Gruaja qe qendisi flamurin e Ismail Qemalit, pa varr

VLORE  - Atdhetarja e shquar qe me doren e saj qendisi flamurin qe ngriti Ismail Qemali duke shpallur shtetin e pare shqiptar nuk ka varr. Regjimi i Zogut nuk i beri asnje nderim ne diten qe ajo mbylli syte, por edhe regjimi i Hoxhes dhe me pas nuk i bene nje varr. Flamuri i ngritur ne Sheshin e Flamurit, cdo 28 nentor, ne Vlore, nga presidente, kryeministra nga pushtetare e politikane eshte nje moment sublim dhe askujt ne keta 68 vjet qe mungon Marigo Posio nuk i vajti askujt ndermend te pyese: Ku eshte varri i Marigose te vendosim nje tufe lule.

Shqetesimi i historianit
Historiani Zeko Braho, doktor i shkencave historike,ne Vlore eshte njeriu i vetem qe ka hulumtuar mbi jeten dhe vepren e kesaj gruaje. Ai tregon se kishte bere gati nje liber autobiografi per Marigo Posion dhe prej vitesh e mbanin ne sirtar pasi nuk e botonin. Duhet te jete heroine, i thonin drejtuesit e Shtepise Botuese. I shkrova nje leter Rita Markos, anetarit te Byrose politike,- thote historiani,- pasi ai ishte nga Korca dhe shpresoja se dicka do te bente per Marigone, por jo.Por, kur ne 1990 kur Helena Kadare eshte njohur me permbajtjen e librit eshte prekur dhe libri ka hyre menjehere ne shtyp. Ka shume fakte dhe po te shfletosh shtypin e kohes, per kete shqiptare mund te shkruash nje seri librash, por... Ai hesht dhe me pas shpreh revolten. Nuk dihet se ku eshte varri i Marigose, asnje qeveri nuk eshte interesuar se ku prehet Marigoja dhe kjo eshte e pafalshme. Ajo duhet kujtuar se paku sa here ngrihet ne Sheshin e Flamurit, flamuri shqiptar, thote historiani.

Kush eshte Marigo Posio?
U largua nga vendlindja e saj Ocishti i Korces dhe u vendos ne Vlores. Shkak i braktisjes se vendlindjes ishte persekutimi qe po i behej atdhetareve nga reaksioni osman. Ne vitin 1904 bashke me te shoqin u vendos ne nje shtepi te lagjes Muradie ne rrugen qe mban emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut ne vatrat vlonjate me idete e saj perparimtare, por edhe me qendismat qe bente. Kur solli plackat nga Korca ne fund te sendukut kish vene nje flamur te qendisur me doren e saj. E kishte mbuluar me gazeta te vjetra te ngjitura me brume qe te mos diktohej ne rast kontrolli. Ajo u thoshte vajzave vlonjate: Degjoni ketu, ne pajen tuaj duhet te keni nje flamur, ate ua qendis une. Por ajo gjente kohen te lexonte dhe libra e gazeta, te shfaqte mendimin e saj perparimtar. E vetmja grua qe aktivizohej ne te gjitha veprimtarite patriotike te kohes dhe shtepia e saj u be vater e atdhetarizmes ku hynin e dilnin Cerciz Topulli, Mihal Grameno, Musa Cakerri, Jani Minga, Ibrahim Shyti. Ne shtypin e kohes citohet se Marigo mori pjese ne komitetin e pare qe u formua ne Vlore per shpetimin e atdheut, dhe ndihmoi me te holla.

Marigo dhe flamuri shqiptar
Korcarja e bukur me shtatin si selvi ishte mekuar me ndjenjat e atdhedashurise qe ne femini.Flamuri perte ishte shenja e kombit, ishte gjeja me e shtrenjte. Por edhe kontrasti kuq e zi e terhiqte qendistaren. Marigoja thirrej nga shoqet e feminise edhe Shqiponja, kjo per shkak te zgjuarsise, ndjenjave perparimtare, dashurise per atdhe, por edhe pse qendiste qindra shqiponja me duart e saj. Gazeta Arberia qe dilte ne Gjirokaster, ne kohen e saj shkruan se: Flamurin kombetar qe u ngrit per here te pare ne Vlore nga dora e Ismail Qemalit eshte hartuar nga duart e zonjes Marigo Posio mbi copen e blere tek tregtari Diamant. Qendisja eshte bere sipas modelit te shqipes qe kishin vizatuar patriotet Don Mark Vasa dhe Petro fotografi.Kete e dinin dhe shume patriote te tjere. Me te hollat e saj punoi dhe 500 flamuj per zyrat e ndryshme te shtetit te pare shqiptar. Nje poezi e botuar ne shtypin e kohes me titull Marigo Posio, lexohen vargjet: Cila dore e pat punue/ ose kombit ia pat kushtue/at flamur qe valoi ne Vlore/per me shpall lirine tone/ ajo qe nje atdhetare/Marigo grua korcare/qe shkriu plange e pasuri/qe shkriu jeten per Shqiperi.

Poezia dhe publicistika e Marigos
Atdhetarizmin Marigo Posio e ka shprehur dhe ne shtypin e kohes me qindra shkrime, por edhe me poezi. Me 28 nentor te 1918, ne diten e shtatevjetorit te shpalljes se pavaresise, ajo do te ishte ne balle te demonstrates antifashiste e do te bente thirrje ne shtypin e kohes: atdheu mbi gjithcka, kurse me 13 qershor te 1920 kur Avni Rustemi vrau Esat Pashen ne Paris, Marigoja do t'i thurte vargjet: Ti vrapove porsi plumbi/ti u bere ere e hije/shkele shkove dhe e shove/Shqiperine e shpetove. Marigoja gjente kohen te shkruante vargje dhe per luftetaret qe u gjymtuan ne lufte dhe nuk kishin me cfare te jetonin: Turp i madh per perendi/une, ti dhe ai/per nderin e atij gjaku/qysh e lem e qan bonjaku. Mendimi iluminist dhe veprimtaria patriotike e shqiptares se shquar eshte fiksuar ne qindra artikuj dhe poezi ne shtypin e kohes dhe kush i lexon ato prek figuren polihedrike te shqiptares se famshme Marigo Posio.

