Sulejman Vokshi
Ka qene veprimtar i shquar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Lindi me 1815 ne Gjakove nga nje familie me tradita kombetare. Veprimtarine patriotike e filloi qe ne moshen djaloshare. Ne vitet 40 te shekullit te 19 morri pjese ne kryengritjen kunder Tanzimatit, prandaj qeveria osmane e denoi dhe e burgosi shume here. Ishte nje nder nismetaret e themelimit dhe udheheqesit kryesore politike e ushtarake te Lidhjes se Prizrenit. Ai qendronte ne balle jo vetem te luftes per mbrojtjen e teresise se trojeve shqiptare, por edhe te luftes per arritjen e autonomise se Shqiperise me forcen e armeve. Ishte nje nder organizatoret e ngjarjeve te Gjakoves, gjate te cilave u vra mareshalli Osman Mehmet Ali Pashe Maxhari. Si antar i shtabit ushtarak te Lidhjes, S. Vokshi ishte nje nder udheheqesit e betejave per mbrojtjen e Plaves dhe te Gucise kunder forcave te Malit te Zi. Me krijimin e qeverise se perkoshme ai u ngarkua me detyren e komandantit te forcave te armatosura te saj. Nen drejtimin e tij u zhvillua edhe lufta heroike per mbrojtjen e Lidhjes ne Shtimje e ne Slivove kunder forcave Osmane te Dervish Pashes. Edhe pas shtypjes se Lidhjes ai e vazhdoi protesten kunder pushtuesve osmane deri me 1885, madje ne kete vit organizoi nje kryengritje tjeter ne Kosove. U kap me pabesi. Pushteti osman e konsideroi si nje nder udheheqesit me te rrezikshem te Lidhjes keshtu gjykata e jashtezakonshme e Prizrenit e denoi me vdekje. Por e vene para presionit te levizjes kombetare shqiptare ajo u detyrua ta lironte pas burgimit