A E NJIHNI KËTË
NJERI?
Ju
ndoshta jeni një ateist ose një agnosticist; ose
ndoshta ju i përkisni ndonjë sekti fetar (ose feje të
emëruar) që ekziston sot në botë. Ju ndoshta jeni
një komunist ose një besimtar i demokracisë dhe
lirisë. S’ka rëndësi çfarë jeni ju, dhe s’ka
rëndësi se cilat janë besimet tuaja ideologjike dhe
politike, dhe se çfarë zakonesh personale dhe shoqërore
ju ndodhin.
JU DUHET TA NJIHNI KËTË NJERI !
Me emrin
e Allahut të
Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Enciklopedia
angleze pohon:
"...
një shumë detajesh nga burime të hershme tregojnë
se ai ishte njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili
kish fituar respektin dhe besnikërinë e të tjerëve
që ishin po njerëz të ndershëm dhe të drejtë."
(Vol. 12)
BERNARD
SHO tha për atë: "Ai duhet të quhet Shpëtimtari
i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do të
merrte përsipër drejtimin e botës moderne, ai do
t’ia dilte mbanë në zgjidhjen e problemeve të tij
rrugës që do të sillte paqen dhe lumturinë e
nevojshme (Islami i vërtetë, Singapor, vol. 1,
V.8.1976)
Ai
predikoi një fe, krijoi një shtet, ndërtoi një
komb, shtroi një kod moral, filloi një numër
reformash sociale e politike, vendosi një shoqëri të
fuqishme dhe dinamike, që të praktikonte dhe
paraqiste mësimet e tij dhe në mënyrë të plotë
revolucionarizoi botën e mendimit dhe sjelljes njerëzore
për çdo kohë që vinte.
"EMRI
I TIJ ËSHTË MUHAMMED"
Paqja
e Zotit qoftë me të!
I
lindur në Arabi në vitin 570, nisi misionin e tij të
predikimit të Besimit të Fesë islame (përulje vetëm
ndaj një Zoti) në moshën 40 vjeçare dhe u largua
nga kjo botë kur ishte 63 vjeç.
Gjatë
kësaj periudhe të shkurtër 23 vjeçare të
pejgamberisë, ai ndryshoi Gadishullin Arab nga
paganizmi dhe idhujtaria në adhurimin e një Zoti të
vetëm, nga grindjet dhe luftërat fisnore në
solidarizimin (bashkimin) dhe kohezionin e kombit, nga
dehja dhe shthurja në mendjekthjelltësi dhe mëshirë,
nga paligjshmëria dhe anarkia në një disiplinë të
gjallë, nga falimentimi i plotë në standardet më të
larta të moralit të shkëlqyer. Historia njerëzore
kurrë s’ka njohur më parë një transformim kaq të
plotë të një populli ose të një vendi – dhe
mendoni të gjitha këto mrekulli të pabesueshme (pikërisht
në dy dhjetëvjeçarë).
Lamartini,
historian i njohur, duke folur për mrekullitë thelbësore
të madhështisë njerëzore thotë:
"Në
qoftë se madhështia e qëllimit, thjeshtësia e
mendimeve dhe rezultatet befasuese janë tre kriteret
e gjeniut njerëzor, kush do të mund të guxonte të
krahasonte çdo njeri të madh në historinë njerëzore
me Muhammedin? Njerëzit më të famshëm krijuan vetëm
armët, ligjet dhe perandoritë. Ata themeluan, nëse
asgjë më tepër, jo më shumë se materiale të
fuqishme të cilat shpesh u thërrmuan përpara syve të
tyre. Ky njeri zhvendosi (lëvizi) jo vetëm armët,
legjislacionet perandorake, popujt dhe dinastitë, por
edhe miliona njerëz me 1/3 e atyre në botën a
pabanuar dhe më tepër se kjo ai ndryshoi altarët,
perënditë, fetë, idetë, besimet dhe shpirtrat...
durimi i tij në fitoren, ambicia e tij e cila ishte
plotësisht e devotshme për një ide dhe në njëfarë
mënyre orvatje për një perandori, lutjet e tij të
pafundme, bisedimet e tij mistike me Zotin, vdekja e
tij dhe triumfi i tij pas vdekjes, të gjitha këto vërtetojnë
jo për një mashtrim por për një bindje të fortë,
e cila i dha atij fuqinë për të rivendosur një
besim. Ky besim ishte dypalësh, uniteti i Zotit dhe
jomaterializmi i Zotit; treguesi i mëparshëm tregon
se çfarë është Zoti, treguesi i mëvonshëm se çfarë
Zoti nuk është: përmbysës i perëndive false me
shpatë, vendosës ideje me fjalë.
