.
Pershkrimi
i Jezusit (s)
Lentulusi
nje zyrtar romak, pershkruan Jezusin:
Ai
kishte floke ngjyre geshtenje te cilat vareshin poshte mbi veshet duke
formuar kacurrela te buta te cilat vazhdonin te vareshin mbi shpatullat e
tij, floket ndaheshin me dysh nga nje vije ne qender te kokes se tij sipas
modes se Nazaretit. Nje vetull te bute dhe te paster dhe nje fytyre te
kuqe pa njolla dhe rrudha. Hunda dhe goja s’kane asnje te mete. Ai ka
nje mjeker te plote dhe te bukur e cila ka te njejten ngjyre si floket dhe
ndahet ne mes. Ai ka sy jeshile ne blu me nje shprehje te jashtezakonshme.
Ai eshte i nje gjatesie mesatare prej pesembedhjete e gjysem grushtash. Ai
eshte shume srioz. Disa here ai fillon qan, por asnjeri nuk e ka pare ate
te qeshe.
Sidoqofte
nje tradite muslimane e pershkruan pak me ndryshe. Ne baze te kesaj
tradite:
Ai
ishte i kuq me nje tendence per nga e bardha. Nuk kishte floke te gjate.
Ai asnjehere nuk e mbante
koken lart. Jezusi ecte zbathur, nuk kishte nje shtepi te tijen, nuk
pranonte pasuri apo te mira te tjera, as rroba, as dhurata, pervecse
ushqimit te tij te perditshem. Koka e tij ishte e shpupurisur dhe fytyra e
vogel. Ai ishte nje asketik ne kete bote, duke shpresuar me teper ne boten
tjeter dhe i gatshem per adhurimin ndaj Allahut.
Viti
i Lindjes se Jezusit (s)
Data
ekzakte e lindjes se Jezusit (s) ende nuk dihet. Sipas Lukes, ajo lidhet
me nje regjistrim te popullsise i bere ne vitin 6 e.s. Gjithashtu thuhet
se ai pati lindur gjate kohes kur ne pushtet ishte Erodi i cili vdiq me 4
p.e.s. Sidoqofte Vincent Taylor arrin ne perfundimin se datelindja e tij
mund te shkoje mbrapa deri ne vitin 8 p.e.s; meqenese urdheri i Herodit, i
cili u iniciua nga lajmi per lindjen e Jezusit, qe te gjithe femijet e
sapolindur ne Betlehem te thereshin, pa dyshim qe duhet te kete qene para
vdekjes se Herodit. Madje edhe neqoftese ne bazohemi te Luka, kontradikta
midis dy verseve ne te njejtin Ungjill eshte te pakten dhjete vjet. Shume
nga komentuesit besojne versin e dyte sipas se cilit ai pati lindur ne
vitin 4 p.e.s, kater vjet “Para Krishtit.”
Lindja
e Jezusit (s)
Krijimi
i mrekullueshem dhe lindja e Jezusit (s) kane qene ceshtje e madhe
diskutimi. Disa njerez besojne se ai ishte bir gjaku dhe mishi i Jozefit.
Ndersa te tjeret, besojne ne krijimin e njeanshem, arrijne ne perfundimin
se ai ishte “biri i Zotit”, por mbeten te percare persa i perkete
idese se ky term ka kuptim figurativ apo letrar.
Luka
thote:
Engjelli
Gabriel u dergua nga Zoti per tek nje virgjereshe...emri i se ciles ishte
Mari. Dhe engjelli i erdhi asaj dhe i tha : “Pershendetje, ti je
nje grua e nderuar shume lart.” Dhe kur ajo e pa ate, ajo u shqetesua
nga ato qe ai thoshte dhe nga ideja se cfare lloj pershendetje duhej te
ishte kjo. Dhe engjelli i foli perseri : “Mos u frikeso Mari, sepse ti
ke gjetur nderimin nga Zoti. Dhe gezohu, se ne barkun tend do te krijohet
dhe do te dale nje djale dhe emri i tij do te jete Jezus....” Atehere
Maria i tha engjellit : “Si mund te jete e mundur kjo, kur une nuk njoh
asnje burre?” .... Dhe engelli u pergjigj...”Me Zotin, asgje nuk eshte
e pamundur.” Dhe Maria tha: “le te behet deshira e Zotit, le te behet
brenda meje cdo gje sipas fjales se Tij.” Dhe engjelli atehere u largua
nga ajo. (Luke 1:26 – 39)
E
njejta ngjarje pershkruhet ne Kuran si me poshte:
Kur
engjelli tha: ‘ O Mari! Allahu te ka zgjedhur ty dhe te ka pastruar duke
te preferuar ty mbi te gjitha
grate e Krijimit... O Mari! Allahu te dergon ty nje lajm te mire per
Fjalen e Tij emri i te cilit eshte Mesiah, Isa, biri i Marise, i ndritur
ne kete bote dhe boten tjeter dhe nje nga me te afermit (per
Allahun)...’ Ajo tha: “Zoti im! Si mund te kem une femije kur asnje
njeri nuk me ka prekur?” Ai tha: “Keshtu (do te jete). Allahu krijon
cdo gje qe ai deshiron. Neqoftese Ai vendos nje gje, Ai i thote asaj:
‘Behu!’ Ajo behet.” (Kuran 3:42 – 45)
Nga
kater ungjijte, Marku dhe Gjoni nuk permendin ndonje gje per lindjen e
Jezusit, dhe Mateu vetem rastesisht e permend. Me mbrapa perseri, Luka bie
ne kontradikte me veten kur jep nje gjenealogji njerezore per Jezusin,
ndersa Marku dhe Gjoni nuk e permendin fare. Nga Mateu dhe Luka i pari jep
njezet e gjashte persona midis Adamit dhe Jezusit, ndersa Luka ka dyzet e
dy emra ne listen e tij. Keshtu qe ka nje shkeputje ne kete mes, sepse
neqoftese ne pranojme se jeta mesatare per cdo person eshte dyzet vjet,
atehere ka nje shkeputje prej gjashteqind e dyzet vjet midis te dy ketyre
raporteve per prejardhjen e Jezusit (s).