Fundi tragjik i familjes Posio ne Vlore
Cifti Jovan e Marigo Posio do te lindnin 3 femije ne Vlore. Dy vajzat Evridhiqi e Liria dhe djali Vaso. Vajza e madhe ishte bashkepunetore e ngushte e nenes dhe se bashku do te botonin gazeten "Shpresa e Kombit". Edhe i biri ishte artist e merrte pjese ne koncertet atdhetare. Gruan do ta ndeshkonte fati mizorisht. Do te ndjente dhimbjen me therrese kur do t'i vdiste djali i vetem teksa kthehej nga Amerika dhe dhimbje pas dhimbje kur te dy vajzat njera pas tjetres do te vdisnin nga tuberkulozi. Goditje perfundimtare eshte edhe per vete Marigone kur ajo u semur po nga tuberkulozi. Per disa kohe u kurua ne Vjene ku megjithe dhimbjet qe provonte ne trup, gjeti forca per te biseduar me aktorin e madh Aleksander Moisiu per te kujtuar Shqiperine dhe shqiptaret.Ne gusht te vitit 1932 mbylli syte shqiptarja e shquar Marigo Posio. Ate do ta varroste nje turme e madhe vlonjatesh, ndersa regjimi i Zogut e percmoi.

Homazh vepres se Marigose
Ne historine e mendimit politik shoqeror te cerekut te pare te shekullit qe iku, Marigoja ze nje vend nderi duke u bere nje nga perfaqesueset me te denja te femres shqiptare. Pikepamjet e saj te perparuara jane vazhdimi i mendimit me te perparuar te Rilindjes Kombetare. Kjo grua megjithe dhimbjet e hallet familjare qe provoi, jetoi me shqetesimet e kombit. E edukuar me idete iluministe te rilindasve, Marigoja sherbeu si force levizese per perparimin e Shqiperise. Idete e kesaj atdhetare jane atuale edhe sot. Ajo shprehej se masat popullore do te realizojne aspiratat e tyre nese do te bashkohen, por edhe individi ka rolin e vet. Shtypi i kohes ku ndjehej dhe zeri i Marigose duke ngritur vlerat e popullit te saj ne lufte kunder osmanllinjve, shovinisteve fqinje e fashisteve italiane. Ajo denon luftrat grabitqare, por nuk mundi te kuptoje shkaqet e tyre te  verteta. Duke kritikuar parazitet Marigo shprehet edhe kunder fatalizmit qe predikohej aq me zell nga kleriket dhe pohon se fatin e njeriut e  vendos vete ai me pune dhe perkushtimin e tij. Cilesimi nga shtypi i kohes si gruaja me e ditur e qytetit jo vetem qe nuk ia rriste mendjen dhe e bente ate si nje model te thjeshtesise mes grave vlonjate. Mendimet e  fushes politiko-shoqerore, veprimtaria e saj ne fushen e emancipimit te femres u ushtrua nje ndikim mjaft pozitiv ne zgjimin e fuqive te ndrydhura te vajzave dhe grave shqiptare.

Cili eshte shperblimi per Marigo Posion?
Mesohet se ajo ka marre vetem nje dekorate ne vitin 1960  "Urdhri i Lirise se Klasit te Dyte" me motivacion "ka punuar pa u lodhur ne perhapjen e gjuhes shqipe, clirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare duke perjetesuar keshtu traditat e lavdishme te grave shqiptare". Me pas ka marre emrin e saj nje shkolle tetevjecare dhe kaq. Po ku eshte varri i Marigo Posios. Cdo 28 nentor ngrihet flamuri ne Vlore, simboli i formimit te shtetit shqiptar. Cdo zyrtar mbi tavoline ka nje flamur, flamurin shqiptar qe eshte i pandare nga gruaja qe e qendisi ate dhe i tha Ismail Qemalit: ngrie lart he burre, erdhi dita jone. Ne keta 68 vjet qe nuk eshte me Marigoja askush nuk eshte kujtuar per te te vendose nje lule mbi varr. Nese dikush do ta kish kujtuar me siguri do te ish bere dhe varri i saj. Asnje president, asnje kryeminister qe ka ngritur dhe ulur ate flamur nuk eshte kujtuar te pyes ku prehet Marigo Posio. Kur flasin ciceronet neper muze ne diten e 28 nentorit thone vetem kaq qe Marigoja eshte varrosur nga e gjithe Vlora ne Zvernec, prane varrezave te familjareve te saj. Po cili eshte varri i saj? Nese eshte perse nuk eshte vene se paku mbi te nje emer. Ne manastirin e Zvernecit ku mendohet te jene eshtrat e Marigose, ka vertete disa gure te vendosur ne forme rrethi qe tregojne se mund te jete nje varr, por qe te prekesh keta gure duhet te shkulesh shkurre e te besh qilizem.

Si do te zbulohet varri?
Ju o pushtetare, o presidente, kryeministra dhe ministra qe ulni e ngrini flamurin simbol te Ismail Qemalit ne cdo 28 nentor ne Vlore, mesojeni: Marigo Posio nuk ka varr.

10/22/2000

Koha Jone
Marigo Posio