Filozof,
orator, apostull, ligjvënës, luftëtar, pushtues i
ideve, formulues i dogmave të arsyeshme, i një kulti
pa imazhe, themeluesi i 20 perandorive tokësore dhe i
një perandorie shpirtërore, ky është MUHAMMEDI.
Në
lidhje me të gjitha standardet me të cilat Madhështia
njerëzore mund të matet, më duhet t’ju pyes: A
ka ndonjë njeri më madhështor se ai? (Lamartini,
"Historia e Turqisë", Paris, 1854, vol. II,
faqe 276-277).
Bota
ka pasur pjesën e personaliteteve të mëdha. Por kjo
ishte njëra anë e figurave që shquheshin vetëm në
një ose dy fusha, në mendimin njerëzor ose udhëheqje
ushtarake. Jeta dhe mësimet e këtyre personaliteteve
të mëdha të botës janë fshehur në mjegullajën e
kohës. Ka aq shumë spekulime rreth kohës dhe vendit
të lindjes së tyre, mënyrës dhe stilit të jetës
së tyre, natyrës dhe detajin e mësimeve të tyre
dhe shkallës së madhësisë së suksesit apo dështimit
(rënies) së tyre, saqë është e pamundur për njerëzimin
të rindërtojë në mënyrë të përpiktë jetën
dhe mësimet (veprat) e këtyre njerëzve.
Muhammedi
u përkrye në mjaft fusha të ndryshme të mendimit
njerëzor dhe u paraqit si një zjarr i madh në
historinë njerëzore. Çdo detaj i jetës së tij
private dhe deklaratat publike kanë qenë të
dokumentuara saktësisht dhe të ruajtura me besnikëri
për ditët tona. Autenticiteti i të dhënave kaq të
ruajtura është vërtetuar jo vetëm nga besnikët
vijues por edhe nga kritikat e tij të paramenduara.
Muhammedi
ishte një mësues fetar, një reformator shoqëror,
një udhëheqës moral, një kolos administrativ, një
mik besnik, një shok i mrekullueshëm, një burrë i
devotshëm (bashkëshort), një baba i dashur –
gjithçka ishte ai. Asnjë njeri tjetër në histori
s’e kaloi ose s’u barazua me të në çdo aspekt të
ndryshëm të jetës, pasi ishte vetëm qëndresa e
personalitetit të Muhammedit që arriti kaq përkryerje
të pabesueshme.
Mahatma
Gandi, duke folur për karakterin e Muhammedit, thotë
tek "Young India" (India e Re):
"Do
të dëshiroja të njihja nga më të mirët e atyre që
mbajnë sot pushtet të padiskutueshëm mbi miliona
zemrash të njerëzimit... Unë u binda se nuk ishte
shpata ajo që fitoi një vend për Islamin në këto
ditë intriga të jetës. Ishte thjeshtësia e plotë
e Të Dërguarit, devocioni i fortë i tij për miqtë
e vet dhe ithtarët, guximi i tij, besimi i tij
absolut tek Zoti dhe me misionin e tij. Kjo dhe shpata
mbajtën çdo gjë lart përpara tyre dhe kapërcyen
çdo pengesë.
Kur
unë mbarova vëllimin e 2-të (të jetëshkrimit të
Pejgamberit), më erdhi keq se për mua nuk kishte më
asgjë për të treguar për jetën e madhe.
Tomas
Karlail tek vepra e tij "Heronjtë dhe të
admiruarit", u habit mjaft se "si një njeri
i mbajtur thjesht, mundi të bashkonte me kujdes fiset
dhe beduinët endacakë në një komb mjaft të fuqishëm
e të civilizuar për më se dy dhjetëvjeçarë."
Divën
Çend Sharmë shkruan: "Muhammedi ishte
shpirti i mirësisë dhe ndikimi i tij u ndie dhe kurrë
nuk do të harrohet nga njerëzit përreth tij."
(D.C. Sherma, The prophets of the East", Arlicuto,
1935, fq. 12).
Eduart
Gibën dhe Simon Oklei duke folur për
shfaqjen e Islamit, shkruajnë se: "Unë besoj
tek një Zot dhe Muhammedi, I Dërguari i Tij",
është shfaqja e thjeshtë dhe e pandryshueshme e
Islamit.
Imazhet
intelektuale të Parisit s’kanë qenë degraduar nga
çfarëdo idhull i dukshëm; nderimi i Të Dërguarit
kurrë s’e ka shkelur madhështinë e virtyteve njerëzore;
dhe porositë e tij kanë penguar (kontrolluar) mirënjohjen
e dishepujve të tij brenda kufijve të arsyes dhe fesë."
(Historia e Perandorisë Saraçene, Lander 1870, f.
