BESIMI
NĖ PĖRCAKTIMIN E ALL-LLAHUT XH.SH.
Fshehtėsia
e pėrcaktimit tė All-llahut xh.sh. dhe ndalimi i
polemizimit rreth tij
Kjo qė
thamė gjer mė tani, ėshtė e tėra qė i mjafton
besimtarit tė dijė pėrkitazi me kaderin. Atij i
mjafton ta dijė domethėnien e tij, shkallėt e tij
dhe tė besojė nė tė. Tė besojė se All-llahu
XH.SH. i di tė gjitha, i ka krijuar tė gjitha dhe
se nuk mund tė bėhet diē qė nuk dėshiron Ai. Se
Ai ėshtė i drejtė dhe askujt nuk ia bėnė tė
padrejtėn, se ėshtė i menēur dhe se Atij nuk i pėrket
marrėzia. Kjo tematikė nuk kėrkon nga besimtari
asgjė mė tepėr. Sepse, All-llahu XH.SH. na ka
shpjeguar atė qė e ka ditur se ėshtė e
mjaftueshme pėr ne, e askujt nuk i ėshtė lejuar tė
gjurmojė atė qė All-llahu XH.SH. ka fshehur prej
nesh, ngase atėherė do tė pėrēaheshim dhe kėshtu
do tė shkatėrroheshim. Arsyeja jonė ėshtė e
kufizuar. All-llahu XH.SH. e ka krijuar atė nė mėnyrė
qė tė udhėheqim me kėtė botė, e jo qė ta
zbulojmė fshehtėsinė (gajbin), tė cilėn nuk e
di askush tjetėr pėrveē All-llahut XH.SH..
Njėra
prej kėtyre (gajb) temave ėshtė edhe raporti i
krijimit tė veprave njerėzore nga ana e All-llahut
XH.SH. dhe tė vullnetit njerėzor, dhe realizimin e
tyre nga ana e njerėzve. Kjo nuk ėshtė e vetmja
temė e gajbit, esencėn e sė cilės arsyeja e
njeriut nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė. Ne mund
tė perceptojmė, bie fjala, vetėm shenjat e cilėsive
tė All-llahut XH.SH., e nuk jemi nė gjendje tė
perceptojmė esencėn e tyre, siē ėshtė rasti me
qenien e All-llahut XH.SH., tė cilėn arsyeja njerėzore
nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė.229
Pėr
kėtė arsye, Resulull-llahu e ka ndaluar
polemizimin rreth kaderit dhe shqyrtimin mė tė
thellė mbi tė.
Imam
Ahmedi shėnon, me senedin e vet, nga Amėr b.
Shuajbi, i cili transmeton nga babai i tij, e ky
nga gjyshi i tij, i cili thotė: "Njė ditė,
Resulull-llahu e kishte dalur dhe i kishte hasur
njerėzit duke diskutuar rreth kaderit, e atij
sikurse ti kishte shpėrthyer nari nė fytyrė,
aq tepėr u skuq nga hidhėrimi, e pastaj u tha:
"Ēėshtė kjo me ju? A mos vallė, do tė
lejoni qė njė pjesė tė Librit ta mujoni me pjesėn
tjetėr? Pėr kėtė shkak janė shkatėrruar ata qė
kanė qenė para jush." 230
Njė
njeri erdhi tek Aliu r. a. dhe e pyeti mbi kaderin,
e Aliu r. a. u pėrgjigj: "Rrugė e errėt,
andaj mos u nis asaj." Ai e pėrsėriti pyetjen,
e Aliu r. a. u pėrgjigj: "Det i thellė, andaj
mos hy nė tė." Ai pėrsėri pyeti, e Aliu r.
a. tha: "Fshetėsi e All-llahut XH.SH., andaj
mos u mundo ta perceptosh atė."231
Sa
tė bukura janė fjalėt e Tahaviut, i cili thotė:
"Kaderi nė esencėn e vet, ėshtė fshehtėsi
e All-llahut XH.SH. nė vetė krijesat e Tij, tė
cilėn askush nuk ėshtė nė gjendje ta perceptojė,
as engjėlli mė i zgjedhur, e as cilido nga
Pejgamberėt e All-llahut XH.SH.. Debatimi dhe
shqyrtimi rreth tij ėshtė shkak i shkatėrrimit,
ėshtė punė e ndaluar dhe tejkalim i kufijve.
Prandaj ruajuni mirė nga ēdo diskutim, meditim dhe
pyetje rreth tij, ngase All-llahu XH.SH. e ka
fshehur diturinė e kaderit nga krijesat e Veta dhe
e ka ndaluar hulumtimin e tij. All-llahu XH.SH. thotė:
"Nuk
do tė pyetet (Ai), pėr atė qė punon, e ata do tė
jenė tė pyetur." (El-Enbija: 23)
Prandaj,
ai qė pyet: pėrse All-llahu XH.SH. ka bėrė diē,
ai i ka shkelur fjalėt e All-llahut XH.SH., e kush
e bėn kėtė, ėshtė bėrė jobesimtar.
