Rreth shekullit Ii p.e.s.,mbreteria ilire e ardianeve paraqitej nje shtet i dobet.Me fqinjet verilindore (Maqedonine,Dardanine) e ate jugor (Epirin) nuk ishin shenuar ndryshime.Vetem ne veri federata liburne (fis ilir dhe detare te zot e luftarake gjate bregdetit verior te Adriatikut) ku bente pjese edhe fisi i ardianeve,ishte shperbere nga dyndjet e kelteve.Keta,here pas here,sulmuan edhe trojet e ardianeve,por fale ndjenjave liridashese,
organizimit ushtarak dhe prijesve te mire,ardianet dolen fitimtare mbi te ardhurit.
Si sovran te pate te mbreterise,aristokracia e kulturuar ardiane caktoi Pleuratin.Ardhja e ketij personi te zgjedhur ne fronin mbreteror e ne krye te ushtrise (viti 251) dhe mandej mbarimi i luftes se trete iliro-romake (viti 167) me Gentin,piketojne fillimin dhe mbarimin e sundimit 84 vjecar te dinastise ardiane.Pleurati sundoi vetem 1 vit.Megjithate,ai mbahet ne historine tone si prijes e nismetar i nxjerrjes se fisit ilir te ardianeve nga gjendja e nenshtrimit ndaj te huajit,si nje faktor i rendesishem politiko-ushtarak ne ardhmerine e Ilirise.
Fillesat e tij reformuese te riforcimit te Ilirise i pasoi,i pasuroi dhe i realizoi i biri,Agroni,qe sundoi ne vitet 250-231 p.e.s.
Agroni erdhi ne fuqi si mbret dhe si Komandant i Pergjithshem,kur Ilirise ne renie i mungonte nje mendje dhe dore e forte.Me nje figure si Agroni mund te rimekembej Iliria e dikurshme qe ajo te arrinte humbjet e kohes ne raport me shtetet e tjera te rajonit.Historiografia ballkanike pohon se gjate dy dhjetevjeteve te komandimit te Agronit,shteti ilir hodhi hapa te medha ne cdo fushe.Keshtu,qytetet lulezuan shpejt,rendi skllavopronar u perforcua,pushteti me i larte perqendroi drejtimin duke ngushtuar autonomine lokale te fiseve te ndryshme etj.Agroni me zgjuaresi dhe vendosmeri i zmadhoi kufijte e mbreterise drejt gjendjes se meparshme te trevave autentike.Mbreteria ilire,nen sundimin e tij,u shtri nga Narona (Dalmaci) deri ne brigjet e Aoos (Vjoses).Benin perjashtim vetem dy kolonite bregdetare romake (Apolonia dhe Dyrrahu).Qytetet kryesore ishin: Lisi (Lezha),Shkodra (kryeqyteti i mbreterise),Olcini (Ulqini i sotem),Rizoni (gjiri i sotem i Kotorrit me qytet Risan).
Komandanti guximtar e futi perseri lundrimin ne Adriatik nen kontrollin e flotes ilire,sic e gezonin dikur liburnet.E,te mos harrojme,se ne ate kohe zoterimi i detit perbente nje eveniment dallues kundrejt fqinjeve dhe ishte nje tregues i ndjeshem i fuqise se tij ushtarake.Pra politikisht,
ekonomikisht dhe ushtarakisht mbreteria ilire e ardianeve u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare e arkipelagut.Polibi historian i madh grek (200-120 p.e.s.),duke studiuar dukurine e depertimit romak ne Iliri,konstaton se "Romaket vendosen te kalonin per here te pare (viti 229 p.e.s.) me forca ushtarake ne Iliri dhe ne kete pjese te Europes (ne Gadishullin e Ballkanit) ... ate vendosen ta bejen kete fushate per keto shkaqe: Agroni,mbret i ilireve dhe i biri i Pleuratit,kishte nje fuqi detare dhe tokesore shume me te madhe se ajo qe kishin pasur mbreterit e meparshem te Ilirise".
Qysh atehere perfaqesuesit e mbreterise ilire dhe vete Agroni synonin nje Iliri me nje hapesire me te madhe te tokave e te banoreve te saj.Ata donin ta ruanin,ta mbronin dhe te clironin gjithcka u perkiste.Epiri dhe Dardania,Etolia dhe Akaia formonin nje koalicionin te forte antimaqedonas,nderkohe qe Maqedonia ishte dobesuar.Ne pamjen e pare,Agroni dukej te bashkohej me kete front kunder nje MAqedonie qe e lakmonte perhere Ilirine.Mirepo ai,brenda kuadrit te strategjise se tij,nuk gjykoi si prijesit e tjere te Ballkanit.Nisur nga pikesynimet personale,ai taktikisht parapelqeu te lidhej me Maqedonine,pasi pa shpartalluar koalicionin promaqedonas mbreteria ilire nuk mund te dilte jashte territoreve te saj.