Persa
i perket Kur’anit, ai nuk ka kontradikta te tilla persa i perket
krijimit te mrekullueshem dhe lindjes se Jezusit (s). Po ashtu Kurani hedh
poshte hyjnizimin e Jezusit, sic tregohet edhe ne kete pershkrim se cfare
ndodhi pak kohe pas lindjes se Jezusit (s):
Pastaj
ajo e solli femijen tek njerezit e saj, duke e mbajtur ne krahe: dhe ata i thane: “Mari, ti ke kryer nje veper te tmerrshme! Moter e
Aaronit, babai jot nuk ishte nje njeri i ulet, po ashtu edhe nena jote nuk
ishte nje grua e pamoralshme.” Maria tregoi me gisht femijen; por ata
vazhduan: “E si mund te flasim ne me nje femije te vogel qe eshte ende
ne pelena?” Ai tha: “Une jam sherbetori i Allahut; Allahu me ka dhene
mua Librin, dhe me beri profet. Ai me beri mua te bekuar, kudo qe te jem,
Ai me beri qe te falem, te jap detyrimet e mia per aq kohe sa jetoj dhe po
ashtu te respektoj nenen time. Ai nuk me ka bere arrogant dhe te
pazhvilluar. Paqja qofte mbi mua, diten qe u linda, diten qe do te vdes,
dhe diten qe do te ngrihem lart i gjalle!” Ky eshte Jezusi, biri i
Marise, fjala e vertete, persa u perket atyre te cilet kane dyshime. Nuk
eshte per Allahun te kishte ndonje bir. Lavdia qofte me Te! Kur Ai vendos
per dicka , Ai vetem i thote: “Behu!” e ajo behet. (Kuran 19:27 –
35)
Lindja
e Adamit ishte mrekulli me e madhe, sepse ai lindi pa nene e pa baba.
Lindja e Eves gjithashtu ishte nje mrekulli me e madhe se lindja e
Jezusit, sepse edhe ajo u lind pa nene, Kurani thote:
Ngjashmeria
e Jezusit per Allahun eshte njesoj si ngjashmeria e Adamit te cilin Ai e
krijoi nga balta, dhe pastaj Ai i tha atij: “Behu!” dhe ai u be
(Kurani 3:59)
Kushtet
Politike dhe Shoqeria Cifute
Eshte
shume e rendesishme te studiosh jeten e Jezusit (s) ne kontekst me ate se
cfare ndodhte politikisht ne shoqeine ne te cilen ai lindi. Ajo kohe
kishte shume turbullira per boten cifute.
Cifutet
ne historine e tyre jane shkelur nga kembet e pushtuesve ne shume raste
dhe ne nje seri pushtimesh te cilat do te shpjegohen ne detaje me te
hollesishme ne kete raport. Per shkak te humbjeve te cilat shkaktonin
dobesimin e tyre, zjarri i urrejtjes mbeti gjithmone i ndezur ne zemrat e
tyre. Por edhe ne ditet e deshperimit te tyre me te madh, nje pjese e
madhe e cifuteve e ruanin ekuilibrin mendor te tyre dhe vazhdonin te
shpresonin ne nje Musa tjeter i cili, me mrekullite e tij, do te kishte
sukses ne debimin e pushtuesit, dhe ligji i Jehovait do te mbizoteronte
perseri. Ai do te ishte Mesiah, apo Shpetimtari.
Gjithmone
do te ishte nje pjese e kombit cifut e cila do te adhuronte cdo lindje te
diellit, duke kthyer gunen andej nga frynte era, ne menyre qe te nxirrte
dicka te mire edhe nga te keqiat. Ata arrinin te kishin pasuri dhe poste
te larte, si ne qeveri ashtu dhe ne hierarkine fetare, por urreheshin nga
pjesa tjeter e cifuteve si tradhetare.
Pervec
ketyre dy grupeve ishte dhe nje grup i trete cifutesh te cilet ndryshonin
shume nga keta. Ata u arratisen neper pyje dhe atje praktikonin besimin
sipas Tevratit, dhe pregatitnin veten per te luftuar pushtuesit kurdo qe
do te ishte mundesia. Gjate kesaj kohe, romaket u perpoqen shume per te
gjetur vendet ku fshiheshin ata por pa sukses. Numri i ketyre patrioteve
vazhdoi te rritej. Ne per here te pare degjuam per ta nga Jozefi.
