| Gjergj Aranit Komneni | |||
| Kur sulltan Mehmeti II deshtoi ne rrethimin e Sopotit (ne Librazhd),populloi e personifikoi dhe e perjetesoi strategun e kesaj rezistence te gjate, Gjergj Aranitin me vargjet: "Ky sulltani qan me lot, Kam nje Skender ne Sopot, Ne mal-plak,ne nje breg, Gjergj Golemi thot'jam mbret" Aranitet,familje e madhe dhe e degjuar prijesish feudale shqiptare,qe ne shekullin XI.Zoterimet e araniteve paten shtrirje te gjere,por pa formuar nje hapesire kompakte;ato shkonin nga viset e Dibres se Siperme,ne Cermenike,ne Moker,ne Berzeshte-Polis,ne Shpat-Verce dhe perfshinin pjese te zones fushore:Dumre-Lushnje e Elbasan.Figurat kryesore te kesaj dere te shquar jane Davidi (strateg ne sherbim te Bizantit,nder te paret perfaqesues te klases feudale shqiptare ne formim),Konstandini (ushtarak ne sherbim te Bizantit),Aranit Komneni (I ati I Gjergjit),vete Gjergji dhe Konstandini tjeter (djali I Gjergjit). Sundimtari me i permendur i familjes me tradita luftarake ne Shqiperine e Jugut,rezulton Gjergj Araniti,i cili jetoi ne vitet 1376-1470.ai ishte zoterues i Kanines e Himares,Shpatit e Cermenikes dhe konsiderohet nder personazhet historike paresore te shek. XV,nje nder pjesemarresit kryesore dhe udheheqes i shquar i luftes se madhe antiosmane. Ashtu si Bardhyli i Ilirise (shek. IV p.e.s.) edhe Gjergj Araniti,ky luftetar teper i moshuar,vdiq ne moshen 94 vjec..Ai kundershtoi,sfidoi dhe fitoi ndaj ushtrive te Perandorise Aziatike,duke u barazcmuar nga Evropa si nje Skender i dyte.Zgjedha e padurueshme feudale-ushtarake otomane shkaktoi pakenaqesi te thelle dhe reagim masiv te fshataresise.Gjithashtu regjistrimi i tokave,caktimi i timareve dhe vendosja e spahijve me dhune ne zoterimet e tyre,paralajmeruan cungimin e autonomise se sundimtareve arbereshe.Keto reforma i hoqen Gjergj Aranitit nje pjese te zoterimeve,nderkohe qe per pjesen tjeter mbeti vasal i sulltanit.Pikerisht,kjo gjendje e rende ekonomike nxiti shperthimin e kryengritjeve te viteve 30-40 te shek. XV.Ne epiqender te ngjarjeve ushtarake u vu Gjergj Araniti. Ne pranvere-veren e vitit 1432,ndersa mbyllej etapa e reformave shfrytezuese,hapej kundershtimi shqiptar,qe shperthen nje zinxhir kryengritjesh antiosmane.Kryengritja e pare shpertheu ne Shqiperine Qendrore.Popullsia therret prijesin e saj,Gj. Aranitin,36-vjecar,i cili ishte derguar peng nga i aiti,Aranit Komneni te sulltan Murati,ne Edrene.Gjergji deri ne ate kohe ishte perpjekur,por pa ndonje rezultat,per te ruajtur te drejtat mbi zoterimet qe i kishte lene i ati.Ne keto rrethana u largua fshehtas nga Adrionopoja dhe me mjaft luftetare te tjere u kthye ne atdhe. Sa mberriti ne Shqiperi,Gjergj Araniti zhduku spahijte tradhetare,timarlij.Ai u vu ne krye te kryengritjes,qe perfshiu gjithe masat fshatare.Ajo u perkrah ne rrethin e Durresit e te Tiranes nga Andrea Topia,ne veri nga Nikoll Dukagjini etj. Vargkryengritjeve,me nismetar dhe simbol te qendreses Gjergj Aranitin,Porta e Larte iu pergjigj me ushtri te fresketa dhe komandante te sprovuar. Danja e Dukagjineve ra,zoterimet e Topiasve u kthyen ne gjendjen e meparshme.Por ne perpjekje me fuqite kryengritese te Gjergj Aranitit,turqit u thyen nga shqiptaret. Fitorja e pare e hapi zjarrin e kundershtimit ne jug,sidomos ne Kurvelesh,duke zgjeruar hapesiren