Pas dhjetera vjetesh konfliktesh te gjata ushtarake,iliret e maqedonasit aleatonin per here te pare.Ne opinion kjo i dha shanse Agronit.Ai la pershtypjen se i harronte armiqesite,duke zbutur Maqedonine e papermbajtur.Nga ana tjeter,Agroni menjanoi faktin se ai mund te behej objekt i sulmit te pare dhe mund te mundej prej koalicionit te mesiperm. 
Ketij vleresimi ushtarak qe rridhte nga situata i sherbyen aksionet ushtarake drejt jugut dhe pergjate bregdetit ilir.Ne keto Agroni mori disa vise te Epirit ne Jon (qe dikur i kishte futur Pirroja dhe trashegimtaret e tij nen federaten Mollose),sic ishte Korkyra,Epidamni dhe ishulli Fari etj.Ne keto zoterime,qe i perkisnin Ilirise dhe tani shtetit legjitim te Agronit,u vendosen garnizone ushtarake ilire per te mos lejuar kerkend t'i prekte keto skela strategjike te pellgut mesdhetar.

                                                                                                           *               *              *

Agroni u pergatit nga cdo pikepamje qe te konkretizonte idete dhe qellimet ambicioze.Sipas marreveshjes dypaleshe,maqedonasit do te godisnin vetem Dardanine,krahun verior.Tri shtetet detare kundershtare (Epirin,Etoline dhe Akaine) do t'i godisnin iliret.Agroni,si nje ushtarak e politikan ne vleresimin e gjendjes vendosi qe t'i zbatoje detyrimet ne menyre te shkallezuar.Ai vendosi qe sulmi i pare te jepet mbi Etoline e Akaine,pasi keshtu do te izolonte Epirin (kundershtarin e trete te Maqedonise).Ai nuk e deshironte nje konflikt me Epirin,sepse i perkisnin nje prejardhje etnike.Dhe nga zhvillimi i mepastajme i ngjarjeve del se Agroni me kete akt synonte te dobesonte ndikimin etol mbi fqinjet jugore te mbreterise se tij dhe te shkepuste Epirin nga aleanca me ta Agroni,si ushtarak,u dha urdhra te qarta komandanteve qe kishte ne varesi.Keshtu,naten,rreth 100 anije me rreth 5000 luftetare,lundronin me nxitim ne drejtim te Medionit.Ata iu afruan qytetit dhe u futen ne liman pa u diktuar.Sapo erdhi agimi,detaret zbarkuan me te shpejte e pa zhurme sikur te mos ngjiste asgje.Bazuar ne taktiken e zakonshme ilire,sulmi u krye mbi trupat etole ne fushim.
Kundershtari u habit nga sulmi i befte e i guximshem i ilireve.Por etolet,me besim te tepruar ne vetvete,i qendruan befasise;ata u perhapen per luftim ne pozicione,perpara e perqak lemit.Ne nje situate te tille iliret i rane fillimisht,kembesorise se lehte dhe,si e shkulen ate nga vendet e perparuara,iu sulen kalorise qe rrinte ne toke.Kaloresve te hutuar perballe kesaj situate luftarake s'u mbeti vecse te terhiqeshin e te bashkoheshin me kembesorine e rende.
Ne fazen e dyte te betejes ushtria e Agronit manovroi mbi pjesen e rradhitur ne fushe,duke e thyer ate edhe me ndihmen e medionasve.Beteja u fitua, "Mbreti Agron,pasi u kthyen anijet dhe mori vesh nga komandantet ushtarake rreziqet e luftes,u gezua aq shume se i kishte mposhtur etolet,duke menduar se ata ishin shume mendjemedhenj" (Polibi).
Zhbllokimi i Medionit nga flota ilire (ne vitin 231) ishte nje fitore e bujshme per shtetin ilir e nje kujtese hidhur jo vetem per ushtaraket etole "hundeperpjete",por edhe per aleatet e tyre.Duke iu kundervene Maqedonise,ata duhej te mendoheshin,para se te sulmonin Agronin e zot e te fuqizuar.
Nderkohe,Demetri II (mbret maqedonas) vertet u kenaq nga besembajtja e ilireve,por ne thellesi te shpirtit e brente dyshimi.Ky kuptoj se aleati Agron paskej qene nje njeri me te cilin duhej te ishe mjaft i sjellshem dhe te mos intrigonte ndaj tij njelloj si me te tjeret.
Agronit po i buzeqeshte froni i sovranit dhe grada e kryekomandantit.Mirepo... fati t'i keput ne mes endrrat e medha.Pak dite pas gezimeve te suksesit ne Medion,atij i shkaktohet nje pleurit.Kurimet dhe kujdesi i jashtezakonshem per te nuk mund te permiresonin gjendjen e tij shendetesore.Goditja e rende e shendetit te tij,shume shpejt do te sillte ate perfundim qe nuk e kishin menduar as Agroni e as luftetaret e tij,vdekjen e tij.
Shteti ardian ne lulezim dhe rolin e nje strategu ushtarak i trashegoi gruaja e pare e Agronit,Teuta.Ajo ndoqi rezultatet,politiken,strategjine
dhe pavaresine e te shoqit.
Agroni