| Naum Veqilharxhi | |||
| Eshte ideologu i pare i Rilindies Kombetare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkolles shqipe. Lindi ne Vithkuq te Korces me 1797.Qe para vitit 1808 mergoi me familien ne Moldavi (Kishenjev te Rumanise).Me 1821 mori pjese ne kryengritjen e eteristeve kunder Perandorise Osmane, si nje nder udheheqesit e saj, bashke me shqiptaret e kolonise se atjeshme. Me pas punoi avokat ne Braile, dhe u lidh me rrethet e ilumnisteve ballkanas. Per te kapercyer dasite qe lidheshin me alfabetet e ndryshme qe perdorreshin per shkrimin e gjuhes shqipe, qe ne vitet 20 te shek te 19, ai nisi punen per krijimin e nje alfabeti te vecante, origjinal te shqipes me 33 shkronja. Me kete alfabet me 1844 botoi te paren abetare ne gjuhen shqipe "Evetarin". Abetarja u prit me entuziazem dhe u perhap ne krahinat jugore te Shqiperise. Per te plotesuar kerkesat ajo pati nje ribotim te ri e me te plote me titullin "Fare i ri Evetar Shqip", te shoqeruar me nje "e parathenshme per djemte e rrinj shqiptare", pergatitti gjithashtu nje gramatike me libra e doreshkrime te tjera, qe fatkeqesisht s'jane ruajtur deri ne ditet e sotme. Ne 1846 hartoi nje qarkore (Enciklike) greqisht drejtuar bashkeatdhetareve Orthodokse ne Shqiperi. Si iluminist, Naum Veqilharxhi mendonte se mesimi i gjuhes shqipe dhe ngritja e kultures mund ta vinin atdheun ne rradhen e vendeve te qyteteruara, se pa clirim kulturor nuk mund te arrije dot as clirim politik. Ai kishte besim tek aftesite dhe virtytet e popullit tone dhe i shau ata qe ishin vene ne sherbim te te huajve. Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh te shkollave te huaja dhe punoi per nje shkolle shqipe, laike me permbajtje kombetare,dhe per te gjithe femijet shqiptare. Ai u perpoq te krijonte ne shoqeri kulturore dhe te organizonte atdhetare te tjere, prandaj e helmuan ne Stamboll rreth vitit 1846. Me vepren e tij u be shprehes i nje kthese te rendesishme ne historine e popullit shqiptar. |
|||