
|
. |
.. |
Rishkrimi i Bibles
Nga
A.hasan
Seminari
i Jezusit, nje panel
perparimtar i dijetareve te Bibles, eshte duke rishikuar Biblen.
Faza e pare e ketij projekti qe eshte objekt kundershtimi per te
rishikuar ligjin e Testamentit te Ri, 27 librat e shkrimeve te
hershme te cilat formojne thelbin e dogmes kristiane, perfundoi. 70
dijetareve u mori 8 vjet per te rishikuar evidencat per nje tekst
“te ri dhe te permiresuar”. Librat mund te
braktiseshin. Te tjere mund te shtoheshin. Testamenti i Ri
nuk i ishte nenshtuar nje shqyrtimi te tille nga brenda qe nga
shekulli i 15-te. Kanuni nuk ishte vene kaq shume perpara
pergjegjesise qe nga shekulli i katert. Per kristianizmin, kjo ne
fakt eshte lindja e nje mijevjecari te ri.
Jezusi
nuk shkruajti asnje fjale. “Testamenti i Ri i Zotit tone dhe
Shpetimtarit Jezu Krisht” galvanizoi kristianet e pare, vendosi
rregullat e kishes se tyre, vuri ne dukje rrugen e aprovuar drejt
shpetimit, misheroi propozimet, konceptet, ritet dhe gjestet e
besimit te tyre. Por Jezusi nuk shkruajti asnje fjale. Teologet dhe
dijetaret dine shume pak nga gjeneza e librave qe perbejne
Testamentin e Ri, por debatojne shume rreth saj. Por ata dine qe
njeriu qe i foli Judes 2000 vjet me pare si i derguari i Zotit, nuk
shkruajti e as nuk diktoi. Kush e beri kete?
A
mos 12 ithtaret, te cilet ecen neper peizazhin e thate te tokes se
tij bashke me te, duke regjistruar fjalet , jeten dhe veprat e tij?
Kjo ide perjashtohet. Apo ndoshta kleriket e hershem te kishes qe po
zhvillohej, per te kujtuar mesazhin e tij dhe te forconin kultin e
ri? Kush i ngriti guret e themelit te tij te “murit te epokave”
mbi profetin Isa, Testamentin e trashegimise se tij? A mos ishin
politikane religjioze me programin e nje “levizjeje kishtare” ne
mendje? Pas shume shekujsh, asnje pergjigje e qarte. Vetem kjo:
Jezusi nuk shkruajti asnje fjale.
Dituria
Ne
vitin 1945 zbulimi i nje “librarie gnostike”te hershme nen reren
e Nag Hamadit, ne Egjipt, e habiti komunitetin e teologeve kristiane.
Ndermjet koleksioneve, aty gjendej edhe Ungjilli i Tomasit (Thomait),
nje perpilim i shekullit te pare te thenieve te Jezu Krishtit.
Dokumente te hershme dhe formuese qe tani citohen si referenca per
kanunin e redaktuar me vone. Po t’ia shtosh keto teksteve kanunore,
behet thirrja e shume dijetareve revizioniste. Fshini te gjithe
materialet e dyshimta dhe te perdhosura qe ata thone. Po kush mund
te vendose per ndryshime me kaq peshe? Beteja
per Biblen kishte filluar. Kjo beteje vazhdoi pa rreshtur qe
nga kjo kohe.
Dijetare
konservatore, dijetare perparimore nuk kane dyshime per ata, cdo
fjale ne Bibel eshte prej Zotit. Kongresi Baptist i Amerikes se
Jugut perpiqet edhe sot e kesaj dite te pershkruaje pagabueshmerine
e Testamentit te Ri. Per disa sekte, interpretimi fjale per fjale
eshte idea baze dhe principi i besimit te tyre. Ata flasin ne gjuhe
te huaja, ata mbajne gjarperinj. Alegoria stilistike nuk eshte nje
mundesi.por shume prej dijetareve kristiane kerkojne
duart njerezore qe shkruajten fjalet e Jezusit. Ato duar qe i
redaktuan dhe ndreqen keto fjale.
