Ali Pashe Tepelena,
Luani i Janines
Shekulli i XVIII i gjeti
trevat Shqiptare ne nje kohe atonomie te theksuar nga pushteti Osman i
Stambollit dhe pa nje fuqizim te madh te bejlereve dhe pashallareve Shqiptare
ne qeverisjen e tyre ne Shqiperi. Shqiptaret qe tashme kishin krijuar ne
Stamboll lidhje te forta politike, krijuan edhe ne Shqiperi baza te forta
autonomie, ku familje te ndryshme Shqiptare, si ato te Vlorajve, Velebishtajve,
Ngurzajve etj filluan qe te bejne nje politike autonome nga Stambolli. Shekulli
i XVIII pa ne Shqiperine e Jugut qytetin e Janines qe te marre rrolin e
kryeqytetit te Shqiperise ku lojerat politike mes pashallareve Shqiptare u
zhvillonin, ne kete qytet qe ishte nder me kozmopolitanet dhe me i zhvilluari
ne te gjithe Ballkanin. Grindjet e Pashallareve Shqiptare per kontrollin e
Janines, arriten pike vendimtare te tyre, kur Janina ra ne duar te Pashait
Mehmet Karakushi ku morri tipare te nje pashalleku dhe u shkeput nga sanxhaku i
Terhalles. Vdekja e Mehmet Pashes, e la qytetin e Janines ne vakum, te cilin e
shfrytezoi Ali Tepelena,qe u mbiquajt Asllan apo Luani i Janines, dhe qe me
pas morri edhe titullin Pasha. Ali Pashe Tepelena, personi qe aq shume preku
penen e orientalisteve Evropjane, coi inspiratat e Shqiptareve, u be sebep i
fitores se Grekerve, dhe qe aq shume shqetesoi Sulltanet e Stambollit.
Ali Pashe Tepelena
me pamje Luani
Karriera
Nuk asnje dyshim se figura
me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera
eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se
Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.
Ali Pashe Tepelena qe
mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i
nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur
Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati
treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Mucoja (apo
Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim
(nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese
e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.
Mukhtari, gjyshi i Aliut si
Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me
vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te
Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij
te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines,
coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne
Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i
Delvines.
Ali Pasha qe u lind ne kete
rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se
familja e Aliut ishte "familja me nobel e Toskeve te te gjithe
Epirit" nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e
babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater
rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut,
armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete
arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices,tashme u detyrua
qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin
dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati
me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se
Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen
duke i marre peng dhe cnderuar.
Aliu i vogel qe ne kete
kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga
kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk
mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e
Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje
tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per
lirimin e dy femrave te marra peng.
Hidherimi qe Aliu i vogel
morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per
nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si
nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje
familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume
tregimesh e nisi si bandit qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e
rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga armatolet qe ishin mercenare
Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.
Ali Pasha sipas disa
tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim nė
Thesali dhe anės se maleve tė Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne
ate kohe administroheshin nga Pashallėku i Beratit me nė krye Ahmet Kurt
Pashėn, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru nė Berat. Pashait te Beratit,
Ahmetit, i bėri shume pėrshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye
Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa
kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me
Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua
nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne
Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe
ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe
nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per
te bijen e tij.
Disa kohe pas marteses se
Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri
kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen.
Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij
Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti
i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines.me
1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi
i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo
vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha
i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh,
kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes.
Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi
rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me
postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin
Aliu e kishte marre ne 1786,Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte
anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i
Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti
me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit
autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej
moshes 44 vjec e deri ne vdekje.
Ndertimi i Shtetit
Shqiptar
Me marrjen e Janines, Ali
Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te
shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar
Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e
Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e
Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen.
Ne kete periudhe Aliu i
vuri nje vemendje te madhe infrastruktures se vendit. Ai ndertoi rruge, hane,
ura e ndertesa te reja neper fshatra e qytete. Sic shume agjente, e visitor
Evropjan transmetuan ne kohe te Aliut, ne Pashallekun e tij nje mireqenie dhe
ringjallje e tere kulturore morri pjese. Sipas Hobhousonit (1813) Aliu e beri
zakon qe ta vizitonte cdo fshat e qytet te Pashallekut te tij, te pakten
njehere ne vit. Duke ruajtur nje autonomi te gjere nga qeveria e Stambollit,
Aliu diti me saktesi sesi te shuaje konfliktet, vjedhjet dhe hajdutlleqet ne
Pashallekun e tij, dhe u soll si nje princ i vertete. Kujdesja e Aliut per
infrastrukturen dhe zhvillimin e Shqiperise ne kohe te tij, coi ne lindjen e
nje vale te madhe artizanesh, zejtaresh, tregtaresh dhe per me teper shume
vizitoresh te huaj u shtyne qe te vizitonin Shqiperine.
