Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
Skenderbeu eshte heroi kombetar i shqiptareve,strateg e burre shteti i madh,qe udheheqi luften per pavaresi kunder pushtimit osman,per  bashkimin politik-shteteror te popullit shqiptar;nje nga figurat e shquara te shek. XV ne plan nderkombetar dhe eshte ai qe i bashkon shqiptaret kudo ne bote.
Pillonj i nje familjeje te madhe sunduese feudale Skenderbeu ishte me i vogli i kater djemve te tij Gjon Kastriotit.Feminia e tij bie ne vitet kur  vershimet grabitqare osmane erdhen duke u shtrire ne tokat shqiptare qe nga Jugu drejt Veriut duke i imponuar vendit nje regjim qe i sillte vendit nje rendim te pergjithshem ekonomik-shoqeror te masave popullore te vendit.Nen kete gjendje u gjenden shume heret edhe zoterimet e Kastrioteve qe gjendeshin ne Shqiperine Qendrore-Lindore.Lufta kunder ketij pushtimi me rrjedhime shkaterrimtare qe vinin ne rrezik gjithe zhvillimin e arritur nga vendi si dhe te ardhmen e popullit shqiptar,perbente permbajtjen kryesore dhe detyren themelore te jetes dhe veprimtarise se S., si dhe te gjithe epokes qe mori prej tij,si figure qendrore,emrin.
Ndersa ka mjaft te dhena arkivale per veprimtarine e S., jane te pakta te dhenat per jeten e tij personale e sidomos per rinine dhe periudhen e pare te veprimtarises se tij deri me 1443,qe mbetet ende mjaft e erret.Burimi kryesor dhe me i rendesishmi,eshte vepra e shqiptarit Marin Barleti;te dhenat kane ardhur duke u vertetuar,plotesuar dhe korrigjuar ne nje varg rastesh edhe nga shume burime te tjera,midis tyre edhe osmane.
Skenderbeu lindi me 1405,sic mund te llogaritet nga data e sakte e vdekjes,17.1.1468,kur ai sipas Barletit,ishte 63 vjec;nuk mund te  thuhet se cili nga zoterimet e Kastrioteve ishte vendlindja e tij.Nga burime te ndryshme vertetohet e dhena e Barletit se pasi kishte qene dorezuar peng qysh me pare (1410) nje vella me i madh,u dorezua edhe Gjergji ne moshe te njome,bashke me dy vellezer te  tjere.Ky dorezim mund te kete ndodhur pas vitit 1415,kur osmanet me marrjen e Krujes u vendosen tashme ne menyre te qendrueshme ne Shqiperine Qendrore.Ne oborrin e Mehmetit te I dhe mandej te Muratit II,Gjergji hyri dhe u edukua ne rradhet e "Ic-Ogllaneve",ku,per te zhveshur vendet e pushtuara nga forcat me te afta drejtuese,djemte e sunduesve te nenshtruar pergatiteshin ne menyre te vecante per funksionet e ardhshme si qeveritare te bindur e sidomos ne ato vende,ku sundimtaret osmane hasnin ne qendresen e popullit.Gjergji u shqua qysh heret per aftesite e tij te medha;ne fushata te ndryshme ushtarake te osmaneve ne Ballkan dhe ne Azine e Vogel ai fitoi pervoje te madhe ushtarake.Duke perqafuar Islamin,me emrin e ri «Skenderbej» qe e mbajti vete gjate gjithe jetes dhe me te cilin u be i njohur ne te gjithe boten,ai arriti ne poste te larta ne rradhet e feudaleve ushtarake osmane.
