| Balsha II konsiderohet si figura me e shquar midis sundimtareve Balshaj te Principates se Shkodres,e cila nen sundimin e tij arriti kulmin e fuqise.U cilesua zot i tere Arberise.Kreret e Principates se Shkodres objektonin sundimin ne mbare Shqiperine.Por zgjerimi dhe forcimi i Principates se Durresit,i pengonte bujaret balshiote.Keshtu,ndermjet dy feudaleve me te medhenj te asaj periudhe (Karl Topise e Balshes II), te vetmit qe mbanin titullin "princ",lindi nje konflikt i nxitur kryesisht nga jashte (nga Venediku e Papa).Ne betejen e pare te dy ushtrive princerore me 1382 Balsha II tregoi aftesi me te mira ushtarake dhe paraqiti nje ushtri,qe e bene te pamundur qendresen e metejshme te k.Topise.Qyteti-port i Durresit u perfshi nen juridiksionin e Principates se Shkodres.Ne kete menyre,pasi e kishte shtrire qe me pare sundimin si me ane te lidhjes familjare dhe me aleanca te vogla ne trevat juglindore (Vlore,Kanine,Himare,Berat,Oher,Kostur),marrja e Durresit i siguroi kompaktesine territoriale e strategjike.Balsha II,me titullin e ri "Duke i Durresit",u be sundimtar dhe komandant me fuqi te konsiderueshme ushtarake.shteti i tij shtrihej nga veriu e deri ne Himare ne jug;nga bregdeti Adriatik e deri ne viset e brendshme lindore.Ideja e Balshes II rreth formimit te nje mbreterie te vetme,me lidhje ekonomike dhe rrjet rrugor qe ta pershkonte ate,ishte nje shembull ne Evrope. Osmanllinjte,te ardhur nga Azia Qendrore,perfituan nga kalbezimi i Perandorise Bizantine e i anarkise feudale ne Evrope.Ata u perhapen ne gadishull pa gjetur pengese serioze,madje te ftuar nga feudalet ballkanike.Vetem Balsha II i Shqiperise nuk u pajtua me pushtuesin e ri,qe po trokiste edhe ne sovranitetin e shtetit te tij.Trupat osmane rrembyen Maqedonine,moren Manastirin,iu afruan Ohrit e Kosturit (1382),duke kercenuar principaten dhe zoterimet shteterore te Shkodres.Garnizonet e Balshes II rezistonin,por bujaret e tjere shqiptare nuk e ndihmuan. Perkundrazi,u percane me tej ndaj pushtuesve te rinj,duke lehtesuar penetrimin me ne thellesi,ne Shqiperine e Mesme. Nderkohe,edhe nga ana tjeter,serbi Lazar e sulmoi Balshen nga prapa dhe,duke shfrytezuar goditjet turke,rrembeu shpejt Prizrenin,Pejen e vise te tjera te Kosoves.Veshtruar ne nje kend te gjere rajonal-strategjik,Balsha II ishte nje mendimtar e udheheqes ushtarak me vizion te qarte.Pra, ndersa sulmohej nga Lindja prej turqve dhe pabesohej nga Veriu (prej serbeve),ai si strateg shtiu ne dore Durresin,duke siguruar principaten e e tij prej zbarkimeve nga Perendimi.turqit,gjithsesi,perparonin,duke i dhene shpresa kundershtareve te Balshes II.Sulltani urdheroi nje ekspedite te posacme per nenshtrimin e Shqiperise,asgjesimin e ushtrive te Balshes.Kronisti turk Idris bitlisi shkruante: "Kjo fushate kerkonte forca te medha,pasi terreni shqiptar ishte i veshtire per t'u depertuar,qendrat e banuara ndodheshin ne thellesi te vendit,kalate qene te fortifikuara... dhe banoret ishin te gjithe trima". Ushtria 40 mijeshe e Hajredin Pashes hyri ne Shqiperi neper luginen e Shkumbinit.ajo shkretoi,torturoi e rrembeu skllever.Balsha II ndodhej ne Berat.Ai levizi shpejt me 1000 luftetare pasi nuk priste koha derisa te manovrohej ushtria kryesore qe ndodhej nga Shkodra,drejt Myzeqese.Dy komandantet dhe forcat e tyre te pabarabarta (40 me 1) u ndeshen ne (tetor te vitit 1385) ne fushen e Stavres (ne jug te Lushnjes).Ishte beteja e dyte me e madhe pas asaj te Durresit dhe luftimeve te tjera te Balshes. Shqiptaret e prijesi u shfaqen trima dhe mjeshtra,por forcat e shumta te osmaneve ishte e veshtire te perballoheshin.Luftetaret e pare arbereshe u thyen dhe vete "gjenerali" mbeti i vrare mes fushbetejes,si luftetar i thjeshte.Humbja e parakohshme e Balshes II,nuk dha kohe e mundesi te mjaftueshme per konsolidimin e nje shteti dhe ushtrie te vetme shqiptare.Prandaj,Principata e Shkodres u ngushtua ne kufijte e saj te vjeter dhe sundimin e mori trashegimtari i Balshes II,nipi i tij,Gjergji II-Strazimir Balsha. |
| Balsha II |