
|
. |
.. |
Kristianizmi
eshte duke vdekur ne token e Krishtit
Greis
Halsell eshte autori i librit “Udhetim ne Jeruzalem” dhe
“Profeci dhe Politike”. Kjo faqe perpiqet te paraqise disa
artikuj te cilet nuk jane publikuar akoma ne media. Ky botim eshte
nje prej tyre.
Disa
aluzione te kesaj historie jane botuar neper gazeta. Dhjetorin e
kaluar, korrespondenti i Miami Herald ne Lindjen e Mesme raportoi
rreth intervistes qe pati me kryetarin e bashkise se Jeruzalemit,
zotin Ehud Olmert. Kur u pyet rreth mungeses se shpirtit te
krishtlindjeve ne qytetin e Jeruzalmit zoti Olmert u pergjigj qe ky
ishte nje qytet cifut, me me pak se 3% te popullsise kristane, dhe
qe ai nuk sillej ndryshe nga “pjeset e tjera te plazhit ne Miami.
Thjesht, nuk eshte ne ndjeshmerine tone.”
Nderkaq,
konfiskimi i tokave muslimane dhe kristiane perreth Jeruzalemit dhe
Betlehemit prej Izraelit vazhdon akoma. Zyra jone ka marre nje
veprim urgjent gadishmerie nga Shoqeria e shen Jues, nje shoqate per
mbrojtjen e te drejtave katolike, ne te cilen u kerkohet gjithe
qytetareve amerikane qe te protestojne kunder perdorimit te dollarit
amerikan per keto konfiskime te paligjshme.
Greis
Halsell ka kaluar pjesen me te madhe te jetes se saj profesionale
duke u treguar amerikaneve rreth atyre qe vuajne nen pushtimin
ushtarak. Artikulli i saj me i afert eshte ai rreth muslimaneve
boshnjake, i botuar ne Janar-Mars te vitit 1994. Kete here ajo
viziton kristianet palestineze te cilet jetojne nen pushtimin
ushtarak izraelit.
Fatkeqesisht,
ne nuk mund t’ju tregojme asnje nga fotografite qe shoqerojne
artikullin e saj. Ne aeroportin e Tel Avivit, perpara se sa ajo te
nisej, ajo u mor ne pyetje nga personeli i sigurimit per me teper se
nje ore. Autoritetet donin te shihnin shenimet e saj. Ajo e refuzoi
kete. Pasi i kontrolluan te gjitha gjerat personale, njeri prej
personave qe e kishte marre ne pyetje, ndersa po i kthente aparatin
fotografik, e leshoi ate perdhe. Nuk dihet nese kjo e demtoi
aparatin apo jo. Ajo qe eshte e qarte eshte qe filmi nuk u demtua
dhe kjo per arsyen sepse ai nuk ndodhej brenda ne aparat. Ai u
konfiskua.
Menyra
me e mire per te pare keta kristiane, pasardhjes te ithtareve te
pare te Krishtit, eshte t’i vizitosh ata neper komunitetet dhe
shtepite e tyre. Dhe kjo eshte ajo qe ben Bonie Gehueiler nepermjet
programit “Vullnetaret ne Mision”. Pjesemarresit kalojne nje
jave duke ndihmuar ne nje komunitet kristian, ndersa javen e dyte
vizitojne vendet e shenjta historike. Per palestinezet kjo eshte nje
eksperience e bukur.
Kristianizmi
ne token e Krishtit eshte duke vdekur. Meqenese dikush mund te thote
qe shpirti jeton brenda ne trup, a ka rendesi qe nuk ka deshmitare
te gjalle qe kristinizmi ne token ku feja e nje miliard pasuesve
lindi? Si mund te ndikoje tek muslimanet e Tokes se Shenjte, levizja
e gjithe kristianeve? A do te behen ata me te forte apo me te dobet,
me laike apo me ushtarake? Me pak fjale, a ka nenkuptim politik dhe
fetar per boten vdekja e kristianizmit ne Token e Krishtit?
Sot
kane mbetur vetem 40,000 kristiane. Ne vitin 1948, 60-70% e
kristianeve palestineze u debuan nga shtepite e tyre duke krijuar
nje shtet cifut. Qe nga viti 1967 pushtimi i paligjshem izraelit na
tokat e tyre, 20,000 kristiane te tjere kane ndjere nevojen te
largohen nga toka e tyre. Me pare popullsia e Jeruzalemit, ne
traditen kristiane “nena e gjithe kishave”, ishte gjysem
kristiane. Tani kristianet ne Qytetin e Shenjte jane kaq te paket ne
numer sa qe “me disa avione ata mund te shperngulen prej andej”
thote Jonatan Kutab, nje kristian nga Jeruzalemi, tani avokat ne
Sh.B.A.
Nen
Mandatin Anglez, Palestina zyrtarisht ishte nje shtet kristian, dhe
Betlehemi kishte nje popullsi, 90% e se ciles perbehej prej
kristianeve. Tani qyteti i cili lindi Krishtin dhe fene kristiane,
ka vetem 10% kristiane. Dhe ajo qe ngelet nga Palestina eshte vetem
nje qytet, Beit Sahour, shumica e popullsise te se cilit eshte
kristiane. Edhe ky qytet po kercenohet: ndertimet e planifikuara
cifute mund te ndryshojne demografine e tij dhe ta kthejne ate te
mbizoteruar nga cifutet. “Izraelitet kane vene nen shenjester
zhdukjen e komunitetit te kristianeve palestineze” thote
udheheqesi kristian i Beit Sahourit, Elias Rishmani. “Ne mund te
konsiderohemi si nje specie ne rrezik zhdukjeje.”
Duke
dashur te zhdukin kristianet dhe kristianizmin, disa publikues dhe
institucione qe zoterohen nga zionistet jane duke i hequr edhe nga
harta: “Une pashe nje atlas qe shperndahet gjeresisht dhe qe
botohet ne Nju Jork” thote Naim Atek, nje udheheqes kristian
palestinez.
“Ai
kishte harta dhe popullsi dhe per Token e Shenjte kishte nje liste
te numrit te cifuteve dhe muslimaneve, por nuk i permendte fare
kristianet. Une do t’u jap nje shembull tjeter: Izraelitet mbajten
nje konference ne Universitetin Hebre; kjo konference ishte rreth
feve ekzistuese ne Token e Shenjte. Temat e fjalimeve trajtuan
Judaizmin dhe Islamin. Ato nuk e permenden fare Kristianizmin. Nja
grua kristiane nga Amerika, qe merrte pjese ne kete konference pyeti:
“Pse nuk perfshini edhe kristianet?” Nje izraelit i’u pergjigj:
“Numri i tyre ketu eshte i paperfillshem. Ata nuk kane me rendesi.”
Palestina
njihet si toka e ringjalljes. Ajo eshte mesazhi i Krishtit. A mundet
kristianizmi ne vendlindjen e tij te provoje nje ringjallje nga nje
gjendje e vdekur? Apo mos valle zionistet kane fituar? A kujdesen me
kristianet ne Perendim? I’a drejtova kete pyetje Aleks Euadit, nje
prifti pagezues palestinez: “Jeruzalemi eshte nje ceshtje per 14
milione cifute, eshte nje ceshtje per 1 miliarde muslimane, por nuk
eshte akoma nje ceshtje per 1 miliarde kristiane neper bote. Po te
mos ndryshoje kjo, Toka jone e Shenjte do te kthehet ne nje varreze
e kristianizmit.
Pse
po largohen kristianet?
Udhetimin
tim te pare neper Jeruzalem e bera ne vitin 1979, kur fillova
kerkimet rreth familjeve te tre feve monotesite me te medha qe
linden te gjitha nga nje rajon i shkrete, me qender ne Jeruzalem.