Ja
kjo ėshtė shkurtimisht e tėrė ajo qė i
nevojitet robit tė sinqertė tė All-llahut XH.SH.,
zemra e tė cilit ėshtė e ndriēuar me nur. Kjo ėshtė
grada e shumė tė njohurve, ngase ekzistojnė dy
lloj ilmesh (diturish): dituria qė ekziston mes
njerėzve dhe dituria qė nuk ekziston mes tyre.
Mohimi i diturisė qė ekziston ėshtė kufėr. Ndėrsa
konfirmimi se njihet dituria qė nuk ekziston ėshtė
po ashtu kufėr. Dhe, imani nuk do tė jetė i
pranuar prej askujt, pėrderisa nuk pranohet dituria
ekzistuese dhe pėrderisa nuk flaket hulumtimi pėr
diē qė nuk ekziston."232
Ndikimi
i besimit nė kaderin nė jetėn e myslimanit
Feja
Islame bazohet nė dorėzimin e plotė urtėsisė sė
All-llahut XH.SH. dhe vullnetit tė Tij dhe nė
pranimin e urdhrave dhe ndalesave tė Tij, pa
hulumtimin e hollėsishėm tė menēurisė sė All-llahut
XH.SH. nė tėrė kėtė, siē kanė qenė ashabėt
e Resulull-llahut e, ngase Islami nuk mund tė pėrforcohen
me asgjė tjetėr, pėrveēse me devotshmėri. E,
shenja e parė e pranimit tė diēkaje, ėshtė tė
besuarit nė tė, e pastaj tė kalimit sa mė tė
shpejt nė zbatimin e saj.233
Tė
kėtillė kanė qenė ashabėt e Resulull-llahut
e. Kanė pasur edukim tė shkallės jashtėzakonisht
tė lartė ndaj Zotit tė tyre dhe ndaj Pejgamberit
tė Tij. Ibni Abbasi r. a. thotė pėr ta: "Kurrė
nuk kam parė njerėz mė tė mirė se ashabėt e
Resulull-llahut e. Ata ia kanė bėrė vetėm trembėdhjetė
pyetje gjatė jetės sė tij."234
Pėrkitazi
me kaderin janė nė pajtim tė gjithė ashabėt,
tabiinėt dhe tė gjithė pasuesit e
ehli-Sunnetit dhe tė Hadithit. Janė nė pajtim me
atė se, ēdo gjė qė do tė ndodhė gjer nė Ditėn
e Kiametit, ėshtė e shkruar nė Lehvi Mahvudh.
Transmetohet
se Ibni Dejlemi, ka thėnė: "Vajta tek Ubeje
b. Kabi, e i thashė: "Unė po ndiej nė
vete diē tė pakėndshme pėrkitazi me kaderin,
andaj tė lutem mė thuaj diēka pėr tė. Shpresoj
se All-llahu XH.SH. do tė bėjė qė kjo ndjenjė
ta braktisė zemrėn time." Ai mė tha: "Sikur
tė donte All-llahu XH.SH. qė ti ndėshkonte tė
gjithė banorėt e Tokės dhe tė qiejve, Ai kėtė
do ta bėnte dhe askujt nuk do ti shkaktonte
padrejtėsi, e nėse i mėshiron ata, mėshira e Tij
do tė jetė pėr ta mė e mirė se veprat e tyre.
Sikur tė japėsh pėr sadaka ari sa ėshtė kodra e
Uhudit, All-llahu XH.SH. nuk do ta pranonte kėtė,
pėrderisa nuk beson nė kaderin dhe pėrderisa nuk
e kupton se ajo qė tė ka ndodhur ty, assesi nuk ka
mundur tė tė shmanget. E, nėse vdes me ēfarėdo
bindje tjetėr pėrkitazi me kėtė ēėshtje, do tė
hysh nė Xhehennem." Ibni Dejlemi thotė:
"Pastaj vajta tek Ibni Mesudi, e ai ma tha tė
njėjtėn gjė. Pastaj vajta tek Zejd b. Thabiti, e
ai ma tregoi hadithin e Resulull-llahut e nė kėtė
kuptim."235
Transmetohet
nga Ubade b. Samiti r. a. se para se tė vdes, i ka
thėnė tė birit tė vet: "O biri im! Ti nuk
do ta shijosh ėmbėlsinė e imanit tė vėrtetė, pėrderisa
nuk e di se nuk ka mundur tė tė shmanget ajo qė tė
ka ndodhė, e as qė mund tė tė ndodhė diē qė tė
ėshtė shmangur. Unė e kam dėgjuar
Resulull-llahun e duke thėnė: "Gjėja e parė
qė ka krijuar All-llahu XH.SH.. ka qenė penda, tė
cilės i ka thėnė: "Shkruaj!" Penda ka
thėnė: "O Zoti im, ēka tė shkruaj?"
