Gjergj Karaiskaqi
                                                                                     "Sikur te kishte heronj si Karaiskaqi e Kollokotroni,Italia nuk do te digjej gjate nen sundimin e huaj"
                                                                                                                                                                                                                                     
Xhuzepe Garibaldi

Jeta e Gjergj Karaiskaqit mori drejtim,kuptim,nje rruge te cuditshme,te dimbshme e,po aq,te admirueshme.Ai ka prejardhjen nga Arta,por lindi ne fshatin Mavromat te Agrafes (1780).E ema e rriti me te keq,por edhe Gjergji ishte i prape.Fare i ri,ngaqe i pelqenin "aventurat",qendroi prane nje luftetari te degjuar,N.Karaisko,nga mori edhe mbiemrin.I zgjuar prej natyre,i hedhur e i sherrit,me nje karakter te panenshtruar,Karaiskaqit i shkoi per shtat jeta ushtarake,fusha e bukur e trimerive,e heroizmave.
Gjate fushates spastruese te shtetpashallekut te Ali Pashe Tepelenes nga hajduteria,komiteria e keqberesit,Gjergji 15 vjec kapet.Ushtrohej ne oborr,duke e rrahur edhe me dru,por ai nuk mposhtej.Andaj,Aliut te madh i ngjalli interes ky "camarok" i zgjuar e inatcor.Ai mund te behej i vyer.
Pavaresisht nga kanuni i oborrit ushtarak,Karaiskaqi te shumten e kohes rrinte prane vezirit,qe e cmonte si prind.

                                                                                                
Mirenjohje per pashain e Janines

Gjergj Karaiskaqi ishte nder te zgjedhurit dhe te besuarit e strategut te Janines.Ndaj,Ali Pasha e futi ate ne misione speciale,nga me te rrezikshmit.Ai i ngarkoi nje detyre shteterore per te shpetuar nga arrestimi Rig Velestinliun (militanti me i shquar ideologjik i Greqise,figura numer nje e luftes antiturke per pavaresi kombetare).Ne nje turne,qe i sherbente clirimit te Greqise,Shqiperise e Maqedonise,ideologu i madh arrestohet ne Trieste.Stambolli ngulmon dhe Austria ia dorezon Rigen pashait te Beogradit,qe ta percillte ne Turqi.Ali Pasha,i informuar,shtroi planin e shpetimit te ketij njeriu te madh.Per kete qellim janinasi nisi nje grup me Gjergj Karaiskaqin ne krye,qe ta nxirrte Rigen me cdo kusht nga burgu.
Aliu zgjodhi Gjergjin sepse ai gezonte te dhena te posacme per te shpetuar Rige Velestenliun nga thonjte e pashes se Beogradit,Marasli Aliut.
Misioni u zbulua dhe Porta e Larte nxitoi ekzekutimin e Riges naten,perpara se Karaiskaqi shqiptar te mberrinte ne kryeqytetin serb.
Pashalleku i Janines u be fidanishte e "Filiqi Eterise".Nder shqiptaret qe pasuan Ali Pashen e u futen te paret ne te,ishte edhe Gjergji.Si i formuar ne nje shkolle ushtarake si ato te Bonapartit,qe nje kanditat i vleftshem per te drejtuar luftetaret.Ai do te dinte si t'i perconte idete strategjike te Aliut ne kryengritjen greke.Se oficeret si Gjergj Karaiskaqi,tepelenasi i pati me kokrra.Prandaj,edhe u quajten "gjeneralet e Ali Pashe Tepelenes".Nder tre emra qe citohen nga oborri dhe Eteria,Gjergji ishte i dyti pas O.Andrucit dhe para M.Bocarit.Arvanitasi Karaiskaqi deklaronte pa frike figuren dhe rolin madhor te Ali Pashes ne revolucionin grek.Ishte detyrimi i dyte ku "nxenesi" ia shperblente "mesuesit".Por kulmin e mirenjohjes ndaj Aliut,e perben pjesemarrja e Gjergjit ne luften e armatosur kunder sulltanit.Ai u vu ne komande te forcave te perzgjedhura e ne sektoret me te veshtire.
Rrethimi Janines vijoi nje vit (1821-22).Forcat turke nuk shteronin,por Karaiskaqi nuk iu nda kryegjeneralit (kur te tjere,perfshi edhe djemte e braktisnin).
Si mjaft kapedane te shquar,edhe Gj.Karaiskaqin e rrembeu rryma kohore e Rilindjes.E nesermja e atdheut-Shqiperise dhe e bashkeatdhetareve arvanitas,ishte nje.
Viti 1825.Eshte faza e dyte e kryengritjes.Ibrahim Pasha i Rumelise,pas dimrit,la Kreten dhe iu qep brigjeve te Peloponezit.Caste kritike.Lypseshin masa te ngutshme per ta mbajtur te ndezur levizjen ne Peloponez,qe mareshallit turk t'i pritej hovi.Gjergji ishte ne krye te kryengritesve.Vecse,
qeveria s'ia vuri veshin propozimeve te mencura ushtarake te nje keshilltari si Karaiskaqi.Dhe fushata antiturke e Kundurjotit deshtoi keqas.C'te benin konsulentet ushtarake,kryesisht me origjine shqiptare,si Karaiskaqi,Xhavella,Bocari qe nuk ua merrnin parasysh mendimet e tyre te specializuara si ushtarake?Ndaj,Kundurjotin e ironizuan : "Vate me kale e u kthye me gomar".