kryengritese.Murati II vjen vete drejt Shqiperise dhe e vendos kampin ne Serez (Maqedoni).Qe ketej shkeput nje force te madhe nen komanden e Ali bej Evrezonit.Ushtria e Ali beut,ne dimrin e viteve 1432-1433,futet ne luginen e ngushte,qe mbizoterohet nga vargjet malore te thepisura te Shkumbinit,i afrohet Buzurshekut (Berzeshtes),por mbi taboret osmane leshohen si tigra grupluftetaret e Gjergjit.Prita,befasi dhe perleshje e pameshire.Strategu nga begoret vrojton,kujdeset, manovron dhe nxit me fjale e shpate,derisa rendimi turk thyhet keqas.Fitorja u dha zemer shqiptareve dhe Evropa u njoh me nje luftetar shpresedhenes."Ne kete beteje,fikson kronisti Bizant Laonik Halkokondili,Araniti i Komnenit fitoi nje lavdi te madhe". Buzursheku e prezantoi Gjergjin dhe Laberia e afirmonte ate si nje prijes te talentuar ushtarak,ndermjet bashkekohesve ne kontinent. Duke perteritur taktiken e vjeter ushtarake: "Terhiqe armikun,pergatite pusine dhe qelloje ne befasi",Gjergj Araniti thyu edhe ushtrine e dyte turke te drejtuar nga Ali beu i cili la me qindra kufoma ne grykat e thella te Kucit e deri ne Borsh.Deshtimi i ekspedites se dyte turke beri buje ne gjithe Evropen dhe Araniti u be nje personalitet ne oborret e saj e cila ishte mesuar te njihte disfata nga aleatet ne Lindje.Pergezime nga Papa Eugjen IV,mbreti Alfons V i Napolit,perandori gjerman Sigizmund,Republika e Raguzes etj.Premtime per ndihma,por ... vetem premtime.Edhe betejen e trete,(ne vitin 1434) per te cliruar Vloren e Kaninen strategu shqiptar e perballoi suksesshem me forcat,me mjetet dhe me taktikat e veta.Ndaj Gjergj Araniti u shpall si mbrojtes i lirise nga gjithe mbreterite e Evropes. Vjeshte 1443-dimer 1444.Ndersa ushtria e perbashket hungaro-polake-rumune e Vladislavit (strateg hungarez) zbret ne Bullgari,nga Shqiperia forca te rendesishme shqiptare,te komanduara nga Gjergj Araniti,hyjne thelle ne Maqedoni duke e goditur armikun pertej "kufijve" te zoterimeve per ta zhvendosur sa me tutje trojeve etnike.Ne sinkron me veprimin ushtarak nga brenda te Gj. Aranitit,Skenderbeu realizon parashikimin strategjik te braktisjes se frontit osman ne betejen e Nishit,per t'u bashkuar ne atdhe me kapedanet dhe ushtrite e tyre.Kesisoj,ai u lidh ngushte me luften e udhehequr nga Skenderbeu. Kur keshtjella e qytetit,Kruja,gjemonte nga topat,burri-luftetar i moshuar Gj.Araniti 67-vjecar,i dergoi triumfatorit te birin Konstandin me pergezimet dhe besnikerine e pakufishme.Gj.Araniti,me 3000 luftetare,u bashkua me fushaten clirimtare antivenedikase.Veprimet e tij luftarake u perqendruan per marrjen e Durresit,te Danjes dhe te qyteteve-keshtjella te tjera bregdetare nen protektoratin venedikas.Madje,trupat e tij shkuan ne thellesi deri ne dyert e Shkodres,megjithese interesat e tij nuk ishin cenuar drejtperdrejte nga zoterimet venedikase ne tokat shqiptare. Kurdohere ne funksion te strategjise clirimtare dhe te besa-beses,pse jo edhe te deshires per nje dhender model si Skenderbeu,Gj.Araniti i moshuar,ne komande te 4000 luftetareve dhe me nje sasi te konsiderueshme argjendi,e mbeshteti idene e rimarrjes se keshtjelles se Stefigradit.Ne dy sulmet e betejes se pergjakshme rrethuese,vete strategu Araniti rishfaqi trimerine e pervojen e gjate.Gjate perleshjes iu vra i vellai.Ngulmimi dhe prova