"Shkruaj tėrė atė qė do tė ndodhė gjer nė
Ditėn e Kiametit", ėshtė pėrgjigjur All-llahu."
O biri im, e kam dėgjuar Resulull-llahun e. duke thėnė:
"Ai qė vdes, e nė kėtė nuk ka besuar, ai me
mua nuk ka asgjė." 236
Kjo
bindshmėri ka pasur ndikim tė madh nė ashabėt
e Resulull-llahut e. Ata janė shpėrndarė nėpėr
vise tė ndryshme tė Tokės, duke bartur me vete
besimin nė kader, ashtu siē i ka mėsuar
Resulull-llahu e, i cili me njė rast i pat thėnė
Ibni Abbasit r. a.: "O djalosh! Ke kujdes pėr
All-llahun e edhe Ai do tė kujdeset pėr ty.
Kujdesu pėr All-llahun, e do ta gjeshė para vetes.
Nėse don ta pyesish dikė, pyete All-llahun, e nėse
prej dikujt duhet tė kėrkosh ndihmė, kėrko prej
All-llahut. Dhe dije mirė se sikur e tėrė bota do
tė mblidhej pėr tė tė ndihmuar, nuk do te mund tė
tė ndihmonte, pėrpos me atė qė All-llahu XH.SH.
tanimė ta ka caktuar. E sikur tė mblidheshin pėr
tė tė dėmtuar, nuk do tė mund tė tė dėmtonin
me asgjė tjetėr, pėrpos me atė qė ta ka caktuar
All-llahu. Pendat kanė mbaruar sė shkruari, dhe
ngjyra tanimė ėshtė tharė."237
Kjo
bindshmėri i ka mbushur zemrat e tyre me qetėsi
dhe stabilitet, dhe i ka edukuar nė krenari.
Prandaj, nervat e tyre kanė qenė tė matur gjersa
vizitonin vende tė ndryshme tė botės duke ia
interpretuar kėtė fe tėrė njerėzimit. Ata i kanė
konsideruar tė parėndėsishme dhe tė pavlefshme tė
gjitha fuqitė botėrore para emrit tė vet nė pėrcaktimin
e All-llahut XH.SH.. Selman El-Farisi ėshtė pyetur:
"Ēka thonė njerėzit kur bėhen besimtarė pėr
pėrcaktimin e tė mirės dhe tė keqės nga ana e
All-llahut XH.SH.?" Ai ėshtė pėrgjigjur:
"Kur tė besosh nė kader, bėhesh i vetėdijshėm
se nuk ka mundur tė tė ndodhė ajo qė tė ėshtė
shmangur, e as tė shmanget ajo qė tė ka ndodh."238
Kėto nuk kanė qenė fjalėt vetėm tė Selmanit,
por fjalėt e tė gjithė ashabėve te
Resulull-llahut e.
Ēfarė
fatbardhėsie i sjellė njeriut kjo bindshmėri dhe
ēfarė heroizmi pėrmbajnė nė vete zemrat, tė
cilat kanė besuar se ēdo gjė gjendet nė duart e
All-llahut XH.SH., e njerėzit nuk posedojnė asgjė.
Tė gjitha fuqitė e kėsaj bote nuk janė nė
gjendje ta ndalin njė njeri i cili nė vete mbanė
kėtė bindshmėri dhe kėtė iman. Shikuar vetėm nė
kėtė mėnyrė mund tė arrijmė gjer tek sqarimi i
vėrtetė pėr veprat kolosale qė i ka bėrė imani
pėrmes atij grupi tė vogėl njerėzish, qė janė
nisur pėr ta interpretuar kėtė fe nė botė. Kėto
janė vepra tė cilat i gjasojnė mrekullirave, por
megjithatė tė vėrteta. Tė gjitha kėto vepra
kolosale, tė cilat i ka realizuar Resulull-llahu e
me ashabėt e tij fisnik, janė fryt i imanit tė
tyre nė All-llahun XH.SH., nė botėn e ardhshme
dhe nė pėrcaktimin e Tij.
