Teodor Kollokotroni
                                                                                     "Sikur te kishte heronj si Karaiskaqi e Kollokotroni,Italia nuk do te digjej gjate nen sundimin e huaj"
                                                                                                                                                                                                                                     
Xhuzepe Garibaldi

Familja e Kollokotroneve kishte bere shume emer midis arvanitasve.Kollokotronet u shperngulen nga Vunoi (Himare).Nje familje teper e madhe prej disa brezash,veprimtaria dhe bemat e te cileve nisin qe ne shekullin XV.Ne Peloponez,Kollokotronet nxoren nga gjiri i tyre kater kapedane si Dhima,Jani,Kosta e Teodori,qe lane gjurme.
Nese babai i Teodorit quhej fatosi i kryengritjes greke (1770),vete Teodori ishte perfaqesuesi me i madh i fisit te Kollokotroneve,nga rrethi i te cileve gjate epopese clirimtare te Greqise kunder roberise osmane,dhane jeten 70 veta.
Teodori lindi ne fashtain Ramavun te Mesinise (Peloponez),pikerisht ne ate vit (1770),kur i ati ndodhej ne lufte.Tek aravanitasi i ri shpejt hodhen rrenje tiparet e trasheguara te fisit te tij:zgjuarsia e guximi,zhdervjelltesia e urrejtja ndaj pushtuesit.Ende i ri,ai rroku armet dhe perqafoi idealin dhe qendrimin e Klefteve,te ketyre luftetareve trima e te papermbajtur,te paracaktuar per t'u dale mbane veshtiresive.Kleftet,me ligjet dhe doket e rrepta luftonin dite e nete me radhe,pa gjume,pa buke e pa uje.Teodor Kollokotroni,duke kaluar jeten e rende te "kacakeve",fitoi pervoje te madhe si organizator e komandues dhe njohu vlerat e gjithaneshme luftarako-shoqerore te Morese,qe i vlejten si shkolle e vertete per strategjine e kryengritjes.
Kapedani i vetem i Klefteve,qe i shpetoi spastrimit turk,ishte Teodori.Me pak njerez shkoi ne Zante.Hyri ne lidhej me "Shoqerine e miqve".Por nuk
zgjati shume dhe si e shpernguli veprimtarine ushtarake ne ujdhesat e Jonit,ku u bashkua me njeriun qe ka dashur mbi te gjithe,me kapedan Ali Farmaqin.Ne ujdhesen e Zantes ai armatosi nje anije me 10 topa dhe nisi luften e kleftit te detit.Gjate kesaj periudhe,ai dhe Aliu projektuan organizimin e luftes se perbashket te grekeve e arvaniteve dhe ngritjen ne More te nje "Mbreterie greko-shqiptare".
Ata iu drejtuan per perkrahje zoteruesit francez ne ujdhesat e Jonit,mirepo Donzilati,qeveritari francez ne Korfuz,i permbahej strategjise se Napoleonit.Teodori,si nje diplomat,terhoqi edhe Ali Pashe Tepelen ne keto ide e plane.Me 15 mije kryengrites (3000 nga Cameria),500 atiljere franceze dhe luftetare shqiptare te njesive franceze (suliote,himariote etj) duhej te sulmohej Peloponezi.Perfundimi i veprimit ushtarak do te sherbente per shpalljen e shtetit te ri.Mirepo,situatat moren zhvillime te tjera.Ne garnizonet franceze qe gjendeshin ne disa ishuj zbarkuan trupa angleze.Anglia refuzoi bashkepunimin me Kollokotronin,ndersa Franca nuk iu pergjigj zotimeve qe kishte marre.Udheheqesit e kryengritjes mbeten vetem,ndaj hoqen dore nga lufta clirimtare dhe formimi i shtetit ne More.
Per mese 10 vjet,Teodor Kollokotroni u end neper More dhe Peloponez qe te mbante te ndezur luften clirimtare.Bashke me Papaflesen e famshem grek dhe kapedane te tjere arvanitas,ne moshen 50 vjec (1820) i hyri nje kryengritjeje te re.25 marsi i vitit 1821 njihet si dita e shperthimit te revolucionit grek e arvanitas,ne parudhen "Eleftheria i thanatis" ("Ja liri-a vdekje").Ata leshuan shkendijen e pare ne Peloponez e ne ujdhesat e banuara nga aravanitet.Ne Greqine Kontinentale,kryengritja filloi me vone,ne fund te marsit.Ajo u shkallezua ne dy faza: e para (1821-1824) percaktoi fitoret mbi ushtrite e medha turke;e dyta (1825-1829) siguroi njohjen e autonomise.Mirepo faza e dyte kaloi caste te veshtira,nga ku mund te deshtonte nese masat popullore dhe kapedanet e saj si Teodor Kollokotroni nuk benin therorira mbinjerezore.Keshtu,Teodori,pasi fitoi ndeshjen me trupat osmane,i perqendroi kryengritesit e Peloponezit mbi Tripolice (qender administrative ne siujdhese),duke terhequr pas vetes edhe 3000 shqiptare,qe braktisen rreshtat turke.Si rrjedhim i hovit popullot dhe i komandimit me aftesi te larte te forcave ushtarake nga Kollokotroni,zona e operacioneve te Peloponezit thuaj u clirua.