Ai
i quan keto tre ndarje te cifuteve – Farisi, Sedusi, dhe Esene
respektivisht.
Ekzistenca
e Eseneve ishte e njohur, por jo me shume detaje. Ky grup njerezish nuk
permendet nje here neper Ungjijte. Me vone, ne menyre te rrufeshme,
dokumentet e njohura me emrin Letrat e Mbeshtjella te Detit te Vdekur
dolen ne drite ne malet e Jordanise prane Detit te Vdekur. Ky zbulim
ndikoi mbi gjithe boten intelektuale me shpejtesi. Historia se si u
zbuluan keto dokumente eshte shume interesante dhe duhet te tregohet.
Esenet,
Zelotet (te vullnetshmit)
Te
lodhur nga pompoziteti dhe gjerat e kota te botes dhe te pushtuar nga
forcat e saj te pakontrollueshme te cilat pa dyshim conin ne konflikt dhe
veteshkaterrim, ata kerkuan shpetimin ne qetesine e shkembinjve te cilet
coheshin lart mbi brigjet e Detit te Vdekur. Ata u terhoqen ne vetmine e
shpellave malore ne menyre qe te perqendroheshin ne perjetimin e nje jete
te paster si dhe ne gjetjen e shpetimit. Ndryshe nga shume cifute te
tempullit, ata nuk e perdoren Dhjaten e Vjeter per te bere para, por u
perpoqen qe te jetonin sipas mesimeve te saj. Duke ndjekur kete menyre
jetese ata shpresonin qe te arrinin perfeksion dhe shenjteri. Qellimi i
tyre ishte qe te jepnin shembullin e tyre pjeses tjeter te cifuteve se si
ata mund te shpetonin nga rruga e shkaterrimit, per te cilen ata e dinin
qe po afrohej me shpejtesi dhe shpetimi i vetem ishte ndjekja e Fjales se
Zotit nga ana e cifuteve.
Keta
njerez-shpellash (Esenet) vazhduan te jetonin jeten e tyre pa u ndikuar
nga valet e pushtuesve te cilet shkaterruan tempullin dhe pushtuan cifutet
shume here. Jeta e tyre neper pyje nuk ishte nje largim nga pergjegjesite
e cdo cifuti ne luften per pastertine e besimit, dhe clirimin e Xhudes nga
pushtimi i huaj. Krah per krah me faljet e dites dhe studimin e
skripturave, disa prej tyre u bashkuan ne formimin e nje force eficiente e
cila jo vetem predikoi udheheqjen e Musait (s), por ishte gjithashtu gati
per te luftuar per lirine per te jetuar ne menyren qe mesonte Zoti. Keshtu
qe lufta e tyre do te ishte vetem per sherbimin e Zotit dhe jo per fitimin
e pasurise apo perfitimet e tjera personale. Anetaret e kesaj force u
quajten “Zelotet” nga armiku. Ata ishin te organizuar nen nje flamur,
dhe cdo fis kishte shenjen dalluese te tij. Zelotet ndaheshin ne kater
divizione dhe ne krye te seciles ishte nje komandant. Cdo divizion
perbehej nga njerez prej tre nga fiset e Izraelit. Ne kete menyre, te
dymbedhjete fiset cifute ishin te organizuar nen nje flamur. Komandanti
duhej te ishte Levit, ai ishte jo vetem nje komandant ushtarak, por edhe
nje mesues i Ligjit. Cdo divizion kishte midreshin (shkollen) e
tij, dhe Levitet, pervec detyrave te tyre si komandante ushtarake, duhej
te jepnin dersh (mesime) ne keto shkolla.
Keshtu
duke jetuar ne natyre neper shpella, Esenet harruan kerkimin e kenaqesive,
nuk martoheshin, dhe e percmonin pasurine. Ata formuan nje shoqeri sekrete
dhe keto sekrete nuk zbuloheshin asnjehere te ata qe nuk ishin anetare.
Romaket kishin dijeni per ekzistencen e tyre, por nuk mund te penetronin
sekrecine qe i rrethonte. Endrra e cdo cifuti aventurier ishte qe te behej
anetar i kesaj shoqerie, sepse kjo ishte e vetmja menyre praktike per te
luftuar pushtuesit e huaj.
Esenet,
sic dihet nga dokumentet e Plinit, e lane pas dore martesen, por adoptonin
femijet e te tjereve kur ishin ende te vegjel dhe te degjueshem, i
pranonin ata si femijet e tyre dhe i edukonin sipas menyres se tyre te
jeteses. Ne kete menyre, gjate shekujve, sado qe e pabesueshme mund te
duket, shoqeria Esene u rrit megjithese asnjeri nuk ishte lindur nga
anetaret e saj. Keshtu, Zekeriah, Prifti i Larte ne Tempullin e Solomonit,
kur i lindi nje djale , e
dergoi ate te Esenet ne egersine e natyres qe femija te rritej atje. Ai
njihet ne histori si Gjon Pagezori.