Nga kapitali i Pashallekut
te Aliut, Janines tregtare dhe agjente tregtare nga Venecja, Ankona, Padua etj,
vendosen lidhjet e tyre qe ne ate kohe u shqua per pasurine e madhe. Nga Janina
tekstile, mendafsh, flori, argjend e shpata dhe arme u eksportuan per ne Itali
dhe viset e Ballkanit. Limone, portokalle, lesh e vaj ulliri qe shpesh vinin
nga Saranda e Delvina u kaluan ne kohe te Aliut nga Janina per ne tregjet e
Evropes. Ndersa kafeja, sheqeri erdhen ne Janine nga Trieste, rrobat erdhen nga
Gjermania dhe Franca. Ne kete kohe portet e Durresit, Vlores e Prevezes
sherbyen si pikat me te rendesishme nga ku mallrat i erdhen kapitalit te Ali
Pashes.
Pasuria ne kohen e sundimit
te Ali Pashes ne Janine u shtua shume. Sipas Cifutit te konvertuar ne Islam,
Ibrahim Mansur Effenidese,qe sherbeu si sekretar i Aliut, Ali Pasha vete
personalisht kishte mese 500.000 dele dhe 600.000 dhi. Ne kohen e Aliut, fushat
e Terhalles dhe Larises qe me pare rronin ne frike dhe skamje, u mbushen plot
me drith e prodhime bujqesore. Edhe pse ligjet Osmane te kohes e ndalonin
eksportin dhe monopolizimin e grurit, vizitore te kohes se Aliut vune ne dukje
se Aliu ishte nje nga biznesmenet dhe eksportuesit me te medhenje te grurit ne
Pashallekun e tij.
Nese perpara ardhjes se
Aliut ne pushtet ne trevat e Shqiperise, shume veta nuk paguanin taksat ndaj
shtetit (Osman) me ardhjen e Aliut sistemi i taksave u riperteri ne te gjithe
vendin. Aliu pervec taskave qe njerezit duhet te paguanin ndaj qeverise se
Stambollit, vuri edhe taksa per pashallekun e tij, taksa me te cilat ai mbante
shtetin dhe investimet ne vend. Personat qe rrefuzonin te paguanin taksat u
ndershkuan shume rrepte nga Aliu qe i burgoste dhe denonte rrepte ata qe nuk
paguanin detyrimet.
Pervec permiresimeve ekonomike,
Aliu mbante nje elite te gjere intelektuale ne pallatin e tij. Sekretaret e Ali
Pashes ne shume raste ishin Grek te shkolluar, Evropjan te konvertuar ne Islam,
dhe Shqiptare me eksperience. Pasiqe jetonte ne Janine ku kishte shume Greker,
gjuha zyrtare qe Aliu perdorte ne pallatin e tij per dokumentime ishte
Greqishtja dhe Turqishtja, pasiqe Shqipja nuk kishte zhvilluar nje alfabet te
qarte te vetin. Por gjuha e perditshme qe Aliu perdorte ne ishte Shqipja te
cilen Aliu e perdori per dokumentimet e tij, por duke e shkruar me germa Greke.
Ne kohen e pashallekut te
Aliut ne Janine, Janina u kthye ne qendren me te edukuar te te gjithe
Ballkanit. Ne Janine u shkolluan me mijera Shqiptare, Grek e Turq. Me dhjetra
shkolla u hapen, shkolla ne te cilat edhe shumica e rilindasve Shqiptare te
shekullit te 19-20 u edukuan.
Ne fushen e administrates
se Aliut, nuk duhet te harrohet Divani qe ai themeloi per administrimin e
shtetit te tij, ku rrolin e kryeministrit te Aliut e luante Omer Pashe Vrioni
qe ishte edhe kryekomandant i ushtrise se Aliut.