54).
Muhammedi
nuk ishte aspak më tepër ose më pak se një qenie
njerëzore. Pra, ai ishte një njeri me një mision
fisnik, i cili ishte për bashkimin e njerëzimit në
adhurimin e Një dhe vetëm të një Zoti dhe t’ua mësonte
atyre rrugën e jetës së ndershme e të drejtë
sipas porosive të Zotit. Gjithmonë e paraqiste veten
si "një shërbyes dhe emisar i Zotit" dhe
me të vërtetë, çdo veprim i tij shpallet i faktuar.
Duke
folur për aspektin e barazisë përpara Zotit në
Islam, poetja e famshme indiane, Sarajini Naidu,
thotë: "Është feja e parë që predikoi dhe
praktikoi demokracinë, sepse në xhami kur dëgjohej
thirrja për t’u lutur dhe adhuruesit
grumbulloheshin, demokracia e Islamit mishërohej pesë
herë në ditë, kur fshatarët dhe mbreti gjunjëzoheshin
pranë-pranë dhe proklamonin: "Vetëm Zoti është
më i Madh."
"Kam
qenë e befasuar sa herë e më tepër nga ky bashkim
i padukshëm i Islamit që e bën njeriun
instinktivisht një vëlla." (S. Naidu,
"Idealet e Islamit").
Në
fjalët e profesor Hurgronje: "Lidhja e
kombeve themeluar nga I Dërguari i Islamit, vendosi
parimet e unitetit ndërkombëtar dhe vëllazërimin
njerëzor me themele kaq universale saqë u tregon
dritën (qiriun) kombeve të tjera."
Ai
vazhdon: "Është e vërtetë se asnjë komb në
botë nuk mund të shfaqë një krahasim me atë çfarë
Islami ka bërë përpara realizimit të idesë së
Lidhjes së Kombeve."
Bota
nuk ka hezituar së ngrituri lart hyjnitë, individët
që jeta dhe misioni i të cilëve ka humbur nëpër
legjenda.
Çdo
përpjekje e tij ishte për qëllimin e vetëm të
bashkimit të njerëzimit për adhurimin tek një Zot
i vetëm, vendosur kjo sipas kodit moral. Muhammedi
ose pasuesit e tij, në çdo kohë, kurrë s’kanë
pretenduar se ai ka qenë pasardhësi i Zotit ose mishëruesi
i Zotit ose njeri hyjnor – por përherë ka qenë
dhe është konsideruar edhe sot vetëm si një emisar
i zgjedhur nga Zoti.
Michael
M. Hart në veprën e tij për njerëzit e famshëm
që kontribuan në dobi dhe ngritjen morale të njerëzimit,
shkran: "Zgjedhja ime për Muhammedin si kryesor
i listës së personave më me ndikim në botë, do të
habisë ndoshta disa lexues dhe do të pyetem nga të
tjerë, por ai ishte i vetmi njeri në histori që
ishte në mënyrë madhështore i suksesshëm njëkohësisht
në besimet fetare dhe nivelet shekullore (M.H. Hart,
"100: Lista e personave më me ndikim në histori."
New York, 1978, f. 35).
Sot,
pas një intervali prej 14 shekujsh, jeta dhe mësimet
e Muhammedit kanë mbijetuar pa humbjet më të
vogla, pa ndryshime ose interpohime. Ato afrojnë të
njëjtën shpresë të pavdekshme për trajtimin e
mbarë njerëzimit të sëmurë (që ishte kur ai
ishte gjallë). Kjo nuk është një kërkesë e
pasuesve të Muhammedit, por konkluzioni i
pashkëputur theksuar nga një histori kritike dhe e
paanshme.
Së
fundi, ju do të mund të ndaleni një çast së
menduari për qenien njerëzore dhe t’i thoni
vetvetes:
"A
munden këto pohime të tingëllojnë në mënyrë kaq
të jashtëzakonshme dhe të jenë të vërteta? Dhe
mendoni, nëse ato të jenë të vërteta dhe ju nuk e
njihni MUHAMMEDIN ose nuk keni dëgjuar për atë,
a nuk është koha që ju t’i përgjigjeni kësaj
sfide të tmerrshme dhe të bëni përpjekje për ta
njohur atë?
Nuk
do t’ju kushtojë asgjë, por duhet të provoni që
të jeni në fillim të një epoke të re në jetën
tuaj.
Ne
ju ftojmë që të bëni një njohje ndaj këtij
njeriu të mrekullueshëm, Muhammedit (paqja qoftë
mbi të), ngjashmëria e të cilit kurrë s’ka
ekzistuar dhe nuk do të jetë në periudhat e
zhvillimit të kësaj bote.