![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Marlin Barleti | |||
Per jeten e M. Barletit njihet pak. Ai lindi rreth fundit te viteve 50 te shekullit te XV ne Shkoder, qytet me tradita arsimore per formimin e shkollimit te klerikeve katolike. Ai i perjetoi ngjarjet dramatike te vendlindies se tij Shkodres, gjate viteve 70 te shek. XV. Gjate rrethimit te saj prej turqve, ishte i ri dhe ende nuk kishte moshen per te rrembyer pushken, kurse ne 1478 gjate rrethimi te dyte te Shkodres, ai u rreshtua perkrah luftetareve qe me heroizem mbronin qytetin e tyre. Me renien e Shkodres ne duart e ushtrise osmane, si shume bashkeqytetare, M. Barleti mori rugen e mergimit dhe u vendos ne Itali. Ketu ai plotesoi shkollimin e vet, u be njohes i thelle i letersise antike dhe i gjuhes latine dhe u shfaq si nje intelektual humanist nga me te shquarit e kohes. Ai fiton titullin e larte Doktor shkencor i diturive teologjike dhe i se drejtes kanonike. Qe ne fund te shekullit te XV Marin Barleti ishte nje figure e njohur ne jeten e kishave te Padoves dhe ne ate mesimore shkencore te universitetit te ketij qyteti. Nuk dihet me saktesi viti i vdekjes se M. Barletit. Nepermjet te dhenave te terthorta eshte arritur ne perfundim se ai ka vdekur me 1512-1513. Vepra e pare e Marin Barletit eshte Rethimi i Shkodres e botuar ne latinisht me 1504 ne Venedik. I mbeshtetur ne shenimet e kujtimet e veta, si dhe i pjesmarresve te tjere ne ngjarjet qe rrefen, libri i kushtohet jetes politike e ushtarake gjate rrethimit te II te Shkodres 1478. Deri ne mesin e shek. XVII kjo veper njohu 17 ribotime ne gjuhe te ndryshme, si latinisht (5) e polonisht (1). Vepra qe e ngriti figuren e M. Barlecit ne piedestal te Padoves eshte Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut, e shkruar latinisht dhe e botuar ne Rome reth viteve 1508-1510. Deri ne mesin e shek. XVIII kjo veper voluminoze njohu jo me pak se 21 ribotime ne disa gjuhe te Evropes, si latinisht(4), gjermanisht(4), italisht(4), portugalisht(2), polonisht(1), spanjisht(1), si dhe nepermjet nje perkthimi te lire dhe pershtatje edhe ne frengjisht(4), edhe anglisht(1). Vepra e fundit e M. Barletit Skutoret e jetes se Papeve dhe te Perandoreve, u botua ne Venedik, pas vdekjes se tij me 1555. Veprat e M. Barletit, jane frut i nje pune te gjate shumevjecare. Per hartimin e tyre ai u mbeshtet ne shenimet dhe kujtimet e veta, si dhe pjesmarresve dhe deshmitareve te tjere ne ngjarjet qe rrefen. Ky material autentik shume i pasur u ka dhene veprave te M.Barletit vleren e burimeve historike te dores se pare e te pazevendesueshme. Deshmite qe mblodhi nga burimet e shumta, si historian i mirfillte M. Barleti i shoshiti, i plotesoi dhe i zgjeroi me literaturen e kohes. Fruma Panegjerike, fjalime qe u vihen ne goje heronjve ne veprat e tij jane karakteristike per historiografine humaniste evropiane ne pergjithesi dhe perbejne anen e dobet te saj. Por vlerat pozitive te veprave te M. Barlecit si burime historike jane shume me te medha se dobesite e tyre. Ngjarjet politiko-ushtarake te Shqiperise ne shek. XV, jeten e veprimtarine e Skenderbeut, rrethimet e Shkodres etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik. Megjitheate, ne veprat e tij nuk mungojne edhe digresionet per te pasqyruar e per te treguar psikologjine e botes shpirterore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore te banuar prej shqiptareve ne Ballkan, veprimtarine e tyre ekonomike etj. Krahas pershkrimit te potretit fizik e moral te heroit tone kombetar te libri historia e Skenderbeut M. Barleti ka dhene edhe nje gravure te potretit te tij. Pa dyshim ky potret paraqet karakteristikat e fytyres se Skenderbeut, sepse vepra u hartua ne baze te kujtimeve te bashkeluftetareve te heroit dhe te pasardhesve te families se Kastrioteve. |