Tani
qe ne e dijme se komuniteti Esen ekzistonte ne egersine e natyre, veprimi
i Zekeriait behet shume i kuptueshem. Ai nuk po e dergonte femijen e tij
te vetmuar ne shkretetire, por po ia u besonte ate nje nga komuniteteve me
te mira, nje komunitet i cili kerkonte te jetonte ne nje menyre e cila
ishte ajo qe keshillonte Jehovahu. Maria, kusherira e gruas se Zekeriait,
Elisabetes, u rrit nga Zekeria sepse ajo ishte dorezuar ne tempull per
shkak te nje betimi te marre nga e ema, pikerisht ne kete ambient ndodhi
lindja e Jezusit (s).
Pritja
e Mesihut (s)
Midis
cifuteve ekzistonte prej kohesh nje ide se do te vinte Mesiah dhe te
gjithe e prisnin, ai do te ishte nje udheheqes i ri i cili do te pagezohej
dhe do te behej mbreti i tyre. Zhurma qe ekzistonte midis Cifuteve per
lindjen e tij coi ne vendimin e Herodit per te vrare te gjithe bebet e
lindura ne Betlehem ku, sipas disa historive, do te shfaqej Mesiah.
Shoqeria e fuqishme sekrete e Eseneve u vu ne levizje nga Zekeriai dhe
Maria shpetoi nga kthetrat e ushtareve romake. Ajo shkoi me Jezusin (s) ne
Egjypt ku Esenet kishin nje koloni tjeter.
Zhdukja
e menjehershme e Jezusit (s) dhe Maries dhe ikja e tyre nga autoritetet
romake, pati qene nje mister mbi te cilin beheshin shume spekullime deri
ne kohen kur u zbuluan Letrat e Mbeshtjella te Detit te Vdekur. Asnje nga
Ungjijte nuk e sqaron kete pjese. Ekzistenca e komunitetit Esen tregon se
si ata paten mundesi qe tu shpetonin ndjekesve te tyre me shume sukses
pavaresisht nga publiciteti qe pati rrethuar lindjen e Jezusit (s). Ne
kushte te tjera, nje femije i cili fliste shume qarte dhe me autoritet
megjithese ishte ne pelena, dhe qe u vizitua nga barinjte dhe Magit nuk
mund te kishte qene ne gjendje qe te zhdukej aq lehte.
Ne
vitin 4 p.e.s kur Jezusi (s) ishte tre apo kater vjec, Herodi vdiq. Keshtu
qe ne kete menyre rreziku per jeten e Jezusit u lehtesua dhe ai mund te
levizte lirshem. Duket qarte se ai pati qene edukuar nen disiplinen e
hekurt te mesuesve Esene dhe, duke qene inteligjent, ai mesoi Tevratin
shume shpejt. Kur ai ishte vetem dymbedhjete vjec, ai u dergua ne tempull
ku u pa qarte se studenti ne vend qe te perseriste mesimet, fliste me
shume konfidence dhe autoritet te plote.
Gjoni,
Pagezori (Jahja (s))
Gjate
rinise se Jezusit (s) filloi te perhapej nje zhurme se Gjoni ishte
shkeputur nga shoqeria Esene dhe po jetonte i vetmuar ne egersine e
natyres. “Ai vishej me rroba te thjeshta te bera nga leshi i gamiles dhe
me nje brez lekure perreth mesit. Ai hante vetem
karkaleca dhe mjalte te eger.” (Mateu 3:4)
Ai
filloi tu predikonte masave ne menyre direkte dhe nuk insistonte per
periudhen e gjate te pergatitjes e cila ishte e nevojshme per nje person,
i cili kishte deshire te behej anetar me te drejta te plota ne vellazerine
esene. Kjo pra ishte nje livizje publike e tij. Ai thirrte cdo njeri qe
t’i kthehej Jehovait, dhe i siguronte ata se se shpejti do te krijohej
Mbreteria e Zotit.
Ne
lidhje me kete eshte me interes qe te lexohet historia e shkruar nga
Jozefi per nje tjeter eremit, dishepulli i te cilit ishte dhe historiani
ne fjale. Jozefi kaloi tre vjet ne shkretetire si asketik. Gjate kesaj
kohe ai ishte nen keshillat e nje eremiti te quajtur Banus i cili vishej
me cdo gje qe rritej ne peme, hante vetem ushqime te egra dhe disiplinonte
trupin ne dliresi duke bere banje me uje te ftohte. Keshtu qe eshte e
kuptueshme se Gjoni po vazhdonte nje tradite e cila ishte e zakonshme per
eremitet.
Egersia
e natyres ishte vendi ku edhe Davidi (s) dhe profetet para tij jetuan. Ky
ishte nje vend ku cifutet mund te ishin te lire nga dominimi i pushtuesve
te tyre te huaj dhe nga influenca e zotave falso. Ne kete egersi nuk
kishte aspirata per favore nga udheheqesit pagane. Ne kete atmosfere, mund
te kishte vetem varesi nga Zoti dhe adhurim te plote ndaj Tij. Pikerisht
ky ishte djepi i monoteizmit. Egersia e shkretetires largonte cdo sens
fallso sigurie, dhe nje njeri mesonte te mbeshtetej vetem ne realitet. “
Ne shterpesine e kesaj egersie, bie cdo lidhje tjeter dhe njeriu nuk ka
zgjidhje tjeter vecse t’i falet Nje Zoti, Fuqise, dhe Burimit te jetes,
dhe Rrenjes se cdo sigurie.” Keshtu qe lufta ne kete egersi kishte dy
aspekte. Fillimisht, ajo zinte vend brenda zemrave te njerezve te cilet
duhej te luftonin me veten e tyre nese deshironin qe te jetonin ne nje
menyre qe do te kenaqte Zotin. Se dyti, ashtu sic kemi bere edhe ne,
kunder lulezimit te skllaverise politike. Ne fund te historise, ne shohim
cifutet duke thurrur intriga kunder mbretit te tyre sepse ai beri cdo gje
e cila “ishte djallezore ne syte e Zotit.” (II Kings 13:11)
Nebucadnezari i Babilonit mori Jerusalemin. Tempulli u la i paprekur por
thesaret e tempullit dhe pallatit mbreteror u lane nen pushtuesin e ri dhe
cifutet nuk humben kohe por filluan rebelimin kunder mbretit Babilonas.