Duke shkelur mbi kalldremet e Qytetit te Vjeter, shpesh here me
kujtohej babai im, nje kristian i devotshem dhe se sa shume do te
deshironte ai te gjente gjurmet e Krishtit. Jezusi ishte aq real per
te sic ishte edhe vete familja e tij. Dhe ai mund te parafytyronte
qarte kodrat perreth Betlehemit dhe kasollen ku Jezusi lindi dhe
rruget e Nazaretit ku Krishti kishte qendren e tij. Babai im ishte
kristiani me i mire qe une njihja. Nje dite, kur isha vetem me te ne
Jeruzalem e pyeta me qetesi: “Cfare do te thote kristian?” Une e
dija se cfare do te thoshte per babain tim : nje besim qe i dha atij
nje zemer te gezuar dhe nje mendje te paster nga shqetesimet. Por
cfare do te thoshte ajo per mua? Kisha ardhur ne fillim ne Jeruzalem
i indoktrinuar me idete zioniste. Cifutet kishin vuajtur nje
cfarrosje te pergjithshme nga nazistet gjermane dhe meritonin toka
te lira. Une nuk dija asgje per palestinezet. Tani, rreth meje une
shihja palestinezet, muslimane dhe kristiane, te cilet ishin larguar
me force nga shtepite e tyre, ishin kthyer ne refugjate ne token e
tyre. Te privuar nga tokat e tyre, shtepite e tyre, te shtypur nga
nje regjim ushtarak, ata shpesh here ishin te uritur, ne te ftohte
dhe ne dhimbje. Per mua kuptimi i kristianizmit u be me i qarte:
Krishti do te ndiente dhimbjen e tyre. Ai do te ishte deshmitar per
dhimbjen e palestinezeve.
Ne
viziten time te pare, kur pyeta nje palestinez: “A jeni musliman
apo kristian”? mora te njejten pergjigje: “Jemi te gjithe
palestineze, qe perpiqemi te clirohemi nga pushtimi zionist.”
Perpara vitit 1948, banoret me te vjeter me kujtonin, “te gjithe
neve qe jetojme ketu sot quheshim palestineze dhe mbanim pasaporta
palestineze.” Nje qytetar nga Qyteti i Vjeter me dha nje monedhe:
“Edhe valuta jone ishte palestineze.” Pasi zionistet arriten te
shperngulin nje numer te madh cifutesh europiane ne Jeruzalem, ne
vitin 1948 ata krijuan nje “shtet cifut”, i cili nga cdo permase,
shkruan dijetari izraelit Israel Shahak: “duhet te konsiderohet
nje shtet racist.” Shteti i porsa krijuar i dorezoi funksionet e
sovranitetit Organizates Boterore Zioniste dhe lidhje qe i bene
viktimat jo-cifute te nje diskriminimi, i cili po te ishte perdorur
mbi cifutet diku tjeter, do te denohej si sistematik, dhe
kunder-semitizem i sponsorizuar nga shteti.
Krijimi
i nje shteti cifut ne territorin palestinez do te thoshte “mijera
nga njerezit tane duhej te crrenjoseshin” me tha zevendes kryetari
i bashkise se Betlehemit Hana J. Naser. “Lufta e vitit 1948
detyroi me teper se sa 700,000 palestineze, 50,000 prej tyre
kristiane, te emrigronin.” Qe nga viti 1948 emigracioni i
kristianeve palestineze eshte dy here me i madh se sa e gjithe
popullsia palestineze. Pse po largohen kaq shume kristiane? A mos
“inkurajohen” per te emigruar dhe ne qofte se po, nga kush? A
mos do te thote qe te heqesh qafe gjithe keta kristiane do te
shuante nje “element te rrezikshem” qe mund te rrise simpatine e
miqve kristiane ne Perendim? Mesova qe ekzistonin kater arsye te
rendesishme pse kristianet po largoheshin. E para, kristianet
kane lidhje me boten e jashtme. Duke filluar qe nga gjysma e dyte e
shekullit te 19, mesues te derguar neper shkolla kristiane ne
Jeruzalem, Betlehem dhe Nazaret u siguruan adresa jashte shtetit,
ato te shtepive dhe kishave te tyre, atyre kristianeve vendas te
cilet deshironin te emigronin ne Ameriken e Jugut, kurse kristianet
e Jeruzalemit, Jafas dhe Ramallahut nisen nje udhetim per ne Sh.B.A.
Pjesetaret e familjeve ndiqnin ata qe ishin larguar me pare. Sot me
teper kristiane nga qyteti i Ramallahut jetojne ne Sh.B.A. se sa ne
kete qytet. Keshtu nje vizitor ne San Diego, San Francisko, Sindei
dhe Santiago e Bogota mund te gjeje komunitete te tera palestinezesh
qe jetojne ne keto qytete. Kristianet palestineze tregojne per nje
arsye te dyte per emigracion: shtepite dhe mungesa e tyre.
Une nuk takova asnje palestinez i cili nuk kishte provuar
personalisht apo nepermjet pjesetareve te familjes, humbjen e
shtepise. Njehere duke udhetuar neper Jeruzalemin perendimor, nje
kristian palestinez, Ibrahim Matar, me tregoi shtepine e familjes se
tij, e pushtuar ne luften e vitit 1948. Historia e tij perseritet me
dhjetera e mijera here. Pastaj vjen pushtimi i tokave arabe
i vitit 1967 i cili perfshin Bregun Perendimor. Izraelitet
duke perdorur ligje ushtarake 28 vitet e fundit kane shkaterruar
shtepite e palestinezeve pa meshire. Fauzi Kisuani, ndihmes
guzhinier ne nje hotel dhe babai i nente femijeve, vezhgonte se si
bulldozeret dhe policia izraelite arriten ne shtepine e tij ne
juglindje te Jeruzalemit. Dy ore me vone shtepia e tij ishte vecse
nje pirg tullash. Kisuani kishte lindur aty ku jetonte, ai nuk
kishte levizur asnjehere prej andej. E njejta gje kishte ndodhur
edhe me Cirres Nestas, te cilin e takova per here te pare ne vitin
1979. Ate vit qendrova per disa kohe tek familja e tyre afer
Betlehemit. Kur e pyeta Nestas, se sa kohe kishte ai dhe
stergjysherit e tij qe ishin kristiane ai m’u pergjigj: “ Oh,
rreth 2,000 vjet.” Ne vitin 1985 u ktheva per nje vizite tjeter.
Shtepia ne te cilen kisha qendruar nuk ndodhej me aty. Syte nuk me
shihnin gje tjeter pervec nje pirgu me gure. Diku me tutje pashe
ndertesen e re te Nestas. E pyeta se cfare kishte ndodhur me
shtepine e tij : “ Izraelitet thane qe une nuk kisha leje te
jetoja atje, keshtu qe ata e shkaterruan ate shtepi. Megjithate
Nestas e ndjen veten me me fat se sa komshinjte e tij kristiane,
tokat dhe shtepite e te cileve u pushtuan per nje koloni vetem per
cifute te quajtur Gilo. Udhetova nepermes kesaj kolonie, e shoqeruar
nga nje oficer i patriarkes latine te Jeruzalemit, Xhozef Doneli.
"E
gjithe toka qe shihni, per milje e milje te tera eshte toke e
konfiskuar. Kjo ka qene Beit Xhala, ishte me teper kristiane. Por
palestinezet qe zoteronin kete toke nuk do t’u kthehet me kurre,
ata nuk do te fitojne perseri pasurine e tyre. Ketu izraelitet kane
ndertuar pazarin me te madh ne Lindjen e Mesme, me te madhin ne
shtetin cifut. Ai quhet Kanoni dhe eshte ngjitur ne stadiumin Tedi,
e gjitha e ndertuar mbi toke te konfiskuar nga familje palestineze,
per te strehuar me dhjetera, mijera cifute te ardhur nga Rusia dhe
Europa Lindore. Asnje nuk ka rrenje ne Palestine. Dhe sic mund te
shihni, njesite vazhdojne e vazhdojne per milje te tera.” Doneli
shton qe kur ai u tregonte vizitoreve amerikane kete investim kaq te
madh “ata gjithmone habiten qe ata, taksa paguesit e Sh.B.A. jane
duke paguar per keto njesi te jashteligjshme, te gjitha te ndertuara
mbi token e marre me force prej palestinezeve.”