Ungjijte:
Mateusi,
Marku, Luka, Gjoni. Ne zemer te shkrimeve kristiane, qendrojne vetem
4 ungjijte . Te gjithe rrefejne tregimin e Jezusit te Nazaretit. Te
gjithe kujtojne kuptimin e vdekjes dhe ringjalljes se tij. Ungjijte
mendohet te jene perseritja e fjaleve te folura me pare, por shenime
te redaktuara te dishepujve te Jezusit, Mateut dhe Gjonit, dhe
tradita te dokumentuara nga Marku dhe Luka, te rrefyera nga
dishepujt e Jezusit. Por shkruesit e sakte te ungjijve nuk e
identifikojne veten e tyre. Ata nuk pretendojne te kene ecur krah
per krah me Jezusin dhe te kene degjuar mesazhin e tij nga goja e
tij. Dituria sot percakton prejardhjen e ungjijve nga nje perpilim i
burimeve te ndryshme: nje perzierje e historise se folur dhe asaj te
shkruar te mbledhur nga predikuesit e hershem kristiane gjate
dekadave pas kryqezimit. Gjenden fragmente ne ungjij te cilat
mendohet te jene te vitit 125 p.e.r. por nuk gjenden doreshkrime
origjinale te ketyre ungjijve. Te eksploruara fuqimisht gjate
shekujve, rruga per tek krijimi i tyre ka prodhuar teorine e pranuar
te “Dy Dokumenteve”. Sipas kesaj teorie Ungjilli i Markut eshte
i pari qe eshte shkruar, diku rreth vitit 60 p.e.r., ne Rome, 30
vjet pas vdekjes se profetit. Ajo mbeshtetet ne kujtime gojore, nje
liste te shkruar te mrekullive te Jezusit (ndoshta Ungjilli i
Shenjave i gjetur ne Hag Hamadi?). Autoret e Mateut dhe Lukes me
vone nxorren pjese nga ky ungjill dhe ia shtuan Thenieve te Jezusit.
Kaq i ngjashem eshte formulimi i ketyre thenieve ne te dy ungjijte,
sa qe teologet supozojne ekzistencen e nje vepre “reference” nga
e cila qe te dyja jane referuar. Kjo “reference” quhet
“Doreshkrimi Q” (Q qendron per Quelle, qe ne gjermanisht do te
thote “burimi”). A mos ndoshta kjo eshte permbledhja e thenieve
te Jezusit e gjetur ne Nag Hamadi, Ungjilli i Tomasit? Ishte kjo
Burimi Q?
Ungjijte
e pare kane skicuar nje llogaritje te thjeshte te thenieve te
Jezusit dhe mrekullite e tij. Me kalimin e kohes, vazhdon teoria,
njerezit donin me teper. Ata kishin nevoje per me teper. Ata donin
te njihnin kete njeri qe ata adhuronin si birin e Zotit, si Zotin
vete. Dhe detajet biografike iu shtuan se bashku me disertacionet
teologjike. Disa kristiane besojne qe ungjijte zbulojne me saktesi
zerin e Jezusit. Te tjere zgjedhin te mendojne per ato si
permbledhje te cthurura, kujtime te zgjatura qe ofrojne esencen e
mesazhit te tij.
Por
sipas Zherom Nejrej te Shkolles Fetare te Uestonit ne Kembrixh,
eshte e vertete qe ne nuk e dime se kush i shkruajti ungjijte.
Sauli:
Ai
ishte njeri i veprave, themeluesi i vertete i kishes. Me nje fjale,
krijuesi i Kristianizmit. Pauli, qytetar cifut i Romes, Sauli i
Tarsusit, erdhi tek mesazhi i Krishtit pas vdekjes se tij, duke u
kthyer ne fe tjeter rreth vitit 34 e.r. gjate rruges per ne Damask i
shoqeruar nga nje vizion i “Krishtit te ringjallur”. Pauli ishte
misionari i pare, nje nga njerezit me te medhenj te botes qe
nderruan bindjet e tyre fetare. Ai shperndau kristianizmin neper
Rome. Letrat e tij drejtuar kishave te reja qe po ngriheshin ne Rome
perbejne nje pjese te konsiderueshme te Testamentit te Ri. Eshte
pothuajse e sigurte se shtate nga letrat e shumta qe iu atribuan
atij, ne fakt u shkruan prej tij: Thesalionianet 1, Galatianet,
Korintasit 1 dhe 2, Romaket, Filipinezet dhe Filemonet. Ato
udhezojne ne doktrinen kristiane dhe paralajmerojne per dobesi.
Filemoni i drejtohet nje mjeshtri, skllavi i te cilit ishte larguar
pa leje: “Ne qofte se ai te ka bere ndonje pakenaqesi ose te ka
borxh dicka, ngarkoji ato mbi mua” shkruan ai. Kristianizmi i
hershem ishte feja e te shtypurve, sklleverve qe renkonin nen
zgjedhen e pronareve romake; ai ofronte shpetim, ngushellim, durim
dhe shprese: I pari do te jete i fundit. I binduri do te trashegoje
token.”