Kjo rezultoi ne nje sulm tjeter gjate te cilit tempulli dhe i gjithe
qyteti u shkaterruan.
Por
fati eci ndryshe, dhe persianet nen Cirusin, pushtuan Babilonin, cifutet
edhe nje here thurren intriga per te miren e pushtuesve. Cirusi menjehere
e pa se cfare rreziku ishte patja e nje popullsie aq te madhe alienesh ne
Babiloni dhe iu kerkoi atyre qe te largoheshin dhe te ktheheshin ne
Jerusalem. Ata po ashtu u lejuan qe te ndertonin perseri tempullin.
Thirrja
e paster e Gjonit filloi te mblidhte nje turme te madhe. Ai nuk u kujdesua
qe te zbatonte nje nga rregullat kryesore te kodit te Eseneve: “te mos
zbulohej asnje nga sekretet e sektit ndaj te tjereve edhe neqofte se do te
torturoheshin per vdekje.” Deshtimi per te zbatuar kete rregull beri me
te lehte per romaket qe te futnin ne kete levizje shume spiune. Gjoni, me
vizionin e tij profetik, i kuptonte te gjitha perpjekjet e tyre dhe i
quajti ata “neperka”. (Mateu 3:7) Jezusi (s), kusheriri i tij i vogel,
u bashkua me kete levizje dhe ishte ndoshta nje nga te paret qe u
pagezuan. Ka shume mundesi qe Barnabai, i cili gjithmone ka qene
shoqeruesi i tij, te jete pagezuar bashke me Jezusin (s) dhe po ashtu edhe
Matiasi.
Gjoni
e dinte se “neperkat” do te kishin sukses para se ai te fillonte
luften dhe, per kete, pagezimi i Jezusit (s) i dha atij kenaqesi te madhe
per te vetmen arsye sepse ai ishte i sigurte tashme se kjo levizje nuk do
te perfundonte pas jetes se tij. Sic raportohet nga Gjoni, Mbreti Herod i
preu atij koken dhe manteli i tij ra mbi shpatullat e Jezusit (s).
Misioni
Profetik i Jezusit (s)
Jezusi
(s) ishte tashme tridhjet vjec. Misioni i tij zgjati jo me shume se tre
vjet. Ai e kuptoi se periudha pergatitore per te kishte marre fund. Pjesa
me e rendesishme e jetes se tij kishte filluar. Ne menyre qe te vleresonte
rendesine e plote te kesaj kohe, ne duhet te shohim Jezusin (s) duke e
krahasuar me historine, dhe ne vecanti ate te cifuteve. Kjo edhe me teper
do te qartesoje pamjen e cila ka filluar te shfaqet, se ekzistenca e
komunitetit Esen, veprimet e Gjonit, dhe me se fundi, konflikti midis
Jezusit (s) dhe romakeve, ishin te gjitha pjese e nje shembulli i cili
perserit veten vazhdimisht gjate gjithe historise se cifuteve. Ne cdo
rast, cfare i beri cifutet qe te revoltoheshin kunder pushtuesve te tyre
te huaj ishte perpjekja nga keta pushtues per t’iu vene partnere Zotit
te tyre. Besimi i tyre ne Bashkesine Hyjnore, dhe mendimi se asnje objekt
tjeter adhurimi nuk ekzistonte pervec Atij ishte i prere.
Situata
shoqerore dhe praktike ne kohen e lindjes se Jezusit (s), se bashku me
ngjarjet qe cuan ne vdekjen e Gjonit u permenden me siper , dhe ne tani
kemi arritur nje pike ku e gjithe levizja e rezistences u perqendrua rreth
figures hyjnore te Jezusit (s).
Para
se te bente ndonje gje tjeter, Jezusi (s) duhej qe te kalonte dyzet dite
duke jetuar dhe u falur vazhdimisht ne egersine e natyres. Ai ishte
tridhjet vjet. Nen ligjin cifut, kjo ishte mosha kur nje njeri ishte i
lire nga dominimi i babait te tij. Ndryshe nga Gjoni, ai nuk dha mesime
haptazi per masat se si ata duhej te coheshin kunder pushtuesve romake.
