Origjina
e krishtilindjeve
nga A.Shabaz
Fjala
"Krishtlindje" do te thote "Mesha e Krishtit".
Megjithate Jezusi nuk ka te beje me meshen e cila i bashkangjitet
ketij emri. Prej nga vjen fjala "krishtlindje" atehere?
Kjo
dite, e cila supozohet te jete e shenjte, erdhi tek jokristianet dhe
protestantet nga kisha katolike romake. Por nga e gjeti kisha
katolike romake kete dite? Jo nga Testamenti i Ri ose nga dishepujt
origjinale te cilet ishin personalisht te udhezuar prej Krishtit.
Kjo u pru ne shekullin e katert ne Kishen Katolike Romake nga
paganizmi.
Ne
Enciklopedine katolike, edicioni i vitit 1911, e publikuar prej
kesaj kishe me titullin "Krishtlindje" shkruhet: "Krishtlindjet
nuk jane nga festivalet me te hershme te kishes… Shenja e pare e
festave vjen nga Egjipti… Zakonet pagane duke u perqendruar rreth
kalendarit te Janarit (dita e pare e muajit te lashte romak) u prine
nga Krishtlindjet". Ne te njejten enciklopedi, nen titullin
"Dita e Lindjes", ne gjejme qe Babai i lashte katolik,
Origeni, e pranoi kete te vertete. Ne shkrimet e shenjta asnje nuk
dihet te kete mbajtur ndonje feste ose banket per hir te ditelindjes
se tij. Ishin vetem mekataret (si faraoni dhe Herodi) qe bene
festime te medha ne ditet qe ata kishin lindur.
Ne
enciklopedine "Britanika", edicioni I vitit 1946, sqarohet:
"Krishtlindjet (mesha e Krishtit) nuk ishin nga festivalet e
hershme te kishes. Ato nuk u institucionalizuan nga Krishti apo
apostujt, ose nga autoritetet biblike, por nga paganizmi."
Ne
Enciklopedine Amerikane, edicioni i vitit 1944, shkruhet: "Krishtlindjet
sipas shume autoriteteve nuk jane festuar ne shekujt e pare te
kishes kristiane, sipas tradites se pergjithshme kristiane e cila
ishte per festimin e vdekjes se personave te rendesishem dhe jo per
festimin e lindjes se tyre. Kjo enciklopedi vazhdon: "nje feste
mbahej per hir te kesaj ngjarjeje (lindjes se Krishtit) ne shekullin
e katert. Ne shekullin e 5-te kisha perendimore dha urdher qe kjo
dite te festohej pergjithmone, ne diten e festes se Vjeter romake te
lindjes se Solit, meqenese asnje nuk dinte daten e sakte te lindjes
se Krishtit." ‘Sol’ do te thote ‘diell’
dhe jo ‘djale’.
C’do
enciklopedi do te
pranoje qe Jezu Krishti nuk ka lindur ne 25 Dhjetor. Kjo
eshte e ditur neper te gjithe grupet e prifterinjve dhe rabinjve.
Problemi qendron ne faktin se si "Krishtlindjet" u futen
ne boten perendimore kristiane? Enciklopedia e re Shaf-Hercog e
Diturise Fetare shpjegon qarte ne artikullin e saj rreth
krishtlindjeve. Ajo deklaron: "Se sa shume dita e festivalit
varej nga ajo pagane Brumalia (25 Dhjetor) dhe ajo Saturnalia (17-24
Dhjetor), dhe duke festuar diten me te shkruter te vitit dhe "Diellin
e Ri", kjo nuk mund te percaktohet. Paganet Saturnalia dhe
Brumalia ishin shume te influencuar nga zakonet popullore qe te
menjanoheshin nga influenca kristiane. Festivali pagan me
kryengritjet e tij ishte kaq i famshem sa qe kristianet ishin te
gezuar per nje shkak qe te vazhdonin festimet e tij me nje ndryshim
te vogel ne shpirt dhe ne menyren e organizimit."
Disa
predikues kristiane te perendimit dhe te Lindjes se Afert protestuan
kunder mendjelehtesise te pahishme me te cilen ditelindja e Krishtit
festohej, ndersa kristianet e Mesopotamise akuzuan koleget e tyre
perendimore per "adhurim idhujsh dhe njerezish" per shkak
te adoptimit si kristiane te ketij festivali pagan.
Eshte
nje fakt historik qe perpara shhekullit te katert kristianet ishin
te paket ne numer. Bota romake kishte qene plotesisht pagane. Te
paret ishin persekutuar prej qeverise dhe prej paganeve ne
pergjithesi. Me mberritjen e Kostandinit si perandor, i cili e
formoi profesionin e tij te kristianitetit mbi baza barazie me
paganizmin, populli romak filloi te pranonte Kristianitetin tashme
te famshem. Duhet te kujtohet qe keta njerez ishin te rrenjosur ne
zakone pagane dhe shefi i tyre ishte ky festival pagan i 25
Dhjetorit. Ata nuk hoqen dore prej tij ndersa te tjere e adoptuan.
E
njejta padi ne enciklopedine e Re te Shaf-Hercogut shpjegon se si
njohja e se shtunes prej Kostandinit, e cila kishte qene dita e
adhurimit te diellit prej paganeve, dhe se si influenca e
Manikaeizmit pagan, e cila identifikonte "djalin" me
"diellin", u dha ketyre paganeve te shekullit te katert,
tashme duke u kthyer ne fene kristiane, shkakun qe ata donin per ta
quajtur festivalin e tyre te 25 Dhjetorit (ditelindja e Zotit te
diellit) ditelindjen e "djalit te Zotit".
Per
c’do krishtlindje degjohet hymni "Nate e qete, Nate e shenjte"
me temen e saj familjare "Nene e Femije". Duke qene te
edukuar dhe te kredhur ne kete dogme te lidhur me kishen, askush nuk
pyet per origjinen e ketij himni. Seminaris dhe djali i saj Nimrod,
ishin "Mbreteresha e Qiellit" dhe "djali hyjnor i
qiellit". Ata ishin objektet kryesore te adhurimit ne sistemin
e fese Babilonase, ky adhurim i "Nenes dhe Femijes" u
perkrah neper te gjithe boten shume kohe meperpara se sa te lindte
Jezusi.
Nimrodi
ndertoi Kullen e Babelit. Emri Nimrod, ne Hebraisht, vjen nga fjala
"Marad" dhe do te thote "ai rebeloi". Sipas
Bibles, ai ishte nje gjuetar i fuqishem dhe sipas miteve rreth tij
ai ishte edhe nje dashnor i madh. Ai eshte Kupidi foshnje me hark
dhe shigjete.
Ne
shkrimet e lashta, pretendohet qe Nimrodi te jete martuar me nenen e
tij dhe pati femije me te. Pas vdekjes se tij gruaja/nene e tij,
Semiramisi, propagandoi dogmen e mbijeteses se tij. Ajo pretendonte
qe nje peme perhere ne gjelberim dilte brenda nje nate nga nje trung
peme e thate, duke simbolizuar rilindjen e djalit/burre te saj.
C’do pervjetor te lindjes/vdekjes se tij, ajo pretendonte qe
Nimrodi vizitonte kete peme perhere ne gjelberim dhe linte dhurata
poshte dhe sipas saj 25 Dhjetori ishte data qe kjo dukuri ndodhte.
Kjo eshte origjina e pemes se krishtlindjeve. Ne Bibel, Xheremiah
(10:2-6) thuhet:"keshtu thote Zoti, nuk mesoi rrugen e paganeve…
Sepse zakonet e njerezve jane te kota."
|