Ne politike Aliu e tregoi
veten e tij si nje nga pashallaret me te afte te kohes se tij. Ashtu si edhe
Mehmet Ali Pashe Cami ne Egjypt, Ali Pasha ishte ne gjendje qe Pashallekun e
tij ta kthente ne nje shtet kuazi te pavarur nga Osmanet. Nga Janina, Aliu
hynte ne marreveshie me Ruset, Anglezet e Francezet kur te donte ai, dhe
pashallekun e tij e konsideronte si token e tij dhe jo si toke Turke. Edhe pse
Ali Pasha mbante marredhenie te mira me Porten e Larte, sidomos me Valide
Sulltanin (nenen e Sulltanit), te ciles ai i dergonte edhe dhurata here pas
here, ai ishte virtualisht i pavarur nga Stambolli. Per kete edhe Anglezet,
Francezet e Ruset derguan ambasadoret e tyre ne Janine, qe iu drejtonin Ali
Pashes ne termat e nje princi te pavarur.
Duke qene i shkathet dhe i
mprehte ne politike, Ali Pasha diti ne shume raste sesi ti luaje Anglezet
kunder Francezeve, dhe ne shume raste te marre edhe ndihma e dhurata prej
atyre, duke iu premtuar aleanca dhe mbeshtetje.
Ne kohen kur ne Evrope
lufta me Napoleon Bonaparti ishte ne maksimum, Aliu ishte ne kontroll te plote
te Shqiperise Jugore dhe te Mesme me bijte e tij mutassarrif ne
Tėrhalle dhe Lepant (Mukhtari dhe Veliu). Ne keto kohe Aliu pati kontakte te
gjera me Anglezet dhe Francezet me te cilet ne 1797 pati edhe kontaktin e pare.
Pushtimet e Francezeve ne detin Jon, te: Prevezes, Vonices, Pargės dhe Butrinti
qe me pare ishin koloni Veneciane e coi Aliun qe te hyje ne kontakt me
Francezet duke i pergezuar ata. Ne kete kohe, Aliu qe arriti te marre ndihma
militare dhe leje per te dale ne det nga Francezet, e cuan ate qe te shtypte
kryengritjet ne Himarė, gje per te cilen, Porta e Larte e shperbleu Aliun me
titullin Asllan Luan.
Sulmi i Francezeve ne
Egjypt e coi shtetin Osman qe te hynte ne lufte me Frenget, gje e cila shtyu
edhe Aliun qe te sulmoj Prevezen dhe Vonicen dhe te detyroje Francezet qe te
dorezohen. Me kete fitore mbi Frenget dhe me rregullimin e mevonshem te
marredhenieve Turko-Frenge, Sulltan Selimi i III e gradoi ate si guvernator te
te gjithe Rumelise (te tokave Osmane ne Evrope) me qender ne Manastir, ne Prill
te 1802. Ambicjet e Aliut per ta larguar Francen nga deti Jon e cuan ate qe te
hyje ne aleance me Angline qe ashtu si Aliu donte te largonte Francezėt nga
ishujt e detit Jon. Bashkepunimi i Aliut me Anglezet e cuan ate qe te marre
ndihme militare nga Anglia, ku ndermjet te tjerash ai morri nje dhuratė prej 20
topash.
Ne fushen e religjionit Ali
Pasha, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve te kohes se tij ishin, praktikuan
Islamin si fene zyrtare te pashallekut, qe ishte feja e rraces sunduese -
Shqiptare. Pervec Shqiptareve Musliman, ne pashallekun e Aliut kishte edhe Grek
Ortodoks dhe disa Cifute. Edhe pse Greket Ortodoks gezonin lirite e parapara
nga Islami, shpesh shume prifterinje Grek u ankonin se Aliu ishte shume i dhene
pas Shehjlereve dhe Dervisheve, dhe sipas shume bashkekohesve te tij, ai iu dhuronte
atyre shume para. Edhe pse ka disa tregime qe rrefejne per Aliun qe te kete
detyruar disa Grekofile Shqiptare qe te Shqiptarizohen / Islamizohen me force,
e verteta eshte se Aliu ishte shume tolerant ndaj jo-Islamo / Shqiptareve ne
Pashallekun e tij, saqe tregohet se ai i lejonte Grekerit Ortodoks qe te
vishnin rroba ekstravagante ne kohen e tij (edhe pse kjo nuk lejohej nga ligjet
e kohes), gje qe e coi edhe nje Dervish qe te ankohet tek Aliu per tolerancen e
madhe qe ai tregonte per ata.Te njejten tolerance fetare ne e gjejme nga Aliu
edhe ne Haremin e tij, qe sic transmetohet Aliu ne ate kishte nje Shqiptare
Kristiane nga Tepelena, qe Aliu e lejonte te kryente ritet e saja fetare ne
pallatin e tij, me prifterinje.