Per kete arsye u deshen qe te beheshin pergatitje te fshehta. Perpjekjet e
meparshme paten deshtuar dhe vdekja e fresket e Gjonit ia kujtonte kete
Jezusit (s). Me largpamesi dhe urtesi ai filloi te pergatiste dhe
organizonte cifutet. Ai nuk pagezoi as edhe nje. Kjo per faktin se atehere
vemendja e romakeve do te terhiqej se tepermi, dhe do te ishte nje
praktike e gabuar, pasi ai nuk mund te parandalonte ‘neperkat’ per tu
futur ne levizjen e rezistences. Ai caktoi dymbedhjete dishepuj, nje numer
tradicional qe perfaqesonte dymbedhjete fiset e Izraelit. Ata me tej
rekrutuan shtatedhjete patriote qe do te sherbenin nen komanden e tyre.
Farisenjte gjithmone kishin mbajtur Am Al Arez, qe ishin cifutet me trupa
te mire te cilet jetonin neper fshatra. Jezusi (s) i mori ata nen krahet e
tij. Keta fshatare, shume prej te cileve i perkisnin komunitetit esen, u
bene ndjekes te vullnetshem te Jezusit (s), dhe ishin te gatshem qe te
jepnin jeten per ceshtjen e tij. Ata u njohen me emrin Zelotet (te
vullnetshmit). Sipas Bibles, te pakten gjashte nga te dymbedhjete
dishepujt dihet se kane qene Zelote. Jezusi (s), i cili pati ardhur per te
ripohuar dhe jo per te hedhur poshte mesimet e Musait (s), leshoi kerkesen
e Dhjates se Vjeter: “kushdo qe eshte i vullnetshem ndaj ligjit dhe e
njeh Krijuesin le te vije mbas meje.” (Maccabees 2:27 – 31) Nje numer
i madh filluan te futeshin neper lista por ata u mbajten te fshehur dhe
pergatitja e tyre behej jashte neper egersine e natyres. Ata gjithashtu
quheshin edhe Bar Jonim, e cila do te thote “bijte e egersise”. Nga
keta, ata qe paten mesuar si te perdornin thiken njiheshin si Sikarii.
Nje grup tjeter i zgjedhur burrash formuan nje lloj truproje, dhe ata
njiheshin si Bar Jesus apo “bijte e Jezusit”. Nje numer personash te
njohur me kete emer permenden neper librat e historise, por nje lloj
misteri i rrethon ata, dhe nuk dihet shume per ta. Kjo eshte e kuptueshme.
Ata i perkisnin rrethit me te ngushte te ndjekesve te Jezusit (s), dhe
identiteti i tyre duhej te mbahej i fshehur nga syte e spiuneve romake.
Jezusi
(s) komandoi ndjekesit e tij: “Por tani ai qe ka nje qese para, le ta
marre dhe te pergatitet: dhe ai qe nuk ka nje shpate le te shese rrobat e
tij dhe te blere nje.” (Luka 22:36). Dhe numri i ndjekesve te tij, i
frymezuar nga mesimet dhe mrekullite vazhdonte te rritej. Rezultati i
ketyre pergatitjeve ishin fjalet e Sosianus Hierokels qe ishte pasardhesi
i Pilatit (permendur nga babai Laktianus i Kishes) se Jezusi ishte
udheheqesi i nje bande grabitesish te rrugeve qe numeronte nente qind
burra. Nje kopje mesjetare cifute e nje pune te humbur te Jozefit
gjithashtu raporton se Jezusi kishte midis 2000 deri 4000 ndjekes te
armatosur me vete.
Jezusi
u kujdes shume qe te mos devijonte nga mesimet e eseneve, gje qe shihet
nga “ritet dhe perceptet e literatures se sektit.”
Gjate misionit te tij, sidoqofte Jezusi (s) nuk ia u zbuloi
totalisht mesimet e tij pjeses me te madhe te ndjekesve te tij. E gjithe e
verteta u be e njohur vetem per disa:
Une
kam ende shume gjera per tu thene, por ju nuk mund t’i kuptoni ato tani.
Por sidoqofte kur ai Shpirti i te vertetes, te vije, ai do ju drejtoje ju
ne gjithe te vertetat, por ai nuk do te flase nga vetja e tij, por ato qe
ai do te degjoje, vetem ato do flase ai.
(Gjoni 16:12 – 14)
Ai
nuk kerkonte fuqine e kesaj bote, jo vetem si udheheqes i vendit, apo
brenda hierarkise se mbyllur te shkruesve dhe farisejve. Sidoqofte,
popullariteti i tij me njerezit e zakonshme dhe numrin e madh te ndjekesve
te tij, beri qe romaket dhe ata prifterinj te cilet perkrahnin ate te
kishin frike per qellimet e tij. Ishte pikerisht ky kercenim ndaj
pozicionit te tyre i cili i beri ata qe te ngiheshin per ta hequr qafe
ate.
Misioni
i Jezusit (s) ishte vetem per te krijuar adhurimin e Krijuesit ne menyren
qe vete Zoti kishte urdheruar. Ai dhe ndjekesit e tij ishin te pergatitur
qe te luftonin kedo qe do perpiqej t’i ndalonte ata per te jetuar ne
menyren qe Zoti i urdheronte.
Luftrat,
“Arrestimi”, “Gjyqi”, dhe “Kryqezimi”
Luftimi
i pare u zhvillua me cifutet e besuar te romakeve. Ai u udhehoq nga Bar
Jesus Barabbas dhe demoralizoi teresisht kete grup cifutesh sepse lideri i
tyre u vra ne fushen e betejes. Bar Jezus Barabbas u arrestua. Objektivi
tjeter ishte vete tempulli. Romaket kishin nje force te fuqishme te
vendosur atje, spese ishte koha e festave te pervitshme dhe agjerimit.
