Udheheqesi i shtetit te pare ilir

Jemi ne fillimet e shek. VI p.e.s. Edhe ne fiset ilire,vecanerisht ne krahinat e Ilirise Juglindore,shfaqen nje varg dukurish te marredhenieve nderfisnore me karakter ekonomiko-social dhe ushtarako-tregtar.Keto marredhenie do te ndikonin pozitivisht per formimin e nje shteti ilir.Me te dukshme keto ndryshime ne lidhjet ekonomike u zhvilluan ne fisin e enkeleasve,ne kohen kur sundoi mbreti Bardhyl,393-359 p.e.s.
Sipas burimeve antike,Bardhyli ishte me origjine nga shtresat e uleta te shoqerise skllavopronare,qe gezonte simpatine dhe respektin e fisit luftarak te enkeleasve.Ai njihet si themeluesi i shtetit te pare ne gjithe trevat e shtrirjes se Ilirise;oganizoi nje ekonomi te fuqishme,gje e cila coi ne krijimin e nje ushtrie te madhe.Historia e Ilirise dhe e shtetit te enkeleasve ne shekujt
V-VI p.e.s. eshte e lidhur me zhvillimin e shteteve skllavopronare dhe mbreterite,me ushtrite e strateget perkaq saj,sidomos me Maqedonine,Sparten,Athinen etj.
Maqedonia,si mbreteri dhe perandori e ardhshme,ne rrugen e zgjerimit e te fuqizimit,u be nje kercenim serioz edhe per Ilirine.
Mbreti i Maqedonise Filipi II udhehoqi ekspedita te medha ushtarake per nenshtrimin e fiseve fqinje.Ne ndeshjet e para,qe para se te arrinte ne kufijte e shtetit te enkeleasve,ushtria e tij u rrezikua disa here,deri ne humbje te plota.Pikerisht,ketu qendron madheshtia e mbretit Bardhyl si udheheqes shteti dhe komandant i nje ushtrie te fuqishme.Ai kunderbalancoi dhe sfidoi shtetin dhe ushtrine me te madhe te Ballkanit ne ate kohe.Bardhyli si strateg duhet vleresuar per faktin se u ballafaqua rradhazi me disa ushtri e ushtarake me ze per kohen,sic qene ata maqedonas e greke,ndaj te cileve shume here doli fitues.
Mbreti Bardhyl,qe sundoi 34 vjet,spikati ne drejtimin e shtetit,jo vetem si nje komandant me aftesi te larta,por edhe si nje burre shteti i zgjuar,qe fitoret nuk i mbeshteti vetem te shpata.Ai dobesoi ndikimin politik dhe fuqine ushtarake spartane e maqedonase.Bardhyli i ludh (ne vitin 385) me sunduesin e Sirakuzes (Itali).Keshtu,me 383,mundi Amynten II (mbret me ze i Maqedonise),e detyroi ate te paguante nje atribut dhe,njekohesisht,u mori atyre peng Filipin (me te voglin e djemve,qe do te behej teper i degjuar) duke ua dhene ate tebaneve.Ne vitin 369 p.e.s. Bardhyli theu Aleksandrin II (djalin e madh te Amyntes),
kurse ne vitin 360 p.e.s. shpartalloi Perdiken III (mbret maqedonas) dhe ne vitin 359 u ndesh me vete Filipin II.
Bardhyli pervetesoi traditat origjinale ilire te luftes.Ai trashegoi,por kryesisht organizoi e persosi nje ushtri te rregullt,te mesuar
me mjeshteri taktike e te pajisur me veti morale te cmuara.Objektivi i tij strategjik ishte konsolidimi dhe mbrojtja e shtetit te pare ilir,per te mos lejuar zgjerimin (shtrirjen) dhe daljen e mbreterise se Maqedonise ne Adriatik e ne Jon,aq te lakmuara prej saj.
Ky objektiv percaktoi edhe permbajtjen e artit (taktikes e te strategjise) ushtarak dhe ndertimin e ushtrise me karakteristika vetembrojtese.
Bardhyli synonte ta priste e ta godiste kundershtarin pertej kufijve te shtetit te vet,sepse keshtu do te perfitonte nga shume pikepamje.Ai nuk angazhohej gjate ne luftime,por perpiqej ti mbaronte ne nje kohe sa me te shkuter dhe me leverdi.Per keto cilesi si shembull po sjellim betejen e tij me Filipin II.
