Naim Frasheri
Naim Frasheri jetoi dhe punoi ne shekullin e 19-te.
Ky ishte shekulli vendimtar per historine e vendit tone: shekulli i fundit i roberise.Naimi dhe rilindasit e tjere linden dhe vdiqen brenda tij,por mendja e tyre,vepra e tyre dhe lavdia derdhej tutje,per kufijve te qindvjecarit per te ardhur gjer tek ne,dhe me tutje akoma drejt brezave te tjere te ardhshem.
Naimi me rilindasit e tjere i kthyen krahet kujtimit te pashallareve rebele e paatdhe,dhe me gjithe zjarrin e fuqine e tyre te mendjes thirren ne skenen e kohes fytyren sublime te heroit tone kombetar,skenderbeut.Per ta,ashtu si per te gjithe ne,ai nuk ishte vetem nje njeri i shpates,ai ishte para se gjithash nje burre shteti,,nje rilindas i madh midis plejades se njerezve me te shquar te kohes se re,udheheqes dhe kampion i lirise.
Afeksioni per figuren e Skenderbeut nuk ishte i rastit.Midis rilindasve dhe atij do te gjendeshin gjithmone pika takimi dhe,sic e ka thene nje shkrimtar i yni,poema e Naim Frasherit "Historia e Skenderbeut",do te ishte per rilindasit si nje kale lufte.
Nga kujtimi i madh i Skenderbeut dhe nga kujtimi i hidhur i pashallareve rebele,Naimi me rilindasit nxoren nje te vertete te cmuar: Lufta per Shqiperine mund te behej vetem si lufte e ndergjegjshme.Pa idealin e lirise,ajo do te ishte nje teknokraci pa kuptim,e destinuar te deshtonte.
Dhe keshtu ata iu vune punes taktike per zgjimin e ndergjegjes se kombit,duke u bere mbeshtetje e fuqishme frymezuese dhe udheheqes shpirterore te aksioneve te tilla kombetare sic qe Lidhja e Prizrenit dhe gjithe levizja e kohes.
Naim Frasheri eshte novatori me i madh i letersise tone.Ai eshte novator me permasa te gjera,jo thjesht novator i vargut a i figures poetike,po novator ne themelet e tij.
Kater shekuj perpara tij,Gjergj Kastrioti kishte qene vec te tjerash novator i madh i idese dhe i veprimit te rebelimit te nje populti te vogel kunder nje perandorie vigane.Pikerisht ne kete fakt te mrekullueshem qendron rendesia nderkombetare e figures se heroit tone.ai eshte novator sepse drejtoi nje aksion te tipit te ri ne Shqiperi,nje aksion te bazuar ne unitetin e vendit.Kete unitet,kete force per te sfiduar ne emer te lirise kedo,
Skenderbeu e gjeti ne popull.Merite e tij ishte qe e nxori ne pah dhe e udhehoqi.
Rilindasit me Naimin ne krye ishin mendimtare dhe poete,shkencetare dhe filozofe,diplomate dhe ideologe,stratege dhe tekniciene te shquar.
Ashtu te gjithanshem sic ishin,ministra te vertete te kultures dhe te kombit,ata ishin te afte te perballonin njekohesisht probleme me pushke e me pende.
Ishte hera e pare pas kohes se Skenderbeut qe vendi yne nxirte njekohesisht nje kostelacion kaq te dendur njerezish te shqua.Dhe midis plejades Naimi qysh ne gjallje zuri vendin qendror.
Librat e tij kryesore, "Historia e Skenderbeut", "Bageti e bujqesi" dhe "Lulet e veres" ishin bere qysh atehere pasuri e madhe kombetare,jo me libra por institucione organizuese te mendimit dhe veprimit shqiptar ne vitet e lufterave te medha qe nga Lidhja e Prizrenit e gjer ne shpalljen e pavaresise.
Emri i Naim Frasherit sa vinte e rritej gjithnje.Nje popullaritet i habitshem po e rrethonte poetin dhe kjo ndodhte ne vendin ku s'kishte as gazeta,as botime dhe as institucione kulturale. Ky fenomen i papare ndonjehere ne jeten e vendit,fenomeni Naim Frasheri,tregonte se c'force zberthyese mund te kishte arti kur ai vihej ne sherbim te kohes dhe te popullit.Shume njerez mesonin shkrim shqip per te lexuar veprat e tij,te tjeret e rrethuan ate me legjenda qe ne gjallje.Ai te kujtonte koherat e para,atehere kur poeti,magu dhe mjeku ishin nje njeri.
Prania e tij ndihej kudo,te shperndare neper pllaja e lugina,faqeve te maleve e neper fusha,midis territ te roberise dhe mjerimit ekonomik,
shqiptaret,bujq,zanatcinj,barinj e nepunes e dini se atje larg ne Stamboll,ne qender te Perandorise Otomane,midis institucioneve dhe monumenteve te saj te zymta,jetonte Naim Frasheri,tempulli i fjales,fener qe dergonte sinjalet e tij ne ate fund shekulli roberie e ne ate fillim shekulli lirie.
Mesazhi qe koha i ngarkoi te sillte Naim Frasherit ishte nje mesazh madhor.Figura te tilla te medha si ai,populli i lindi nga gjiri i tij i madh,u dha atyre te grumbulluar mencurine dhe gjeresine e tij dhe kur ata u perpoqen t'i kthenin ate drite popullit,duke "u djegur si qiri" per te,populli i beri ata te pavdekshem.Nga kjo marreveshje me popullin eshte varur dhe varet ne fund te fundit fati i cilitdo krijuesi.

                                                                                                                                                                                                                                            
Ismail Kadare