Largimi nga familja nuk e  shkeputi S. nga vendlindja ku ai mund te kthehej kohe me kohe,dhe nga fatet e saj.Familja e Kastrioteve,edhe pse e shtrenguar gjithnje e me fort prej presionit osman,ruajti ende per nje kohe,deri me 1430,si vasale e sulltanit,zoterimet e veta duke pritur ashtu si edhe sundimtare te tjere shqiptare,rrethana me te favorshme per te hedhur poshte sundimin e huaj.Ne fakt ajo vazhdonte ta konsideronte Gjergjin gjithmone si pjesetar te saj e bashkesundimtar me te drejta te plota dhe e perfshiu emrin e Gjergjit ne nje varg veprimesh qe zhvilloi ne vitet 20-
30,me 1420 ne marreveshjen tregtare me Raguzen,me 1426 ne aktet e dhurimit te disa fshatrave per nje manastir ne malin Atos,si dhe me vone me 1437,kur i ati kerkonte mbrojtjen e Venedikut dhe me pas te Raguzes.Kjo ndodhte kur ne te njejten kohe (1428) dihej se ai,sic thonte vete i  ati,"ishte bere turk e mysliman" dhe kishte marre urdher prej Sulltanit te sulmonte zoterimet e Venedikut dhe te te atit.Me 1430,pas nje inkursioni  shkaterrimtar,Kastriotet thuajse humben gjithe zoterimet qe iu nenshtruan tani regjimit te timareve,kurse dhe Gjoni vete u detyrua te perqafonte Islamin.Por per te qetesuar qendresen e forte qe haste ne keto zona kufitare veriperendimore me te largeta te pushtimeve te tyre,Murati i II i la Gjon Kastriotit nje pjese te vogel te zoterimeve te dikurshme ne formen e nje ziameti-Krahinen e Mysjes ne perendim te Krujes deri ne bregdet.
Vete S. u emerua po per kete qellim qeveritar (subash) i vilajetit te Krujes,ku ju la gjithashtu nje feud me vete.
Vala e kryengritjeve popullore qe pati perfshire pas vitit 1432 viset jugore,u shtri edhe ne viset e posa nenshtruara ne veri;keto rrethana e nxiten Gjon Kastriotin te vihej perseri ne levizje.Ne kete periudhe Kastriotet sulmuan Krujen,por perpjekja nuk pati sukses.Situata ne ish zoterimet e tyre mbeti e turbullt;edhe pse vete S. nuk permendet ne keto ngjarje kryengritese me emer,nuk mund te dyshohet se ai ishte i lidhur me veprimin e te atit.Per kete flet fakti qe Muratit II iu shtuan dyshimet kundrejt S. Pas vdekjes se Gjonit (1437) atij ju mohua trashegimi i ziametit te Mysjes,per te cilin ngriti pretendime,madje iu hoq edhe feudi qe kishte pase mbajtur dhe me ne fund u largua ne 1438 edhe nga posti i qeveritarit te vilajetit te Krujes.Kesaj situate Kastriotet u perpoqen ti pergjigjeshin duke kerkuar mbeshtetje te Venediku dhe Raguza.Po kesaj kohe i perkasin ndoshta dhe kontaktet e para me mbreterine e Napolit.Me keto masa S. dhe Stanisha qe kishin mbetur nga kater djemte pergatiteshin per perspektiven e nje aksioni qe do te zbatohej me vone,ne kushte me te favorshme.Pas vitit 1439,emrin e S. nuk e gjejme me te permendet ne tokat shqiptare;sic duket,Murati II qe e kishte sjelle per te qetesuar zoterimet e paqeta te Kastrioteve,e largoi tani nga Shqiperia,sic beri ne te njejten kohe me nje pinjoll te nje shtepie tjeter sunduese,Jakup Bej Muzaka.Ka mundesi qe S. te kete qene derguar sic sanxhak bej ne nje zone jo te larget te gadishullit ballkanik.
Pervoja e 30 vjeteve te pare te shek. XV i kishte treguar S. gadishmerine e masave popullore per te luftuar,po i kishte treguar edhe se lufta e vecante e zoteruesve te ndryshem feudale si dhe kryengritjet popullore ne krahina e ndryshme vecmas,sado te fuqishme qe kishin qene,nuk ishin ne gjendje te ndalonin pushtimin osman dhe te clironin vendin.Po ashtu ishte bere e qarte per S. se sulltani nuk lejonte ne asnje menyre qe zoterimet e Kastrioteve te mbeteshin qofte ne formen e nje ziameti me vete ne kuadrin e nje Sanxhaku shqiptar,qe ishte formuar me 1431.