Vetėm
njeriu i cili ėshtė i lumtur duke i besuar kaderit,
i cili e di se nuk ka mundur ti shmanget ajo qė
i ndodh, dhe e di se edhe sikur e tėrė bota tė
bashkohet nuk do tė mund tė bėnte asgjė pėrpos
asaj qė All-llahu XH.SH. ka caktuar, dhe kush e di
se asnjė njeri nuk do tė vdes pėrderisa tėrėsisht
nuk e harxhon nafakėn e vet dhe ditėt e jetės sė
vet, me tė vėrtetė, vetėm njeriu i tillė
lirohet tėrėsisht nga robėria ndaj njerėzve dhe
kalon nė robėrimin ndaj Zotit tė njerėzve. Sepse,
si mund ti pėrulet balli i tij ēfarėdo fuqie
qoftė nė sipėrfaqe tė Tokės, duke e ditur se ēdo
gjė gjendet nė duart e Krijuesit tė qiejve dhe tė
Tokės dhe i ēdo gjėje qė gjendet nė to dhe mes
tyre? Dhe si mund ti nėnshtrohet robit nga
pluhuri? Ibni Rexhebi - rahimehullahi teala -
thotė: "Ai i cili ėshtė dėshmuar (ėshtė
bindur) se ēdo krijesė nė Tokė ėshtė pluhur (dhé),
ai e di se edhe vetė ėshtė pluhur. Atėherė, si
mundet qė, nė pėrulshmėrinė e tij, ti japė
pėrparėsi atij i cili ėshtė nga pluhuri kundrejt
Sunduesit tė tė gjithė sunduesve? Ose, si mund ta
bėjė tė kėnaqur dikė tjetėr nė llogari tė
hidhėrimit tė Sunduesit tė Gjithmbarshėm? Me tė
vėrtetė, kjo ėshtė gjė tejet e ēuditshme!"239
Kjo
bindshmėri ērrėnjosė ēdo simptom paburrėrie (frike)
nga zemra nė tė cilėn gjendet kjo dhe pronarin e
saj e inkurajon pėr xhihad kundėr jobesimtarėve
dhe zullumqarėve, pa marrė parasysh mjetet dhe
metodat e tyre, ēfarėdo qė tė jenė ato. E, pėrse
tė lodhet duke menduar pėr ta, duke qenė se
Krijuesi dhe Furnizuesi i tij i ka garantuar se do
ta harxhojė ēdo atom tė nafakės sė vet para se
ti vjen ēasti? E, pėrse tė frikėsohet kur ėshtė
i vetėdijshėm se me siguri do ti ndodhė ajo qė
i ėshtė caktuar, ndėrsa ajo qė nuk i ėshtė
caktuar kurrė nuk do ti ndodhė. Sa bukur e ka
thėnė kėtė shkrimtari, me kėto fjalė:
Prej
cilės ditė tė vdekjes sime tė iki?
Nga
dita qė mėshtė caktuar, apo nga dita qė nuk
mėshtė caktuar?
Ditės
qė nuk mėshtė caktuar nuk i frikėsohem,
E
pėrcaktimit nuk mund ti ikėn as njeriu mė i
kujdesshėm.
Njeriu
i cili beson nė kaderin e All-llahut XH.SH., gėzon
edhe njė dhunti, tė cilės nuk i janė tė
barabarta tė gjitha dhuntitė e tjera tė kėsaj
bote, e kjo ėshtė lumturia nė tė gjitha situatat.
E kjo, ngase njeriu i tillė e di se pėrcaktimet e
All-llahut XH.SH. zhvillosen sipas urdhrit tė Tij,
tė vullnetit dhe rregullit tė Tij, dhe se ngjarjet
ndodhin si fryt i urtėsisė dhe i dėshirės sė
Tij, e, Ai e di e njerėzit nuk e dinė. All-llahu
XH.SH. thotė:
"Mund
ta urreni njė gjė, por ajo ėshtė e mirė pėr ju;
e mund ta doni njė gjė, por ajo ėshtė e dėmshme
pėr ju - All-llahu e di e ju nuk e dini" (El-Bekare:
216)
Pra,
shpirti i muminit e di se Ai i Cili e ka caktuar
tė mirėn dhe tė keqen, ėshtė i urtė dhe i mėshirshėm,
prandaj nuk do tė krenohet nė mirėqenie as qė do
ta humbas shpresėn nė vėshtirėsi. Ai i ėshtė
mirėnjohės All-llahut XH.SH. nė tė mirė dhe i
durueshėm nė vėshtirėsi, prandaj ēdo gjė qė i
ndodh, ėshtė e mirė pėr tė. Siē na shpjegon
Resulull-llahu e: "Sa i ēuditshėm ėshtė
shembulli i besimtarit! Ēdo situatė nė tė cilėn
gjendet ėshtė hajr pėr tė, e ky nuk ėshtė
rasti me askė tjetėr pos me besimtarin: Nėse i
ndodh ndonjė gėzim, ai falėnderohet pėr tė,
andaj shpėrblehet pėr kėtė, e nėse ndodhet nė
ndonjė vėshtirėsi, ai ėshtė i durueshėm, e
edhe pėr kėtė shpėrblehet." 240
Besimtari
e kundron vėshtirėsinė dhe e di se ajo ka ardhur
sipas pėrcaktimit tė All-llahut XH.SH., andaj qetėsohet
dhe me kėnaqėsi e pranon atė dhe nga kjo bėhet
edhe mė i njerėzishėm, e as qė i bie ndėr mend
qė ti ankohet Zotit dhe Krijuesit tė vet.