Megjithate ne sarajet e Ali
Pashe Tepelenes shume Evropjane pranuan Islamin. Nder ata ne mund te kujtojme
Marko Kurinin qe ishte premtuar qe te behej Peshkop i Bombeit ne Indi, por
pasiqe ai sherbeu si sekretar i Napoleon Bonapartit per disa kohe ne Egjypt, me
vone gjate nje rruge per ne Evrope ai u morr si skllav nga disa pirate Ulqinak,
te cilet e shiten ne Janine. Ali Pasha qe e bleu Kurinin si skllav, e Islamizoi
ate dhe me pas e punesoi ne sarajet e tija. Si pasoje e pranimit te Islamit,
Kurini e ktheu emrin e tij ne Mehmed Effendi.
Megjithe tolerancen qe Aliu
tregonte per fete, dhe sipas disa tregimeve qe flitet edhe per konsumimin e
alkolit nga ai, vizitoret qe vizitonin Aliun gjate Ramazanit ne Tepelene,
njoftojne se Aliu agjeronte te gjithe Ramazanin, dhe gjate vizitave qe Aliu
bente ne Tepelene, ne vendin e rinise se tij, ai behej konservativ ne fe. Edhe
pse shkrues si puna e Haxhi Serretit e tregonin luften e Aliut kunder
tradhetareve Suliote qe luftuan ne krah te Grekerve dhe Frengeve, si lufte
kunder qafirave (te pafeve), faktet ne kete argument nuk jane
shume bindes.
Ne fundin e jetes se tij,
tregohet qe Aliu i eshte kthyer shume fese, devocionit fetar dhe mesimeve te
Islamit. Sipas Ibrahim Mansur Effendise, Aliu fundin e jetes se tij e kaloi
prane nje mistiku Persian (Sheikh Ali), te cilit pas vdekjes, Aliu i ndertoi
edhe nje mazoleum.
Fragmente nga jeta ne
Pashallekun e Aliut
Toke e Shqiperise! Lere
shikimin tim te derdhet ne ty
Ne ty, me njerez te
ashper kujdestare
Kryqet bien, minaret
lartesohen
(Lord Bajron,
Peligrinazhi i Chaild Haroldit)
Jeta ne Pashallekun e Ali
Pashes, ishte nje jete mjaft e bukur me ngjyra orientale Shqiptare qe ndezi
shume kureshtjet e orientalisteve qe edhe shkruan per ate. Bukuria e
Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropes, dhe per me
teper zgjuarsia dhe personaliteti i Ali Pashes ishin nga faktoret me terheqes
qe udhetare Evropjan si Bajroni, gjeten ne Pashallekun e Ali Pashes. Historite
qe bashkekohes te Aliut shkruan per bemat e tij jane te shumta
Shume jane te
pabesueshme, prekese, por qe ne fund tregojne karakterin e Ali Pashes dhe te
jetes ne pashallekun Shqiptare te Janines. Bajroni nder te tjera ne kujtimet e
tija kujton se:
Nuk do tė harroj kurre
ditėn kur hym nė Tepelenė, ne oren pese tė mbremjes, ndėrsa dielli ishte duke
perėnduar. Mė erdhi nė mėndje, me pak ndryshime nė veshjen, pėrshkrimi i
Branstone Castle nė nje nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas
kombėsise sė trimave qė janė nė shėrbim tė Vezirit. Shqiptarėt kanė petkun ma
tė mrekullueshėm tė botės me fustanellėn e bardhė, me jelekun prej kadifeje tė
qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe tė zezė dhe me koburen dhe kamėn me
doreza prej argjendi tė punuar. Tartarėt me qylafet e gjatė mbi krye; Turqėt me
ēallmat dhe kaftanėt e veshun me gėzof pėrmbrėnda. Te gjithe kėto kostume tė
bukur plot ngjyra dhe shkėlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashės formonin nji
pamje fort tė kandshme pėr nje tė huej. Mė futėn nė nje dhomė qė ishte shtrue
mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit mė pyeti pėr shėndetin mbas modės turke.
Nuk mė lejuan tė paguaj as pėr fjetjen, as pėr ushqimin dhe as pėr ndonje send
tjetėr.