Ne vitin 359 p.e.s. kunder Bardhylit niset vete Filipi II,te cilit nuk i kishin mbetur kundershtare te tjere ne afersi,pasi i kishte nenshtruar.Iliret e pamposhtur donte t'i nenshtronte me zjarr e gjak.Ndaj ai,me nje ushtri prej 10 mije kembesoresh e 600 kaloresish,iu turr Ilirise,i ndjekur e i perkrahur edhe nga shtetet greke te futura nen sundimin e tij.Bardhyli,ne kete situate,coi delegate per paqe,me kusht qe te dyja palet te mbanin qytetet ne zoterim,paqe e cila nuk u pranua,delegatet u kthen duarbosh dhe konflikti u be i pashmangshem.Bardhyli,i nxitur nga fitoret qe kishte arritur dhe nga trimeria e luftetareve qe e kishin perballuar me sukses frontin maqedonas,u doli atyre perpara po me 10 mije kembesore e afro 500 kalores.Dy ushtrite e zgjedhuara,sapo u afruan,u perleshen.Dhe keshtu,nisi nje beteje e pashembullt.Edhe pas shume luftimesh,fitorja s'po anonte nga asnjera ane.Ushtrite luftonin me kembengulje te rralle.Bardhyli kishte mundur t'i perqendronte forcat me te shumta ne piken me te dobet,ne krahun e majte te falanges maqedonase.Kur ky krah po shkermoqej,Filipi II,i ndodhur ne krahun e kundert,hodhi ne kete ane dhe ne shpine te enkeleasve kaloresine,ndersa vete me kembesoret sulmoi ballas.Manovres rrethuese strategu ilir iu pergjigj me rigrupimin e zdervjellte te forcave,duke i vendosur ato ne formen e nje pyke,sepse keshtu i krijohej mundesia me e madhe per te perballuar rrezikun.Ky ndryshim i shpejte i rendimit luftarak per iliret shmangu krahemarrjes dhe shpinemarrjen.
Katerkendeshi ilir i Bardhylit luftonte pa u tundur.Vec aneve te tjera te mira,ne krye te tyre,hipur ne kale,komandonte dhe njeheresh luftonte 90-vjecari Bardhyl.Ky rast perben nje dukuri unikale ne Lashtesi,ne Mesjete e ne Kohet e Reja qe nderkohe
nje luftetar-strateg te udheheqe e te perdore armen ne fushebeteje,ne nje moshe kaq te thyer.Mbreti Bardhyl vendosi te dale nga lufta,por duke luftua.Ai e vuri ushtrine ne nje terheqje te organizuar e pa rrezik,ne thellesi te maleve te fisit ilir te taulanteve.Edhe maqedonasit nuk ishin ne gjendje qe ta ndiqnin ate.Kjo beteje,vertete anoi nga Filipi II dhe pati humbje te renda per te dyja palet,por Bardhyli,si burre shteti e strateg ushtarak,e shpetoi ushtrine nga shpartallimi dhe,per pasoje edhe
shtetin e tij nga pushtimi.Ai i dha Filipit II qytetet e pretenduara prej tij.
Atehere Filipi II,i kenaqur me marrjen e qyteteve,u largua per ne Maqedoni,duke e lene Bardhylin ne mbreterine e tij,i detyruar qe te pranonte faktin e nje shteti dhe ushtrie ilire te enkeleasve rivalizues.
Iliret,me vone,derguan prape delegate por paqja u nenshkrua ,e lirimin e qyteteve perqak liqenit Lyhnid (Ohri).
Tre vjet pas betejes me Filipin II,ne vitin 356,vendin e Bardhylit e zuri mbreti Garbo.Me vdekjen e paraardhesit te tij,shteti dhe fuqia ushtarake e enkeleasve u dobesuan.Kjo pasoje sherben si tregues i fames dhe i rolit te madh te Bardhylit per ecurine e shoqerise ilire.Jehona dhe tradita e mbretit te pare te ilireve vazhduan.Megjithate,pas vdekjes se tij,sulmet e maqedonasve gjeten nje terren me te lire per te realizuar qellimet pushtuese dhe nenshtrimin e enkeleasve.Keshtu ne vitin 344 p.e.s. ata depertuan ne shtetin e enkeleasve.Por,sidoqofte pushtimi prej maqedonasve nuk leshoi dot rrenje,sepse tradita e luftrave ilire
ishte e ndezur dhe krenaria e enkeleasve ruante lavdine e mbretit Bardhyl.Ja pse Bardhyli dhe enkeleasit meritojne te vleresohen edhe si faktor i pare historik i luftes se drejte qe ka bere neper shekuj populi yne per te mbrojtur truallin e tij.