Keto ishin rrethanat ne te cilat u zhvillua ajo kthese vendimtare dhe filloi ajo etape e re me e larte ne luften kunder pushtimit osman dhe ne gjithe historine e Shqiperise qe lidhet me emrin dhe vepren e S. Kjo kthese qe zhvillohet ne vitet 1443-1444,i  ka rrenjet ne kushtet objektive e subjektive te brendshme,por u favorizua edhe nga disa rrethana te jashtme.
Perparimi osman ne viset qendrore te Ballkanit drej Danubit,pushtimi i tokave serbe me 1439,goditjet e njepasnjeshme kunder Mbreterise Hungareze,e detyruan kete te kalonte qe nga viti 1443 ne nje politike kundersulmesh te fuqishme kunder osmaneve.Perfaqesues i kesaj  politike u be Janosh Huniadi,i cili pas S. u be nje nga figurat me aktive te luftes antiosmane.Nen udheheqjen e tij,nje ushtri hungareze kaloi ne vjeshte te vitit 1443 Danubin.Per t'i siguruar asaj nje mbeshtetje ne keto vise,u zhvillua nje veprimtari e gjalle diplomatike,ne te clen u perfshi edhe Shqiperia.Ne driten e  te dhenave duhet te mendohet se edhe S. ishte ne dijeni te asaj qe po pergatitej,ndonese emri i tij nuk permendet.Qendrimi i S. ne betejen e Nishit ne ditet e para te nentorit 1443,ku forcat osmane pesuan disfate,nuk ishte nje veprim i lindur spontanisht,por rezultat i  plani te paramenduar.Ne kete ndeshje ne te cilen moren pjese te gjithe sanxhakbejleret e tjere,S. u terhoq me forcat shqiptare qe kishte me vete,
ose qe mundi te mblidhte.I pajisur me nje ferman,qe ia mori me force,sic na thone shume burime,sekretarit te vules se Bejlerbeut,me shpejtesi te rrufeshme S. mori rrugen e kthimit per ne atdhe,rrugen e kryengritjes se hapur kunder sulltanit.
Gjithcka varej tani nga vendosmeria e shpejtesia e veprimit,per te ngritur ne kembe masat,per te zene ne befasi garnizonet armike ne vend,per t'u  marre atyre kalate,pikembeshtetjet e tyre te fuqishme ne te kater anet e vendit.Faktori vendimtar qe e lehtesoi planin e S. ishte pergjigjja qe gjeti qe ne hapat e para ky veprim ne tokat shqiptare.Mobilizimi masiv i masave qe filloi se pari ne Diber dhe erdhi duke u zgjeruar andej vale-vale ne gjithe vendin,ishte prova se ketu ishte fjala per nje veprim qe u kthye brenda pak kohe ne nje kryengritje te pergjithshme.Ne kete gjenin shprehje aspirat dhe interesat e shtresave me te gjera te shoqerise shqiptare-te masave fshatare mbi te cilat rendonte prej kohesh pesha kryesore e sundimit te huaj,por edhe te asaj pjese te klases feudale qe ishte shpronesuar tashme ose ne rrezik te shpronesohej me zgjerimin e metejshem te pushtimit osman.Ne muajt e pare te kthimit,S. zhvilloi  nje veprimtari te ethshme,te palodhshme dhe vendimtare deri ne skajet me te  largeta.Brenda 3 muajsh u cliruan kalate e medha dhe u clirua principata e Kastrioteve si dhe pjesa me e madhe e trojeve shqiptare prej viseve ne veri te Matit deri ne Diber,Reke e Polog,deri ne Cermenike e Malet e Mokres,ne krahinat  midis lugines se eperme te Devollit e Semanit.Bashke me viset deri atehere te papushtuara ne verlindje te Drinit si dhe Kosove,keto zona perbenin pjesen kryesore te trojeve te banuara prej shqiptareve.