Romaket te cilet ne ate kohe te vitit ishin gati per shqetesime te vogla,
ishin edhe me te gatshem se zakonisht. Per me teper, atje ishin dhe
policet e tempullit te cilet ruanin vendin e shenjte. Hyrja e bere nga
Jezusi (s) ishte aq e menduar saqe ushtaret romake mbeten te cuditur, dhe
Jezusi mori plotesisht kontrollin e tempullit. Kjo perpjekje njihet me
emrin “pastrimi i tempullit.” Ungjilli i Gjonit e pershkruan kete
ngjarje me keto fjale:
Ne
tempull (Jezusi) gjeti ata te cilet shisnin dema, dele dhe pellumba, dhe
ata qe ndryshonin parate. Dhe pasi beri nje kamzhik litari, ai i perzuri
ata qe te gjithe, me delet dhe me demat, jashte tempullit si dhe ia u
zbrazi ne toke monedhat e atyre qe nderronin parate dhe i ktheu permbys
tryezat e tyre. (Gjon 2:14 – 15)
Duke
komentuar ne fjalen “kamzhik prej litari”, Karmikel thote se:
Ato
pa dyshim qe tregojne violence dhe ne te njejten kohe pa dyshim qe japin
vetem nje pamje te bute dhe minimale te asaj qe duhet te kete qene me te
vertete nje pushtim masiv i tempullit. Neqoftese ne imagjinojme madhesine
e tempullit, dhjetera mijerave pelegrine qe futeshin brenda, si dhe atyre
qe sherbenin atje, forcave te policise, ushtareve romake, si dhe
reaksionin normal te atyre qe ngisnin qete pa marre parasysh ata qe
shkembenin parate, ne kuptojme se nuk duhet te kete qene thjesht nje
surprize ajo qe arriti aq shume rezultat. Skena mbrapa kesaj pjese ne
Ungjillin e katert duhet te kete qene padyshim e ndryshme. Pershkruesi e
ka zbutur shume ate, duke e ‘shpirtezuar’ me teper sec duhet, dhe duke
e nxjerre jashte realitetit.
Nje nga mesimet e cdo luftetari te lirise ka
qene qe forcat lokale te policise te bashkoheshin me patriotet dhe jo me
ushtrine e pushtuesit. Kjo mund te keqe qene nje faktor kontribues ne
renien e plote te mbrojtjes se Tempullit.
Romaket paten pesuar nje goditje, por megjithate
fuqia e tyre nuk u shpartallua. Ata bene thirrje per forca te tjera, dhe
trupa te tjera te fresketa filluan te vinin drejt Jeruzalemit. Mbrojtja e
hyrjes se Jerusalemit zgjati per disa dite: por, me se fundi ushtria
romake ishte shume me e forte se patriotet, dhe te gjithe ndjekesit e
Jezusit (s) filluan te fironin. Madje edhe dishepujt u larguan, duke e lene Jezusin
vetem me pak burra rreth vetes. Jezusi (s) u
fsheh: dhe romaket filluan kerkime intensive per gjetjen e tij.
“Arrestimi,” “gjyqi,” dhe
“kryqezimi” sillen verdalle me shume kontradikta dhe ngjarje qe nuk
perputhen me njera tjetren, duke e bere jashtezakonisht te veshtire
zgjidhjen e kesaj nyjeje dhe kuptimin e se vertetes se cfare ndodhi ne
fakt atje. Ne marrim vesh se qeveria romake pati sukses ne perdorimin e
sherbimeve te minoritetit te vogel cifut, i cili kishte interes ne
vazhdimin e sundimit romak ne Jerusalem.
Juda Iskarioti, nje dishepull i Jezusit, u shit
per nje premtim per tridhjet monedha argjendi, neqoftese, me ndihmen e
tij, do te arrestohej Jezusi. Ne menyre per te shmangur ndonje shqetesim
tjeter, u vendos qe perpjekja per kapjen e Jezusit te behej gjate nates.
Pasi arriten ne vendin ku Jezusi (s)
pati shkuar me disa nga
ndjekesit e tij, Judes i ishte thene qe te puthte Jezusin, ne menyre qe
ushtaret romake ta njihnin. Por ky plan nuk pati sukses. Kur ushtaret u
ben gati nga erresira erdhi nje si tip turbullire. Te dy cifutet u
ngaterruan neper erresire, dhe ushtaret gabimisht arrestuan Juden ne vend
te Jezusit(s). Keshtu
qe ky i fundit pati mundesi te shpetonte. Kur’ani thote:
...sidoqofte
ata nuk e vrane ate, as nuk e kryqezuan ate por vetem dike qe i ngjante
dhe qe iu shfaq atyre (Kuran 4:155)
Kur i burgosuri u soll para Pilatit, gjykatesit
romak, kthesa dramatike e ngjarjeve duket sikur kenaqi cdo njeri. Shumica
e cifuteve ishin te lumtur sepse, me ane te nje mrekullie, tradhetari
qendronte ne banken e te akuzuarve ne vend te Jezusit(s).
