Dhimiter Frengu lindi ne qytetin e Drishtit me vitin
1443 dhe u brumos gjate epokes legjendare te Skenderbeut. u shkollua si klerik
katolik, profesion qe e ushtronte gjate gjithe jetes se tij. Dh. Frengu u lidh
ngushte me heroin Shqiptar dhe e shoqeroi ate ne udhetimin qe beri gjate vitit
1466-1467 Ne Rome e ne Napoli.
Me pushtimin e Drishtit prej Turqve me 1487, Dh.
Frengu emigroi ne Itali dhe u vendos ne rajonin e Venedikut dhe per nje
periudhe te gjate sherbeu si fanulltar i nderuar ne fshatin Brame, prane
qytetit Trevizo, deri me 1513, kur per arsye te moshes se thyer, ia la detyren
te nipit Pjeter Engjelli. Dhe Frengu vdiq me 1525, ne moshen 82 vjecare.
Te vetmen veper qe shkroi ia kushtoi vepres se
Skenderbeut Komentar per punet e Turqve dhe te zotit Gjergj Skenderbeut,
princ i Epirit.
Kjo veper e shkruar latinisht mbeti e pabotuar: Pas
vdekjes se tij, i nipi Pal Engjelli, e perkthehu Italisht dhe e botoi ate me
1539. Deri me 1679 vepra e Dh. Frengut njohu 18 botime Italisht.
Ne mesin e shekullit XVI ajo u perkthye e u botua
edhe ne frengjisht dhe ne anglisht. Ne krahasim me historine e
Skenderbeut te M. Barlecit, vepra e Dh. Frengut u perhap shume ne Itali(sidomos ne Venedik)
ku u shtypen te gjitha ribotimet e saj, sepsse ishte shume me e shkurter se
vepra e pare.
Te pinjollet Engjelli qe ishin vendosur ne Itali,
ashtu si te shume Shqiptare te emigruar, u ruajt nder breza vetedija kombetare,
ndienja e atdhedashurise dhe deshira per tu kthyher ne Shqiperi. Ishin keto
motive qe nxiten pjestaret e kesaj familjeje qe kishte pozite te rendesishme ne
rrethet intelektuale kishtare te Venedikut, te interesoheshin gjate shekullit
XVI e XVII per botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopese Shqiptare te
shek. XV, si dhe vepra te hartuara prej tyre ne formen e gjeologjive familiare
mbi te drejten e trashegimise.