Persekutimi
i kishave te hershme unitariane ne Malabar, Abisini dhe
Irlande
Eshte
e rendesishme te kujtohet qe cfaredo te kene qene emrat e ndryshem
te perdorur per te pershkruar paulicianet gjate periudhave dhe
vendeve te ndryshme, levizja e tyre ishte nje levizje e gjalle dhe e
vetme. Si nje bime, fara e mesimeve te tyre vazhdimisht mbillej,
rritej, lulezonte, jepte fruta dhe pothuajse e vdekur, vetem per te
futur rrenjet dhe per te
lulezuar diku tjeter.
Levizja
e paulicianeve ishte e gjere. Kudo qe gjenden deshmi rreth
shkaterrimit te heretikeve, ne qofte se ata nuk pershkruajne
persekutimin e arjaneve, atehere ata jane plotesisht duke pershkruar
persekutimin e nje grupi te paulicianeve ose te nje grupi qe ishte i
influencuar prej tyre.
Kisha
nestoriane, per shembull, ishte shume e influencuar nga mesimet te cilat ishin transmetuar nepermjet Paulit te Samosates dhe
paulicianeve. Ajo u perhap deri ne Kine dhe rrejdhimisht u perhap
andej nga kishte ardhur. Nen sundimin e kalifeve muslimane, te cilet
lejuan kedo qe deshironte te praktikonte kristianizmin ne paqe,
kisha nestoriane u perhap nga Kina ne Jeruzalem dhe Qipro. Numri i
tyre, bashke me ate te jakobineve, i cili ishte nje sekt tjeter
kristian, llogaritej t’ia kalonte atij te pjestareve te kishave
zyrtare greke dhe latine. Kristianet unitariane lulezuan nen
mbrojtjen e muslimaneve.
Kisha
nestoriane u vendos akoma edhe me tutje. Ne Malabar, Indi, ata u
bashkuan me ithtaret e Shen Thomait i cili mendohet te jete varrosur
afer Madrasit. Ata nuk ishin shqetesuar prej askujt deri kur rruget
detare per ne Lindje u hapen ne shekullin e 16-te (deri ne kete kohe
muslimanet kishin 6 shekuj qe zoteronin pjesen me te madhe te Indise):
Kur
portugezet hapen te paret lundrimin ne Indi, krisitianet e Shen
Thomait kishin kohe qe kishin zbritur ne brigjet e Malabarit. Feja e
tyre do t’i ndihmonte ata te beheshin me te fuqishmit dhe aleatet
me te perzemert te portugezeve, por inkuizitoret shume shpejt
dalluan tek kristianet e Shen Thomait fajin e pafalshem te herezise.
Ne vend qe t’i nenshtroheshin Papes se Romes, monarkut shpirteror
te te gjithe globit, ata u bashkuan, ashtu si edhe paraardhesit e
tyre, me meshen e patriarkes nestoriane...ata e bashkuan adhurimin e
tyre per te dy personat e Krishtit: titulli i Nenes se Zotit ishte
ofendues per veshin, dhe ata maten me kopraci te skrupullt nderin e
Marise se Virgjer, supersticioni i latineve per te cilen ishte
lartesuar ne shkallen e nje perendeshe. Kur imazhi i saj iu paraqit
ne fillim dishepujve te Shen Thomait, ata therriten te zemeruar:
“Ne jemi kristiane, jo idhujtare”. Ndarja e tyre nga bota
perendimore i kishte lene ata ne injorance persa i perket arritjeve
por edhe i kishte mbrojtur nga
korrupsioni mijeravjecar.
Udheheqesit
e kishes nestoriane ne Malabar u mbyten, dhe ata qe mbeten gjalle u
“konvertuan” nga jezuitet ne katolike romake, udheheqesi i te
cileve ishte Alekses de Menezes. Pas 60 vjetesh, kleriket zyrtare
portugeze u debuan nga vendi dhe modeli nestorian i adhurimit u
rivendos.
Nje
histori e ngjashme tregohet edhe per kishen nestoriane ne Abisini.