Kristianet
tregojne per arsyen e trete te emigracionit: ata nuk
mund te gjejne pune. Kristianet palestineze ne pergjithesi jetojne
ne zona te qyteteruara dhe rreth gjysma e kristianeve te Bregut
Perendimor punojne ne Sherbime Publike, te cilat perfshijne sfera te
tilla se edukimi, shendetesia dhe turizmi. “Kjo do te thote qe ata
jane nepunes, dhe duke qene te tille eshte e pasigurte kur askush
nen pushtim nuk ka kontroll mbi gjendjen ekonomike, dhe te gjithe
duhet t’u binden urdherave te vena nga autoritetet” thote dr.
Bernard Sabella i Universitetit te Betlehemit, i cili ka shkruar
shume rreth emigracionit kristian. Qe nga viti 1967, ve re ai,
izraelitet kane imponuar me teper se sa 1,300 ligje ushtarake te
cilat kufizojne levizjet dhe kthejne punet e zakonshme ne pengesa.
Ligjet kufizojne prodhimet e palestinezeve, duke i kthyer ata ne
tregun e prodhimeve izraelite. 50% e meshkujve dhe 85% e femrave
palestineze jane te papune. Mesatarja vjetore e te ardhurave te
palestinezeve eshte vetem 1,000$. “Ata me pune te sigurte nuk
mendojne te largohen” thote dr. Sabella.
Palestinezet
te cilet kane numrin me te madh te personave qe kane nje diplome
kolegji, e cmojne shume edukimin dhe kam degjuar per nje arsye te
katert per emigracionin e tyre: ata duan nje te ardhme per
femijet e tyre. “Qe nga viti 1948, prinderit kane filluar te thone:
“nje mendje e edukuar eshte nje pasuri te cilen zionistet nuk mund
te n’a e marrin” thote dr. Hind Salmani, prinderit kristiane te
se ciles e derguan ate ne Universitetin e Kairos, ku ajo u diplomua
ne ekonomi. Ajo ka dhene mesim ne Universitetin e Betlehemi qe nga
kohet e themelimit te ketij universiteti ne vitin 1973, dhe eshte
nje nga 200 grate me grade shkencore ne kete universitet. Sot, ve re
ajo, ata qe mbarojne universitetin kane nje shkalle papunesie prej
50%. Kerkimet tregojne qe palestinezet me nje grade shkencore jane
ata qe emigrojne me teper. Ne pergjithesi, komuniteti kristian
palestinez, me theksimin e tij te forte mbi edukimin dhe pervojen e
punes, i pershtatet perkufizimit te komunitetit migrues: “Nje
komunitet me arritje te larta ne fushen e edukimit dhe nje standart
jetese relativisht te mire, por pa prespektive per siguri ekonomike
dhe zhvillim, ka shume mundesi te behet nje komunitet migrues.”
Jeruzalemi
eshte i humbur
Ne
udhetimin tim te pare neper Jeruzalem, 16 vjet me pare, une jetoja
brenda mureve te Qytetit te Vjeter, dhe udhetova neper ate qe ka
ngelur nga Palestina, territoret e Bregut Perendimor, Gaza dhe
Jeruzalemin arab te Lindjes, te gjitha te pushtuara ne menyre te
paligjshme nga Izraeli. I gjeta kristianet dhe muslimanet duke u
perpjekur nen pushtim, por shumica dukeshin te sigurte qe drejtesia
do te triumfonte, qe ata do t’a fitonin Palestinen, qe flamuri i
tyre do te valevitej mbi kryeqytetin e tyre te Jeruzalemit arab te
Lindjes. Ne viziten time me te afert, ne Nentor te vitit 1994, i
gjeta muslimanet dhe kristianet teresisht te zhgenjyer. Shume
kristiane me thane me sinqeritet: “ Jeruzalemi eshte i humbur.”
Gjate
kohes qe isha ne Jeruzalem, Patriarkat, udheheqesit e kishave dhe
kujdestaret e Tokes se Shenjte paralajmeruan qe izraelitet jane duke
shkelur te drejtat per hyrje te lire ne vendet e shenjta. “Askush
nuk mund t’i pervetesoje ato ne rruge te vecanta” deklaron nje
dokument i nenshkruar nga udheheqesit e feve kryesore. Ata u
mblodhen per garantimin e statusit te vecante i cili e bente
Jeruzalemin nje qytet te hapur qe tejkalon rreziqet politike ne vend
dhe bote.
Per
me teper, udheheqesit protestante dhe paria kristiane qe jetojne ne
Jeruzalem, ne nje leter drejtuar presidentit Klinton, qe izraelitet
“me paramendim jane duke ndryshuar statusin e qytetit” duke
diskriminuar popullsine jo-cifute ne qytet, duke kufizuar hyrjen e
tyre ne qytet, ne institucionet dhe vendet e tij te shenjta dhe duke
perforcuar fizikisht kontrollin mbi Jeruzalem, ne interes te
cifuteve , per te demtuar te tjeret.” Ata i treguan Klintonit se
ne qofte se Perendimi i lejon forcat ushtarake te Izraelit “te
diktonin nje zgjedhje qe favorizonte vetem njerin krah, atehere edhe
ne do te jemi pergjegjes per dhunen e ardhshme dhe paqendrueshmerine
ne kete rajon.”
Izraelitet
kane si plan te bashkojne Jeruzalemin cifut perendimor me Arabine
lindore nen Jeruzalemin. Ata synojne te kene nje kryeqytet cifut te
nje shteti cifut i cili do te perfshije 25% te Bregut Perendimor.
Nje artikull ne nje nga revistat e Jeruzalemit (Qershor 1994)
shkruan qe izraelitet mendoje per nje Izrael me te madh, kufijte
bashkiake te se cilit, nen sovranitetin e Izraelit, do te perfshijne
qytete te spikatur palestineze si Ramallah dhe Betlehem. Plani,
thone kristianet palestineze, shkon edhe me tej.
“Izraelitet
per shkak te interesit te tyre mbi turizmin, jane shume lakmues
kundrejt Betlehemit, nje zone, e cila perfshin Beit Xhalam dhe
qytetin tone te Beit Sahourit,” thote dr. Mexhid Nasar, drejtori i
nje qendre mjekesore ne Beit Sahour. “Ata planifikojne te shtojne
edhe 40,000 koloni te tjera cifute ne kete zone. Ne qofte se kjo i
shtohet numrit te kolonive qe jetojne ne Golo, i cili eshte ne kufi
me Betlehemin, dhe nje kolonie tjeter e cila deperton ne Beit Xhala,
ne 3-4 vite do te behen 90,000 cifute ne kete zone, zona qe rrethon
Betlehemin, e cila eshte zona e tre qyteteve, te cilet
tradicionalisht kane qene kristiane, Betlehemi, Beit Xhala dhe Beit
Sahouri. Ne keto qytete edhe sot e kesaj dite gjendet ajka e
komunitetit kristian dhe ketu izraelitet jane duke krijuar nje
demografi te re, nje realitet te ri, nje gjeografi te re. Tashme
izraelitet e konsiderojne te gjithe kete zone pjese te Izraelit. Ne
Betlehem, i cili eshte akoma pjese e Palestines, turistet duhet te
kalojne nepermes blloqeve te gureve dhe ushtareve cifute. Une nuk
jam i mendimit se Izraeli do te lejonte turistet te kalonin kufijte
dhe te shkonin ne Jeruzalem. Ja perse ne i perceptojme ndertimet e
cifuteve ketu ne Beit Sahour si nje shkalle drejt shnderrimit ne
cifute e te gjithe zones se Betlehemit. Mendoj se shume njerez nuk
po e kuptojne kete. Njerezit nuk po e ngrejne zerin rreth
trashegimise se kristianizmit. Ata nuk po e ngrejne zerin fare.”