Shikon nė pasojat e vėshtirėsisė dhe e di se do
tė jetė i shpėrblyer pėr kėtė, andaj kėnaqet
me tė dhe duron. Tek Buhariu dhe Muslimi qėndron
se, Resulull-llahu e, ka thėnė: "Nė
sprovimin mė tė madh me mynxyra janė Pejgamberėt,
e pastaj atė tė cilėt i pasojnė sipas kualitetit
tė tyre. Njeriu sprovohet nė pajtueshmėri me
imanin e tij. Nėse e ka imanin e fortė, do tė jetė
i sprovuar varėsisht nga fortėsia e imanit tė tij,
e nėse ka iman tė dobėt, sprovimet do ti ketė
mė tė lehta. Nė kėtė mėnyrė sprovimet do
tu vijnė njeriut pandėrprerė derisa nuk
pastrohet plotėsisht, e tė ecėn nėpėr tokė pa
kurrfarė mėkatesh nė vete." 241
Ibni
Kajjimi e ka thėnė kėtė nė mėnyrė shumė tė
mirė:
Nėse
tė ndodhė ndonjė vėshtirėsi, bėhu i durueshėm
ndaj saj,
Me
durim tė Bujarit, sepse Ai ndaj teje ėshtė edhe mė
bujar.
E
nėse i ankohesh tė birit tė Ademit, i je ankuar,
Kundėr
Mėshiruesit, atij i cili nuk ka mėshirė.
Alkame
r.a. i komenton fjalėt e All-llahut XH.SH.: "Nuk
ngjanė kurrfarė fatkeqėsie pa lejen e All-llahut,
e ai qė i beson All-llahut, ia udhėzon (nė rrugė
tė drejtė) zemrėn e tij. All-llahu di mirė ēdo
gjė." (El-Tegabun: 11), e thotė: "Ky ėshtė
njeriu i cili, kur ti ndodh ndonjė fatkeqėsi, e
di se ajo ėshtė nga All-llahu XH.SH., andaj ėshtė
i kėnaqur me tė dhe i dorėzohet dėshirės sė
All-llahut XH.SH.."242 Ndėrsa Ibni Abbasi thotė:
"All-llahu XH.SH. do tia udhėzojė zemrėn
atij nė jekin (perceptim i fuqishėm), andaj do tė
kuptojė se nuk ka mundur ti shmanget ajo qė i
ka ndodh, e qė nuk ka mundur ti ndodh ajo qė i
ėshtė shmangur."243
Nėn
hijen e kėtij konceptimi janė ngritur ashabėt
r. a., janė lartėsuar shpirtrat e tyre dhe ėshtė
forcuar ndėrgjegjja e tyre, gjer nė ato pėrmasa,
saqė tek ata ėshtė barazuar fatkeqėsia me gėzimin
dhe se falėnderimi (shukri) e durimi (sabri) janė
bėrė tė njėjtė, siē ka thėnė Umeri r. a.:
"Sikur sabri dhe shukri tė ishin dy deve, unė
assesi nuk do tė mėrzitesha se nė tė cilėn do tė
hipja." E, Ebu Muhammed El-Hariri, ka thėnė:
"Sabri ėshtė, qė tė mos bėsh dallim mes
shpėrblimit dhe sprovimit, me qetėsi tė tėrėsishme
nė tė dy rastet."
Imam
Ahmedin e kanė pyetur se a mundet njeriu me njėqind
dinarė tė bėhet zahid? E ėshtė pėrgjigjur:
"Mundet, por me kusht qė tė mos gėzohet nėse
i shtohen dhe qė tė mos hidhėrohet nėse i pakėsohen."