Ne keto kushte mblidhet Asambleja e pare greke (janar,1822),por ushtaraket me pervoje,sic ishin Kollokotroni,u menjanuan nga Kuvendi.Kjo mosmirenjohje nuk e preku aspak boten krenare te kapedanit te tjeshte e te madh,qe gezonte nderimin e popullit.Perpara idealit te lirise,ai nuk vinte asgje.me keto ideale te larta te zemer e priti ai mesymjen turke nga deti e toka,te ushtrise 80-mijeshe te Dramaliut.Beteja dyditeshe e Dervinaqit (Nauplo),qe udhehiqej nga nje strateg si Teodori,perfundoi me shpartallimin e fuqise se vezirit.
Faza e dyte e kryengritjes nisi ne rrethana te veshtira.Qeveria greke e porsadale nga valet e kryengritjes,ne vend te ndalonte vellavrasjen e te merrej me ndalimin e krimeve te I.Pashes,arrestoi e burgosi ne manastirin e Hidres Teodor Kollokotronin me trimat pasues.Vecse,njeriu i madh ne ideale e vepra,kur mori vesh se mareshalli turk bente kerdine mbi popullsine ne Peloponez,i kerkoi qeverise qe te vihej ne krye te ushtrise greko-aravanitase.Ne kete situate te rende per popullin grek,ate e liruan nga burgu si nje prijes te madh,qe ia kishin pare vlerat ne zjarrin e luftes kunder pushtuesve.Kollokotroni,ne qofte se do te ishte njeri pa shpirt e pa ndjenja njerezore,s'o t'i futej me luftes e sakrificave,por ai mendonte e vihej ne sherbim te vegjelise,sepse e cmonte shume jeten e tij.Atij iu be nje pritje madheshtore dhe ne pergjigje te pershendetjes,ai u shpreh: "Duke u kthyer nga Hidra,rruges i hodha ne det te gjitha merite.Hidhni poshte te gjithe urrejtjen dhe te gjitha grindjet e percarjet.Ky do te jete thesari qe do t'u jape fitoren".
Teodori perseri u caktua kryekomandant i forcave te armatosura ne Peloponez.Kundrejt I.Pashes,teper superior ne njerez e armatime,prijesi arvanitas me me pak luftetare e arme,zgjodhi e zbatoi luften partizane.Ai e vuri pushtuesin ne goditje te panderprera,ku ata nuk e parashikonin.
Teodori i pengoi furnizimet e tyre nga deti e toka.
Keshtu,autoriteti dhe komandimi i tij ben qe kryengritja te zgjerohej,duke e zhvleftesuar aleancen turko-egjiptiane per mbytjen e falimentimin e revolucionit grek.Perballe kesaj force te bashkuar te dy perandorive,Kollokotroni dinte te ruante edhe lidhjet strategjike me krahinat e tjera,sidomos me udheheqesit ushtarake te tyre.Nder ta Teodori barasvleresonte Gjergj Karaiskaqin dhe arvanitas te tjere.
Por vepra kombetare rrezikohej te varrosej.Ajo kalonte caste teper kritike me permasa mbarekombetare.Kush duhej te dilte per zot qe te rigjalleronte moralin e qendresen popullore?Ne te tilla momente politiko-ushtarake,dora me e forte qe iu kundervu tradhetise ishte Teodor Kollokotroni.Tashme,ai ishte plotesuar me tiparet e nje ushtaraku madhor dhe ruante te paprekur gjallerine,energjine e mprehtesine e te nje riu,
me te cilat perballoi nje periudhe gati 10-vjecare lufterash dhe nje kompleks makinacionesh.Me bashkeluftetare besnike e te vendosur,ai perdori menyra e mjete te larmishme,derisa rivendosi bashkimin e tronditur te Morese.Pa i perfillur veshtiresite dhe kundershtimet e medha qe haste,ai iu pervesh riorganizimit te forcave dhe u hodh ne veprime konkrete,duke shpallur mobilizimin total te popullsise nga mosha 15-60 vjec.Moreja u rizgjua per t'i dhene goditjen e fundit Stambollit.Keshtu,Kollokotroni i beri Greqise sherbimin e fundit te madh.
Greqia u clirua (1829),por shpresat e popullit pesuan zhgenjim,sepse vazhduan trazirat e brendshme dhe u vune ne shenjester bijte e revolucionit grek.Nder te "rrezikshmit" u quajt edhe Teodor Kollokotroni arvanitas.Ai u denua me vdekje ne vitin 1833,ndersa e meritonte te shpallej hero.
"Plaku i Morese",sic e quante populli,e kaloi tere jeten ne lufte per clirimin e Greqise,derisa vdiq ne vitin 1843.Ne Panteonin grek,ai gjendet ne radhet e para te ushtarakeve te shquar,madje nje gjeneral i shquar.Kur u shtrua dhenia e titujve,T.Kollokotroni u tha pjesemarresve : "Edhe i
plotfuqishem","Fisnikeria juaj","Shkelqesi","Shume i ndritur","Lartesi","Shenjteri" me quajten,por une jam ai qe isha : gjak i races shqiptare!"