Te
gjithe palestinezet me te cilet pata konakt, me thane qe duke
firmosur nje marreveshje paqeje e cila ka Izraelin nen mandat, me
negociatat e P.L.D rreth pozites perfundimtare te Jeruzalemit ne
vitin 1996, Rabini kerkoi per nje konfiskim te hapur te tokave
palestineze dhe nje ndertim banesash per cifutet, i cili nga viti
1996 nuk do te linte asgje tjeter per te diskutuar. Qyteti i shenjte
per te tre besimet, dhe e gjithe toka qe e rrethon do te ishte nen
kontrollin e plote te Izraelit. “Ne qofte se kjo do te ndodhe”
thote nje palestinez “ne do te na duhet nje leje prej izraeliteve
per t’u futur ne xhamine Al-Aksa.”
Izraelitet
kane konfiskuar toka te mjaftueshme per nje plan te madh sipas te
cilit 17,000 banesa te reja do te ndertoheshin brenda dy vjetesh,
brenda dhe perreth Jeruzalemit. “Shume jane ne ndertim e siper,
shume te tjera jane pajisur tashme edhe me mobilje.” I mburret nje
zyrtar izraelit nje reporteri nga Sh.B.A 8,000 nga 17,000 njesite do
te jene ne Jeruzalemin lindor, e gjithe kjo e planifikuar me nje
objektiv te qarte: te siguroje qe nuk do te kete boshllek midis
Jeruzalemit, Izraelit dhe pavaresise palestineze” dhe keshtu te
vendose “nje fakt te qarte qe Jeruzalemi eshte kryeqyteti i
Izraelit.”
Izraelitet
jane gjithashtu duke zgjeruar ndertimet ne afersi te Golos, Ramot
dhe Piskat Ziv, te gjitha ne toke te konfiskuar prej palestinezeve.
Ne Piskat Ziv, izraelitet jane duke ndertuar 4,000 apartamente te
mjaftueshme per te strehuar 12,000-16,000 banore.
Duke
konfiskuar tokat palestineze dhe duke dhene leje ndertimi per
cifutet mbi keto toka, izraelitet jane duke u mohuar palestinezeve
te drejten te ndertojne dhe te jetojne ne Qytetin e tyre te Shenjte.
80,000 palestineze kane prona ne Jeruzalemin arab, dhe shume prej
tyre do te donin te ndertonin aty por autoritetet ushtarake
izraelite u mohojne atyre kete te drejte: “Ne kemi prona ne
Jeruzalem, por izraelitet refuzoje te n’a japin leje te ndertojme
aty,” thote profesor Salmani i Universitetit te Betlehemit. “Une
shoh nje te ardhme te erret. Ne nuk kemi toka per te bere dicka,”
thote gjeografi palestinez Kalil Tufakji. “Izraelitet jane duke
krijuar fakte ne menyre qe neser, kur te kalojme ne negociata, keto
fakte te flasin ne favor te tyre.” Nje aktivist i te drejtave te
njeriut, Xhau Abu Shakrah thote: “Izraelitet kane perdorur nje
racizem sistematik ne menyren se si ata refuzojne lejet e ndertimit
per palestinezet, dhe i kane aprovuar ato per cifutet.”
Pervec
konfiskimit te tokave dhe refuzimit te ndertimit ndaj vendasve,
izraelitet kane rrethuar Qytetin e Shenjte ne menyre qe te ruajne
qytetaret e tyre. Ata ngriten blloqe te medha cimentoje qe
mbeshteten nga ushtaret izraelite. Ata kontrollojne me kujdes te
gjitha automjetet qe nuk kane licence izraelite. Meqenese shumica e
kristianeve jetojne brenda dhe rreth Jeruzalemit, dhe kane pune aty,
mbyllja e tij do te thote nje eksod te metejshem te kristianeve qe
nuk mund te gjejne pune. Dr. Sabela, zyrtar ne zyren e
emigracionit te kristianeve palestineze shpjegon: “Shume
prej kristianeve dhe muslimaneve punojne ne pune akademike dhe
teknike. Ata kane aftesi dhe eksperience pune te cilat i bejne ata
nje pjese te pandashme te zones se Jeruzalemit, Betlehemit dhe Ramal.
Tani ata nuk mund te levizin nga nje zone ne tjetren. Izraelitet i
shkepusin keto komunitete, dhe punetoret e tyre, nga njera-tjetra.”
Doris
Salah. E cila ka drejtuar YWCA e Jeruzalemit lindor per disa vjet
rrjesht, me tha qe YWCA u dha mesime kompjuteri dhe rrobaqepsie
grave palestineze. Shumica e instruktoreve dhe studenteve jetojne ne
periferi te qytetit. “Per te marre leje te hyjne ne Jeruzalem ata
duhet te shkojne ne nje zyre ushtarake izraelite, zakonisht te
presin per ore te tera dhe pastaj te shkojne tek nje zyrtar tjeter
dhe te marrin pergjigjen “Eja perseri neser.”
Te gjithe instruktoret dhe studentet tane e shohin kete si
harxhim kohe dhe te turpshme.” Nje minister kristian ne Jeruzalem
me tregoi per nje here kur ai i kerkoi nje te riu palestinez ne Beit
Sahour te behej ndihmesi i tij. “Ai ka nevoje per pune, ai do te
donte te kishte nje pune. Mban rreth 30 minuta me makine deri ne
Jeruzalem. Por ai nuk mund te futet ne pune sepse izraelitet nuk i
japin leje te vije ne Jeuzalem.”
“Mbyllja
eshte e tmerrshme per ne” thote Kostantina Dabha ne Gaza, e cila
drejton punen e refugjateve te sponsorizuar nga keshilli i kishave
te Lindjes se Afert. “Zakonisht neve n’a duhet te dergojme
ndonje pacient ne spitalet e Jeruzalemit dhe nuk mund ta marrim dot
nje leje kalimi qe te shkojme atje.”
“Jeruzalemi
eshte i rrethuar” deklaroi zevendes kryetari i bashkise se
Betlehemit, zoti Naser. “Kristianet nuk mund te shkojne dot atje
te falen, te punojne. Kjo eshte e pamundur. A mos ka humbur gje
Jeruzalemi? Naser thote qe ai nuk mund te humbe, ne kuptimin
shpirteror te fjales. I bera te njejten pyeje prokurorit te
pergjithshem te Jeruzalemit, zotit Kutab:
“Po,
ne qofte se jeni duke folur gjeografikisht dhe demografikisht.
Izraelitet kane shkeputur me sukses Jeruzalemin nga pjesa tjeter e
bregut perendimor. Palestinezet kane nevoje per Jeruzalemin lindor
si kryeqytet. Por izraelitet i kane penguar ndertimet tona. Ne kemi
te drejte per nje proces, duhet te kete toke mbi te cilen te
zhvillohemi, duhet te kete struktura, nuk mund te krijosh nje
universitet brenda nje nate, duhet te ndertohen maredhenie tregetare,
nje ekonomi, nje jete, nje komunitet. Por ne Jeruzalemin lindor,
izraelitet kane ngrire dhe ndaluar cdo zhvillim ne te cilin ndihet
prezenca palestineze. Ata jane duke e trajtuar Jeruzalemin sikur te
ishte nje fis, nje fis qe pushton token e nje fisi tjeter duke e
zhdukur plotesisht te parin. Kur Jeruzalemi u pushtua ne ditet e
meparshme, ai u shkaterrua pothuajse fare, dhe pastaj ata do te
hapnin brazda dhe do hidhnin kripe ne to, ne menyre qe te mos
lejonin rritjen e asgjeje nga toka. Izraelitet jane duke perdorur
menyra moderne te mbjelljes per te vrare te ardhmen e qytetit, per
te zhdukur plotesisht prezencen tone.”
