![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Vaso Pasha | |||||
O moj Shqypni, e mjera Shqypni O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n'hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Ke pase shume t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shume, ara e bashtina, Me arme te bardha, me pushke ltina, Me burra trima, me gra te dlira; Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun E dhune mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka shti dridhen gjithe Rumelise; Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra, Me faqe t'bardhe gjithmone asht da. Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem perdhe, Shkon bota sipri, me kambe, te shklet E nji fjale t'ambel askush s'ta flet. Si mal me bore, si fushe me lule Ke pas qene veshun, sot je me crule, E s'te ka mbetun as em'n as bese; Vet e ke prishun per faqe t'zeze. Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, nder nji qind ceta jeni shpernda; Sa thone kam fe sa thone kam din; Njeni:" jam turk", tjetri:"latin" Do thone:" Jam grek", "shkje"-disa tjere, Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere! Priftnit e hoxhet ju kane hutue, Per me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'voter, Me ju turpnue me grue e moter, E per sa pare qi do t'fitoni, Besen e t'pareve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog nder leqe! Qani ju trima bashke me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as buke as mish, As zjarm ne voter, as drite, as pishe; As gjak ne faqe, as nder nder shoke, Por asht rrexue e bamun troke! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere, Qi mbet' e shkrete pa em'n,pa nder; Ka mbet e veje si grue pa burre, Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre! Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke Ket fare trimneshe,qi sot asht meke? Kete nane te dashtun a do ta lame, Qi njeri i huej ta shklase me kambe? Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do Kete faqe t'zeze gjithkush e dro! Para se t'hupet keshtu Shqypnia, Me pushke n'dore le t'dese trimnia! Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu, Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Preveze, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze, Asht tok' e jona,prind na e kane lane Kush mos na e preki, se desim t'tane Te desim si burrat qe vdiqne motit Edhe mos marrohna perpara zotit. |