Cifutet pro-romake ishin po ashtu te lumtur, sepse me vdekjen e Judes,
edhe prova e fajit te tyre zhdukej. Per me teper, meqenese Jezusi do te
ishte ligjerisht i vdekur, ai nuk mund te dilte hapur dhe tu shkaktonte
atyre probleme.
Roli i luajtur nga Pontius Pilati, gjykatesi
romak, eshte i veshtire qe te percaktohet. Pavendosmeria e tij, sic
pershkruhet ne Bibel, anshmeria e tij ndaj udheheqesve cifute, se bashku
me deshiren e tij te mire per Jezusin, e bejne kete histori shume te
veshtire per tu kuptuar. Kjo mund te jete rezultati i nje perpjekjeje nga
shkrimtaret e ungjijve per te ndryshuar faktet ne menyre qe te hidhnin
pergjegjesine e “kryqezimit” mbi te gjithe kombin cifut dhe keshtu te
shfajesonin plotesisht romaket nga faji i tyre ne vdekjen e supozuar te
Jezusit. E vetmja menyre qe nje raport zyrtar mbi jeten e Jezusit te
shpetonte do te ishte pershkrimi i tij ne nje menyre e cila nuk ishte
ofensive ndaj sunduesve te huaj dhe njekohesisht duke hequr, ndryshuar apo
mbuluar ato detaje te cilat nuk u shkonin per mbare autoriteteve ne fuqi.
Nje tjeter shpjegim jepet edhe nga nje histori e
vjeter se Pilati ishte “kapur” me nje rryshfet te majme e cila kapte
me perafersi vleren e 30,000 paund anglez. Neqoftese cfare pershkruhet ne
ungjijte eshte e vertete, atehere eshte me se e dukshme qe Pilati kishte
interes ne dramen qe u shfaq ate dite ne Jerusalem.
Me se fundi, ka edhe nje fakt tjeter. Ne
kalendaret e Shenjteve te Kishes Koptike, ne Egjypt dhe Etiopi, Pilati dhe
gruaja e tij shenohen si “te shenjte.” Kjo mund te jete e mundur vetem
nese ne pranojme qe Pilati, ishte i vetedijshem qe ushtaret e tij kishin
arrestuar personin e gabuar, dhe e denoi Juden ne vend te Jezusit ne
menyre qe ky i fundit te arratisej.
Ne llogarine e dhene nga Barnabai ne na thuhet
se ne kohen e arrestit, Juda ishte transformuar nga Krijuesi ne menyre te
tille qe edhe nena e tij dhe ndjekesit e tij me te afert besuan qe ishte
Jezusi. Deri ne diten kur Jezusi iu shfaq atyre perseri pas vdekjes se
tij, ata besonin te kunderten. Kjo do te shpejgonte edhe arsyen se perse
kishte aq shume konfuzion per keto ngjarje qe ndodhen ne kete kohe, dhe
perse disa nga raportet e shkruara nga njerez te cilet nuk ishin prezent
neper ato ngjarje, mbeshtesin besimin e gabuar se Jezusi ishte ai qe u
kryqezua.
Jo cdo kush bie dakord me idene se ishte tradhetari i Jezusit ai qe u
kryqezua. Cerintianet dhe me vone Basilidianet, te cilet ishin nga
kristianet e pare, hodhen poshte idene se Jezusi (s) u kryqezua, por besonin se ishte Simoni i Cirenes ai qe u kryqezua ne vendin
e tij. Cerintusi, nje bashkekohes i Pjetrit, Pavlit dhe Gjonit, gjithashtu
hodhi poshte ringjalljen e Jezusit. Karpokratianet, nje tjeter sekt i
hershem kristian, besonin se nuk ishte Jezusi (s) ai
qe u kryqezua, por njeri nga ndjekesit e tij qe i ngjante shume atij.
Plotinusi, i cili jetoi ne shekullin e katert, na tregon se ai pati lexuar
nje liber te quajtur Udhetimet e Apostujve i cili permendte veprat e
Pjetrit, Gjonit, Andreas, Thomait dhe Pavlit. Midis te tjerave, ai thote
se Jezusi(s) nuk u
kryqezua, por nje tjeter ne vendin e tij, dhe ne kete menyre, ai qeshte me
ata te cilet besuan ne kryqezimin e tij. Keshtu megjithese dihet se Jezusi
nuk eshte kryqezuar, burimet ose ndryshojne ose nuk jane specifike ne
ceshtjen se kush u kryqezua ne vendine
tij. Disa te tjere e gjejne te veshtire per te besuar ndonje gje:
Kur
nje njeri reflekton se katalogu i shkeljeve
brutale i cili iu atribohet ushtareve romake, perserit pothuajse shkronje
per shkronje disa pasazhe te Testamentit te Vjeter... atehere njeriu
fillon te dyshoje se i gjithe ky episod eshte vetem nje shpikje e bukur.
Nuk ka asnje raport tjeter te njohur historik se
cfare ndodhi me Jezusin (s)
mbas “kryqezimit”: pervec se ne Ungjillin e Barnabait dhe Kur’anit.
Keto qe te dy pershkruajne ngjarjen e cila ne pergjithesi njihet si
“ngjitja” ne te kater ungjijte e pranuar, ne te cilin Jezusi (s)
u largua
nga kjo bote.
|