“Ne
te njejten kohe, ata jane duke punuar shume dhe ne menyra te
sofistikuara qe te krijojne fakte mbi toke, te cilat jane te
pandryshueshme. Kjo do te thote qe te tjeret, edhe po te kene
qellime te mira nuk do te jene ne gjendje t’u nderrojne vendin
ketyre fakteve. Sot, edhe sikur me qellime shume te mira, nuk mund
t’u thuash dot 150,000 emigranteve cifute qe jetojne ne
Jeruzalemin lindor qe
ata duhet te largohen. Dhe kjo eshte fitorja qe ata donin te arrinin:
te kishin me teper cifute se sa arabe ne Jeruzalem.
A
mos mendon administrata e Sh.B.A. e cila ka thene qe do paqe ne
Lindjen e Mesme, se zgjedhja e nje kryeqyteti cifut ne nje shtet
cifut do te sjelle paqe ne rajon? Prokurori i pergjithshem izraelit
Daniel Seideman i cili punon per “Paqe Tani” thote qe izraelitet
nuk duhet te harrojne “vlerat e tyre te shpallura boterisht te proceseve nen ligj dhe
drejtesise perpara ligjit.” Ai thote qe nuk mund te kete nje qytet
cifut vecse ne qofte se kthehet ne Belfast, nje qytet i popullsive
te ndyra. As izraelitet, as administrata amerikane nuk duken te
shqetesuara rreth kesaj mundesie. Perkundrazi, peshperitjet neper
Jeruzalem thone qe administrata e Klintonit i ka premtuar shtetit
cifut se do te njohe qe ai ka zoteruar dhe kontrolluar gjithe
Jeruzalemin, dhe do te beje kete duke ndertuar nje ambasade
amerikane ne Jeruzalemin lindor.
Viti
2000
Pas
5 vjetesh ne shenojme pervjetorin e 2000 te lindjes se Jezusit dhe
do te veshgojme rastin e vecante ne te cilin shume kristiane do te
udhetojne drejt Tokes se Shenjte. Ata do te bejne fotografi te
vendeve te shenjta duke shmangur prej pamjes se tyre bashke fetaret
e tyre, ata kristiane te cilet se bashku me stergjysherit e tyre
kane jetuar gjithmone ketu. Duke folur me kristiane vendas, i kam
degjuar ata te pyesin: “Pse kristianet udhetojne qe nga ana tjeter
e botes per te ardhur ne token tone? Dhe pastaj nuk pranojne te
njohin qe ne si kristiane jetojme ketu? Pse ata sillen siur ne te
ishim te padukshem, kur ne jemi nje pjese e peisazhit neper te cilin
ata kalojne?” ata jane te coroditur: “Pse, pyesin ata,
kristianet amerikane qe udhetojne ketu vendosin nje rend cifut siper
kristianizmit te tyre?”
Per
shembull, ata flasin per viziten e presidentit Klinton ne Jeruzalem,
Tetorin e kaluar: “ Ne e dime qe ai mburret se eshte nje kristian,
ne kemi lexuar qe ai shkon ne kishe dhe qe zonja Klinton shkon ne
kishe. Por megjithese ai ishte per vizite shume afer vendeve te
shenjta kristiane ai
nuk vizitoi asnje prej tyre, ai nuk u takua me asnje kristian, ai
nuk zgjodhi te shkonte tek asnje nga kishat tona kristiane.”
Meqenese Klintoni ka vendosur qe kristianizmi ishte nje pjese e
pandare e jete se tij, perse, pyesin ata, do te mund t’e mohonte
ai bashkefetaret e tij, dhe besimin e tyre te perbashket?
“Ngela
shume i habitur” thote zevendes kryetari i bashkise se Betlehemit,
zoti Naser. “Vizita e tij ketu tregoi se sa zionist eshte ai ne
realitet. Si mundet nje kristian te vinte ketu dhe t’i shmangej
vendit ku ka lindur Krishti, dhe vendit ku eshte kryqezuar dhe
varrosur ai? Ne do ta kishim mirepritur viziten e tij ne Betlehem.
Ai eshte udheheqesi i shtetit me te fuqishem te botes. Keshtu qe, ne
qofte se ai do te donte te vinte ketu, cfare e pengoi ate te vinte?
Nuk mund te gjej asnje shpjegim per kete.”
“Judaizmi
eshte feja zyrtare e Izraelit” thote nje kristian nga Sh.B.A.
“Ne Jeruzalem, Klintoni vendosi nje kesule qe perfaqeson nja nga
traditat fetare te fese cifute. Ndersa Hilari mori pjese ne nje
ushtrim fetar duke shkuar ne Murin Perendimor, duke ferkuar guret
dhe duke thene lutje. Ata zgjodhen te respektonin fene cifute, dhe
ne te njejten kohe, te injorojne kristianet duke mohuar keshtu rolin
e kristianizmit dhe duke i dhene rol primar Izraelit.”
“U
ndjeva i tradhetuar kur Klintoni nuk donte te vizitonte asnje vend
te shenjte kristian ose te pakten te takonte ndonje kristian”
thote Robert Hanum. “Ne pritem per nje fjale, vetem nje fjale
rreth palestinezeve. Ne qofte se ai si president mendonte se kjo do
te ishte shume politike, atehere Hilari mund te takohej te pakten me
nje kristian dhe te shkonte te pakten ne nje kishe kristiane. Ajo
mund te kishte vizituar Kishen e Lindjes ne Betlehem ose Nazaretin
ku jetoi dhe u kryqezua Jezusi; ajo mund te shkonte tek Deti i
Galileut ose tek vendi ku u kryqezua Jezusi.” Ne nje pritje per
nder te saj, Hilari Klinton tha: “Jam shume krenare per 40,000
amerikanet qe jetojne ketu dhe po ndihmojne ndertimin e shtetit te
Izraelit.” Bill Uarnok i Vizionit Boteror te Jeruzalemit i tha
asaj: “Une jam ketu duke punuar per palestinezet. Ne qofte se
qeveria e Sh.B.A. do te kishte nje politike me te drejte dhe te
barabarte, ne mund te arrinim paqe te vertete.”
Ne
nje fjalim emocional drejtuar Ksenetit izraelit, Klintoni tha qe
pastori i tij ne shtratin e tij te vdekjes i tha: “ Ne qofte se e
braktis Izraelin, Zoti nuk ka per te t’a falur kurre.” Keshtu qe
Klintoni, thote prokurori i Jeruzalemit, zoti Kutub, nenkupton qe
“ishte nje pozite kristiane te mbeshtetje kontrollin racist mbi
Jeruzalemin.” Ndersa Klintoni mendon se eshte nje paqevenes, shton
zoti Kutubi, duke falur veprimet e paligjshme te Izraelit, ai eshte
duke mbjelle faren e urrejtjes, midis viktimave te pushtimit dhe
agresionit.
Akoma
Klintoni perpiqet, ashtu sic mbase bejne edhe 50 milione amerikane
kristiane zioniste, te vendose Izraelin ne qender te vemendjes per
te gjithe historine, te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. Qekur
shteti cifut duket se largu kaq i rendesishem, nje kristian zionist
lehtesisht e redukton gjithe Lindjen e Mesme ne nje shtet te vetem,
Izraelin dhe fqinjet e tij. Eshte dokumentuar ne shtypin izraelit qe
“kabineti i Klintonit” eshte mbushur me cifute te Amerikes te
cilet punojne ne interes te Izraelit. Shume prej tyre shkruajne
fjalime per Klintonin dhe ne nje fjalim te tille, Klintoni i’u
drejtua Lindjes se Mesme si “Izraeli dhe armiqte e tij arabe.”