e luftes qe dha Araniti,e binden Skenderbeun se cdo shtytje e martese me vajzen e tij Doniken 23-vjecare,do ta zemeronte bujarin e madh.Araniti me krenarine ndaj Kastrioteve,arriti ne ultimatumin :"O dhender,o nuk ka ndihme!". Dhe ashtu ngjau. Pavaresisht nga reagimet keqdashese,lidhja me krushqi Kastriot-Aranit i vlejti kryesisht bashkimit kombetar,vellazerimit te te gjithe shqiptareve, sesa jetes familjare te strategut. Gjergji vjeherr e quante veten krejtesisht autonom.Ailuante politiken e vet dhe e perdorte fuqishmerine ekonomiko-ushtarake per ceshtjen shqiptare,por jo si vartes dhe i diktuar nga Gjergji dhender.Per shkaqe te kuptueshme kohore,ndermjet dy strategeve pati edhe divergjenca,deri ne prishjen e marredhenieve. Araniti,jo vetem nuk e shkriu principaten ne perberjen e shtetit te Kastriotit (i cili po merrte tiparet e nje organizimi shteteror te perqendruar),por ai vazhdoi ta konsideronte Skenderbeun si nje aleat,pa iu nenshtruar vullnetit te tij.Si nje strateg i pavarur,por i gatshem perballe cdo armiku dhe rreziku te njejte Gj.Araniti,krahas dhe si barabarte me te,nenshkroi marreveshje te vecanta me shtete te huaja (me Alfonsin V te Napolit,me Venedikun etj).Ja pse Aranitit studiuesit i japin vend she vleresime,qe e afrojne ne disa tregues me Skenderbeun. Gjergj Araniti ishte i vetmi prijes shqiptar me dy kryeqendra: ne nje bregdet (Kanina) e nje tjeter ne malesite lindore,ne Sopot.Zoterimet e tij,nga pikepamja strategjike,perbenin ballin e pare te ndeshjes me ekspeditat turke dhe aksin qendror te penetrimit osman ne brendesi te vendit (Oher- Struge-Librazhd-Elbasan-Tirane-Kruje).Bashkimi dhe qendrimi antiturk i dy Gjergjeve nuk kishte te bente aq me lidhjet martesore qe ekzistonin ndermjet dy familjeve,sesa me faktin qe zoterimet e Aranitasve ishin me te ekspozuara ndaj pushtuesve osmane.I mirepritur dhe i pasuar nga shpataraket,mokranet,cermenikasit,leberit e larguar etj,ne rreth dy vite (1460-1462),ai organizoi dhe komandoi rezistencen e fundit,kryesisht me forcat e veta e i ndihmuar nga fuqite dhe udheheqesit e krahines se Mokres,te Angjelinit.Perballe nje fronti te hapur,te zene me grupe luftetaresh aranitas,sulltan Mehmeti II,e rrethoi Gj.Aranitin nga Qafe Furka (Polis) deri ne Teferic te Shushices (Byshek).U zhvilluan luftime te ashpra,po Sopoti nuk u pushtua.Populli e krahasoi Gjergjin e tij me Skenderbeun.Qe te kremtonte fitoren e shkelqyer,i bindur se armiku qe larguar prej humbjes, shkoi me ushtrine ne Galigat (8 ore larg Sopotit).Mirepo,ushtria osmane,e informuar nga renegate,u kthye perseri gjate nates.Keshtjella e Sopotit, me forcat qe la Gjergji,nuk merrej.Vetem arma e dredhise dhe e tradhetise,i gjeti shtigjet e hyrjes se fshehte per ne kala.Komandanti turk,duke perfituar nga qenia larg e Gj.Aranitit (qe popullsia vendase e quante edhe Gjergj Golemi,per nder te mbiemrit te gjyshit) me ushtrine kryesore,i hodhi ne sulm gjithe ushtaret.Lufte e rralle e burrave dhe e grave,qe hidheshin nga shkembinjte per te mos u perdhenuar.Renia e keshtjelles u shoqerua me masakra saqe gropa,ku u mblodh gjaku i viktimave,u quajt "Liqeni i kuq".Betimi i sulltanit se do ta conte gjakun deri ne shale te kalit po te merrte Sopotin,ishte shnderruar ne nje hakmarrje te vertete e makabre,qe historia nuk e harron. |
|||