Se sa lart e cmonte S. gadishmerine luftarake te masave popullore,tregojne fjalet qe ai i tha popullit,sipas Barletit,ne castet solemne kur ne keshtjellen e Krujes se cliruar,me 28 nentor 1443 u ngrit perseri flamuri i Kastrioteve me shqiponjen e zeze dykrenore me fushe te kuqe,qe u be tani e tutje flamuri historik i lufterave per liri i popullit shqiptar:. "Lirine nuk jua solla une,por e gjeta ketu ne mes tuaj ... armet nuk jua ngjesha une,por ju gjeta te armatosur,lirine e kishit kudo,ne kraharor,ne balle,ne shpate,ne ushtat!"
Duke nxjerre mesime nga pervoja e dhjetera vjete luftimesh e deshtimesh ne plan shqipetar e nderkombetar dhe duke u pergatitur per te ardhmen S. vuri tani ne jete perfundimin e madh,qe u be guri themeltar i gjithe veprimtarise se tij si burre shteti dhe udheheqes ushtarak ne vitet e ardhshme,se pa kapercyer pozitat e vjeteruara politike te percarjes se vendit ne nje varg zoterimesh te vecanta,pa krijuar nje baze politiko-ushtarake te organizuar dhe te qendrueshme,pa bashkerenditur veprimet e brendshme me levizjet antiosmane qe organizoheshin ne plan te jashtem,lufta nuk do te kishte perspektiven e fitores.Ishte merita e madhe e S. qe u be shprehesi dhe zbatuesi me i qarte,me i ndergjegjshem e i vendosur i kesaj domosdoshmerie qe impononte situata objektive.
Pas fitoreve te para te viteve 1443-44 filluan gjithnje e me te forta kundergoditjet e ushtrive osmane,te cilat niseshin nga bazat e tyre te medha ne portat e trojeve shqiptare,ne Oher,Manastir,Kostur e Shkup me forca gjithnje e me te medha,me ekspedita te organizuara vit per vit me nje rregullsi te parameduar,ne kohen e te mjellave e te korrave,per te shterur forcat  njerezore e mundesite ekonomike te vendit.Detyres me urgjente,
organizimit sa me efektiv te mbrojtjes se vendit i sherbeu thirrja e Kuvendit  ne Lezhe (2.3.1444) dhe themelimi i nje beselidhjeje te sundimtareve shqiptare si organ politik dhe krijimi i nje arke lufte per te mbajtur ushtrine e perbashket te Lidhjes.
Me autoritetin e vet si udheheqes i kryengritjes se pergjithshme dhe nismetar i mbledhjes,si perfaqesues i njeres nga principatat me te rendesishme te vendit nga pikepamja politike dhe ushtarake-ekonomike,S. mundi t'u imponohej sundimtareve feudale dhe perfaqesueve te krahinave te veteqeverisura per te kapercyer divergjencat qe kishin midis tyre.Lidhja e Lezhes u be keshtu i pari bashkim politik ne shkalle mbareshqiptare qe njihet ne historine e Shqiperise.S. u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe Komandant i saj i pergjithshem.Nen udheheqjen e S. ushtria qe ai organizoi kaliti e komandoi,u be nje arme e fuqishme tejet e shkathet per mbrojtjen e vendit.Tokat shqiptare per me se 25 vjet munden t'u benin balle vershimeve te njepasnjeshme,betejave masive,bllokadave dhe rrethimeve qe organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II,te mbiquajtur "pushues te boteve",per te zhdukur kete vater qendrese e front te ri qe u hap ne brinjen e tyre perendimore,ne nje kohe kur vemendja e osmaneve ishte drejtuar para se gjithash drejt veriut,Danubit.Ne Shqiperi deshtoi politika e tyre e frikesimit,e mbeshtetur ne epersine numerike dhe te armatimit. Duke shfrytezuar vecorite e terrenit shqiptar,luften tradicionale popullore dhe duke e kombinuar si mjeshter i artit luftarak me operacione te medha strategjike-taktike dhe ndeshje frontale.S. kundershtarin e lodhur me pusi e kurthe,alarme e shqetesime te vazhdueshme,e godiste me sulme te fuqishme e te befasishme dhe e shkaterronte perfundimisht.Me kete strategji te mbrojtjes aktive,me parimin "mbrohu duke sulmuar",ai arriti rrezultate te shkelqyera me nje ushtri relativisht te vogel,duke vene ne jete parimin e tij "se kush nuk eshte ne gjendje ta mundi armikun me nje ushtri prej 10-12000 vetash,nuk do te mundte ta bente kete as dhe me nje ushtri shumefish me te madhe".Kjo ushtri bashkonte vrullin e nje ushtrie popullore me pervojen e reparteve te zgjedhura,te specializuara per detyra te vecanta te nje ushtrie te qendrueshme,te rroguar,me komandante te dale nga rradhet e popullit qe u rriten e u kaliten bashke me ushtrine nen komanden e S.