E njėri prej selefėve ka thėnė: "Zahid ėshtė
ai falėnderimin (shukrin) e tė cilit nuk mund
tia kalojė mirėqenia, e as mynxyrat durimin e
tij."244
Umer
b. El-Hattabi r. a. i ka shkruar letėr Ebu Musa
El-Eshariut, ku qėndron: "Dije se e tėrė
e mira ėshtė nė kėnaqėsi, e nėse je nė
gjendje bėhu i kėnaqur, e nėse nuk je, atėherė
bėhu i durueshėm."245 E, Ibni Atai, thotė:
"Kėnaqėsia ėshtė qetėsia e zemrės sipas
asaj qė All-llahu XH.SH. qė moti i ka zgjedhur
robit tė Vet dhe bindshmėria se Ai ka zgjedhur pėr
tė mė tė mirėn."246
Sabri
ėshtė vaxhib sipas mendimit tė ulemasė islame. E
mė shumė se kjo ėshtė kėnaqėsia me pėrcaktimin
e All-llahut XH.SH.. Pėr kėnaqėsinė disa nga
ulemaja thonė se ėshtė vaxhib, e disa tė tjerė
se ėshtė mustehabb, e tė gjithė janė tė njė
mendimi se nuk ėshtė nėn mustehabb.247 Ndėrsa
themeli i kėnaqėsisė ėshtė besimi nė pėrcaktimin
e All-llahut XH.SH. dhe vetėdija mbi mėshirėn e
All-llahut XH.SH. ndaj njerėzve, siē kemi thėnė
edhe mė parė. Abdul Vahid bin Zejdi thotė:
"Kėnaqėsia (ridaluk) ėshtė porta mė e
madhe e All-llahut XH.SH. - Xhennet i dynjallėkut
dhe pushim. Pronarėt e shkallėve tė kėnaqėsisė
pėrherė shikojnė shpėrblimin e Atij qė i
sprovon ata dhe e dinė se Ai ua ka zgjedhur kėtė,
dhe janė tė sigurt se ėshtė e pamundur qė Ai tė
gjykojė padrejtėsisht. Ngandonjėherė, tė
kapluar nga kėnaqėsia me kaderin, as qė e ndiejnė
dhembjen e sprovimit tė caktuar. Ngandonjėherė, i
kaplon madhėshtia dhe lartėsia e Atij qė i
sprovon ata dhe tėrėsisht zhyten nė ato ndjenja,
kėshtu qė assesi nuk ndiejnė dhembje. Pėrkundrazi,
ndoshta edhe ndiejnė ėmbėlsi nė tėrė kėtė, pėr
shkak tė vetėdijes sė tyre se ajo u ka ardhur nga
Ai i Cili i do ata."248
Dije
se kėnaqėsia dhe durimi, qė janė rezultat i
imanit nė kader, kanė tė bėjnė me kėnaqėsinė
ndaj mynxyrave dhe fatkeqėsive qė i ndodhin njerėzve,
dhe durimi nė kryerjen e urdhrave tė All-llahut
XH.SH., pastaj shmangia nga mėkatet dhe gjėrave tė
tjera tė qortuara.249 Kėtu nuk mendohet nė kėnaqėsinė
nė kufėr dhe nė mėkate, as nė kthimin nga
urdhrat e All-llahut XH.SH., e as nė sabėr nė
poshtėrim dhe kob. Sepse, All-llahu XH.SH. nuk ėshtė
i kėnaqur me kufrin, me mėkatimin dhe me poshtėrimin
e robėrve tė Vet. Prandaj, kėnaqėsia jote le tė
jetė nė harmoni me kėnaqėsinė e Zotit tėnd,
durimi yt nė kryerjen e urdhrave tė All-llahut
XH.SH. dhe sakrifikimi nė rrugėn e Tij.
Kėnaqėsia
me pėrcaktimin e All-llahut XH.SH., durimi gjatė
sprovimeve dhe bindshmėria nė drejtėsinė e pėrcaktimit
tė All-llahut XH.SH., janė themelet mė tė rėndėsishme
nė tė cilat bazohet lumturia njerėzore. Dhe kėto
janė motive mė tė fuqishme pėr lėvizjen e tėrė
fuqisė njerėzore kah puna nė kėtė planet nė
harmoni me dispozitat e All-llahut XH.SH.. Nė kėtė
rast nuk ekziston kthimi mbrapa, nuk ekziston tė
ngecurit pėr shkak tė pikėllimit dhe tė
pendimit, e as: "sikur tė ishte kėshtu e kėshtu
do tė bėhej kėshtu e kėshtu", por:
"All-llahu XH.SH. ka pėrcaktuar dhe ka bėrė
ēka ka dashur Vet".
Nė
kėtė bindshmėri prehet qetėsia e zemrės dhe
rehatia e trupit, e shpirtit dhe e nervave, zhdukja
e brengave etj. Prandaj, nuk ekziston thyerje
psikike, tendosje nervash dhe shizofreni abnormale,
por kėnaqėsia, qetėsia, lumturia, pushimi, ėmbėlsia
e bindshmėrisė sė fuqishme, shkarkimi i ndėrgjegjės,
zemėrgjerėsia dhe siguria totale nė mėshirėn
dhe nė drejtėsinė e All-llahut XH.SH., nė
diturinė dhe nė urtėsinė e Tij tė
gjithmbarshme, sepse, Ai ėshtė mbrojtės, strehim
dhe vetėm prej Tij kėrkohet ndihmė nga dyshimet
dhe nga mendimet e kėqija.
Besimi
nė kaderin prodhon rezultate kolosale nė jetėn
njerėzore nė kėtė botė.
Ato
shoqėri, tė cilat e kanė lėnė pas dore kėtė
bindshmėri dhe tė cilat nuk kanė iman nė
All-llahun XH.SH. dhe nė udhėheqjen e Tij me ēdo
gjė lidhur me jetėn dhe me qeniet e gjalla, ato nė
Ahiret do tė jenė nė zjarr tė pėrhershėm dhe nė
vuajtje tė rėnda, e nė kėtė botė do tė jenė
me fat tė humbur, me nerva tė shkatėrruara, me
jetė plotė brenga dhe gjithnjė tė tendosur, siē
e shpjegon kėtė All-llahu XH.SH. nė ajetin
vijues:
"...
e kush e pason udhėzimin Tim, nuk do tė humb (nė
kėtė botė) as qė do tė jetė fatkeq (nė botėn
tjetėr). E, ai qė shmanget nga Libri Im, ai do tė
ketė jetė tė vėshtirė dhe, Ne nė Ditėn e
Kiametit do ta ringjallim tė verbėr atė."