Evangjelistet:
Kristianizmi
po perhapej. Evangjelistet po perhapnin kredon e tij. Shtate letrat
e perfshira ne kanunin kristian quhen mesazhet “universale”,
drejtuar me teper lexuesve te pergjithshem se sa udheheqesve te
kishes. Vertetesia e tyre debatohet shume. Letra e Xhejmsit kthehet
ne probleme praktike, etikat e sjelljes dhe mendohet te jete shkruar
per kristianet cifute te shekullit te pare. Por edhe identiteti i
Xhejmsit eshte i diskutueshem. Disa thone qe ai ishte vellai i
Jezusit.
Letrat
e Gjonit, pergenjeshtrojne heretiket, te cilet mohojne qe Jezusi ka
qene Krishti dhe paralajmerojne
kunder atyre qe bejne vepra te keqija. Gjenden dy letra te
Pjetrit, njera qe keshillon kishen per te qendruar te forte kunder
persekutimit dhe mendohet te jete shkruar perpara renies se tij
deshmor ne Rome ne vitin 65 e.r. Letra tjeter ka qene shume me
ndryshe nga e para. Letra e
Judes ka te njejtin fat, kurse autori i letres se hebrenjve eshte i
panjohur. Por kjo leter ka nje pozite te rendesishme ne fene
kristiane, meqenese pershkruan kristianizmin si realizimin e
Judaizmit.
Shpallja
e Gjonit:
I
mistershem ne origjine. Mistik dhe gjithmone i diskutueshem,
versioni i Krishtit te Dyte te ardhur eshte i shqyrtuar si asnje nga
tekstet e tjera te Testamentit te Ri. Kuptimi i tij i vertete mbetet
i paqarte. Numra, shenja dhe simbole duken sikur shpalosin nje
paralajmerim profetik te historise. Shume prej dijetareve mendojne
qe autori te kete qene nje njeri me emrin Gjon, aktiv nga fundi i
shekullit te pare, gjate sundimit te pergjakshem te perandorit
Domitian, rreth viteve 90 ose 95 e.r.
Shkrimtari e quan veten Gjon, sherbetor i Krishtit, ne mergim
ne kolonine romake ne ishullin e Patmos, ne detin Egje. Per disa,
kjo eshte “shkrim rezistent” klasik, i cili ka per qellim te
ngreje kristianet e shekullit te pare qe ne ato kohe ishin nen
rrethim zyrtar dhe persekutim; te grumbulloje ata ne besim pa marre
parasysh kercenimin e therorizmin. Nga Gjoni i Patmosit nuk dihet
asgje me teper. Libri hyri ne kanunin e katolicizmit perendimor ne
shekullin e 5-te. Martin Luteri dhe reformistet protestante e
kundershtuan ate duke e konsideruar si “as apostolike dhe as
profetike”. Shpallja e Gjonit vazhdon te jete nje enigme, por
gjithashtu edhe nje magnet frymezimi, me premtimin e tij per fitoren
perfundimtare te se mires mbi te keqen. Seminari i Jezusit me baze
ne Institutin Nestar ne Sonoma, Kaliforni, sugjeron qe te hiqet nga
kanuni zyrtar. David Koreshi e justifikoi kultin e tij mbi Shpalljen,
duke jetuar dhe vdekur ne ferrin e shembelltyres se librit. Shpallja
e Gjonit nuk mund te jete me “e sakte politikisht”.
Kristianet
duhet te zgjedhin midis punimeve kulturore apo librave te shenjta.
Ata duhet te percaktojne se si do te jete Besimi ne mijevjecarin
tjeter, te percaktojne se cfare eshte Testamenti i Ri, dhe kush ua
dha ate atyre. Vendime ogurzeza per qindra e mijera shpirtra.
Sigurisht qe ka nje rruge per te dale nga kjo dileme. Profeti Isa (Jezusi)
ishte musliman. Feja e tij ishte Islami. Dhe pergjigjet e fundit
jane shpallur nga Allahu, ne menyre qe t’i shohin te gjithe. Libri
qe duhet pranuar eshte Kur’ani,
Ky
artikull bazohet nga raporte te dhena prej Miriam Horuit dhe Xhefrei
Sheler, US News dhe World Report, 10 Dhjetor, 1990; 8 Nentor, 1993.
|