Me keto forca komanda shqiptare arriti te fitonte dhjetera beteja kunder ushtrive kufitare osmane.Fushat e Pologut,te Dibres,te Ohrit e te Domosdoves,grykat dhe luginat e Drinit e te Shkumbinit sidomos ne vitet 1444-48,1450-56,1462-65,fushat e Ujit te Bardhe (1457),te Livadhit prane Ohrit (1462),te Vajkalit (1465) etj u bene shesh disfatash te ushtrive te rendesishme osmane.
Me keto koncepte taktike-strategjike S. arriti te prapste e te thyente edhe forcat kolosale te ushtrive perandorake te llogaritura ne mbi 100.000  veta,
qe erdhen me Muratin ne krye per rrethimin e Stefigradit (1448) dhe te Krujes (1450),si dhe me Mehmetin II per rrethimin e dyte e te trete te saj1466-1467.
Taktika e shkaterrimit sistematik te vendit,masakrat masive te zbatuara sidomos nga Mehmeti II (ne Cidhne u vrane me 1467 mese 10.000 pleq,gra e femije),nxitja e lekundjeve dhe konflikteve midis anetareve te Lidhjes Shqiptare nuk munden te percanin bashkimin e formuar me S.  ne krye.Keto momente kritike udheheqesi i luftes mundi t'i perballonte me sukses,sepse kishte mbeshtetjen masive e te qendrueshme nga ana e shtresave te gjera sidomos te fshataresise,qe shihnin ne luften konseguente te udhehequr nga S. rrugen me te efektshme per te perbqalluar rrjedhimet shkaterrimtare te  luftes.Uniteti politik dhe ai ushtarak kushtezonin njeri-tjetrin.Kryetari dhe komandanti i Lidhjes se Lezhes,i cili ne nje faze te pare nuk kishte qene vecse "nje i pare midis te barabarteve",u detyrua tani te nderhynte ku qe nevoja,ne interes te luftes se perbashket,ne zoterimet e aleateve te tij,duke cenuar autonomine e tyre,cka coi,sidomos ne vitet 50,ne konflikte me Arianitet,Muzaket,Dukagjinet,ndonese ishin te lidhur me lidhje farefisnie me Kastriotet,madje midis vete ketyre,konflikte qe shkuan deri ne tradheti (Moisi Golemi1456,Hamza Kastrioti1457 etj.). Keto rrethana e cuan S. te merrte masa energjike madje duke vene dore mbi tokat e tyre dhe duke marre masa shtrengimi,deri edhe denimi me vdekje.
Me nje evolucion te brendshem,beselidhja e sundimtareve shqiptare filloi te kthehej ne nje aparat shteteror,ne nje shtet te perqendruar,qe kishte si berthame qendrore zoterimet e Kastrioteve.Ne gjirin e klases sunduese,ne keto kushte,pozita kryesore ne aparatin politik-shteteror e ushtarak kaluan kryesisht ne duart e feudaleve te vegjel,te cilet qendronin besnikerisht prapa perfaqesuesit te pushtetit qendror.Qe nga fundi i viteve 50,ne vartesine e ketij shteti hyne edhe zoterimet e nje vargu sunduesish qe ishin perpjeku te ruanin poziten e vet duke kerkuar mbeshtetje ne forca te jashtme.
Formimi i ketij shteti ishte nje hap i rendesishem per bashkimin politik te shqiptareve,edhe pse nuk perfshinte gjithe trojet shqiptare;jashte tij mbeteshin viset ne jug te vijes Seman-Vjose ku prapa kraheve te osmaneve gjendeshin nje varg zonash te lira qe perbenin vatra qendrese,pjese te luftes se pergjithshme.Principata e Kastrioteve nen sundimin e S. perfshiu keshtu ne nje shtet politikisht te pavarur pjesen me te madhe te trojeve shqiptare te papushtuara nga osmanet.
