| Pirro i Epirit |
| Ne kohen antike treva qe shtrihej nga lumi Vjosa ne veri,gjer ne gjirin e Ambrakise ne jug dhe prej detit Jon deri ne malet e Pindit formonte nje njesi gjeografike me vehte te njohur me emrin Epir (Apeiros-do te thote stere,toke).Ne kete treve banonin 14 fise si thesprotet,kaonet,moloset etj. Rolin kryesor ne formimin e federates epirote e luajten moloset,prandaj ajo u quajt koinoni molos.Koinoni mori tiparet e nje shteti gjate gjysmes se pare te shek. IV p.e.s.,kur ne pushtet erdhi dinastia molose e Ajakideve.Ne fillim Mbreteria epirote qe shume e dobet per shkak te grindjeve te brendshme midis grupeve rivale te aristokracise skllavopronare.Ne fillim te shek. III keto grindje u kapercyen,kur pushtetin e mori ne dore Pirroja i Epirit (297-272 p.e.s.) Pirrua u tregua qysh ne fillim nje sundimtar i shkathet.Ai nuk ndihmoi asnje nga partite e vjetra,por mbrojti interesat e perbashketa te aristokracise skllavopronare epirote.Ai e perqendroi pushtetin kryesisht ne duart e veta;kufizoi te drejtat e keshillit te paresise dhe u dha fund autonomive qe gezonin fiset e ndryshme epirote.Gjate sundimit te Pirros shteti epirot behet nje fuqi imponuese e kohes me nje pushtet te fuqishem mbreteror,me nje potencial te madh ushtarak si edhe me nje autoritet politik te shquar ne boten mesdhetare te asaj kohe. Ne funksion te politikes se tij,Pirrua vendosi marredhenie diplomatike me nje sere shtetesh te fuqishme dhe i forcoi keto lidhje me martesa te shumta qe beri me bijat e sundimtareve te tjere.Ai ndoqi nje politike te jashtme te pavarur duke mos u afruar as me shtetin kundershtar maqedonas,as me mbreterine ilire qe kishte ndihmjuar te hypte ne fron.Perkundrazi,ai ndermori ne sere fushatash ushtarake,me te cilat i zgjeroi kufijte e shtetit te Epirit duke pushtuar ne lindje viset e Maqedonise deri ne lumin Vardar,ne jug territoret e Greqise deri ne gjirin e Korinthit,kurse ne veri viset ilire deri ne lumin Shkumbin,midis tyre edhe Apollonine.Me keto pushtime mbreteria e Epirit u be ne fillim te shek II p.e.s.,shteti me i fuqishem i Ballkanit. Ne kete periudhe lulezimi,Pirrua favorizoi perparimin ekonomik e kulturor te vendit.Deshmi e ketij zhvillimi eshte intesifikimi i metejshem i jetes qytetare dhe veprimtaria e dendur ndertuese ne shume qytete (Dodone,ne Ambraki,Kasope,Antigone etj.) Pirrua i kushtoi vemendje te posacme organizimit te ushtrise e perpunimit te nje strategjie efektive ushtarake. Fuqizimi ekonomik e ushtarak ja rriten aristokracise epirote lakmine per pushtime te tjera.Rasti u gjet kur Tarenti,nje qytet i Italise se Jugut,u kerkoi epiroteve ndihme per t'u mbrojtur nga Roma.Ne vitin 280 p.e.s.,ne krye te nje ushtrie te madhe te perbere nga 20.000 kembesore,3000 kalores duke pasur me vete edhe 200 elefante Pirrua u nis ne Itali.Ne dy ndeshjet qe u zhvilluan ne Heraklea (280) dhe ne Askulit (279),epirotet i thyen kqe ushtrite romake,por edhe vete pesuan humbje te medha.Pastaj Pirrua,se bashku me ushtrine epirote,shkoi ne Sicili ku korri nje varg fitoresh te reja kunder ushtrise se Kartagjenes,qe kishte pushtuar ishullin.Luftrat e shpeshta e dobesuan ushtrine epirote,prandaj pasi qendroi 6 vjet ne Itali Pirrua u detyrua te hiqte dore nga pushtimet e metejshme dhe te kthehej ne Epir.Gjate kthimit ushtria epirote zhvilloi ne Beneventum (273) ndeshjen e trete me ushtrine romake,e cila perfundoi me nje disfate te rende per te . Pasi u kthye ne Epir,Pirrua ndermorri me sukses nje sere fushatash te tjera.Ai sulmoi Sparten,por ne nje ndeshje gjate rruges qe u zhvillua ne qytetin Argos,ne gjirin e Korinthit,Pirrua u vra. Pas vdekjes se Pirros ne Epir shperthyen perseri konfliktet e brendshme ndermjet grupeve te aristokracise.Konfliktet shpune ne dobesimin e mbreterise se Epirit dhe ne ngushtimin e kufijve te saj.Me 234 vendin e monarkise se perqendruar e zuri republika e federuar,me emrin "Lidhja Epirote" me kryeqytet Finiqin,afer Sarandes. |