Abdyl Frasheri
Ka qene patriot dhe atdhetare i shquar dhe nje ng udheheqesit e lidhies Shqiptare te Prizrenit.
Lindi ne Frasher, Permet, me 1839, ne familjen e nje Spahiu te vogel te deklasuar. Pjesen e pare te jetes e kaloi ne fshatin e lindjes. Ne moshen 18 vjec u vendos per nevoja pune ne Janine. U shqua si personalitet politik qysh ne vitet 1877.
Ne fund te vitit 1877 kur ishte deputet i Janines ne parlamentin e dyte osman, Abdyl Frasheri u zgjodh kryetar i komisionit qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare qe u formua ne Stamboll. Dha nje ndihmese te rendesishme ne perpunimin e platformes politike te levizjes kombetare sidomos pas nenshkrimit te traktatit te Shen Stefanit. Ai morri pjese aktive ne perpjekjet per themelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe u shqua si udheheqes, organizator e diplomat i saj. Veprimtarine kryesore e zhvilloi kryesisht ne viset e vilajetit te Janines dhe te Kosoves. Luften per mbrojtjen e teresise tokesore te atdheut nuk e shkeputi asnjehere nga lufta per autonomine e Shqiperise. Morri pjese pothuajse ne te gjitha kuvendet kryesore qe u organizuan gjate viteve te lidhies, kudo udhehoqi krahun autonomist te levizjes. Ne kuvendin themelues te Lidhjes te Prizrenit u zgjodh kryetar i komisionit te puneve te jashtme te saj.
Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit te Prevezes (janar 1879) i cili arriti ta pengonte leshimin e Camerise ne favor te Greqise. Ne pranvere te vitit 1879 kryesoi delegacionin e lidhes qe vizitoi kryeqytetin e Fuqive te Medha per te mbrojtur nga afer teresine teritoriale dhe te drejtat per autonomi te Shqiperise. U be antar i qeverise se perkohshme, qe u formua ne Prizren ne fillim te 1881.
Pas shtypjes se levizjes u arrestua dhe u denua me vdekje nga gjygji special Osman, por denimi u kthye ne denim te perjetshem. Megjithate pasi qendroi ne burg per tre vjet dhe ne internim per 20 muaj, per arsye shendetsore u lirua, por me kusht qe te hiqte dore nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i semure edhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarine patriotike deri sa vdiq ne Stamboll me 23 Tetor 1892.