Dikush mund te imagjinoje reaksionin ne qofte se ai do te ishte
shprehur “arabet dhe armiqte e tyre cifute.”
Ne
vitet 1980, fillova te interesohesha per kristianet zioniste, ata te
cilet vendosin nje kult te Izraelit mbi mesimet e Krishtit. Per te
mesuar me teper rreth kristianve zioniste, fillova kerkimet mbi nje
personazh te njohur te televizionit evangjelist, Xheri Faluell. Per
disa vite me radhe e bera si zakon te ndiqja nje nga programet e tij
me titull “Ora e Ungjillit te Koherave te Vjetra.” Mesova qe
Faluell fliste me teper per Izraelin se sa Krishtin. Ai pelqente te
mburrej: “Cifutet ne Amerike dhe Izrael dhe neper te gjithe boten
nuk kane mik me te dashur se sa Xheri Faluell.” Faluell ne shume
raste u tregonte amerikaneve qe fati i vendit te tyre qendronte ne
maredheniet me Izraelin. Ne qofte se amerikanet nuk do te deshironin
te ndihmonin Izraelin ekonomikisht dhe ushtarakisht, Amerika do te
humbiste gjithshka.
Ne
vitin 1983 une isha nje nga 630 kristianet qe fluturuan nga Nju
Jorku per ne Token e Shenjte, udhetim ky i sponsorizuar nga Faluelli.
Ne Tel Aviv, pasi u vendosem ne grupe prej 50 vetash, filluam te
udhetojme me autobus. Gjate udhetimit kishim shoqerues cifute.
Asnjehere nuk patem nje shoqerues kristiane. Asnjehere nuk u
programua nje sherbese ne nje kishe kristiane ose mundesia te
takonim nje kristian palestinez. Diten kur po i afroheshim Nazaretit,
aty ku Jezusi u rrit dhe kishte qendren e tij, shoqeruesi yne n’a
tha: “Aty gjendet Nazareti.” Ai shtoi qe nuk mund te ndalonim
dot aty: “Nuk ka kohe.” Disa minuta me vone ai ndryshoi mendje
dhe lajmeroi: “Do te ndalojme ne Nazaret vetem sa per te kryer
nevojat personale.” Keshtu qe, e vetmja pamje qe kristianet pane
nga Nazareti ishin WC e
tij.
Ne
vitin 1985, vendosa te shkoja ne nje tjeter udhetim te sponsorizuar
nga Faluelli dhe perseri me dhane nje broshure shumengjyreshe, e
printuar ne Izrael, e cila nuk permendte Krishtin apo vendet e
shenjta kristiane. Gjate kohes qe ishim ne Jeruzalem, Faluelli
mbajti nje banket per nder te ministrit te mbrojtjes, zotit Moshe
Arens. Ulur jo shume larg prej atyre te dyve, degjova Faluellin
t’i thoshte Arensit: “Meqe ra fjala, dua te te falenderoj per
aeroplanin qe me dhurove.” Me pare ne nje vizite ne Linsburg,
Virxhinia, une e kisha pare aeroplanin dhe banoret e Lincburgut me
kishin thene: “Izraelitet i’a kane dhuruar ate aeroplan
Faluellit, si pagese per ate qe ai ka bere per ata.”
Kur
shkova neper udhetimet e sponsorizuara prej Faluellit, pandeha se
ishin vetem mbeshtetesit kristiane te djathte te Izraelit te cilet e
benin nje kult token e Izraelit mbi mesimet e Krishtit. Por njehere,
ne nje nga kishat metodiste ne Uashington D.C., ne te cilen shkon
edhe Hilari Klinton, pashe nje broshure rreth nje udhetimi ne Token
e Shenjte i cili udhehiqej prej ndihmes ministrit Uilliam Shropshair.
Ashtu si edhe me broshuren e Faluellit, broshura e Shropshairit
ishte printuar ne Izrael. Mesova se nje grup i tij do te kishte
vetem shoqerues cifut, dhe nuk kishin ne plan te takoheshin me asnje
kristian. Nje grup i quajtur “Metodistet e Bashkuar” te
Lakeland, rregullonte pothuajse te gjithe grupin e Metodisteve te
Bashkuar. Nderlidhesi i metodisteve te Jeruzalemit, zoti Hanum, jep
kete infromacion:
“Mundesite
e Edukimit, i cili mendoj se eshte tani ne vitin e saj te 20 te
aktivitetit, solli me teper se 13,000 metodiste vitin e kaluar. Ata
perdorin agjensine e fluturimit El-Al. Ata marrin vetem shoqerues
izraelite. Ata pushojne vetem ne hotele izralite si per shembull
Rilindja Ramada ne Jeruzalem. Dikush me tha qe “Mundesite e
Edukimit” zoterohet 51% nga Izraeli. Dhe ata kane 49 peshkope
metodiste ne kryesine e tyre. Duket sikur peshkopet metodiste me te
vertete jane ne kampin zionist. Midis te tjerave, ata fitojne
udhetime falas. Xhim Rixhuej, nje metodist ne pension, eshte
themeluesi i saj. Ai ka nje shtepi ne Jeruzalemin perendimor.”
Hanum dhe gruaja e tij Margaret, te cilet kane udhetuar shume neper
Palestine dhe Lindjen e Mesme, thone qe ata i kundershtuan udhetime
te tilla ne grupe te cilat i kalonin perreth kristianet. “Une nuk
mendoj qe kristianet e Sh.B.A. duhet te vijne ketu ne qofte se ata
kane deshire te provojne te pakten deri ne nje fare mase dhimbjen e
palestinezeve.”
Kristianet, thote Kanon Atik i katedrales se shen Xhorxhit, nuk
duhet te trajtohen si delet nga shoqeruesit cifute. Cfare u thone
ata vizitoreve per Token e Shenjte? Ata nuk dine asgje per Jezusin.
Jam shume i shqetesuar se izraelitet qe nuk besojne ne Krisht jane
duke u’a interpretuar pamjet kristiane vizitoreve. Jam i mendimit
qe ekziston nje mesazh i cili shkon me pamjet kristiane, me
shkembinjte, shkembinj qe mund te behen shkembinj te gjalle. Mesazhi
eshte se cfare ndodhi ketu dhe cfare beri Zoti me Krishtin. Por
akoma ne degjojme cfare thone shoqeruesit cifute, dhe kjo eshte per
te ardhur keq.
Kanon
Atik i frikesohet nje plani te metejshem te izraeliteve per te bere
tregeti me vendet e shenjta: “ ne nuk e duam kete aspekt turizmi,
ne nuk duam qe Toka e Shenjte te kthehet ne nje park argetimi, ne
nje lloj muzeu, gje qe ne realitet po ndodh. Jam shume i shqetesuar
per kontrollin pothuajse te plote te Izraelit mbi jetet tona,
politikisht dhe si kristiane.”
Prokurori
i te rejatve te kristianeve, Raxha Shehadeh, shpehu gjithashtu
shqetesimin rreth kontrollit te Izraelit mbi vendet e shenjta
kristiane dhe tregetise qe mund te behet me to. Ai dha nje shembull
se si dikush duhet ti paguaje Izraelitet qe te pagezohet:
“Izraelitet kane marre nje dege te vogel te Jordanit, te cilen ata
e quajne “Vendi i Pagezimit te Jordanit.”