                                                                                                   
Mbrojtesi i Akropolit te Athines

Qytahiu,pas renies se Mesolongjit,iu drejtua Greqise Lindore.Kryengritja greke,qe vazhdonte prej 5 vjetesh,duhej shtypur pa meshire.Por,papritur,
udhes per ne Atike,ai u perpoq disa here ne qendresen e arvanitasve te rrethinave te Athines.Nga mesi i gushtit te vitit 1826,Qytahiu shtiu ne dore
pjesen e poshtme te kryeqytetit dhe rrethoi Akropolin,ku ishin strehuar banoret gjate terheqjes.Pashai mendonte se do te perfitonte nje Mesolongj te dyte.Perballe tij u ndodhen kryengritesit e komanduar nga Gjergj Karaiskaqi.Mareshalli,i verbuar nga hija e madheshtise se perandorise,nuk e perfilli faktin se ish-nxenesi i Ali Pashe Tepelenes,per aftesite e tij sapo ishte caktuar nga qeveria (me nderhyrjen e T. Kollokotronit) komandant ushtarak i Greqise Kontinentale,te pjeses lindore.
Karaiskaqi i paperkulur,iu vu riorganizimit dhe aftesimit te frontit,zbuloi pikat e dobeta te kundershtarit dhe improvizoi metoden e prishjes se sistemit te nderlidhjes e te furnizimit te trupave turke te shperndara.Ai zuri pikat kyce ku leviste armiku dhe me nje numer forcash te pakta e ne befasi,sulmonte pa iu trembur edhe sulmeve perballe.Kryekomandanti i ndjeu humbjet e panumerta,por se fundi Akropolin (ndonese me vonese) e rrethoi.Nderkohe,Gjergji perforcoi mbrojtjen me 9500 luftetare dhe siguroi furnizime te reja.
Si nje komandant i kujdesshem,Karaiskaqi e la ne duar te sigurta Akropolin.Vete,me nje force prej 2500 luftetaresh (kryesisht suliote te sprovuar),
iu drejtua teatrit te Rumelise.Ai persosi organizimin luftarak dhe zgjodhi forca te reja,ashtu si i freskoi trupat edhe shtatmadhoria turke.Duhej nje nderhyrje e thelle,pasi Greqia Kontinentale,me gjithe rezistencen,lengonte e perunjur nen thundren osmane.Vajtja e Gjergj Karaiskaqit e permbysi rrenjesisht situaten.Ne kater muaj (tetor 1826-shkurt 1827),derisa u kthye ne Atike,ky komandant e "gjeneral" i shquar udhehoqi qe nga gjiri i Ambrakise deri ne Athine (perjashtuar tre keshtjella),qe te mos dhunohej ndergjegjja dhe liria e nje populli dhe gjekundi te mos valonte me flamuri turk.Si e qetesoi gjendjen,kthehet i lehtesuar ne kryeqytetin e vendit.Po,ku mbaronin pashallaret.Pas Ibrahimit e Qytahiut,i doli perpara nje i trete,Omer Vrioni. U ndesh me te tre here radhazi dhe e mundi.Pikerisht,keto tre fitore e vulosen vepren e Karaiskaqit.Me fitoret e tij Karaiskaqi mbante te ndezur kryengritjen.