Duke iu  referuar historise S. e deklaronte veten si pasardhes e vazhdues i vepres se bashkimit politik,qe kishin ndermarre ne fund te shek. XIV sundimtaret nga dinastia e Balshajve. Fuqizimi dhe konsolidimi i shtetit te perqendruar shqiptar e beri ate nje faktor politik e ushtarak te rendesishem aktiv edhe ne marredheniet nderkombetare.
Lufta qe zhvillohej ne Shqiperi ishte pjese e asaj lufte per liri me te cilen popujt e Evropes Juglindore,e midis tyre ne rradhe te pare shqiptaret,
duke gozhduar forca te medha ne trojet e tyre u bene nje ledh mbrojtes kunder veshtrimit shkaterrues te agresionit osman. Per S. ishte e qarte se nje nga kushtet ndihmese per zhvillimin e luftes antiosmane ne Shqiperi ishte bashkepunimi me forcat e jashtme,te interesuara per t'iu  kundervene vershimit osman.Qe me 1443-44 e me tej me 1448-56 S. krijoi lidhje me Huniadin per te arritur nje front te perbashket ne Kosove,dhe per te ndihmuar forcat hungareze qe luftoni ne Beograd.Nuk munguan gjithashtu lidhje bashkepunimi me sundimtaret e fundit ballkanas,mbretin e Bosnjes,despotet e Serbise dhe Artes,me kryepeshkopin e Ohrit,te cilet qene ne fakt ata me te interesuar te perfituar nga lufta qe zhvillohej ne Shqiperi.Vemendje qe u kushtoi S. sidomos perpjekjeve per te terhequr ne nje bashkepunim efektiv shtetet perendimore me te aferta-Republiken  e Venedikut,Mbreterine e Napolit,Papatin e Romes,duke llogaritur se ishte vete intersi i ketyre shteteve qe te ndihmonin aktivisht,materialisht e ushtarakisht luften ne Shqiperi per te siguruar krahet nga sulmet osmane prej Ballkanit.Por keto shtete synonin vetem nga lufta e popujve ballkanas,duke ua lene atyre gjithe barren e duke i percjelle me fjale te mira e urime.Republika e Venedikut i trembej perforcimit te Lidhjes  Shqiptare e te pozites se S., qe mund te vinin ne rrezik zoterimet e saj ne Shqiperi.Ajo beri kunder S. nje lufte te fshehte qe synonte vrasjen e tij dhe percarjen e lidhjes dhe arriti deri ne luften e hapur ne dy fronte,te kombinuar nga osmanet me 1445.Edhe kur Republika hyri ne lufte me osmanet me 1463 dhe u lidhe me marreveshje me S. dhe Hungarine,ajo e konsideronte luften ne Shqiperi vetem si nje aksion per te lehtesuar frontin e saj ne Peloponez.S. i  denoi ashper keto qendrime sidomos ne situaten e veshtire te rrethimit te II e te III te Krujes (1466-67),duke  deklaruar se "nuk kishte  besuar se mund te ekzistonte nje shpirtligesi te tille sic e treguan keta prifterinj" dhe se "duhej luftuar me teper kunder ketyre sesa kunder turqve".Edhe Mbreteria e Napolit ishte e interesuar t'i hapte rruge ekspansionit te saj drejt Mesdheut Lindor,me ane traktatesh te lidhur me nje varg sundimtaresh ballkanas,me traktatin e Gaetes te perfunduar me 1451 me Skenderbeun,Alfonsi i V i Aragones i premtonte sundimtarit shqiptar ndihmen ushtarake financiare kunder osmaneve,ndersa S. po te plotesohej ky kusht do te njihte Alfonsin si kryezot,me cilesine e vasalit per tokat qe do te cliroheshin me forca te perbashketa.Ky bashkepunim qe nuk cenonte politiken e pavarur te  S.,mbeti pa u realizuar;lufta qe synonte S. kerkonte nje angazhim teresor te forcave qe Alfonsi s'kishte ndermend ta bente.