Pak
me pare une permenda babain tim i cili ishte kristiani me i mire qe
kam njohur, dhe se sa shume do te kishte dashur ai te udhetonte mbi
gjurmet e Jezusit. Nese do te kishte shkuar ne kete udhetim, mendoj
se ai do te sillej ashtu sic sillen shumica e turisteve te sotem, te
cilet udhetojne me aparate fotografike dhe kthehen me fotografi dhe
suvenire. Babai im do te kishte udhetuar lehtshem, duke mos shkuar
si turist por si pelegrin. Ndoshta kur te ulej ne ane te Detit te
Galileut, ai do te pyeste veten, cfare eshte mesazhi i Krishtit per
mua? Jam shume e sigurte qe me shume zell ai do te kerkonte
kristiane te tjere, si Elias Cakour nga Galileu, i cili ndryshoi
jeten e shume vetave me memorialin e tij me titull " Vellezer
te nje gjaku". Jam shume e sigurte qe babai im metodist dhe
Cakouri katolik grek, do te kishin patur deshire te hanin se bashku,
duke u kenaqur me biseden e tyre si ithtare te Krishtit.
Gjenden
me qindra agjensi cifute te cilat prenotojne turistet cifute per t'i
cuar ne Token e Shenjte por dikush nuk ka nevoje te shkoje atje si
turist. Duke i'u afruar vitit 2000, dikush mund te deshiroje te
shkoje ne token e Krishtit si pelegrin. Ja se si mund te veproni
keshtu:
Vullnetaret
ne Mision (e jurikdicionit te juglindjes "kisha e bashkuar
metodiste): Donie Gehueiler, i cili punon me amerikanet per nje
kuptim me te mire te Lindjes se Mesme, udheheq kete grup. "Isha
nje nga 20 vullnetaret per te shkuar ne Betani dhe per te jetuar
atje midis palestinezeve" thote ajo. " Kam qene gjithashtu
ne nje grup prej 20 vullnetareve kristiane te cilet shkuan ne Beit
Sahour ne vitin 1993. Udhetimet tona zgjasnin per 13 dite. Javen e
pare ne bejme planin e punes, ndersa javen e dyte udhetojme per ne
vendet kristiane. Gjate qendrimit tone ne Beit Sahour, ne fjetem ne
nje hotel te vogel palestinez, por te gjitha vaktet i hengrem me
kristianet vendas, dhe kjo ishte nje nga eksperiencat me te
mrekullueshme te jetes time. U njohem me shume njerez, dhe kjo
kishte shume rendesi per ne."
Muajin
e kaluar, ne Beit Sahour, takova disa nga kristianet te cilet kishin
qene si nje familje per Bonie Gehueiler dhe grupin e saj. "Ne
ishim ishim kaq te gezuar qe ata donin te qendronin per disa kohe
mes nesh. Ata n'a dhane mbeshtetje dhe nje ndihme te madhe" tha
Xhemal Satameh nge Beit SAhour. "Shpresojme te mirepresim sa me
teper grupe te tilla. Mendojme qe nga eksperienca qe patem me grupin
qe erdhi ketu, dhe menyra me te cilen ne ishim ne gjendje te
komunikonim, ne ishim shume me mire se sa shpqeruesit e udhetimeve.
Ne folem rreth kristianizmit dhe te qenit nje kristian ne kete vend.
U shpjeguam atyre rreth jeteve tona duke folur per trashegimine ne
token kristiane dhe duke i prezantuar ata me disa nga problemet tona."
"Ne
do te kishim deshire te shoqeronim pelegrine neper qytete te tjera
palestineze" tha dr. Nasari nga Beit Sahour. " Ne kemi
pamje te mrekullueshme dhe gjera shume interesante. Nje nga keto
vende eshte Hebroni. Ku shkojne turistet ne Hebron? Akoma eshte nje
vend interesant, shume terheqes, eshte nje qytet tregetie. 25 -40% i
prodhimit te pergjithshem te vendit vjen nga Hebroni. Le te marrim
Nablusin per shembull. Eshte nje qytet i mrekullueshem ne te cilin
gjendet Qyteti i Vjeter, nje hamam shume i vjeter turk. Aty gjenden
Samaritanet, keshtu qe turistet mund te shkojne t'i vizitojne, te
bisedojne me ata dhe te shohin se si jetojne dhe mendojne ata.
Njerezit degjojne vetem per Samaritane te mire ne Bibel, por kush
jane ata? Kane mbetur vetem 500 prej tyre ne te gjithe boten. Ne nuk
duam t'ju japim kristianeve qe vijne ketu nje rast per t'u takuar me
politikane per t'u takuar me disa njerez te vertete, ne kemi nevoje
te japim dicka me teper nga ajo qe ata lexojne neper gazeta."
E
ardhmja e maredhenieve cifute-kristiane-muslimane:
Shume
kristiane me treguan qe ata ndienin qe po beheshin shenjester, gje
qe tregonte qe izraelitet kishin nje qellim te caktuar. Nje shtet
"te paster" cifut, i pastruar ne fillim prej kristianeve
dhe pastaj prej muslimaneve. Kristianet, te cilet udhetojne nen
sponsorozimin e izraeliteve, ne pergjithesi mendojne qe izraelitet
nuk kane qellime te keqija. Ata i shohin izraelitet si njerez qe
lexojne Testamentin e Vjeter dhe e lexojne ate ne te njejten menyre
qe ata, kristianet, e lexojne. Por nuk eshte ky problemi, thote
Israel Shahak, nje moralist, shkencetar dhe mendimtar perparimtar.
Behet jetesore per amerikanet kristiane, thote dr, Shahak, qe te
kuptojne qe Judaizmi nuk eshte nje "fe e Bibles."
Me
teper se sa Bibla cifute, ose Testamenti i Vjeter, te cilat jane te
dyja te rendesishme, cifutet ortodokse ndjekin me vendosmeri ate qe
ata kexojne ne Talmud, te cilin Shahak e sheh si racist dhe
militant. Kristianet, vazhdon ai, duhet t'a kuptojne kete, ne menyre
qe te kuptojne Izraelin e sotem. ne librin e tij te ri "Historia
cifute, feja cifute: pesha e 3,000 vjeteve" Shahak shpjegon:
"Nje keqkonceptim rreth Judaizmit i cili eshte zakonisht i
pergjithshem midis kristianeve eshte ideja qe judaizmi eshte feja e
Bibles; qe Testamenti i Vjeter ne judaizem ka te njejtin rol te
rendesishem sic ka Bibla per protestantet ose edhe kristianizmi
katolik. Interpretimi i teksteve te shenjta eshte i rendesishem.
Interpretimi eshte dhene, por nga Talmudi dhe jo nga vete Bibla."
ai jep shembuj se si interpretimi i dhene nga Talmudi shume here
eshte racist.
Ne
shume raste, termave te pergjitshem si "i huaj" ose edhe
"njeri" u jepet nje kuptim shovinist. Verseti i famshem
"juve do te doni shoket tuaj dhe veten tuaj" (Levitikus
19:18) merret prej cifuteve si nje urdher per te dashur vetem ata qe
jane cifute dhe asnje tjeter. Urdheri bujar per te lene kallinjte e
mbetur pas korrjes "per te varferit dhe te huajt"
interpretohet sikur i referohet vetem cifuteve te varfer dhe te
konverturve ne Judaizem. "Ne fakt" perfundon Shahak "sa
me teper nje kristian lexon Biblen, aq me pak di ai per Judaizmin
ortodoks." Ne Talmud, shkruan Shahak, cifutet urdherohen te
djegin, publikisht ne qofte se ka mundesi, te gjitha kopjet e
Testamentit te Ri qe u bie ne dore." Talmudi kritikon
vecanerisht Jezusin dhe deklaron qe denimi i tij ne ferr eshte qe te
zhytet ne jashteqitje qe jane duke vluar."
"Cifutet
mesohen, qe kur te shohin nje kryq, ata duhet te peshtyjne mbi te."