Sukseset strategjike ne Greqine Kontinentale,nen udheheqjen e nje komanduesi si Gjergji,u pane me anesi e xhelozi nga borgjezi dhe kocobashet.Ne mbledhjen e trete te Asamblese Kombetare (prill 1827),komanda e ushtrise iu dorezua anglezit R.Xhons,kur revolucioni grek kishte afirmuar ushtarake te medhenj vendas per postin e Komandantit te Pergjithshem.Mosmirenjohja i dha shkas mosmarreveshjeve ndermjet ushtarakeve te popullit kryengrites (ku hynte edhe Karaiskaqi) dhe atyre angleze.Kulmi i kundertive arriti ne pikepamjet per metodat taktike e mjetet qe duheshin per zhbllokimin e Akropolit.Anglezet hodhen variantin e sulmit te menjehershem frontal.Gjergji dhe pasuesit shtruan ide origjinale,
realiste dhe ato elemente taktike qe konkretizonin strategjine..Trupat e pakte te nje ushtrie jo te rregullt,sic ishte ajo greko-arvanitase,nuk duhej te angazhoheshin ne luftim balle per balle kunder nje ushtrie te madhe,te organizuar dhe me pervoje.
Per te luftuar dhe fituar ne tokat greko-shqiptare,arvanitasi dinte me shume sesa oficeret e shkolluar ne Angli,se ata nuk e konceptonin terrenin konkret,ushtrite dhe taktikat e te dyja paleve nderluftuese,sic i njihte nje ushtarak si Gjergji.
Si udheheqes,tashme i urtesuar dhe i shtruar nga fushebetejat,ai u "mund" nga ngulmimet e anglezeve e te perktahesve inkompetente dge servile greke.Gjeneralet anglez drejtuan sulmin mbi fushimin turk ne Falire (prane Athines).Katastrofe: ne sheshin e luftes ballore rane afro 1500 luftetare nga me te miret (thuajse suliote).Pjesa qe shpetoi u shkermoq.Lexon dhe ngjethesh: Pasi moren urdher,trimat marshuan drejt vdekjes,
per ne thertoren qe dukej sheshit.Pothuajse te gjithe suljotet rane.Gjeneralet angleze veshtronin te habitur fushen e gjakosur.
Jeta e Gjergji pa familje dhe lufterat per liri e drobiten ate.Kollokotroni,qe merakosej posacerisht per nje ushtarak te madh dhe "jetim" si Gjergji,e porosiste qe te ruhej se ishte teper i nevojshem.Mirepo Karaiskaqi e "harroi" amanetin e Kollokotronit qe e donte si vella.Ne nje luftim te parendesishem per postin qe mbante e ne nje gjendje shendetesore te renduar (vuante nga mushkerite) plagoset rende ne veshka.Te nesermen,ne pamundesi t'i rezistonte plages se rende,Gjergj Karaiskaqi vdes 47 vjec (1827).Kush nuk e qau kete prijes e kapedan!Kuja sipas zakonit ne varrezat e Lefsines,jehoi kudo qe ai luftoi.E qane edhe ushtaret shqiptare ne ushtrine turke te Qytahiut,sepse ne personin e tij pane jo vetem nje gjeneral te madh,por edhe nje shpetimtar e vella te dhimbsur.Jeta dhe vepra e Karaiskaqit ishin shembull model i njeriut qe luftoi per lirine dhe te drejtat e njerezve,si nje luftetar,qe s'iu shteren kurre forcat dhe energjite.