Kurse Hobhousi shkruante
rreth Aliut:
Veziri ishte nji burrė i
shkurtėn dhe mjaft i trashė. Kishte nji fytyrė shume tė kendshme me cipė tė
bardhė dhe trajtė tė rrumbullakėt. Syte i kishte tė kaltėrt me lėvizje tė
shpejta qė tė banin me kuptuar menjiherė se nuk gjindesh pėrpara nji Pashai
oriental. Mjekrėn e kishte tė bardhė dhe tė gjatė sa i binte pėrmbi gjoksin...
Na priti me nji kortezi tė jashtezakonshme dhe na mori aq me tė mirė sa me na
quajtur djem te tij. Ishte fare nė qejf pėr nje njeri ne ate pozitė. Nė sa vise
tė Turqise qė vizituem nuk pashė nje pasha tjetėr tė qeshte nė ate mėnyrė. Nuk
kishte ndonji roje tė posaēme, por vetėm katėr a pesė djem tė veshun me petkun
e bukur shqiptar dhe me flokėt e gjatė qė u binin mbi supe.
Prostituta qe u kthye ne
Shenjtore
Nje nga ngjarjet qe shumica
e Evropjaneve vune shenim ne mbresat e tyre ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte
edhe historia e Grekes Frosine dhe birit te Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve,
mesohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky
fakt, nje Greke e quajtur Frosine, qe ishte gruaja e nje tregtari Grek, ishte
nje nga shume femrat qe shkonin me Mukhtarin. Duke patur deshiren e saj qe ta
vidhte Mukhtarin sa me shume qe ajo mundtte, Frosina nje dite iu lut Mukhtarit
qe ishte ne dashuri me ate si i cmendur, qe ti jepte asaj unazen e floririt qe
Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia
kerkonte atij kete unaze ne shenje dashurie, por Frosina ne te vertet pasiqe ia
morri unazen Mukhtarit, shkoi menjehere tek nje argjendar per ta shitur mallin
e marre.
Argjendari qe e pa unazen
qe Frosina ia coi atij, pasiqe e kuptoi vleren e madhe te saj, shkoi menjehere
ne pallatin e Pashait per ta shitur kete mall te cmuar tek gruaja e Mukhtarit,
Pashoja. Pashoja qe e njohu unazen e te shoqit, u be si e marre dhe e pyeti
argjendarin se kujt ia kishte marre ai kete unaze. Argjendari i tregoi se ia
kishte dhene grekja Frosine. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, qe
tashme ishte ne kulmet e xhelozise, shkoi menjehere tek i jati i Mukhtarit,
Aliu dhe i tregoi atij historine. Ne kete kohe, Mukhtari u therrit nga
Stambolli per te shtypur Pashain e Adrianopojes ne Turqi qe ishte cuar ne
rrebelim. Aliu qe u informua nga nusja e birit te tij Pashoja, per herezite e
te shoqit me putanat Greke, pasiqe kreu nje hetim dhe i gjeti te gjitha
prostitutat me te cilat i biri shkonte, i morri ato, i lidhi dhe i mbyti ne
liqenin e Janines per shkak te pabesive bashkeshortore dhe prostitucionit qe
ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve te kohes ishte nje krim i madh.
Greket qe i urrenin
Shqiptaret ne kulm, ndershkimin e prostitutave Greke dhe te Frosines, i kthyen
ne terma fetare, dhe per kete arsye Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostituten
Frosine Shenjtore, duke shtuar edhe metej urrejtjen Greke kunder Shqiptareve,
tashme te shenjterizuar me nje prostitute, dhe duke satanizuar Shqiptaret dhe
Ali Pashen te cilit Greket i dhane pershkrime si gjarper, satana etj.
Hakmarrja ndaj
Kardhiqoteve
Si Shqiptar i ndershem dhe
me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje
enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin cnderuar
nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri nė shtratin e vdekjes Hankoja,
e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte
atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i
erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere
familjes se tij.
Per kete ai rrethoi
Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri
nė qytet nė krye tė ushtrise dhe iu kėrkoi qė tė gjithe burrat ti pėruleshin.
Gjashteqind burra tė ēarmatosur i shkuan atij pėrpara dhe i ofruan njohjen si
sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet
Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezėr dhe djem tė tij,
dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata qė i
kishin poshteruar nenėn. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhėr
ushtarve tė tij qe ta rrethonin hanin dhe tė masakronin te gjashteqind burrat.