Nje orvatje te dyte per te angazhuar Napolin dhe aleatet e tij,Milanon,Papatin,ne nje aksion te perbashket  kunder osmaneve,beri S. ne vitet 1460-62 me ekspediten ushtarake ne ndihme te Ferdinandit kunder baroneve kryengrites ne Italine e Jugut,duke treguar qarte,sic ishte qellimi i tij,
vleren ushtarake te forcave shqiptare per ate aksion.Ne mendimin politik te njerezve me te qarte te  kohes po behej gjithnje e me e dukshme rendesia e Shqiperise si kryeure per kalimin e osmaneve drejt Perendimit."Invazioni i Europes eshte i sigurt,shkruante ne kete kohe nje ushtarak anglez,sepse s'ka fuqi qe mund te beje rezistence nqs bjen keshtjella shqiptare".Ndergjegjja per funksionin evropian te luftes se shqiptareve gjeti shprehje ne planet qe u hartuan ne konferencen e disa shteteve europiane ne Mantova  me 1458 si dhe me vone me 1464,kur u hodh ideja per nje front te gjere politik e ushtarak antiosman,qe do te perfshinte Burgonjen e disa shtete kryesore italiane,Shqiperine e Hungarine si dhe kundershtaret e Mehmetit te II ne Azi.Por politika driteshkurter vecanerisht e shteteve italiane beri qe te deshtonin keto plane.Per kete funksion evropian  te luftes se shqiptareve ishte i ndergjegjshem vete S. kur i deklaronte nje princi italian se "po te mos ishte lufta jone,ato vende qe thoni se jane tuajat,do te kishin rene prej kohe ne duart e turqve".Skenderbeu  vdiq i semure ne Lezhe,ku do te organizohej nje kuvend i krereve shqiptare,dhe u varros po aty.
Personaliteti i S. si burre shteti,strateg e mjeshter i artit ushtarak dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princerit feudale bashkohes te Perendimit.Luftetar i thjeshte midis luftetareve,ai luftonte me "menge te shpervjelura",ne krye te nje kaloresie qe vepronte me shpejtesi te jashtezakonshme ne krahasim me ushtrite e renda feudale,bartes i nje emri me fame boterore,ai "ishte i veshur si nje njeri i varfer";si burre shteti ai nuk njihte intrigat politike dhe amen e fshehte te parase,armet karakteristike te kohes.Misherues i traditave me te larta te popullit te tij,ai ishte shprehes i asaj force vitale te jashtezakonshme qe ka manifestuar kurdohere populli shqiptar.
Figura e S. sintetizon nje epoke te tere te historise kombetare shqiptare;luften njeshekullore kunder pushtimit osman (1380-1479),per mbrojtjen e tokes,lirise,te pavaresise se vet.Me kete lufte iu vune themelet e qendrueshme asaj ndertese qe brezat e ardhshem e cuan deri ne fund bashkimit te popullit shqiptar ne shtetin e tij kombetar.
Si simbol i nje lufte te lavdishme per liri,si strateg i madh e mjeshter i artit luftarak,figura e S. terhoqi gjate shekujve vemendjen e historianeve,
ushtarakeve,te burrave te shtetit,te njerezve te artit dhe te fantazive krijuese te popujve.Ketu e kishte burimin ajo literature shumegjuheshe qe u botua dhe vazhdon te botohet per te ne te kater anet e botes.Figura e S. dhe lufta qe udhehoqi ai u be nje burim frymezimi gjate luftrave clirimtare dhe sidomos gjate Rilindjes Kombetare Shqiptare.
Monumenti i Skenderbeut (11 m i larte) ndodhet ne qender te Tiranes ne sheshin me te njejtin emer dhe u perurua me 1968 me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut;eshte veper e skulptoreve Odhise Paskali,Andrea Mano e Janaq Paco. Monumente te tij gjenden ne Itali,Zvicer dhe ne Hungari si dhe emrin e tij e kane marre mjaft sheshe te Europes.