| Gjin Zenebishi |
| Zenebishet (quhen edhe Zeneviste) ishin nje familje feudale shqiptare,qe e shtrine zoterimin ne trevat e gjera jugperendimore.Sunduan e i rezistuan cdo futje ne varesi per 150 vjet (fillimi i shek. XIV-mesi i shek. XV).Nder figurat me te njohura,qe u dalluan ne fillimet e luftes 500-vjecare shqiptaro-turke,permenden Gjini,Depa dhe Simoni.E,nder keta,Gjini ze vendin qendror ne historine e Zenebisheve. Gjin Zenebishi,si njeri,si prijes dhe komandant perqasej ne mjaft pika me Gjinin tjeter te Shpatajve.Me qender Gjirokastren,ai permblodhi pjesen veriore te Despotatit te Artes (pas vdekjes se Gj. B. Shpates) ne zoterimet e familjes se Zenebisheve,duke formuar vilajetin e ardhshem te Gjirokastres me rrethet perqark (Dropullin e Delvinen,krahinen e Vajenetise) dhe shkonte ne jug deri ne afersi te Janines e te lumit Gliqi ne Cameri.Ketu takohej me trevat ne zoterim te Despotatit te Shpatajve.Gjin Zenebishi radhitet nder sunduesit e pakte shqiptare me mundesi te madhe lufte.Ai u ndesh me feudale greke e serbe,italiane e me pashallare turq. Asnje pajtim me sundimtaret e huaj Kunder sundimit serb qe vazhdonte u ngrit edhe Gj. Zenebishi.Ai hyri dhe qendroi ne nje konflikt te gjate e te papajtueshem me ate qe arbereshet e urrenin me tere forcen e shpirtit,me despotatin kriminel,serbin Thoma Preljubovici.Nga keto perpjekje evidencohen ato te viteve 1380 e 1382.Dy ndeshjet arberesho-serbe shenojne edhe ballafaqimin e pare te turqve me shqiptaret ne tokat e tyre.Serbi Preljubovic,nuk ia dilte dot ushtrive dhe taktikave te rendimeve ushtarako-shteterore te arberve te Jugut.Prandaj u mbeshtet tek osmanet,te cileve po u vinte radha e sundimit perandorak, ne vend te mbreterise serbe ne shthurje.Vinte nje (1396) dhe nje ndeshje me plot mbaresi.Sundimtari i Janines,Thomai,i vene mes dy goditjeve te te dy Gjineve (njeri nga jugperendimi dhe tjetri nga veriperendimi),formoi nje front me turqit.Gjate perleshjes,duket se nuk ia doli mbane ne kete ndermarrje e rrugedaljen e gjeti te marrja vesh me nderluftuesit.Vetem ushtria osmane nuk denjoi terheqjen.Lufta vijoi e ashper.Ne Drisk,Evrenoz Beu,komandanti turk,nuk do ta besonte se Zenebishi ishte ndryshe: nje ushtarak me i zoti;qe dinte c'duhej bere ne terrenin e tij,qe s'i frikesohej titujve dhe ultimatumeve.Fitorja e Gjinit,duke i shfarosur armiqte me nje taktike manovruese dhe nga pozicione te fshehta,deshmoi se Gj. B. Shpata nuk ishte gabuar ne berjen e krushqise me te.Dhendri,Gj. Zenebishi,nderonte veten dhe vjehrrin,fisin dhe gjakun arberor. Nga ky deshtim i turqve,i plotfuqishmi freng ne Janine,Esau Buondelmonte nuk vuri mend.Ai e perseriti sulmin ndaj Despotatit Arberesh.Por Zenebishi,i mesuar me kete ushtarak mburravec,e ndau dhe e perdori ushtrine e vogel te tij,duke i copetuar mercenaret e Esaut afer Mesopotamit,ne vitin 1399.Vete Buodelmonte u zu rob dhe u mbajt i burgosur ne kalane e Gjirokastres.Si kusht per lirimin e tij Zenebishi mori 1000 florinj dhe sidomos kryeqendren (Gjirokastren),e cila deri atehere varej nga Despotati i Janines. Mbaronte keshtu shek. XIV,c'ka regjistronte kulmin e zhvillimit te principatave shqiptare edhe nga pikepamja ushtarake.ata ishin ne gjendje ekonomike dhe te afta ushtarakisht qe t'u benin balle edhe dredhimeve te kundershtareve te tjere,qe vrojtonin ngjarjet dhe prisnin castin per t'i rene Zenebishit. "Farefis dhe te nje gjaku ..." Sundimtaret e huaj te Janines,qe vdisnin ose iknin pa lavdi,i kishin hale ne sy trevat e Gjirokastres,posacerisht Gj. Zenebishin.Edhe sundimtaret frengj ne ishullin qefaloni (ne Jon) ndoqen po ate strategji,sikurse edhe ndaj Despotatit te Artes (te Gj. B. Shpates).Keshtu,me 1412,Karl Toko ndermori nje sulm qe ta nenshtronte Zenebishin.Ndaj kercenimit serioz,Gjini hyri ne marreveshje me Muriq Shpaten (te vellane e Gj. B. Shpates). ai thirri ne ndihme te gjithe arberit e,posacerisht ata te Myzeqese,me te afertit,sic ishin ata te araniteve dhe Muzakajve.Pa asnje ngurim,arberit fqinj vrapuan ne ndihme,meqe ishin "farefis dhe te nje gjaku".Ishte nje aleance e gjere ushtarake e sundimtareve shqiptare,kur flitej per Arberine. Beteja u zhvillua ne Krane.Arbereshet,luftetare e komandante,me urrejtje te njejte per pushtuesit,i shkaktuan jo vetem Karlit,sunduesit te ri te Janines,por tere Tokave nje disfate nga me te rendat.Kjo dere ndjeu humbjet me te medha ne jeten sundimtare,deri te shkaterrimi i ushtrise se gjithe despotatit.gjini,kryekomandant,parakaloi krenar me ushtrine fitimtare nen muret e Janines,duke pasur me vete roberit e Tokove te lidhur me zinxhire.Me kot Emiri ose Musa Beu (dhendri i Karlit) i kercenohej Gjinit,tashme me i forte sesa ishte para bashkimit.Ai beri dhurata per lirimin e te pare janinjote te kapur rober. Gjithashtu,derisa vdiq (1417),Gjin Zenebishi ra ne konflikt edhe me Venedikun.Jo aq per ceshtje tregtare,sesa per interesa ushtarake ne bregdetin arberesh.Fitoret e njepasnjeshme premtonin konsolidimin ushtarako-politik te qendrueshem te Despotatit te Gjinit.Por s'ishte i thene nje zhvillim i tille pozitiv,se vershimi turk kishte hyre ne rrjedhjet e permasave te pandalshme. Me vdekjen e Gjin Zenebishit,megjithe perpjekjet e mevonshme te Depe dhe Simon Zenebishit,mori fund historia luftarake per nje zhvillim dhe jete te pavarur te arberesheve te Despotatit te Gjirokastres. |