Por ushtarėt e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez tė ēarmatosur. Per kete
arsye, disa Greker tė kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder
gjashteqind Kardhiqiotve.
Renia e Pashallekut te
Janines
Ardhja ne pushtet ne
Stamboll e Sulltan Mahmudit te II, pervec te tjerash i solli shtetit Osman
ri-centralizimin e kontrollit nga Stambolli. Mahmudi qe ne jeten e tij perjetoi
rrevoltat e Jenicereve ne Stamboll, u be i vendosur ne shkaterrimin e tyre dhe
te cdo fuqie tjeter ne shtetin Osman. Ne kete kohe Pashallaret te ndryshem
kishin krijuar shtete nen shtete ne Devletin Osman. Nder keta, dy me te
fuqishmit mund te shihen dy pashallaret toske Shqiptare, njeri ishte Mehmet Ali
Pasha i Egjyptit, dhe i dyti Ali Pashe Tepelena i Janines.
Per kete arsye qe me 1812
Ali Pasha u shpall si shkarkuar nga posti i mutessarifit te
Janines dhe u urdherua qe te shkoje ne Tepelene, por me nderhyrjen e Anglise
Aliu mbijetoi. Duke patur paranoje nga planet e ardhshme te Stambollit, Ali
Pasha iu dha dore te lire militanteve Greke ne trevat e tija qe te benin
rremujra kunder Stambollit. Por Greket nga ana tjeter, pasiqe arriten edhe qe
te depertojne ne pallatin e Ali Pashes, shpresonin qe ta shfrytezonin luften e
Ali Pashes me Turqit ne dobi te tyre.
Nderkohe, nje pasha
Shqiptar qe quhej Ismail Pasho Beu pronat te cilit i ishin marre nga Ali Pashe
Tepelena, pas shume ankesave qe ai beri ne Porten e Larte, dhe pas nje atentati
te deshtuar qe Ali Pasha beri kunder tij, arriti qe te kete audience me
Sulltanin te cilit i tregoi per demet qe i kishte bere Ali Pasha. Sulltan
Mahmudi pas kesaj audience, dhe me deshiren e tij per te centralizuar pushtetin
ne shtetin Osman, e shpalli Ali Pashen dhe bijte e tij si te jashteligjshem.
Per kete arsye, ne qershor
te 1820, nje ushtri e komanduar nga Ismail Pasho Beu sulmoi Janinen. Ne kete
kohe shume gjenerale te Aliut e dezertuan ate, nder ata 15.000 veta me Omer Bej
Vrionin. Forcat bashibozuke (policore) te Aliut bene nje
rrezistence te dobet, gje qe e detyroi Ali Pashen qe me besniket e tij te
mbyllet ne dy keshtjella prane qytetit. Gjithashtu, djemte e Aliut; Veliu dhe
Myftari ne kete lufte u dorezuan shpejte. Nen udheheqjen e Hurshid Pashes nga
Morea qe ishte armik personal i Aliut dhe forcave te Bushatllinjve nga Shkodra
rrezistenca e tij u be e pashprese. Per kete arsye Ali Pasha filloi negociatat
e dorezimit ne menyre qe ti falej jeta, por Hurshid Pasha e mashtroi ate dhe
ushtaret e tij e vrane Aliun ne momentet kur ai e kuptoi se ishte tradhetuar.
Vdekja e Aliut, dhe
perqendrimi i ushtrive Osmane dhe Shqiptare ne lufte kunder Ali Pashes, i dhane
shans rrebeleve Grek qe te fillonin dhunen e tyre ne Epir dhe Greqi per
krijimin e shtetit Helen. Ne kete rrebelim shume Shqiptare ortodokse morren
pjese, si suliotet Marko Bocari etj, te cilet luftuan perkrah Grekerve per
krijimin e shtetit fondamentalist Helen, shtet i cili me vone do te shtypte dhe
vriste Shqiptaret egersisht, pervec debimeve masive dhe masakrave qe ky shtet
do te bente kunder Shqiptareve Musliman ne Epirin e Jugut dhe te Veriut, egersi
qe ne i pame edhe ne shek. e XX dhe po e shohim ne te XXI. Shume nga ata
Shqiptare ortodoks qe luftuan per Grekun, me pas u helenizuan dhe humben
lidhjet e tyre Shqiptare, keshtuqe sot Greket, suliote si Marko Bocari etj, i
shpallin heronje Grek.
Olsi