Sa per urrejtjen e cifuteve ortodokse ndaj kryqit, Shahak me
permendi nje shembull personal. Une dhe ai po pinim kafe ne nje nga
lokalet e Jeruzalemit. Une isha larguar per pak kohe nga nje udhetim
i udhehequr nga evangjelisti Paluell. "A e di ai se si mesohen
cifutet te urrejne kryqin?" me pyeti Shahak. "Eshte nje
ligj ketu ne Jeruzalem qe librat shkollore nuk duhet te printojne
shenjen e plusit." Dhe ai vizatoi nje (+) mbi nje pecete.
"Kane vendosur qe i ngjan shume kryqit kristian." Kur une
e pashe me mosbesim ai kerceu ne kembe, shkoi drejt nje librarie aty
afer, dhe u kthye me nje liber matematike. Me te vertete qe shenja e
plusit ishte ndryshuar me nje T te kthyer pembys.
Shahak
paralajmeron qe sa me teper cifut behet Izraeli, aq me i rrezikshem
behet ai, dhe kjo si pasoje e nje zhvillimi te fuqise ushtarake,
vecanerisht ne armet nukleare. Keshtu qe, infromacioni i sakte rreth
"ideologjise cifute" dhe vecanerisht rreth mesimeve te tij
mbi trajtimin barbar dhe te pameshishem mbi jo cifutet, behet jo
vetem i rendesishem por edhe jetesor nga ana politike.
Te
jesh arab... dhe kristian
Komuniteti
i palestinezeve kristiane eshte nje pjese e nje komuniteti te madh:
nga llogaritjet e bera ndodhen 12-14 milione arabe kristiane qe
jetojne ne Lindjen e Mesme. Ndoshta gjysma prej ketyre jane
Kristiane Koptike te cilet jetojne ne Egjypt. Vende te tjera me nje
numer te mire arabesh kristiane perfshijne edhe Sirine, Irakun dhe
Libanin.
Brenda
kufijve te Izraelit ndodhen 114,000 kristiane. Ata perbejne rreth
2,4 % te popullsise dhe 14% te te gjithe arabeve ne Izrael.
Kristianet
e Bregut Perendimor dhe Rripit te Gazes perbejne vetem 2% te
popullsise palestineze ne territoret e pushtuara. Shumica e tyre
jetojne ne zonen Jeruzalem-Betlehem-Beit Sahour. Ne rripin e Gazes
thuhet se jane me pak se 2,000 palestineze kristiane. Nga numri i
ithtareve, pjesen me te madhe e zene greket orthodokse, latinet dhe
greket katolike. Brenda Jeruzalemit, latinet dhe katoliket romake
vijne te paret, ndersa pas tyre jane greket orthodokse.
Te
jesh kristian dhe arab ne te njejeten kohe, do te thote te jetosh me
disa tensione dhe fatkeqesi. Palestinezet kristiane vuajne
"midis besnikerise biblike dhe shkrimeve hebre si nje pjese e
trashegimise se tij kristiane dhe realitetit te Izraelit te sotem me
armiqesine e tij ndaj palestinezeve" shkruan dijetari anglez
Keneth Krag ne librin e tij "Arabet Kristiane". Ai shtron
pyetjen: "Si lidhet "Zoti i Izraelit" me Izraelin e
sotem? Si duhet te sillet nje arab kristian me "bekimin e Zotit
te Izraelit" kur esenca moderne qe erdhi ne hartat tona ne
vitin 1948, i ve dinamitin shtepise se tij? Sipas Bibles " jane
gjithmone palestinezet te cilet jane pagesat e njerezve te Zotit."
Te gjithe ne duhet te ndiejme nje nevoje te domosdoshme per te
njohur arabet kristiane, shkruan Krag, ne menyre qe te mos lejojme
ndjenjen e Tokes se Shenjte te n'a coje ne mendimin e nje muzeu
shpirteror se sa te njerezve qe jane duke jetuar dhe duke vdekur ne
mes te nje perpjekjeje shume te veshtire per mbijetese."
Megjithese
fjala "kristian" ishte pershkrimi i arabeve per 6 shekuj
perpara Islamit, me ardhjen e tij ne shekullin e 7 kristian, Islami
u be partneri kryesor "percaktuesi i ekzistences arabe."
Kaq thelle perfshihet te qenit arab me te qenit musliman, sa qe ka
aspekte te te qenit arab te cilat pothuajse e bejne te nevojshme
barazimin e saj me Islamin" thote dr. Krag. Ithtaret e
Muhamedit i dhane nje gjuhe nje zone shume te gjere,
arabishten, e cila u be per te gjithe arabet, kristiane dhe
muslimane, nje celes i identitetit te tyre.
Ne
periudha stresi me ardhjen e kryqezatave (shekulli 11-14) deri ne
kete shekull, zionistet, te mbeshtetur nga kristianet e Perendimit
kane bere qe tensioni midis arabeve kristiane dhe atyre muslimane te
ashpersohet. Krag ve ne dukje qe Izraeli e rendon barren per arabet
kristiane me ane te mirepritjes se tij lakmuese dhe shpesh here
cinike te nje zionizmi amerikan kristian."
Palestinezet,
me te edukuarit prej arabeve, jane vene re te kene nje shoqeri te
hapur, me nje respekt te madh per lirine e mendimit dhe lirine e
fese. Ne vitet e fundit, palestinezet, kristiane dhe muslimane, jane
bashkuar ne perpjekjen e tyre per t'u liruar nga pushtuesit e tokes
se tyre. Ne shperthime spontane kunder pushtimit, Intifada, si
palestinezet muslimane ashtu edhe ata kristiane luftojne si vellezer.
Megjithate
tensioni po rritet qe nga rrokja e famshme e duarve midis Arafatit
dhe Rabinit ne Shtepine e Bardhe. Cdo optimizem per paqe te con
menjehere drejt nje realiteti: Izraelitet ishin me teper agresive ne
pushtimin e tokave, ne izolomin e komuniteteve palestineze prej
njera-tjetres, ne ngrirjen e mundesive per te punuar. Gaza m'u duk
vendi me tragjik qe kam pare. Aty kryetari i bashkise, Raxhi Sourani,
fitues i cmimit "Robert F Kenedi" per te drejtat humane,
me tha qe izraelitet akoma mbajne si te burgosur politike 6,000
palestineze. "Tortura e Izraelit por keqesohet" cfare
mundesish kane mbetur per palestinezet?
Sa
me teper e mbeshtet Perendimi kristian agresionin zionist, aq me
teper militante behen islamistet. Deri tani ata kane patur vetem
disa arme dhe zemerim. "Duket sikur Sh.B.A. me mbeshtetetjen e
saj te plote ndaj Izraelit deshiron te ndeze levizjen militante te
Hamasit" thote nje palestinez.
Po
ne te ardhme? Pata nje interviste me Hisham Ahmad, nje i ri i verber
palestinez, i cili
ishte rritur ne nje kamp refugjatesh, ndersa me vone fitoi nje grade
shkencore dhe nga intervista te gjata me udheheqesit e Hamasit, ka
shkruar nje liber rreth tij. PLO dhe Hamasi jane duke patur
konflikte. Procesi i paqes dhe pushteti laik i Arafatit nuk do te
japin ndonje permiresim ne jeten e palestinezeve por perkundrazi
kushtet do te keqesohen me teper se me pare. "Koha me siguri
eshte ne krahun e Hamasit."
Te
gjithe ne duhet te ndiejme nje nevoje te domosdoshme per te njohur
arabet kristiane ne menyre qe te mos lejojme ndjenjen e Tokes se
Shenjte te n'a coje ne mendimin e nje muzeu shpirteror se sa te
njerezve qe jetojne dhe vdesin ne mes te nje perpjekjeje per
mbijetese." Keneth Krag
|