(Tas Ha: 123-124)
Besimi
nė kaderin nuk bie nė kundėrshtim me
punėn
e bazuar nė shkaqet dhe pasojat
Nuk
guxojmė tė harrojmė se jemi tė urdhėruar qė tė
punojmė nė pajtueshmėri me ligjshmėritė e
shkaqeve dhe pasojave, tė cilat All-llahu XH.SH. i
ka caktuar nė botė, sė bashku me tevakkulin (mbėshtetjen)
nė All-llahun XH.SH. dhe me iman se ēdo gjė ėshtė
nė duart e Tij, pastaj me bindshmėri se shkaqet
nuk japin pasoja, pėrpos me lejen e All-llahut
XH.SH.. Ai i Cili i ka krijuar shkaqet, i ka krijuar
edhe pasojat dhe rezultatet. Prandaj, ai i cili dėshiron
pasardhės tė edukuar, ėshtė i obliguar qė tė
punojė sipas kėtij plani dhe ti zbatojė
shkaqet qė do tė sjellin gjer aty. Duhet tė
martohesh, e kjo martesė mund tė sjellė pasardhės,
por mund edhe tė mos sjellė, nė pajtueshmėri me
vullnetin e tė Gjithfuqishmit e tė Urtit dhe me dėshirėn
e Mėshirėplotit e tė Gjithdijshmit:
"I
All-llahut ėshtė pushteti mbi qiej dhe mbi Tokė.
Ai krijon ēka tė dojė! Ai, i dhuron kujt tė dojė
vajza, e kujt tė dojė i dhuron djem, ose u dhuron
dy gjinitė: djem e vajza, e kė tė dojė e bėnė
steril, Ai, nė tė vėrtetė, ėshtė i Gjithdijshėm
dhe i Pushtetshėm." (Esh-Shura: 49-50)
Prandaj,
myslimani e ka tė ndaluar tė mos e pėrfillė
procedimin nė pajtueshmėri me ligjshmėritė mbi
shkaqet dhe pasojat. Kėshtu, sikur njeriu ta linte
pas dore punėn pėr pėrfitimin e nafakės, do tė
ishte mėkatar, edhe pse nafaka ėshtė nė dorėn e
All-llahut XH.SH.. Resulull-llahu e shpjegon se
shkaqet e lejuara gjithashtu janė nga kaderi, e kur
i ėshtė thėnė: "Ēka thua pėr kėndimin e
Kuranit pėr shkak tė ilaēit dhe shėrimit me
mjekim, a e ndėrrojnė kėta pėrcaktimin e
All-llahut XH.SH.?" Ai ėshtė pėrgjigjur:
"Ata janė pjesė tė kaderit tė All-llahut
XH.SH." 250 Prandaj, tė mirren parasysh vetėm
shkaqet dhe tė konsideruarit se ato ndikojnė nė
pasojat, ėshtė shirk nė teuhid, ndėrsa mospėrfillja
e shkaqeve dhe mohimi se ato janė shkaqe, kjo ėshtė
mangėsi nė mendje. Kurse, devijimi nga shkaqet, tė
cilat na janė tė urdhėruara me Sheriat, ėshtė pėrdhosje
e Sheriatit.251
Prandaj,
All-llahu XH.SH. e ka urdhėruar shėrimin: Autorėt
e koleksioneve tė hadithit (sunenit) transmetojnė
nga Usame bin Sheriku se ka thėnė: "Vajta tek
Resulull-llahu e, e me tė ishin ashabėt, tė
cilėt dėgjonin aq me kujdes, sikur tė kishin
shpesė nė koka (e druajnė qė me lėvizje do
ti trembnin). Dhashė selam dhe u ula. Erdhėn
beduinėt nga krahinat e ndryshme, e pyetėn:
"O i Dėrguari i All-llahut, a duhet tė
mjekohemi?" Ai u pėrgjigj: "Mjekohuni,
sepse All-llahu XH.SH. nuk e ka dhėnė asnjė sėmundje,
e qė pėr te tė mos ketė dhėnė edhe ilaēin, pėrpos
njė sėmundjeje - pleqėrisė." 252 Tek
Buhariu dhe Muslimi qėndron se, Ebu Hurejre r. a.,
ka thėnė: "Resulull-llahu e ka thėnė:
"All-llahu XH.SH. nuk ka dhėnė kurrnjė sėmundje,
e qė pėr tė tė mos ketė dhėnė ilaē."