Jezuitet erdhen ketu ne vitin 1557 dhe ne vitin 1626, udheheqesi i
tyre, Alfonso Mendez “konvertoi”
perandorin e Abisinise dhe shtetasit
tij ne fene zyrtare te Romes:
Nje
pagezim i ri, nje urdherese e re ndodhi tek vendasit, dhe ata u
drodhen me tmerr kur me te shenjtet nga te vdekurit u nxorren nga
varret, kur me te shquarit nga te gjallet u ckisheruan nga nje prift
i huaj. Ne mbrojtje te fese dhe lirise se tyre, abisinianet u
ngriten ne kryengritje te armatosura me zell te deshperuar por te
pasuksesshem. Pese kryengritje u shtypen. As klasa shoqeore dhe as
gjinia nuk mund t’i shpetonte nga vdekja e turpshme armiqte e
Romes.
Megjithate
jezuitet u debuan perfundimisht nga Abisinia dhe banuesit e saj u
kthyen ne adhurimin unitarian.
Eshte
gjithashtu pothuajse e mundur qe disa nga kristianet e pare ne
Britanine e Madhe te kene qene pauliciane, megjithese ka me teper te
ngjare qe ata te kene qene arjane. Ne mbreterine e Theodosiusit per
shembull, dy peshkope arjane, te cilet ishin ithtare te Prishiles, u
ndaluan se shkuari ne ishullin e Sicilise. Adhurimi i Njesise
Hyjnore ne Britanine e Madhe fare mire mund te jete perhapur prej
tyre, ose nepermjet debimeve te tjera unitariane. Sigurisht qe fazat
e para te kristianizmit te Britanine e Madhe ishin unitariane, dhe
Anglia ishte nje nga vendet e fundit qe u pushtua nga kisha katolike
romake. Ashtu sic e kemi vene re edhe me pare, katolizmi romak u
vendos ne kete shtet nga fundi i shekullit te 7-te.
Pershkrimi
i kristianeve unitariane te Irlandes nga Toland ne librin e tij me
titull “Nazarenus”, ka nja ngjashmeri me paulicianet,
karakteristikat e te cileve jane pershkruar ne librin “Celesi i te
Vertetes”. Tolandi thote qe kristianet e pare ne Irlande besonin
ne nje Zot te vetem, dhe jo ne doktrinen e Trinitetit. Nuk
ekzistonin fytyra neper vendet e tyre te adhurimit. Doktrina sipas
te ciles buka dhe vera ishin mishi dhe gjaku i Krishtit nuk
ekzistonte tek ata. Gjithashtu ata nuk kishin doktrine rrefimi, dhe
besonin qe askush nuk mund te cfajesonte pervec Zotit. Ungjilli i
tyre ishte shkruar ne gjuhen e tyre vendase dhe ishte nje nga kater
ungjijte te pranuar zyrtarisht nga Kisha Zyrtare. Shenjtoret e tyre
nuk ishin te njejte me ata te kishes dhe nuk ishin perfshire ne kanun. Ceremonite e tyre
martesore nuk ishin te nevojshme te mbaheshin ne kishe. Doktrina e
beqarise nuk ekzistonte. Te gjithe udheheqesit e tyre ishin te
martuar dhe kishin familje. Ata
perpiqeshin gjithmone te ishin te matur, dha zakonisht hanin
nje here ne dite. E konsideronin kishen e tyre jo si nje perandori
politike apo si nje organizate, por si nje grumbullim te burrave dhe
grave besimtare qe gjendeshin neper te gjithe boten. Ata e quanin
veten ‘femijet e kishes’.
Kur
misionaret e pare katolike romake erdhen ne Irlande, ata demaskuan
unitarianet irlandeze duke i quajtur “pagane” dhe vendosen te
ndryshonin menyren e tyre te jeteses, udheheqesi i misionareve
katolike quhej Patrik (390-460). Suksesi i tij tregohet prej vete
faktit qe sot ai shihet me ironi si apostulli dhe engjelli mbrojtes
i Irlandes. Ai ishte pergjegjes per djegien e me teper se 300
ungjijve kelte. Asnje ungjill unitarian irlandez nuk ekziston ne
ditet tona. Ashtu si alfabeti gotik, edhe alfabeti gaelik nuk
ekziston sot e kesaj dite.
Keto
tre shembuj te shkurter te kishes unitariane ne Malabar, Abisini dhe
Irlande tregojne shtrirjen e mundshme te influences se paulicianeve.
Megjithate aktiviteti i tyre kryesor ishte ne Europe dhe perreth saj,
dhe ishte pikerisht ketu qe ata u persekutuan me teper.
|