253 Duke u bazuar nė kėtė hadith, fakihėt (njohėsit
e fikhut) islam konsiderojnė se mjekimi ėshtė i dėshirueshėm
(i preferuar), e disa konsiderojnė se ėshtė
vaxhib. Komentuesi i Akidesė sė Tahaviut, thotė:
"Disa njerėz mendojnė se mbėshtetja nė
All-llahun XH.SH. bie nė kundėrshtim me pėrfitimin
e nafakės dhe me hulumtimin e shkaqeve, dhe se: nėse
gjėrat janė caktuar qė mė parė, atėherė nuk
ėshtė nevoja tė ketė shkaqe. Kjo gjithsesi ėshtė
gabim, sepse puna ėshtė farz (detyrim), mustehabb
(e rekomanduar), mubah (e lejuar) ose mekruh (e papėlqyer)
dhe haram (e ndaluar). E, Resulull-llahu e,
mutevekkili mė i madh, e ka vėnė helmetėn gjatė
luftės dhe ka vajtur nė treg pėr tė fituar diē."254
Nė
kėtė mėnyrė edhe ashabėt e kanė kuptuar
raportin ndėrmjet kaderit dhe punės, dhe se kjo e
dyta hynė nė besimin nė kader, e lė mė ti
kundėrvihet atij, por kjo rezulton nga besimi nė
kader. Buhariu transmeton nga Umeri r. a. se, gjatė
hyrjes nė Sham, e kanė pritur paritė e krahinave
dhe e kanė informuar se atje ėshtė paraqitur
murtaja. Atėherė ai u konsultua me muhaxhirėt dhe
ensarėt, e pastaj me muhaxhirėt para ēlirimit tė
Mekės dhe me disa kurejshitė, dhe muhaxhirėt u
pajtuan qė tė kthehen, nė mėnyrė qė tė
largohen nga murtaja, dhe Umeri kėshtu edhe urdhėroi.
Atėherė i tha Ebu Ubejde: "A mos vallė duhet
tė ikim nga pėrcaktimi i All-llahut XH.SH.?"
Umeri u pėrgjigj: "Eh..., sikur ta thoshte kėtė
dikush tjetėr, o Ebu Ubejd! Tė ikim nga pėrcaktimi
i All-llahut nė pėrcaktimin e All-llahut. Ēka
mendon, sikur ta kishe njė grigjė devesh, e cila
ka arritur nė njė luginė e cila i ka dy anė: njėrėn
tė plleshme ndėrsa tjetrėn tė shkretė, e sikur
ta kullotshe nė anėn e plleshme a do ta bėshe kėtė
sipas kaderit, apo sikur ta kullotshe nė anė e
shkretė a do tė punoshe edhe tani sipas
kaderit?"255 Gjithashtu Umeri r.a. i ka qortuar
njė grup njerėzish nga Jemeni, tė cilėt udhėtonin
pėr nė haxhxh pa ushqim. Muavi b. Kurre thotė:
"Umeri r. a. i takoi njerėzit nga Jemeni, e i
pyeti: "Kush jeni ju?" Ata u pėrgjigjėn:
"Ne jemi mutevakkilunė (tė cilėt mbėshteten
nė All-llahun)." Pėrkundrazi, ju jeni
muteakilunė (ata qė presin qė ti ushqejė
dikush tjetėr), kurse mutevakkil ėshtė ai ,i cili
e mbjellė farėn nė tokė e pastaj mbėshtet nė
All-llahun."256
Ibni
Kajjim El-Xhevziu thotė: "Teuhidi i vėrtetė
nuk do tė jetė i plotė tek njeriu, pėrderisa nuk
punon duke u mbėshtetur nė shkaqe tė cilat i ka vėnė
All-llahu XH.SH.. Ndėrsa mospėrfillja e tyre ėshtė
shkelje e vet tevakkulit. Kurse lėnia pas dore e
tyre ėshtė dobėsi e cila i kundėrvihet
tevakkulit islam, qė do tė thotė mbėshtetja me
zemėr nė All-llahun XH.SH. pėr arritjen e asaj qė
do ti bėjė dobi edhe nė kėtė botė edhe nė
botėn tjetėr dhe qė do ta mbrojė nga ai qė i bėnė
dėm fesė sė tij dhe dynjallėkut. Krahas
tevakkulit puna ėshtė e domosdoshme, sepse, nė tė
kundėrtėn, do tė ndyhej urtėsia All-llahut
XH.SH. dhe Ligji (Sheriati) i tij. Prandaj, njeriu
dobėsinė e vet nuk do ta bėjė tevakkul, e as
tevakkulin dobėsi."257 Ndėrsa Sehėl b.
Abdull-llahu, ka thėnė: "Kush e mohon punėn,
e ka mohuar Sunnetin, e kush e mohon tevakkulin, e
ka mohuar imanin. Sepse, tevakkuli ėshtė ajkė e
Resulull-llahut e, ndėrsa puna ėshtė Sunneti i
tij, e kush punon sipas ajkės sė tij, ai nuk e
braktisė Sunnetin e tij."258